Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Shėn Maria e Egjiptit - 1 prill

    Sot kam nderin qe t'ju paraqes me jeten e njeres prej shenjtoreve me me ze ne Kishen ortodokse. Shen Maria e Egjiptit festohet neser, te Henen, ne Kishen ortodokse, edhe jo pa qellim eshte vendosur te kremtohet gjate periudhes se Kreshmes. Shembulli i pendeses asketike qe ajo dha na u be i njohur per ndricim e shembell te gjithe brezave qe do vijne me pas, qe te shohin se i cfaret eshte Hiri i Zotit edhe ne cfare mund ta transformoje njeriun, duke dhene keshtu mesimin me te mire per ata te krishtere ortodokse qe gjate kesaj kohe kujdesen ne vetshqyrtim.



    ***************************


    "Eshte mire qe te mbash te fshehte sekretein e nje mbreti, ndersa eshte e lavdishme qe te shpallesh edhe predikosh Fjalet e Perendise" (Tobiasi 12:7).
    Keshtu i tha Kryeengjelli Rafail Tobiasit, kur ai e sheroi mrekullisht prej verberise se tij. Faktikisht, mos mbajtja sekret ndaj nje mbreti eshte e ndeshkueshme edhe nje rrezik i tmerrshem, por qe te heshtesh per Punerat e Perendise, eshte nje humbje e madhe e shpirtit. Edhe une (thote Shen Sofroni), duke shkrojtur jeten e Shen Marie Egjiptianes, kam frike qe te fsheh ne heshtje Punet e Perendise. Duke kujtuar fatkeqsine qe kanosi sherbyesin qe fshehu Tallantat e Perendise nen dhe (Matheu 25:18-25), une jam i detyruar qe te rrefej tregimin e shenjte qe me eshte rrefyer. Edhe le te mos mendoje ndonje (vazhdon Shen Sofroni), se une jam nga ata qe shkruan jo te verteten, ose qe dyshon mbi kete ndodhi te mrekullueshme -- mos qofte e dhene qe une te genjej mbi gjerat e shenjta! Nese do te ndoshe se do te kete nga ata, qe pasi e lexojne kete shenim, nuk do besojne ne te, Zoti paste meshire per ta, pasi duke marre para sysh dobesine e natyres njerezore, ata nuk munden qe ti shohin te mundura keto gjera te mrekullueshme, te kryera prej njerezve te shenjte. Por tashme na duhet qe te fillojme nga te rrefyerit e kesaj historie te mahniteshme, qe ka ndodhur ne brezin tone.


    Ka pas qene nje Jerond ne nje nga manastiret e Palestines, nje prift i nje jete edhe te folure te shenjte, i cili qe prej femijerise eshte rritur me menyrat edhe zakonet e jetes murgjerore. emri i ketij Jeronde eshte Zosimai. Ai ka kaluar neper te gjithe kursin e jetes asketike edhe ne gjithshka ai i permbahej rregullit qe iu dha fillimisht prej kujdestareve te tij si nje detyrim shpirteror, se ciles ai i kishte shtuar vete, po ashtu, nje pjese te mire per ti nenshtruar mishin deshirimeve te shpirtit. Edhe ai nuk kishte deshtuar ne synimin e tij. Ai u be kaq i njohur per jeten e tij shpirterore, saqe shume vinin tek ai prej manastireve perreth edhe te tjere edhe nga me larg. Ndersa bente te gjitha keto, ai nuk pushoi kurre se studiuari Shkrimet e Shenjta. Nese do te ish duke pushuar, duke qendruar ne kembe, suke punuar apo duke ngrene (nese ajo qe kerciste neper dhembe do te mudn te quhej ushqim), ai papushim kishte vetem nje qellim: ti kendoje gjithnje Perendise, edhe te praktikoje mesimet e Shkrimeve Hyjnore. Zosimai vazhdimisht tregonte se si, sapo u morr nga gjite e se emes, ai u dorezua ne manastir, ku ai kaloi neper trajnimet per jeten asketike, deri ne moshen 53 vjecare. Pas kesaj, ai filloi te mundohej nga mendimet, se ishte perfekt ne gjithshka edhe se nuk kishte me necoje per drejtim prej askujt, duke i thene vetes, "A do te kete ndonje murg qe do te ishte i dobishem per mua, edhe qe do te mund te me tregonte ndonje lloj asketizmi qe une ende se kam bere? A do te kete ndonje ne shkretetire qe mund te ma kete kaluar?"


    Keshtu pra po mendonte Jerondi, kur papritmas nje engjell iu shfaq edhe i thote: "Zosimas, fuqishem je perpjekur, persa kjo eshte ne fuqi te njeriut, edhe fuqishem ke kaluar neper udhen asketike. Por nuk ka njeri qe ta kete arritur perfeksionin. Perpara jush gjenden perleshje te panjohura, me te medha se ato qe ke kryer tashme. Keshtu, qe ti do te dish se si ti drejtosh te tjeret ne shpetim, lere vendlindjen tende, sikurse Patriarku i njohur Abraham, edhe shko ne manastirin e lumit Jordan"


    Zosimai beri sikunder iu tha, edhe ai e la manastirin, ne te cilin kishte kaluar femijerine e tij, edhe shkoi ne lumin Jordan. Me ne fund, ai mberriti ne komunitetin ne te cilin e kishte derguar Perendia. Me te trokitur ne porte, ai i tregon murgut qe ishte portieri, se cili ishte, ndersa murgu i thote Jerondes se tij. Me tu afruar ne pranine e Jerondit (kryetar i murgjerve), Zosimas beri peruljen edhe lutjen e zakonshme te murgjerve. Duke pare qe ai ishte murg, Jerondi e pyeti:

    "Prej ku vjen vella, edhe perse ke ardhur tek ne pleqte e varfer?"

    zosimai ia kthen:

    "Nuk ka nevoje qe t'ju them se prej nga vij, por une kam ardhur, At, per te kerkuar perfitim shpirteror, pasi kam degjuar gjera te medha mbi aftesite e rua ne drejtimin e shpirtrave.'

    "Vella" i thote Jerondi, "vetem Perendia mund ta sheroje padenjesine e shpirtit. Ai te mesofte ty edhe neve Udhet e tija hyjnore edhe te na drejtoje. Por meqe eshte dashuria e Krishtit qe te ka sjelle ty te na vizitosh neve pleqte e varfer, atehere qendro me ne, nese kjo eshte ajo per cfare ke ardhur. Dashte Bariu i Mire, i cili vuri Jeten e tij per shpetimin tone, te na mbushe te gjithe neve me Hirin e Frymes se Shenjte."


    Pas kesaj, zosimai u perul para Jerondit, duke i kerkuar lutjet edhe bekimin e tij, edhe qendroi ne manastir. Atje ai pa eter te zellshem si ne vepra edhe ne meditimet mbi Perendine, me fryme te zjarrte, duke punuar per Zotin. ata kendonin pa pushim, qendronin ne lutje per te gjithe naten, edhe punen e kishin nder duar, ndersa Psalmat ne buzet e tyre. Asnjehere nuk u degjua prej tyre ndonje fjale e kote, edhe ata nuk dinin asgje mbi perfitimin e te mirave te perkohshme, apo kujdesjet e jetes. ata kishin vetem nje deshire -- qe te behshin ne trupe, si kufomat. Ushqimi i tyre i vazhdueshem ishte Fjalal e Perendise, ndersa trupet i mbanin me buke e uje, aq shume sa edhe ia lejonte dashuria e tyre per Perendine. Zosimai u kenaq se tepermi edhe pergatitej per betejat qe gjendeshin perpara tij.

    Kaluan shume dite, edhe po afrohej koha, kur te gjithe te krishteret agjerojne edhe pergatisin vetet per Vuajtjet edhe Ringjalljen e Krishtit. Dyert e manastirit qendronin gjithnje te mbyllura, edhe hapeshin vetem, kur ndonje prej manastirit dergohej ne ndonje vend. Ishte shkretetire, jo vetem i pa vizituar prej njerezve te botes, por po ashtu i panjohur prej tyre.

