Sot kam nderin qe t'ju paraqes me jeten e njeres prej shenjtoreve me me ze ne Kishen ortodokse. Shen Maria e Egjiptit festohet neser, te Henen, ne Kishen ortodokse, edhe jo pa qellim eshte vendosur te kremtohet gjate periudhes se Kreshmes. Shembulli i pendeses asketike qe ajo dha na u be i njohur per ndricim e shembell te gjithe brezave qe do vijne me pas, qe te shohin se i cfaret eshte Hiri i Zotit edhe ne cfare mund ta transformoje njeriun, duke dhene keshtu mesimin me te mire per ata te krishtere ortodokse qe gjate kesaj kohe kujdesen ne vetshqyrtim.
***************************
"Eshte mire qe te mbash te fshehte sekretein e nje mbreti, ndersa eshte e lavdishme qe te shpallesh edhe predikosh Fjalet e Perendise" (Tobiasi 12:7).
Keshtu i tha Kryeengjelli Rafail Tobiasit, kur ai e sheroi mrekullisht prej verberise se tij. Faktikisht, mos mbajtja sekret ndaj nje mbreti eshte e ndeshkueshme edhe nje rrezik i tmerrshem, por qe te heshtesh per Punerat e Perendise, eshte nje humbje e madhe e shpirtit. Edhe une (thote Shen Sofroni), duke shkrojtur jeten e Shen Marie Egjiptianes, kam frike qe te fsheh ne heshtje Punet e Perendise. Duke kujtuar fatkeqsine qe kanosi sherbyesin qe fshehu Tallantat e Perendise nen dhe (Matheu 25:18-25), une jam i detyruar qe te rrefej tregimin e shenjte qe me eshte rrefyer. Edhe le te mos mendoje ndonje (vazhdon Shen Sofroni), se une jam nga ata qe shkruan jo te verteten, ose qe dyshon mbi kete ndodhi te mrekullueshme -- mos qofte e dhene qe une te genjej mbi gjerat e shenjta! Nese do te ndoshe se do te kete nga ata, qe pasi e lexojne kete shenim, nuk do besojne ne te, Zoti paste meshire per ta, pasi duke marre para sysh dobesine e natyres njerezore, ata nuk munden qe ti shohin te mundura keto gjera te mrekullueshme, te kryera prej njerezve te shenjte. Por tashme na duhet qe te fillojme nga te rrefyerit e kesaj historie te mahniteshme, qe ka ndodhur ne brezin tone.
Ka pas qene nje Jerond ne nje nga manastiret e Palestines, nje prift i nje jete edhe te folure te shenjte, i cili qe prej femijerise eshte rritur me menyrat edhe zakonet e jetes murgjerore. emri i ketij Jeronde eshte Zosimai. Ai ka kaluar neper te gjithe kursin e jetes asketike edhe ne gjithshka ai i permbahej rregullit qe iu dha fillimisht prej kujdestareve te tij si nje detyrim shpirteror, se ciles ai i kishte shtuar vete, po ashtu, nje pjese te mire per ti nenshtruar mishin deshirimeve te shpirtit. Edhe ai nuk kishte deshtuar ne synimin e tij. Ai u be kaq i njohur per jeten e tij shpirterore, saqe shume vinin tek ai prej manastireve perreth edhe te tjere edhe nga me larg. Ndersa bente te gjitha keto, ai nuk pushoi kurre se studiuari Shkrimet e Shenjta. Nese do te ish duke pushuar, duke qendruar ne kembe, suke punuar apo duke ngrene (nese ajo qe kerciste neper dhembe do te mudn te quhej ushqim), ai papushim kishte vetem nje qellim: ti kendoje gjithnje Perendise, edhe te praktikoje mesimet e Shkrimeve Hyjnore. Zosimai vazhdimisht tregonte se si, sapo u morr nga gjite e se emes, ai u dorezua ne manastir, ku ai kaloi neper trajnimet per jeten asketike, deri ne moshen 53 vjecare. Pas kesaj, ai filloi te mundohej nga mendimet, se ishte perfekt ne gjithshka edhe se nuk kishte me necoje per drejtim prej askujt, duke i thene vetes, "A do te kete ndonje murg qe do te ishte i dobishem per mua, edhe qe do te mund te me tregonte ndonje lloj asketizmi qe une ende se kam bere? A do te kete ndonje ne shkretetire qe mund te ma kete kaluar?"