    Ne ate manastir kishte nje rregull, per te cilen arsye edhe Perendia e kishte shpene Zosimas ne ate vend. Ne fillim e Agjerimit te Madh (e Diela e Faljes/Ndjeses) prifti sherbente Liturgjine edhe te gjithe kungoheshin me Trupin edhe Gjakun e Krishtit. Pas Liturgjise, ata shkonin ne mense edhe do te hanin ate pak ushqim te Kreshmes.

    atehere do te mblidheshin ne Kishe, edhe pasi luteshin plot zell edhe me perulje (metani), eterit shkembenin puthjen e Faljes. Secili beri peruljen para Jerondit edhe i kerkoi ati bekimin edhe lutjet per betejat qe u paraprinin. Pas kesaj, Portat e manastirit hapeshin, edhe kendonin, "Zoti eshte Drita ime edhe Shpetimi im, nga kush do te kem frike? Zoti eshte Mbrojtes i jetes sime, kujt do ti frikesohem? (Psalma 26:1), edhe pjesen tjeter te Psalmit, ndersa te gjithe shkonin jashte neper shkretetire edhe kalonin tejpertej lumin Jordan. Vetem dy a tre vellezer do te liheshin ne manastir, jo per te rruajtur gjene (pas nuk kish se cfare te merrej), por qe te mos linin Kishen pa Sherbesa Hyjnore. Gjithsekush morri me vete aq sa mundej e sa donte ushqim, sipas nevojave te trupit te secilit. dikush do te merrte pakez buke, nje tjeter ca fiq, nje tjeter ca brume, ndersa disa te tjere nuk morren gje, vecse trupet e tyre te mbuluara me zhele edhe hanin, kur natyra i detyronte, prej bimeve qe mbinin neper shkretetire.

    Pasi kalonin jordanin, ata te gjithe shperndaheshin neper drejtime te ndryshme. Ky pra ishte rregulli i jetes qe ata kishin, edhe qe e mbanin te gjithe -- as qe te mos i flisnin njeri-tjetrit e as te mos dinin se si jetonte tjetri e si agjeronte. Nese do ndodhte qe syri do i kapte tjetrin, ata largoheshin per ne nje vend me te larget, duke jetuar vetem gjithenje edhe duke kenduar Perendise, ndersa per kohe te pakta hanin prej ushqimit te paket qe kishin marre. Keshtu e kalonin te gjithe kohen e Agjerimit, edhe e kishin zakon te ktheheshin ne manastir vetem nje jave para Ringjalljes se Krishtit, te Dielen e Palmave. Gjithsecili kthehej, duke patur vetem mendjet e tyre si deshmitare te perpjekjeve te secilit, edhe askush nuk pyeste tjetrin se si e kishte kaluar kohen ne shkretetire. Keto ishin rregullat e manastirit. Secili prej tyre, ndersa ne shkretetire, luftonin me vetet, para Gjykatesit te betejes - Zotit - duke mos kerkuar tu pelqenin njerezve edhe duke mos agjeruar aspak para syve te tyre. Pasi cfare behet per hir te njerezve, duke fituar levdata e nderime, jo vetm qe eshte e padobishme ndaj atij qe e ben, por ndonje here shkakton ndeshkim te madh.

    Zosimas beri te njeten gje si gjithe te tjeret. ai shkoi larg, thelle ne shkretetire me nje shprese te fshehte per te gjetur ndonje At, i cili mund te jetonte andej, edhe i cili mund ta shuante etjen edhe pergjerimin e tij. Keshtu ai brodhi pa u lodhur, sikur po shkonte drejt nje vendi te caktuar. Kishte njezet dite qe ecte, edhe kur u be ore e gjashte, ai ndaloi, edhe me tu kthyer per nga lindja, filloi te kendoje Oren e gjashte, duke recituar lutjet e zakonshme. Keshtu ai e nderpriste udhetimin e tij gjate oreve te caktuara, per te pushuar pakez, per te kenduar psalma edhe per te qendruar ne lutje ne gjunje.

    edhe ndersa po lutej keshtu, me syte e tij per nga qielli, papritmas ai pa ne te djathte te kodrines, ku ai po qendronte, nje te ngjashem me trup njeriu.
    Fillimisht, ai u hutua, duke menduar se kish te bente me ndonje vizion te djallit, madje filloi te frikesohej. Por duke u armatosur me shenjen e Kryqit, ai e largoi friken, edhe u kthye me shikim ne ate drejtim, edhe ne te vertete pa nje lloj forme qe po bente per nga jugu. Ishte lakuriq, lekura ishte e zeze e djegur prej nxehtesise se Diellit; floket ne kryet e tij ishin te bardha bore, edhe jo te gjate, deri poshte qafes. Zosimai ngertheu nga gezimi, kur pa nje forme njerezore, sa qe i rendi nga pas per ta zene, por forma i shmangej. ai e ndoqi, edhe kur ishte jo larg, aq sa mund te degjohej, ai therriti:

    "Perse i largohesh nje te vjetri edhe mekatari? Sherbetor i Perendise se vertete, pritme, kush do qe te jesh, ne emer te Perendise ju them, per dashurine e Perendise, per hir te te cilit juve po jetoni ne shkretetire."

    "Per hir te Zotit, falme, por nuk mund te kthehem karshi jush edhe te te tregoj fytyren, Ava Zosima. pasi une jam nje grua edhe lakuriq, sic e sheh, me turpin e pazbuluar te trupit tim. Nese deshiron te permbushesh deshiren e nje gruaje mekatare, hidhme Rason tende, keshtu qe mund te mbuloj trupin, edhe qe te kthehem tek ju e te kerkoj bekimin."

    Me te degjuar kete, Zosiamne e zuri terrori, pasi ai degjoi qe ajo e therriti me emer. ai e kuptoi se ajo nuk do ta kishte te mundur ate gje pa fuqine e te shikuarit shpirteror.

    Ai menjehere beri cfare ju kerkua. hoqi Rason e tij te vjeter edhe ia hodhi asaj, duke u kthyer pas, me te bere ashtu. ajo e morri edhe mbuloi nje pjese te trupit. atehere u kthe ndaj Zosimait edhe thote:

    "Perse Ava Zosimas doje te shihje nje grua mekatare? Cfare deshiron te degjosh apo te mesosh prej meje, ju, i cili nuk jeni lekundur prej perpjekejeve kaq te medha?"

    zosimai ra perposhte edhe i kerkoi bekimin. ajo, po ashtu u perul perpara tij, edhe keshtu te shtrire perkundrejt, ata i kerkonin bekimin njeri-tjetrit, ndersa nje fjale e vetme degjohej prej te dyve "Bekome" Pas nje cope here, gruaja i thote Zosimas:

    "Ava Zosimas, je ti qe duhet te bekosh edhe te lutesh. Ju jeni denjesuar me veshjen prifterore edhe per shume vite ju keni qendruar perpara altarit te shenjte, duke ofruar Flijimin e Mistereve hyjnore."

    Kjo shkaktoi edhe me teper tmerr tek zosimai, edhe me lote ai i thote asaj:

    "O Nene, e mbushur me Fryme, me llojin e jetes suaj duket se keni jetuar me Perendine edhe keni vdekur per boten. hiri qe ju eshte dhene, duket - pasi ju me therritete ne emer edhe e dinit qe une isha prift, edhe pse nuk me ke pare asnje here. hiri nuk njihet vetem me ane Veshjes, por me ane te dhuratave te Frymes, prandaj jepme Bekimin per Hir te Perendise, pasi kam nevoje per uratat e tua."



    Sot pata fatin qe te vizitoj pas kaq kohesh nje manastir, diku jashte e larg qytetit tim, nje gje e rralle kjo, edhe me ra rasti qe te shohe nje lipsan (relike) te Shen Marie egjiptianes....Mos me ka pare gje, qe po e perkthej per juve?????

    *******************

    atehere, duke i hapur rrugen deshires se priftit, gruaja i thote: "I Bekuar eshte Perendia qe kujdeset per shpetimin e njerezve edhe shpirtrave te tyre"

    Zosimai i pergjigjet: "Amen".

    Te dy pra u cuan ne kembe, edhe atehere gruaja e pyeti priftin:

    "c'te ka prure ketej, o njeri i Perendise, tek une qe jam nje grua mekatare? Perse deshiron te shohesh nje grua te zhveshur edhe pa asnje virtut? Megjithese une di nje gje - Hiri i shpirtit te Shenjte ju ka sjelle qe te me besh nje sherbese ne nje fare kohe. Thuajme At, si jane duke e cuar jeten te krishteret? Po mbreterit? Si po drejtohet Kisha?"


    Zosimas i pergjigjet:

    "Me lutjet e tua, Nene, Krishti u ka dhuruar paqe te vazhdueshme te gjitheve. Por permbushe kerkesen e nje njeriu te vjeter, edhe lutu per te gjithe boten edhe per mua qe jam nje mekatar, keshtu qe ecjeardhjet e mia ne shkretetire te mos jene te pafruta."

    Ajo i thote:

    "Ju jeni nje prift, ava Zosimas, edhe juve duhet te luteni per mua edhe per te gjithe - pasi kjo eshte edhe Thirrja juaj. Por meqe neve na takon te jemi te bindur, une do te ta permbush me deshire kerkesen tuaj."

    Edhe me te thene keto fjale, ajo u kthye nga Lindja, edhe ngriti syte e saje drejt qiellit edhe me te shtrire duart e saje, ajo filloi te lutej me peshperitje. Nuk degjoheshin fjale te ndara, keshtu qe Zosimai nuk mund te kuptonte cdo gje qe ajo thosh ne lutjet e saje. Nderkohe, ai po qendronte, sikurse thosh edhe vete, gjithe krahe, duke pare poshte perdhe, pa thene asnje fjale. Edhe ai u betua, duke therritur Perendine per deshmitar, se ndersa ngrejti syte nga toka, ai e pa ate te ngrejtur e duke u lutur ne ajer sa gjatesia e nje parakrahu. Kur ai e pa kete gje e zuri nje tmerr edhe me i madh edhe ai ra perposhte duke vajtuar edhe duke thene shpesh here: "Zot ki meshire"
    Edhe ndersa i shtrire perdhe, ai u tundua nga nje mendim: Do jete ndonje fryme, ndersa lutja e saj, nje hipokrizi. Por nder kete kohe, gruaja e ngren ate nga toka edhe i thote:

    "Perse te mundojne mendimet ava, edhe te tundojne karshi meje, sikur une te jem ndonje shpirt edhe i pasinqerte ne lutjet e mia? Ta dish At, se une nuk jam vecse nje grua mekatare, megjithese me eshte dhene Pagezimi i shenjteruar. Edhe une nuk jam fryme por pluhur edhe dhe, edhe vetem mish."

    Edhe me keto fjale, ajo beri shenjen e Kryqit ne balle, goje edhe kraharor, duke thene:

    "Perendia na mbrofte prej te Ligut edhe planeve te tij, pasi e furrishme eshte beteja e tij kunder nesh."

    Me te degjuar edhe pare kete gje, prifti ra pertoke, edhe duke perqafuar kembet e saj, thote me lote:

    "Te pergjerohem ne emer te Krishtit, Perendise sone, i Cili lindi prej nje virgjereshe, per hir te te Cilit juve e keni mohuar veten, per hir te te Cilit juve e keni munduar mishin tuaj, mos u fsheh prej mua skllavit tend, kush jeni ju, edhe si erdhi qe ju jeni ne shkretetire. Tregome gjithshka, keshtu qe Punerat e mrekullueshme te Perendise te mund te behen te ditura. Nje Urtesi e mbuluar edhe nje thesar i fshehur - cfare e mire qendron ne to? Tregome gjithshka, te pergjerohem, pasi jo prej kotesise apo prej vetemburrjes do te me thoni te verteten, mua mekatarit te padenje. Une besoj ne Perendine, per te Cilin juve jetoni edhe te Cilit juve i sherbeni. Une besoj se Ai me shpuri neper kete shkretetire, ne menyre qe te me tregonte Udhet e tij, ne lidhje me ju. Nuk eshte ne fuqite tona qe te mund ti bejme balle planeve te Perendise. Po te mos kishte qene Deshire e Perendise, qe ju edhe jeta juaj te mos behej e njohur, Ai nuk do te kish lejuar qe une te te shihja, edhe nuk do te me kishte dhene fuqine qe te beja kete udhe, njerit si une qe kurre nuk ka guxuar te shkoje jashte dhomes se vet."

    Shume me teper tha Ava Zosimas, por gruaja e ngrejti edhe i thote:

    "Kam turp, ava, qe tu them jeten time te turpshme, ndaj falme per hir te Zotit! Por sikurse ju keni pare trupin tim te pambuluar, po ashtu une do te zbuloj para jusg punet e mia, keshtu qe ju te mund te dini, se me c'turp edhe fe;;iqesi eshte i mbushur shpirti im. Une nuk po ju shmangesha tutje thjesht prej kotesise, sikunder menduat ju, pasi per cfare do te mund te isha krenare -- une, qe kam qene ene e zgjedhur e djallit? Por kur une te filloj te them historine time, juve do te ikni me te shpejte, sikurse prej nje gjarperi, pasi veshet tuaj nuk do te jene ne gjendje te duroni keqsine e veprimeve te mia. Megjithate une do tu them gjithshka, pa ju fshehur asgje, por vetem duke ju lutur para se gjithash, qe te luteni per mua pa pushim, keshtu qe te mund te gjej hir ne Diten e Gjykimit."


    Prifti derdhi lote, edhe gruaja filloi nga tregimi....



    "Vendlindja ime, At, ka qene Egjipti. Kur ende i kisha prinderit gjalle, edhe ndersa isha 12 vjec, une e mohova dashurine e tyre edhe u shperngula ne Aleksandri. Ndjej trup te kujtoj se si atje une shkaterrova per here te pare vajzerine time, edhe me pas, pa vetepermbatje edhe pa pushim e dhashe veten ne keto deshirime. Eshte me teper per te folur shkurtimisht per kete, keshtu qe juve te mund te dini pasionet edhe peshtiresite e mia, pasi per a 17 vjete, ndjeme, kam jetuar ne kete gjendje. Une u bera si zjarr i mashtrimeve publike. Edhe nuk ishte per shkak fitimi -- edhe ketu po ju them krejt te verteten e paster. shpesh, kur ata deshironin te me paguanin, une i refuzoja parate. Une veproja ne keto forma, qe te mund te beja per vete sa me shume burra qe te mundja, qe te me benin per vete, duke bere pa pagese cdo gje qe me jepte kenaqesi. Mos mendo se isha e pasur, edhe se per kete arsye nuk pranoja para. une jetoja me lypje, por une kisha nje deshire edhe nje pasion te parezistueshem per te jetuar ne nje llum te tille. Ajo ishte jeta ime per mua. Cdo lloj abuzimi te natyres une e konsideroja si jete.

    E tille ishte jeta ime. atehere, nje vere, une pashe nje turme te madhe Libianesh edhe Egjiptianesh qe po shkonin drejt detit. une pyeta njerin prej tyre, "Per ku po nxitojne keto njerez?" ai mu pergjigj, "ata te gjithe po shkojne ne Jerusalem per Ngritjen e Kryqit te cmuar e te Nderuar, qe do ngjase pas disa ditesh." Une i thashe atij, "A do te me marrin ata edhe mua, nese do te deshiroja te shkoja me ta?" Askush nuk do tu ndaloje juve, nese keni para per te paguar rrugen edhe te ngrenat. Ndersa une ia ktheva, "T'ju them te drejten, une nuk kam as para, e as ushqim. Por une po shkoj me ta, edhe po hipi ne anije. ata do te me ushqejne, duan apo nuk duan. une kam nje trup -- edhe ata do ta pranojne ate, ne vend te pageses se udhetimit." Keshtu papritmas une u gjenda plot me deshiren per te shkuar, Ava, qe te kisha me teper te dashur qe do te me plotesonin kenaqesite. Te thashe Ava Zosimas, te mos me detyroje qe te te tregoja per paturpesite e mia. Perendia eshte Deshmitari im, une kam frike se mos ju ndot juve edhe vete ajrin perreth me fjalet e mia.
    "



    Zosiams, duke vajtuar, i pergjigjet:

    "Vazhdo se treguari, Nene, per Hir te Perendise, fol edhe mos e nderprit fillin e nje historie kaq domethenese."