Keshtu pra po mendonte Jerondi, kur papritmas nje engjell iu shfaq edhe i thote: "Zosimas, fuqishem je perpjekur, persa kjo eshte ne fuqi te njeriut, edhe fuqishem ke kaluar neper udhen asketike. Por nuk ka njeri qe ta kete arritur perfeksionin. Perpara jush gjenden perleshje te panjohura, me te medha se ato qe ke kryer tashme. Keshtu, qe ti do te dish se si ti drejtosh te tjeret ne shpetim, lere vendlindjen tende, sikurse Patriarku i njohur Abraham, edhe shko ne manastirin e lumit Jordan"
Zosimai beri sikunder iu tha, edhe ai e la manastirin, ne te cilin kishte kaluar femijerine e tij, edhe shkoi ne lumin Jordan. Me ne fund, ai mberriti ne komunitetin ne te cilin e kishte derguar Perendia. Me te trokitur ne porte, ai i tregon murgut qe ishte portieri, se cili ishte, ndersa murgu i thote Jerondes se tij. Me tu afruar ne pranine e Jerondit (kryetar i murgjerve), Zosimas beri peruljen edhe lutjen e zakonshme te murgjerve. Duke pare qe ai ishte murg, Jerondi e pyeti:
"Prej ku vjen vella, edhe perse ke ardhur tek ne pleqte e varfer?"
zosimai ia kthen:
"Nuk ka nevoje qe t'ju them se prej nga vij, por une kam ardhur, At, per te kerkuar perfitim shpirteror, pasi kam degjuar gjera te medha mbi aftesite e rua ne drejtimin e shpirtrave.'
"Vella" i thote Jerondi, "vetem Perendia mund ta sheroje padenjesine e shpirtit. Ai te mesofte ty edhe neve Udhet e tija hyjnore edhe te na drejtoje. Por meqe eshte dashuria e Krishtit qe te ka sjelle ty te na vizitosh neve pleqte e varfer, atehere qendro me ne, nese kjo eshte ajo per cfare ke ardhur. Dashte Bariu i Mire, i cili vuri Jeten e tij per shpetimin tone, te na mbushe te gjithe neve me Hirin e Frymes se Shenjte."
Pas kesaj, zosimai u perul para Jerondit, duke i kerkuar lutjet edhe bekimin e tij, edhe qendroi ne manastir. Atje ai pa eter te zellshem si ne vepra edhe ne meditimet mbi Perendine, me fryme te zjarrte, duke punuar per Zotin. ata kendonin pa pushim, qendronin ne lutje per te gjithe naten, edhe punen e kishin nder duar, ndersa Psalmat ne buzet e tyre. Asnjehere nuk u degjua prej tyre ndonje fjale e kote, edhe ata nuk dinin asgje mbi perfitimin e te mirave te perkohshme, apo kujdesjet e jetes. ata kishin vetem nje deshire -- qe te behshin ne trupe, si kufomat. Ushqimi i tyre i vazhdueshem ishte Fjalal e Perendise, ndersa trupet i mbanin me buke e uje, aq shume sa edhe ia lejonte dashuria e tyre per Perendine. Zosimai u kenaq se tepermi edhe pergatitej per betejat qe gjendeshin perpara tij.
Kaluan shume dite, edhe po afrohej koha, kur te gjithe te krishteret agjerojne edhe pergatisin vetet per Vuajtjet edhe Ringjalljen e Krishtit. Dyert e manastirit qendronin gjithnje te mbyllura, edhe hapeshin vetem, kur ndonje prej manastirit dergohej ne ndonje vend. Ishte shkretetire, jo vetem i pa vizituar prej njerezve te botes, por po ashtu i panjohur prej tyre.