    Edhe, me te kapur ku e lane, ajo vazhdoi:

    "Ai i ri, me te degjuar fjalet e paturpesise sime, qeshi edhe u largua. Ndersa une, renda drejt detit ne drejtimin qe gjithkush kishte marre, edhe, me te pare disa te rinj qe po qendronin ne breg, mesa dhjeta a meshume prej tyre, plot energji edhe te gjalle ne levizjet e tyre, menodva se ata do te me plotesonin deshirat (dukej sikur disa prej tyre po prisnin per me teper udhetare, ndersa te tjeret kishin hipur ne anije). Paturpesisht, si zakonisht, u perzieva me turmen, duke thene, "Merrmeni edhe mua ne vendin per ku jeni nisur; une nuk do te jem e tepert." une, po ashtu, shtova disa fjale te tjera, duke shkaktuar tek ata ne pergjithesi, nje qeshje me te madhe. duke pare gatishmerine time per paturpesi, ata u treguan te gatshem te me merrnin ne anije. ata qe po priteshin erdhen, edhe ne nisem menjehere lundrimin.


    si do te mund te tregoja se cfare ndodhi me pas? Cila gjuhe do te mund tte tregonte, cilat veshe do te mund ta degjonin gjithshka qe beri vaki ne anijen gjate udhetimit! Edhe, pervec ketyre te gjithave, une i detyroja ata te rinj te mjere, madje edhe kundra deshirave te tyre. Nuk ka ndonje paturpesi qe dihet apo qe nuk dihet, qe une nuk ju bera mesuese atyreve. Une mahnitem, Ava, se si mundej deti te duronte felliqesite tona, si nuk hapej toka, edhe si nuk me perpiu Ferri te gjalle, ndersa une po zija ne rrjeten time kaq shpirte. Por une mendoj, se Perendia po kerkonte qe une te pendohesha. Sepse Ai nuk e deshiron vdekjen e mekatarit, por mrekullisht pret per kthimin e tij. Me ne fund, ne mberritem ne Jerusalem. Ditet para festivalit i kalova neper qytet, duke bere te njejten jetese, ndoshta edhe me keq. Nuk kenaqesha me te rinjte ne det, qe shpieja ne rrenim, edhe me ata qe me kishin ndihmuar qe te shkoja ne Jerusalem; shume te tjere -- prej qytetit edhe te huaje, po ashtu -- i shpura ne rrenim.

    Dite e Ngritjes se Kryqit agoi, ndersa une ende po endesha rreth e qark, duke gjuajtur per shpirte njerezish. Me te zbardhur, pashe se gjithsekush po nxitonte per nga Kisha, keshtu qe edhe une renda me te tjeret. Kur mberriti ora e Ngritjes se shenjte, une po perpiqesha te caja neper turmen, qe po shtyhej per te hyre neper dyert e Kishes. Me ne fund, me mund e te shtyra ia dola te mberrija thuajse tek hyrja e Tempullit, prej ku Pema Jetedhenese e Kryqit po u tregohej njerezve. Por kur bera te kapercej pragun, qe gjithkush e kishte kaluar, une u ndalova nga nje lloj force...




    vazhdon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-04-2013 mė 10:01

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Shėn Maria e Egjiptit - 1 prill

    Jeta e Nėnės sonė tė Shenjtė, Marisė sė Egjiptit

    (Nga Kanoni i Madh, Vepra e Shėn Andresė sė Kretės, Manastiri i Trinisė sė Shenjtė, Jordanville, NY, SHBA)

    _________________________________________________

    "Ėshtė mirė tė mbash tė fshehtė sekretin e njė mbreti, por ėshtė e madhėrishme tė shfaqėsh dhe predikosh punėt e Perėndise" (Tobit 12:7). Kėshtu i tha Kryengjėlli Rafael Tobit kur i bėri mrekullinė e shėrimit tė verbimit tė tij. Nė fakt, tė mos mbash sekretin e njė mbreti ėshtė e rrezikshme dhe pėrbėn njė risk tė madh, por tė heshtėsh pėr punėt e Perėndisė ėshtė njė humbje e madhe pėr shpirtin. Dhe unė ua them kėtė (thotė Shėn Safronius), nė shkrimin mbi jetėn e Shėn Marisė sė Egjiptit, se kam frikė qė tė mbaj tė fshehtė punėt e Perėndisė duke heshtur. Duke sjellė ndėr mend fatkeqėsinė qė kėrcėnoi shėrbėtorin qė fshehu nė tokė talentin e dhuruar nga Perėndia (Mat. 25:18-25), jam i detyruar qė t'u kaloj brezave historinė e shenjtė qė ka ardhur deri tek unė. Dhe le tė mos ti shkojė ndėr mend njeriu, (vazhdon Shėn Safronius) se unė pata guximin qė tė shkruaj tė pavėrteta apo tė vė nė mėdyshjė kėtė ēudi tė madhe, - mos gėnjefsha kurrė pėr gjėrat e shenjta! Nėse do tė ketė njerėz qė pasi ta lexojnė kėtė histori, nuk do t'a besojnė, Zoti pastė mėshirė pėr ta sepse duke reflektuar mbi dobėsinė e natyrės njerėzore, ata i konsiderojnė si tė pamundshme kėto gjėra tė mahnitshme qė kanė bėre njerėzit e shenjtė. Por tani mė duhet tė filloj tė rrėfej kėtė histori tė mahnitshme, qė ka ndodhur nė brezin tonė.

    Ishte nje farė plaku nė nje manastir nė Palestinė, njė prift qė bėnte njė jetė tė shenjtė dhe nxirrte fjalė tė shenjta nga goja, qė ishte rritur qė fėmijė me zakonet dhe me mėnyrėn monastike tė jetės. Emri i kėtij plaku ishte Zosimas. Ai kishte kaluar gjithė kursin e jetės asketike dhe nė ēdo gjė qė bėnte, sillte ndėr mend rregullat qė i ishin dhėnė nga mėsuesi i tij nė lidhje me punėt shpirtėrore. Kėtyre rregullave u kishte shtuar edhe disa rregulla tė veta qė i kish mėsuar teksa punonte qė tė nėnshtronte mishin e trupit para vullnetit tė shpirtit tė tij. Dhe ai nuk kish dėshtuar nė qėllimin e vetė. Ishte aq i mirėnjohur pėr jetėn e tij shpirtėrore, aqsa shumė veta i vinin pėr ta takuar edhe nga manastiret fqinje qė ishin afėr, por kish edhe nga ata qė vinin nga larg. Teksa bėnte gjithė keto punė, ai asnjėherė nuk rreshti sė studiuari Shkrimet Hyjnore. Teksa ishte duke pushuar, apo duke qėndruar nė kėmbė, apo duke punuar, apo duke ngrėnė (nėse thėrrimet qė pėrtypte mund tė quhen ushqim), ai nė mėnyrė tė parreshtur dhe konstante kishte vetėm njė qėllim nė vetvete: gjithmonė t'i kėndonte Perėndisė dhe tė praktikonte mėsimet e Shkrimeve Hyjnore. Zosimas na rrėfente se si qė kur pushoi sė marri qumėshtin e gjirit tė nėnės, ai u dorėzua nė njė manastir ku bėri trajnimin e tij si njė asket deri sa arriti moshėn 53 vjeēare. Pastaj, filloi qė tė sulmohej nga mendimi se ai ishte perfekt nė ēdo gjė dhe nuk kish nevojė qė tė udhėzohej nga askush, duke i thėnė vetes nė mendje, "A ka murg mbi tokė qė tė mund tė mė mėsojė mua njė lloj asketizmi qė unė nuk e kam fituar me kohė? A ka ndonjė murg nė shkretėtirė qė m'a ka kaluar mua?"

    Kėshtu mendonte plaku, derisa njė ditė papritmas i doli njė engjėll dhe i tha:

    "Zosimas, me trimėri je pėrpjekur brenda kufirit tė fuqisė sė njeriut, me trimėri e kalove edhe kursin e asketizmit. Por asnjė njeri nuk e ka arritur dot perfeksionin. Pėrpara teje dalin mundime tė panjohura mė tė mėdha se ato qė ke arritur. Qė tė mėsosh se sa rrugė tė tjera ka qė tė shpien nė shpėtim, braktise tokėn e lindjes si patriarku i mirėnjohur Avraham, dhe shko tek manastiri i Lumit Jordan"

    Zosimas bėri siē i tha engjėlli. U largua nga manastiri ku kishte jetuar qė nga fėmijėria e tij dhe shkoi nė Lumin Jordan. Mė nė fund arriti tek komuniteti ku Zoti e kishte dėrguar. Pasi trokiti nė derėn e manastirit, i tha murgut qė ishte roje tek porta se kush ishte, dhe roja i portės i tha abotit te manastirit. Pasi u pranua nė prani tė abotit, Zosimas bėri gjunjėzimin dhe lutjen e zakonshme monastike. Duke parė qė ai ishte murg, aboti e pyeti:

    "Prej nga vjen vėlla dhe pse ke ardhur tek ne pleqtė e varfėr?"

    Zosimas iu pėrgjigj: "Nuk ėshtė nevoja qė tė flasim se prej nga vij, por At, kam ardhur nė kėrkim tė pėrfitimit shpirtėror, sepse kam dėgjuar gjėra tė mėdha pėr aftėsitė tuaja nė tė udhėhequrit e shpirtrave tek Perėndia."

    "Vėlla," i tha aboti, "Vetėm Perėndia mund tė shėrroje sėmundjet e shpirtit. Le tė na mėsojė dhe udheheqė Ai, ty dhe ne bashkė, nė rrugėt e Tij hyjnore. Duke qėnė se ėshtė dashuria e Krishtit qė tė ka shtyrė qė tė na vizitosh ne pleqtė e varfėr, mund tė qėndrosh me ne, nėse kjo ėshtė ajo pėr tė cilėn ke ardhur. Bariu i Mirė i Cili dha jetėn e Tij pėr shpėtimin tonė na mbushtė me hirin e Shpirtit tė Shenjtė."

    Pas kėsaj, Zosimas u pėrul para abotit, i kėrkoi lutjet dhe bekimin e tij, dhe qėndroi nė manastir. Atje ai pa pleq tė zotė si nė veprime edhe nė meditim me Perėndinė, tė ndezur flakė nė shpirt, duke bėrė punėt e Perėndisė. Ata kėndonin pa pushim, qėndronin nė lutje gjithė natėn, punėn nuk e hiqnin nga duart dhe psallmet nuk i hiqnin nga buzėt. Asnjėherė nuk dėgjoje njė fjalė tė kotė midis tyre. Ata as nuk e kishin idenė se ēfarė do tė thosh tė fitoje gjėra tė pėrkohshme apo pėr pėrkujdesjet e jetės. Por ama kishin vetėm njė dėshirė -- tė bėheshin nė trup si kufoma. Ushqimi i pėrditshėm i tyre ishte Fjala e Zotit, dhe e mbanin trupin vetėm me bukė dhe ujė, aqsa ua lejonte dashuria pėr Perėndinė. Duke e parė kėtė, Zosimas u ngrit shume moralisht dhe u pėrgatit pėr tundimet qė e prisnin pėrpara.

    Shumė ditė kaluan dhe po afronte koha kur tė gjithė tė Krishterėt agjėrojnė dhe pėrgatiten tė adhurojnė Pasionin Hyjnor dhe Ringjalljen e Krishtit. Dyert e manastirit mbaheshin gjithmonė tė kyēura dhe hapeshin vetėm kur njė prej murgjve dėrgohej pėr ndonjė nevojė tė komunitetit. Ishte njė vend i braktisur, jo vetėm qė nuk vizitohej nga njerėzit e botės, por as nuk e dinin se ekzistonte njė vend i tillė.

    Manastiri kishte njė rregull qė ishte edhe arsyeja pėrse Zoti e dėrgoi Zosimas atje. Nė fillimin e Kreshmės sė Madhe [E Diela e Faljes], prifti kremtonte Liturgjinė e shenjtė dhe tė gjithė merrnin pjesė nė kungim ku merrnin trupin dhe gjakun e shenjtė tė Krishtit. Pas liturgjisė shkonin nė mensė dhe hanin pak ushqim kreshmor.

    Pastaj mblidheshin tė gjithė nė kishė, dhe pasi luteshin me zell dhe gjunjėzime, pleqtė e puthin njėri-tjetrin dhe kėrkonin falje. Dhe secili bėnte njė gjunjėzim para abotit dhe i kėrkonte lutjet dhe bekimin e tij pėr tundimet qė i prisnin pėrpara. Pas kėsaj, dyert e manastirit hapeshin dhe duke kėnduar: "Perėndia ėshtė drita dhe Shpėtimtari im; Nga kush duhet tė kem frikėn? Zoti ėshtė mbrojtėsi i jetės sime, kujt duhet t'ia kem frikėn?" (Psallmi 27:1) dhe psallmet e tjera, tė gjithė dilnin jashtė nė shkretėtirė dhe kalonin lumin Jordan. Vetėm dy ose 3 vėllezėr nga murgjit qėndronin nė manastir, jo pėr tė ruajtur pronėn, (sepse nuk kish asgjė pėr tė vjedhur), por pėr tė mos lėnė kishėn pa Shėrbesė Hyjnore. Secili prej murgjve merrte me vete aq ushqim sa donte apo sa kish nevojė, sipas nevojave tė trupit; njėri merrte njė copė bukė, tjetri disa fiq, njė tjetėr kumblla tė thata apo grurė tė njomur me ujė. Dhe disa tė tjerė nuk merrnin asgjė pėrveē trupit tė tyre tė mbuluar me lecka dhe ushqeheshin kur natyra i detyronte me bimėsinė qė rritej nė shkretėtirė.

    Pasi kalonin lumin Jordan, ata shpėrndaheshin larg nė drejtime tė ndryshme. Dhe ky ishte rregulli i jetės sė tyre qė tė gjithė e respektonin -- as tė mos flisnin me njėri-tjetrin, as tė mos e dinin se si jetonin apo agjėronin tė tjerėt. Nėse binte rasti qė tė shikonin njėri-tjetrin nė shkretėtirė, ata iknin nė njė vend tjetėr larg duke jetuar vetėm fare dhe duke i kėnduar gjithmonė Perėndisė, dhe nė njė kohė tė caktuar hanin njė sasi shumė tė vogėl ushqimi. Kėshtu e kalonin gjithė kreshmėn dhe ktheheshin nė manastir vetėm njė javė para Ringjalljes sė Krishtit, ditėn e sė Dielės sė Palmave(Dafinave). Secili kthehej duke patur ndėrgjegjen e tij si dėshmitare tė punėve, dhe askush nuk pyeste njeri tjetėr se si e kishte kaluar kohėn nė shkretėtirė. Tė tilla ishin rregullat e manastirit. Secili prej tyre endej nė shkretėtirė duke u pėrpjekur me vetveten pėrpara Gjykatėsit tė kėsaj pėrpjekje -- Zotit -- duke mos dashur qė tė kėnaqin njerėzit duke agjėruar nė sytė e botės. Sepse ajo qė bėhet pėr hir tė njerėzve pėr te fituar lėvdata dhe ndere, jo vetėm ėshtė gjė e kotė pėr ata qė e bėjnė njė gjė tė tillė, por nganjėherė bėhet shkak pėr njė dėnim tė madh.

    Zosimas bėri ashtu si gjithė tė tjerėt. Dhe ai shkoi larg, shumė larg nė shkretėtirė me njė shpresė tė fshehtė se mund tė gjente njė at qė mund tė ishte duke jetuar atje i cili mund tė ishte nė gjendje pėr tė shuar etjen dhe mallin e tij. Dhe ai erdhi vėrdallė pa pushim sikur nxitonte pėr tė shkuar nė njė vend tė caktuar. Kishte plot 20 ditė qe ecte dhe kur erdhi ora e 6-tė ndaloi, dhe duke u kthyer nga lindja, filloi tė kėndonte Orėn e 6 dhe tė recitonte lutjet e zakonit. Ai filloi t'a ndėrpriste udhėtimin e tij nė orė tė caktuara tė ditės qė te pushonte pak, tė kėndonte psallme duke qėndruar nė kėmbė dhe duke u lutur i ulur nė gjunjė.

    Dhe teksa kėndonte pa i kthyer sytė nga qiejt, papritur pa nė te djathtė tė bregores ku qėndronte njė gjė qė i ngjante si trup njeriu. Nė fillim u hutua pasi mendonte se pa njė vizion tė djallit, dhe filloi t'a zinte edhe frika. Por, duke e ruajtur veten me shenjėn e Kryqit dhe duke dėbuar frikėn, e ktheu shikimin nė atė drejtim dhe me tė vėrtetė pa njė lloj forme qė po levizte pėr nga jugu. Ishte lakuriq, lėkura e errėt e djegur nga nxehtėsia e diellit; flokėt i kishte tė bardhė si lesh bagėtie dhe jo shumė tė gjatė, i arrinin deri mbi qafė. Zosimas ishte kaq i gėzuar qė shikontė nje formė njerėzore aqsa vrapoi pas saj, por forma po largohej prej tij. Ai e ndoqi. Pasi e ndoqi pėr njė kohė tė gjatė, kur iu afrua aqsa mund ta dėgjonte, ai bėrtiti:

    "Pėrse vrapon dhe i largohesh njė plaku dhe njė mėkatari si unė? Skllav i Zotit tė Vėrtetė, ndal e mė prit mua, kushdo qofsh, nė emėr tė Zotit po tė them, pėr hir tė dashurisė sė Zotit, pėr hir tė Kujt po jeton nė shkretėtirė."