Ne ate manastir kishte nje rregull, per te cilen arsye edhe Perendia e kishte shpene Zosimas ne ate vend. Ne fillim e Agjerimit te Madh (e Diela e Faljes/Ndjeses) prifti sherbente Liturgjine edhe te gjithe kungoheshin me Trupin edhe Gjakun e Krishtit. Pas Liturgjise, ata shkonin ne mense edhe do te hanin ate pak ushqim te Kreshmes.
atehere do te mblidheshin ne Kishe, edhe pasi luteshin plot zell edhe me perulje (metani), eterit shkembenin puthjen e Faljes. Secili beri peruljen para Jerondit edhe i kerkoi ati bekimin edhe lutjet per betejat qe u paraprinin. Pas kesaj, Portat e manastirit hapeshin, edhe kendonin, "Zoti eshte Drita ime edhe Shpetimi im, nga kush do te kem frike? Zoti eshte Mbrojtes i jetes sime, kujt do ti frikesohem? (Psalma 26:1), edhe pjesen tjeter te Psalmit, ndersa te gjithe shkonin jashte neper shkretetire edhe kalonin tejpertej lumin Jordan. Vetem dy a tre vellezer do te liheshin ne manastir, jo per te rruajtur gjene (pas nuk kish se cfare te merrej), por qe te mos linin Kishen pa Sherbesa Hyjnore. Gjithsekush morri me vete aq sa mundej e sa donte ushqim, sipas nevojave te trupit te secilit. dikush do te merrte pakez buke, nje tjeter ca fiq, nje tjeter ca brume, ndersa disa te tjere nuk morren gje, vecse trupet e tyre te mbuluara me zhele edhe hanin, kur natyra i detyronte, prej bimeve qe mbinin neper shkretetire.
Pasi kalonin jordanin, ata te gjithe shperndaheshin neper drejtime te ndryshme. Ky pra ishte rregulli i jetes qe ata kishin, edhe qe e mbanin te gjithe -- as qe te mos i flisnin njeri-tjetrit e as te mos dinin se si jetonte tjetri e si agjeronte. Nese do ndodhte qe syri do i kapte tjetrin, ata largoheshin per ne nje vend me te larget, duke jetuar vetem gjithenje edhe duke kenduar Perendise, ndersa per kohe te pakta hanin prej ushqimit te paket qe kishin marre. Keshtu e kalonin te gjithe kohen e Agjerimit, edhe e kishin zakon te ktheheshin ne manastir vetem nje jave para Ringjalljes se Krishtit, te Dielen e Palmave. Gjithsecili kthehej, duke patur vetem mendjet e tyre si deshmitare te perpjekjeve te secilit, edhe askush nuk pyeste tjetrin se si e kishte kaluar kohen ne shkretetire. Keto ishin rregullat e manastirit. Secili prej tyre, ndersa ne shkretetire, luftonin me vetet, para Gjykatesit te betejes - Zotit - duke mos kerkuar tu pelqenin njerezve edhe duke mos agjeruar aspak para syve te tyre. Pasi cfare behet per hir te njerezve, duke fituar levdata e nderime, jo vetm qe eshte e padobishme ndaj atij qe e ben, por ndonje here shkakton ndeshkim te madh.
Zosimas beri te njeten gje si gjithe te tjeret. ai shkoi larg, thelle ne shkretetire me nje shprese te fshehte per te gjetur ndonje At, i cili mund te jetonte andej, edhe i cili mund ta shuante etjen edhe pergjerimin e tij. Keshtu ai brodhi pa u lodhur, sikur po shkonte drejt nje vendi te caktuar. Kishte njezet dite qe ecte, edhe kur u be ore e gjashte, ai ndaloi, edhe me tu kthyer per nga lindja, filloi te kendoje Oren e gjashte, duke recituar lutjet e zakonshme. Keshtu ai e nderpriste udhetimin e tij gjate oreve te caktuara, per te pushuar pakez, per te kenduar psalma edhe per te qendruar ne lutje ne gjunje.
edhe ndersa po lutej keshtu, me syte e tij per nga qielli, papritmas ai pa ne te djathte te kodrines, ku ai po qendronte, nje te ngjashem me trup njeriu.
Fillimisht, ai u hutua, duke menduar se kish te bente me ndonje vizion te djallit, madje filloi te frikesohej. Por duke u armatosur me shenjen e Kryqit, ai e largoi friken, edhe u kthye me shikim ne ate drejtim, edhe ne te vertete pa nje lloj forme qe po bente per nga jugu. Ishte lakuriq, lekura ishte e zeze e djegur prej nxehtesise se Diellit; floket ne kryet e tij ishin te bardha bore, edhe jo te gjate, deri poshte qafes. Zosimai ngertheu nga gezimi, kur pa nje forme njerezore, sa qe i rendi nga pas per ta zene, por forma i shmangej. ai e ndoqi, edhe kur ishte jo larg, aq sa mund te degjohej, ai therriti:
"Perse i largohesh nje te vjetri edhe mekatari? Sherbetor i Perendise se vertete, pritme, kush do qe te jesh, ne emer te Perendise ju them, per dashurine e Perendise, per hir te te cilit juve po jetoni ne shkretetire."
"Per hir te Zotit, falme, por nuk mund te kthehem karshi jush edhe te te tregoj fytyren, Ava Zosima. pasi une jam nje grua edhe lakuriq, sic e sheh, me turpin e pazbuluar te trupit tim. Nese deshiron te permbushesh deshiren e nje gruaje mekatare, hidhme Rason tende, keshtu qe mund te mbuloj trupin, edhe qe te kthehem tek ju e te kerkoj bekimin."
Me te degjuar kete, Zosiamne e zuri terrori, pasi ai degjoi qe ajo e therriti me emer. ai e kuptoi se ajo nuk do ta kishte te mundur ate gje pa fuqine e te shikuarit shpirteror.
Ai menjehere beri cfare ju kerkua. hoqi Rason e tij te vjeter edhe ia hodhi asaj, duke u kthyer pas, me te bere ashtu. ajo e morri edhe mbuloi nje pjese te trupit. atehere u kthe ndaj Zosimait edhe thote:
"Perse Ava Zosimas doje te shihje nje grua mekatare? Cfare deshiron te degjosh apo te mesosh prej meje, ju, i cili nuk jeni lekundur prej perpjekejeve kaq te medha?"
zosimai ra perposhte edhe i kerkoi bekimin. ajo, po ashtu u perul perpara tij, edhe keshtu te shtrire perkundrejt, ata i kerkonin bekimin njeri-tjetrit, ndersa nje fjale e vetme degjohej prej te dyve "Bekome" Pas nje cope here, gruaja i thote Zosimas:
"Ava Zosimas, je ti qe duhet te bekosh edhe te lutesh. Ju jeni denjesuar me veshjen prifterore edhe per shume vite ju keni qendruar perpara altarit te shenjte, duke ofruar Flijimin e Mistereve hyjnore."
Kjo shkaktoi edhe me teper tmerr tek zosimai, edhe me lote ai i thote asaj:
"O Nene, e mbushur me Fryme, me llojin e jetes suaj duket se keni jetuar me Perendine edhe keni vdekur per boten. hiri qe ju eshte dhene, duket - pasi ju me therritete ne emer edhe e dinit qe une isha prift, edhe pse nuk me ke pare asnje here. hiri nuk njihet vetem me ane Veshjes, por me ane te dhuratave te Frymes, prandaj jepme Bekimin per Hir te Perendise, pasi kam nevoje per uratat e tua."
Sot pata fatin qe te vizitoj pas kaq kohesh nje manastir, diku jashte e larg qytetit tim, nje gje e rralle kjo, edhe me ra rasti qe te shohe nje lipsan (relike) te Shen Marie egjiptianes....Mos me ka pare gje, qe po e perkthej per juve?????