    "Pėr hir tė Perėndisė mė fal o Abba(At) Zosimas, por nuk mund tė kthehem me fytyrė nga ty dhe tė tė tregoj fytyrėn time. Sepse unė jam njė grua dhe lakuriq siē mė shikon, me turpin e trupit tim tė zbuluar. Por nėse do tė pėrmbushėsh njė dėshirė tė nje gruaje mėkatare, me hidh robėn tėnde qė mund tė mbuloj trupin tim dhe tė kthehem me fytyrė nga ty dhe tė tė kėrkoj bekimin tėnd"

    Nė kėtė moment paniku e mbėrtheu Zosimas, sepse ai e dėgjoi atė qė ta thėrriste nė emėr. Por pastaj e kuptoi se ajo nuk mund ta dinte emrin e tij pa ditur asgjė pėr tė, po tė mos kishte patur fuqinė e diturisė shpirtėrore tė brendshme.

    Ai menjėherė bėri siē i tha gruaja. E hoqi robėn e tij tė vjetėr e tė rreckosur dhe ia hodhi asaj, duke kthyer kurrizin pasi e hodhi. Ajo e mori dhe e veshi duke mundur qė tė mbulojė tė paktėn njė pjesė tė trupit tė saj. Pastaj u kthye me fytyre nga Zosimas dhe i tha:

    "Pėrse pate dėshirė tė takosh njė grua mėkatare Abba Zosimas? Ēfarė dėshiron tė dėgjosh apo mėsosh nga unė ti qė nuk je epur nga pėrpjekje tė mėdha?"

    Zosimas u hodh pėrtokė dhe i kėrkoi bekimin. Ajo po ashtu u pėrul pėrpara tij. Kėshtu u shtrinė tė dy pėrtoke duke i kėrkuar bekimin njėri-tjetrit. Dhe vetėm njė fjalė vetėm dėgjohej nga goja e tė dyve: "Bekomė!" Pas pak gruaja i tha Zosimas:

    "Abba Zosimas, je ti qė duhet tė japėsh bekime dhe tė lutesh. Ju jeni bėri i denjė me urdhrin e priftėrisė dhe pėr shumė vite keni qėndruar para altarit tė shenjtė duke ofruar sakrificėn e Mistereve Hyjnore."

    Kėto fjalė e futėn Zosiman nė njė panik akoma mė tė madh. Me lotė nė sy ai iu drejtua asaj:

    "O nėnė e mbushur me frymė, nga mėnyra e jetės tuaj ėshtė e dukshme qė ju jetoni me Perėndinė dhe jeni e vdekur pėr botėn. Hiri qė tė ėshtė dhuruar ėshtė i dukshėm -- sepse ju mė thirrėt nė emėr dhe e dinit qė jam prift, edhe pse nuk mė keni takuar ndonjėherė mė parė. Hiri nuk njihet nga urdhėri i priftėrisė, por nga dhuratat e Frymės, kėshtu pėr hir tė Perėndisė mė jep bekimin tėnd sepse unė kam nevojė pėr lutjet e tua."

    Duke i hapur rrugėn dėshirės sė plakut gruaja tha:

    "I bekuar ėshtė Perėndia i Cili kujdeset pėr shpėtimin e njerėzve dhe shpirtrave tė tyre."

    Zosimas u pėrgjigj: "Amin."

    Dhe tė dy u ngritėn nė kėmbe. Pastaj gruaja e pyeti plakun:

    "Pse ke ardhur, o njeri i Zotit, tek mua qė jam plot mėkat? Pėrse ke dėshirė tė takosh njė grua lakuriq qė i mungojnė tė gjitha virtytet? Megjithatė, unė di njė gjė -- Hiri i Shpirtit tė Shenjtė tė solli ty kėtu pėr tė mė kryer mua njė shėrbesė nė kohėn e duhur. Thuamė o At, si po jetojnė tė Krishterėt? Po mbretėrit? Si po drejtohet Kisha?"

    Zosimas i tha: "Falė lutjeve tė tua, o nėnė, Krishti u ka dhuruar njė paqe jetėgjatė tė gjithėve. Por pėrmbushja dėshirėn e padenjė mua plakut dhe lutu pėr gjithė botėn dhe pėr mua qė jam mėkatar, nė mėnyrė qė endjet e mia nė shkretėtirė tė mos jenė tė pafrutshme."

    Ajo iu pėrgjigj: "Ju jeni prift, Abba Zosimas, jeni ju qė duhet tė luteni pėr mua dhe pėr tė gjithė -- sepse kjo ėshtė thirrja e juaj. Por duke qėnė se ne tė gjithė duhet tė jemi tė bindur, unė do t'a bėj me dėshirė atė qė mė kėrkon."

    Dhe me kėto fjalė ajo u kthye nga lindja duke i kthyer sytė nga qielli dhe duke i shtrirė duart, filloi qė tė lutej duke pėshpėritur. Lutej duke pėshpėritur nė mėnyrė qė Zosimas tė mos kuptonte se ēfarė po thosh nė lutje. Ndėrsa ai vetė qėndronte me njė zemėr qė i dridhej duke i ngulur sytė nė tokė pa nxjerrė asnjė fjalė nga goja, siē na tregonte vetė Zosimas. Dhe ai m'u betua duke thirrur Zotin si dėshmitar, se lutja e saj ishte shumė e gjatė, dhe kur ai ngriti sytė nga toka dhe e pa atė, ajo kishte ngritur lart sa ndonjė krah nga toka dhe po lutej duke qėndruar nė ajėr. Kur ai e pa kėtė, njė frikė akoma mė e madhe e zuri dhe ra pėrtokė duke qarė dhe duke pėrsėritur shumė herė, "Mėshiro o Zot".

    Dhe teksa qėndronte i ulur nė gjunjė pėrtokė ai u tundua nga njė mendim: Mos vallė ėshtė nje shpirt dhe mbase lutja e saj ėshtė hipokrizi. Por nė atė ēast gruaja u kthye e ngriti plakun nga toka dhe i tha:

    "Pėrse tė turbullojnė mendimet o At dhe tė tundojnė nė lidhje me mua, sikur unė jam njė shpirt dhe njė hipokrite nė lutje? Ta dish o at i shenjtė se unė jam vetėm nje grua mėkatare, megjithėse mbrohem nga Pagėzimi i Shenjtė. Dhe nuk jam shpirt por baltė dhe rėrė dhe vetėm mish."

    Dhe pas kėtyre fjalėve ajo e mbrojti veten duke bėrė shenjėn e Kryqit nė ballė, sy, gojė dhe gjoks duke thėnė:

    "Na mbroftė Zoti nga i keqi dhe planet e tij, sepse tė ashpėra janė sulmet e tij mbi ne."

    Pasi e dėgjoi dhe pa kėtė, plaku ra pėrtokė duke pushtuar shputat e kėmbėve tė saj, dhe i tha me lotė ne sy:

    "Tė pėrgjėrohem nė Emėr tė Krishtit Zotit tonė, i Cili lindi nga njė Virgjėreshė, pėr hir tė sė Cilit e ke zhveshur veten, pėr hir tė sė Cilit ti e ke lodhur mishin e trupit, mos u fshih nga skllavi yt, por mė trego se kush je dhe si ke pėrfunduar nė shkretėtirė. Mė thuaj gjithēka nė mėnyrė qė punėt e mrekullueshmė tė Perėndisė tė bėhen tė njohura. Njė urtėsi e fshehur dhe njė thesar i fshehur -- ēfarė pėrfitimi kemi nga to? Mė thuaj gjithēka, tė pėrgjėrohem. Sepse ti nuk ke pėr te folur kot apo pėr ti rritur vlerat vetes por pėr tė mė treguar tė vėrtetėn mua mėkatarit tė padenjė. Unė besoj nė Zotin pėr tė Cilin ti jeton dhe tė Cilit i shėrben. Besoj se Ai mė ka sjellė nė kėtė shkretėtirė qė tė mė tregojė rrugėn e Tij nė lidhje me ty. Nuk na takon ne qė t'u rezistojmė planeve tė Perėndisė. Po tė mos ishte Vullneti i Perėndisė qė ti dhe jeta tėnde tė bėheshit tė njohura, Ai nuk do tė mė kish lejuar mua qė tė tė takoja dhe nuk do tė me kish dhėnė fuqi qė tė merrja kėtė rrugė tė tillė, mua qė deri dje nuk guxoja tė braktisja qelinė time."