*******************
atehere, duke i hapur rrugen deshires se priftit, gruaja i thote: "I Bekuar eshte Perendia qe kujdeset per shpetimin e njerezve edhe shpirtrave te tyre"
Zosimai i pergjigjet: "Amen".
Te dy pra u cuan ne kembe, edhe atehere gruaja e pyeti priftin:
"c'te ka prure ketej, o njeri i Perendise, tek une qe jam nje grua mekatare? Perse deshiron te shohesh nje grua te zhveshur edhe pa asnje virtut? Megjithese une di nje gje - Hiri i shpirtit te Shenjte ju ka sjelle qe te me besh nje sherbese ne nje fare kohe. Thuajme At, si jane duke e cuar jeten te krishteret? Po mbreterit? Si po drejtohet Kisha?"
Zosimas i pergjigjet:
"Me lutjet e tua, Nene, Krishti u ka dhuruar paqe te vazhdueshme te gjitheve. Por permbushe kerkesen e nje njeriu te vjeter, edhe lutu per te gjithe boten edhe per mua qe jam nje mekatar, keshtu qe ecjeardhjet e mia ne shkretetire te mos jene te pafruta."
Ajo i thote:
"Ju jeni nje prift, ava Zosimas, edhe juve duhet te luteni per mua edhe per te gjithe - pasi kjo eshte edhe Thirrja juaj. Por meqe neve na takon te jemi te bindur, une do te ta permbush me deshire kerkesen tuaj."
Edhe me te thene keto fjale, ajo u kthye nga Lindja, edhe ngriti syte e saje drejt qiellit edhe me te shtrire duart e saje, ajo filloi te lutej me peshperitje. Nuk degjoheshin fjale te ndara, keshtu qe Zosimai nuk mund te kuptonte cdo gje qe ajo thosh ne lutjet e saje. Nderkohe, ai po qendronte, sikurse thosh edhe vete, gjithe krahe, duke pare poshte perdhe, pa thene asnje fjale. Edhe ai u betua, duke therritur Perendine per deshmitar, se ndersa ngrejti syte nga toka, ai e pa ate te ngrejtur e duke u lutur ne ajer sa gjatesia e nje parakrahu. Kur ai e pa kete gje e zuri nje tmerr edhe me i madh edhe ai ra perposhte duke vajtuar edhe duke thene shpesh here: "Zot ki meshire"
Edhe ndersa i shtrire perdhe, ai u tundua nga nje mendim: Do jete ndonje fryme, ndersa lutja e saj, nje hipokrizi. Por nder kete kohe, gruaja e ngren ate nga toka edhe i thote:
"Perse te mundojne mendimet ava, edhe te tundojne karshi meje, sikur une te jem ndonje shpirt edhe i pasinqerte ne lutjet e mia? Ta dish At, se une nuk jam vecse nje grua mekatare, megjithese me eshte dhene Pagezimi i shenjteruar. Edhe une nuk jam fryme por pluhur edhe dhe, edhe vetem mish."
Edhe me keto fjale, ajo beri shenjen e Kryqit ne balle, goje edhe kraharor, duke thene:
"Perendia na mbrofte prej te Ligut edhe planeve te tij, pasi e furrishme eshte beteja e tij kunder nesh."
Me te degjuar edhe pare kete gje, prifti ra pertoke, edhe duke perqafuar kembet e saj, thote me lote:
"Te pergjerohem ne emer te Krishtit, Perendise sone, i Cili lindi prej nje virgjereshe, per hir te te Cilit juve e keni mohuar veten, per hir te te Cilit juve e keni munduar mishin tuaj, mos u fsheh prej mua skllavit tend, kush jeni ju, edhe si erdhi qe ju jeni ne shkretetire. Tregome gjithshka, keshtu qe Punerat e mrekullueshme te Perendise te mund te behen te ditura. Nje Urtesi e mbuluar edhe nje thesar i fshehur - cfare e mire qendron ne to? Tregome gjithshka, te pergjerohem, pasi jo prej kotesise apo prej vetemburrjes do te me thoni te verteten, mua mekatarit te padenje. Une besoj ne Perendine, per te Cilin juve jetoni edhe te Cilit juve i sherbeni. Une besoj se Ai me shpuri neper kete shkretetire, ne menyre qe te me tregonte Udhet e tij, ne lidhje me ju. Nuk eshte ne fuqite tona qe te mund ti bejme balle planeve te Perendise. Po te mos kishte qene Deshire e Perendise, qe ju edhe jeta juaj te mos behej e njohur, Ai nuk do te kish lejuar qe une te te shihja, edhe nuk do te me kishte dhene fuqine qe te beja kete udhe, njerit si une qe kurre nuk ka guxuar te shkoje jashte dhomes se vet."
Shume me teper tha Ava Zosimas, por gruaja e ngrejti edhe i thote:
"Kam turp, ava, qe tu them jeten time te turpshme, ndaj falme per hir te Zotit! Por sikurse ju keni pare trupin tim te pambuluar, po ashtu une do te zbuloj para jusg punet e mia, keshtu qe ju te mund te dini, se me c'turp edhe fe;;iqesi eshte i mbushur shpirti im. Une nuk po ju shmangesha tutje thjesht prej kotesise, sikunder menduat ju, pasi per cfare do te mund te isha krenare -- une, qe kam qene ene e zgjedhur e djallit? Por kur une te filloj te them historine time, juve do te ikni me te shpejte, sikurse prej nje gjarperi, pasi veshet tuaj nuk do te jene ne gjendje te duroni keqsine e veprimeve te mia. Megjithate une do tu them gjithshka, pa ju fshehur asgje, por vetem duke ju lutur para se gjithash, qe te luteni per mua pa pushim, keshtu qe te mund te gjej hir ne Diten e Gjykimit."
Prifti derdhi lote, edhe gruaja filloi nga tregimi....
"Vendlindja ime, At, ka qene Egjipti. Kur ende i kisha prinderit gjalle, edhe ndersa isha 12 vjec, une e mohova dashurine e tyre edhe u shperngula ne Aleksandri. Ndjej trup te kujtoj se si atje une shkaterrova per here te pare vajzerine time, edhe me pas, pa vetepermbatje edhe pa pushim e dhashe veten ne keto deshirime. Eshte me teper per te folur shkurtimisht per kete, keshtu qe juve te mund te dini pasionet edhe peshtiresite e mia, pasi per a 17 vjete, ndjeme, kam jetuar ne kete gjendje. Une u bera si zjarr i mashtrimeve publike. Edhe nuk ishte per shkak fitimi -- edhe ketu po ju them krejt te verteten e paster. shpesh, kur ata deshironin te me paguanin, une i refuzoja parate. Une veproja ne keto forma, qe te mund te beja per vete sa me shume burra qe te mundja, qe te me benin per vete, duke bere pa pagese cdo gje qe me jepte kenaqesi. Mos mendo se isha e pasur, edhe se per kete arsye nuk pranoja para. une jetoja me lypje, por une kisha nje deshire edhe nje pasion te parezistueshem per te jetuar ne nje llum te tille. Ajo ishte jeta ime per mua. Cdo lloj abuzimi te natyres une e konsideroja si jete.
E tille ishte jeta ime. atehere, nje vere, une pashe nje turme te madhe Libianesh edhe Egjiptianesh qe po shkonin drejt detit. une pyeta njerin prej tyre, "Per ku po nxitojne keto njerez?" ai mu pergjigj, "ata te gjithe po shkojne ne Jerusalem per Ngritjen e Kryqit te cmuar e te Nderuar, qe do ngjase pas disa ditesh." Une i thashe atij, "A do te me marrin ata edhe mua, nese do te deshiroja te shkoja me ta?" Askush nuk do tu ndaloje juve, nese keni para per te paguar rrugen edhe te ngrenat. Ndersa une ia ktheva, "T'ju them te drejten, une nuk kam as para, e as ushqim. Por une po shkoj me ta, edhe po hipi ne anije. ata do te me ushqejne, duan apo nuk duan. une kam nje trup -- edhe ata do ta pranojne ate, ne vend te pageses se udhetimit." Keshtu papritmas une u gjenda plot me deshiren per te shkuar, Ava, qe te kisha me teper te dashur qe do te me plotesonin kenaqesite. Te thashe Ava Zosimas, te mos me detyroje qe te te tregoja per paturpesite e mia. Perendia eshte Deshmitari im, une kam frike se mos ju ndot juve edhe vete ajrin perreth me fjalet e mia."