    Dhe Abba Zosimas i tha plot fjalė tė tjera. Gruaja e ngriti nga toka dhe i tha:

    "Abba, kam turp qė tė tė rrėfej jetėn time tė shthurur, pėr hir te Zotit mė fal! Ashtu siē e pe trupin tim tė zhveshur do tė tė rrėfej po ashtu tė gjitha punėt e mia, qė t'a dish edhe ti me ēfarė turpi dhe paturpėsie ėshtė mbushur shpirti im. Unė nuk po vrapoja kot pėr sė koti, siē mendove ti, se unė nuk kam asgjė pėr te cilėn tė jem krenare -- unė qė isha potiri(ena) i zgjedhur i djallit? Kur tė filloj tė tė rrėfej historinė time do tė ikėsh me vrap, ashtu siē ikėn larg njė gjarpri, sepse veshėt e tu nuk do tė durojnė dot helmin e veprimeve tė mia. Do t'i rrėfej tė gjitha pa tė fshehur asgjė, por mė parė tė pėrgjėrohem qė tė lutesh pėr mua pa pushim, nė menyrė qė edhe unė tė gjej mėshirė nė Ditėn e Gjykimit.

    Plaku qau dhe gruaja filloi historinė e saj.

    "Vendlindja ime, o at i shenjtė, ėshtė Egjipti. Qėr kur prindėrit e mi ishin akoma gjallė unė e braktisa dashurinė e tyre dhe ika nė Aleksandri dhe isha vetėm 12 vjeē. Mė vjen turp tė sjell ndėr mend se si atje unė e prisha vajzėrine dhe u dhashė pa rezervė si e pangopur pas ndjenjave tė trupit. Nuk dua tė flas pėr kėtė shkurtimisht pasi dua qė ti tė mesosh shkallėn e pasioneve dhe shthyrrjes sime. Pėr rreth 17 vjet, tė me falėsh o At, jetova nė kėtė mėnyrė. Unė isha si zjarri i orgjive publike. Dhe nuk e bėja pėr hir tė parave -- dhe kėtu tė them tė vėrtetėn e pastėrt. Shpesh kur mė ofronin lekė, unė i refuzoja lekėt. Veproja nė kėtė mėnyrė qė tė flija me sa mė shumė burra dhe tė bėja me ta atė qė atyre ju sillte kėnaqėsi pa u marrė asnjė lek. Mos mendo se unė isha e pasur dhe se kjo ishte arsyeja pėrse nuk u merrja lekė. Unė jetoja duke lypur, shpesh duke tjerrė fije liri, por kisha njė etje tė pashuar dhe njė pasion tė pandalur pėr tu shtrirė nė llum. Kjo ishte jeta pėr mua. Ēdo lloj abuzimi te natyrės unė e shikoja si jetė.

    Nė kėtė mėnyrė jetoja. Pastaj, njė verė pashė njė grumbull tė madh Libianėsh dhe Egjiptianėsh duke vrapuar nė drejtim tė detit. E pyeta njėrin prej tyre, "Pėr ku vrapojnė kėta njerėz?" Ai m'u pėrgjigj: "Ata po shkojnė tė gjithė nė Jeruzalem pėr Lartėsimin e Kryqit tė Ēmuar dhe Jetėdhėnės, qė mbahet pas pak ditėsh." Dhe i thashė atij "A do mė merrni edhe mua po tė kisha dėshirė tė shkoja?" "Askush nuk tė pengon nėse ke para pėr tė paguar pėr udhėtimin dhe ushqim". Dhe i thashė atij: "Tė tė them tė vėrtetėn nuk kam as para dhe as ushqim. Por dua tė shkoj me ta dhe do tė hipi nė varkė. Ata do tė mė ushqejnė duan apo s'duan. Unė kam trupin -- ata mund ta marrin atė si pagesė pėr udhėtimin". Papritur u mbusha me njė dėshirė pėr tė shkuar, o Abba, qė tė kisha mė shumė dashnorė qė tė mund tė kėnaqnin pasionet e mia. Tė thashė, Abba Zosimas, qė tė mos mė detyroje qė tė tė rrėfeja shthurrjen time. Zotin e kam dėshmitar, kam frikė se do tė ndot dhe ty dhe vetė ajrin qė ti thith me fjalėt e mia."

    Zosimas duke qarė iu pėrgjigj:

    "Pėr hir tė Zotit vazhdo o nėnė, fol dhe mos e ndėrpre rrjedhėn e njė historie kaq prekėse."

    Dhe duke rinisur historinė e saj, ajo vazhdoi:

    "Ai i riu qė e pyeta, pasi dėgjoi fjalėt e mia tė pahijshme, qeshi dhe u largua. Ndėrsa unė, flaka tej boshtin e tjerrjes se lirit dhe vrapova nė drejtim tė detit nė tė njėjtin drejtim qė po shkonin tė gjithė. Pashė disa djem tė rinj qė po qėndronin nė breg, ishin rreth 10 apo mė shume, plot jetė dhe tė kujdesshėm nė lėvizjet e tyre, dhe e kuptova se ata do tė mė ndihmonin tė hipja nė varkė (dukej se ata po prisnin pėr mė shumė pasagjerė teksa disa prej tyre kishin dalė nė breg). Pa turp fare, si zakonisht, u pėrzieva me turmėn duke thėnė, "Mė merrni me vete edhe mua atje ku po shkoni, se nuk do tė jem e tepėrt". U thashė edhe disa fjalė tė tjera qė bėnė qė ata tė qeshnin me tė madhe. Duke parė se sa e gatshme isha unė pėr tu tregua e shthurrur, mė morėn pėrnjėherėsh nė varkė. Edhe ata qė kishin pėr tė ardhur erdhėn dhe varka u nis.

    E si mund tė tė rrėfej atė qė ndodhi pas kėsaj? Cila gjuhė mund ta tregojė, cilėt veshė mund t'a dėgjojnė se ēfare ngjau nė atė varkė gjatė atij udhėtimi! Dhe gjatė kėsaj unė i shtyja me forcė ata tė rinj bile edhe kundėr dėshirės se tyre. Nuk ngeli asnjė akt shturrje i rrėfyeshėm apo i parrėfyeshėm tė cilin unė nuk ua mėsova. Ēuditem, Abba, se si deti qėndroi i patrazuar para shthyrrjeve tona, se si toka nuk i hapi nofullat e saj, dhe se si ferri nuk mė pėrpiu mua tė gjallė kur i kapa nė rrjetėn time gjithė ata shpirtra. Por mendoj se Zoti po priste pendimin tim. Sepse Ai nuk dėshiron vdekjen e mėkatarit por me shpirtmadhėsi pret kthimin e tij tek Ai. Mė nė fund arritėm nė Jeruzalem. E kalova ditėn para festivalit nė qytet, duke jetuar tė njėjtėn jetė, mbase akoma mė keq se mė parė. Nuk u kėnaqa me tė rinjtė qė kisha joshur nė det dhe qė mė ndihmuan qė tė vija nė Jeruzalem, por josha edhe plot tė tjerė -- qytetarė dhe tė huaj.

    Dita e shenjtė e Lartėsimit tė Kryqit agoi teksa unė isha ende duke u endur vėrdallė -- duke gjuajtur pėr tė rinj. Sa lindi agimi pashė qė tė gjithė po nxitonin pėr nė kishė, kėshtu qė edhe unė u bashkova me ta. Kur ora pėr lartėsimin e shenjtė afroi, po pėrpiqesha qė tė depėrtoja nė mes tė turmės qė po ngjeshej pėr tė hyrė nė dyert e kishės. Mezi munda me shumė vėshtirėsi qė tė arrij afėr hyrjes sė tempullit prej nga ku Pema Jetėdhėnėse e Kryqit po i tregohej njerėzve. Por kur arrita tek pragu i derės nė tė cilin hynin tė gjithė, u ndala nga njė forcė e padukshme qė nuk mė lejonte qė tė hyja. Ndėrkohė turma e njerėzve mė shtyu mėnjanė dhe e gjeta veten duke qėndruar pėrpara Kishės. Duke menduar se mė ngjau kėshtu falė dobėsisė si grua, fillova pėrsėri qė tė pėrzihem me turmėn duke dashur qė tė hyj brenda. Por kot qė u mundova. Pėrsėri, sapo bėra qė tė shkelja pragun e derės nė tė cilėn tė gjithė po hynin nė kishė pa ndonjė vėshtirėsi, u ndala pėrsėri. U duk sikur vetėm unė isha e pamirėpritur nga kisha. M'u duk sikur sikur ishte njė grumbull ushtarėsh qė qėndronin tek dera vetėm qė tė mė ndalnin mua nga hyrja nė kishė. Pėrsėri u ndala nga e njėjta forcė e fuqishme dhe pėrsėri pėrfundova para kishės.