Zosiams, duke vajtuar, i pergjigjet:
"Vazhdo se treguari, Nene, per Hir te Perendise, fol edhe mos e nderprit fillin e nje historie kaq domethenese."
Edhe, me te kapur ku e lane, ajo vazhdoi:
"Ai i ri, me te degjuar fjalet e paturpesise sime, qeshi edhe u largua. Ndersa une, renda drejt detit ne drejtimin qe gjithkush kishte marre, edhe, me te pare disa te rinj qe po qendronin ne breg, mesa dhjeta a meshume prej tyre, plot energji edhe te gjalle ne levizjet e tyre, menodva se ata do te me plotesonin deshirat (dukej sikur disa prej tyre po prisnin per me teper udhetare, ndersa te tjeret kishin hipur ne anije). Paturpesisht, si zakonisht, u perzieva me turmen, duke thene, "Merrmeni edhe mua ne vendin per ku jeni nisur; une nuk do te jem e tepert." une, po ashtu, shtova disa fjale te tjera, duke shkaktuar tek ata ne pergjithesi, nje qeshje me te madhe. duke pare gatishmerine time per paturpesi, ata u treguan te gatshem te me merrnin ne anije. ata qe po priteshin erdhen, edhe ne nisem menjehere lundrimin.
si do te mund te tregoja se cfare ndodhi me pas? Cila gjuhe do te mund tte tregonte, cilat veshe do te mund ta degjonin gjithshka qe beri vaki ne anijen gjate udhetimit! Edhe, pervec ketyre te gjithave, une i detyroja ata te rinj te mjere, madje edhe kundra deshirave te tyre. Nuk ka ndonje paturpesi qe dihet apo qe nuk dihet, qe une nuk ju bera mesuese atyreve. Une mahnitem, Ava, se si mundej deti te duronte felliqesite tona, si nuk hapej toka, edhe si nuk me perpiu Ferri te gjalle, ndersa une po zija ne rrjeten time kaq shpirte. Por une mendoj, se Perendia po kerkonte qe une te pendohesha. Sepse Ai nuk e deshiron vdekjen e mekatarit, por mrekullisht pret per kthimin e tij. Me ne fund, ne mberritem ne Jerusalem. Ditet para festivalit i kalova neper qytet, duke bere te njejten jetese, ndoshta edhe me keq. Nuk kenaqesha me te rinjte ne det, qe shpieja ne rrenim, edhe me ata qe me kishin ndihmuar qe te shkoja ne Jerusalem; shume te tjere -- prej qytetit edhe te huaje, po ashtu -- i shpura ne rrenim.
Dite e Ngritjes se Kryqit agoi, ndersa une ende po endesha rreth e qark, duke gjuajtur per shpirte njerezish. Me te zbardhur, pashe se gjithsekush po nxitonte per nga Kisha, keshtu qe edhe une renda me te tjeret. Kur mberriti ora e Ngritjes se shenjte, une po perpiqesha te caja neper turmen, qe po shtyhej per te hyre neper dyert e Kishes. Me ne fund, me mund e te shtyra ia dola te mberrija thuajse tek hyrja e Tempullit, prej ku Pema Jetedhenese e Kryqit po u tregohej njerezve. Por kur bera te kapercej pragun, qe gjithkush e kishte kaluar, une u ndalova nga nje lloj force...
vazhdon...
Krijoni Kontakt