    Pasi u pėrpoqa tre apo katėr herė, u ndjeva shumė e lodhur dhe nuk kisha mė fuqi qė tė shtyja dhe tė shtyhesha nė rradhė, kėshtu qė dola mėnjanė dhe qėdrova nė qoshe tė hajatit(pjesa para kishės) te Kishės. Vetėm atėherė me shumė vėshtirėsi fillova tė kuptoja arsyen pėrse u ndalova qė tė hyja nė Kishė pėr tė parė Kryqin Jetėdhėnės.
    Fjala e shpėtimit preku butėsisht sytė e mi dhe mė tregoi se ishte mėnyra ime e fėlliqur e jetės qė mė pengoi hyrjen nė kishė. Fillova tė qaj dhe vajtoj dhe ti bija gjoksit me grushta dhe tė psherėtija nga thellėsia e zemrės sime. Dhe po qėndroja nė kėmbė duke qarė kur pashė mbi mua ikonėn e Nėnės sė Tėrėshenjtė tė Zotit. Dhe duke khyer nga ajo syte e trupit dhe tė shpirtit i thashė:

    "O Zonjė, Nėna e Zotit, qė linde nė mish Fjalėn e Zotit, e di, oh sa mire e di, qė nuk ėshtė aspak nderim apo lumėri pėr ty kur njė njeri kaq i fėlliqur dhe i shthyrur si unė i kthen sytė nga ikona tėnde, O Virgjėreshė e Pėrjetshme qė e mbajte trupin dhe shpirtin tėnd tė pastėrt. Me tė vėrtetė, unė inkurajoj urrejtje dhe pėrbuzje pėrpara pastėrtisė tėnde virgjėrore. Por unė kam dėgjuar se Zoti i Cili lindi prej teje u bė njeri me qėllim qė tė thėrrasė mėkatarėt nė pendim. Prandaj mė ndihmo, se nuk kam asnjė njeri tjetėr qė tė mė ndihmojė. Urdhėro qė hyrja e kishės tė hapet edhe pėr mua. Mė lejo edhe mua qė tė shoh Pemėn e nderuar nė tė cilėn Ai lindi prej teje dhe vuajti nė mish dhe derdhi Gjakun e Tij tė shenjtė pėr shpengimin e mėkatarėve dhe pėr mua, kėshtu e padenjė siē jam. Bėhu dėshmitaria ime besnike pėrpara Birit tėnd se unė nuk kam pėr tė njollosur mė trupin tim me papastėrtinė e kurvėrimit, por sapo tė shoh Pemėn e Kryqit do tė heq dorė nga bota dhe tundimet e saj dhe do shkoj atje ku ti tė mė drejtosh."

    Duke qėnė se fola sikur kisha fituar pak shpresė me besim tė drejtė dhe pata besim nė mėshirėn e Nėnės sė Zotit, u largova nga vendi ku qėndroja duke u lutur. Dhe shkova pėrsėri dhe u futa nė turmėn qė po shtyhej pėr t'u futur nė tempull. Dhe askush nuk dukej se po mė ndalonte mua, askush nuk mė pengoi qė tė hyja nė kishė. Mė pushtuan tė dridhurat dhe isha pothuajse nė dėlirėsi. Kur arrita tek dera tė cilėn nuk munda t'a kaloja mė parė, -- m'u duk sikur e njėjta forcė qė po mė pengonte mė parė e hapte rrugėn pėr mua -- hyra pa vėshtirėsi dhe e gjeta veten nė mes tė vendit tė shenjtė. Ja tek shoh Kryqin Jetėdhėnės. I pashė edhe Misteret e Zotit dhe si Perėndia pranon pendimin. Duke u shtrirė pėrtokė adhurova atė tokė tė shenjtė dhe e putha duke u dridhur. Pastaj dola nga kisha dhe shkova tek ajo qė mė premtoi qė tė bėhet mbrojtėsja ime, nė atė vend ku kisha vulosur betimin tim. Duke u ulur nė gjunjė pėrpara Virgjėreshės Nėnės sė Zotit, i thashė asaj kėto fjalė qė po tė them:

    "O zonjė e dashur, ti mė tregove dashurinė tėnde tė madhe pėr gjithė njerėzit. Lavdi Zotit i Cili pranon pendimin e mėkatarėve nėpėrmjet teje. Ēfarė mund tė sjell ndėr mend apo tė them tjetėr unė mėkatarja? Erdhi ora qė unė tė pėrmbush betimin tim, se ti je dėshmitaria ime. Tani mė merr pėr dore nė rrugėn e pendimit!" Dhe pas kėtyre fjalėve dėgjova njė zė nga lart:

    "Nėse e kalon Jordanin, do tė gjesh paqe tė madhėrishme."

    Pasi dėgjova kėtė zė dhe duke qėnė e bindur qė mė drejtohej mua, i thirra Nėnės sė Zotit:

    "O Zonjė, Zonjė, mos mė harro!"

    Me kėto fjalė u largova nga hajati i kishės dhe u nisa nė udhėtimin tim. Teksa po ikja nga kisha njė i panjohur mė pa dhe mė dha tre monedha duke mė thėnė:

    "Motėr, merri kėto."

    I mora monedhat dhe me to bleva tre bukė dhe i mora me vete pėr rrugės si njė dhuratė e bekuar. E pyeta njeriun qė shiste bukėt: "Nga ėshtė rruga pėr nė Jordan?" Mė drejtoi nga hyrja e qytetit qė ishte nė atė drejtim. Pasi kalova muret rrethuese tė qytetit duke vrapuar vazhdova udhėtimin tim duke qarė me lot. Ata njerėz qė takoja rrugės i pyesja pėr rrugėn dhe pasi eca gjithė ditėn atė ditė (mė duket se ishte ora 9 kur pashė Kryqin) arrita nė muzg tek Kisha e Shėn Joan Pagėzorit qė ishte nė bregun e Jordanit. Pasi u luta nė tempull, shkova nė lumė pėr tė larė fytyrėn dhe duart me ujin e bekuar tė lumit. Mora pjesė nė Misteret e shenjta dhe Jetėdhėnėse tė Kishės sė Pararendėsit dhe hėngra gjysmėn e njėres prej bukėve qė kisha marė me vete. Pastaj, pasi piva ca ujė nga Jordani, u shtriva dhe flejta atė natė pėrtokė. Nė mėngjes gjeta njė varkė tė vogėl dhe kapėrceva lumin duke kaluar nė bregun tjetėr. Iu luta pėrsėri Zonjės Sonė qė tė mė udhėhiqte kudo qė tė dėshironte. E gjeta veten nė shkretėtirė dhe qė prej atėherė deri nė ditėn e sotme kam qėnė e larguar nga tė gjithė, duke iu qėndruar larg njerėzve dhe duke vrapuar larg nga tė gjithė. Dhe jetoj kėtu duke u kapur pas Zotit tim qė i shpėton tė gjithė ata qė i kthejnė sytė tek Ai kur janė nė furtuna apo nė dobėsi.

    Zosimas e pyeti:

    "Sa vite kanė kaluar qė kur erdhe tė jetosh nė shkretėtirė?"

    Ajo u pėrgjigj:

    "Dyzet e shtatė vjet kanė kaluar tashmė mė duket, qė kur u largova nga ai vend i shenjtė."

    Zosimas e pyeti:

    "Po ushqimin ku e gjen?"

    Gruaja u pėrgjigj:

    "Kisha dy bukė e gjysėm kur kalova Jordanin. Nuk kaloi shume dhe ato u thanė e u bėnė tė forta shkėmb. Duke ngrėnė nga pak i mbarova pas disa vjetėsh."

    Zosimas e pyeti.

    "Si ka mundėsi qė ke jetuar kaq shumė vjet pa u sėmurur dhe pa vuajtur nga njė ndryshim kaq i madh i jetės?"

    Gruaja iu pėrgjigj:

    "Ti Zosimas mė kujton ato gjėra pėr tė cilat unė nuk guxoj tė flas. Sepse kur sjell ndėr mend tė gjitha rreziqet qė kam tejkaluar dhe tė gjitha mendimet e dhunshme qė me turbullonin mendjen, ende jam e frikėsuar se kėto do mė pushtojnė pėrsėri."

    Zosimas i tha:

    "Mos mbaj asnjė sekret prej meje, mė fol hapur pa fshehur asgjė."

    Dhe ajo i tha atij:

    "Mė beso Abba, 17 vjet i kalova nė kėtė shkretėtirė duke luftuar kafshė tė egra -- dėshira dhe pasione tė ēmendura. Kur bėhesha gati qė tė haja ushqim, fillonte tė mė vinte keq qė kisha lėnė mishin dhe peshkun qė e kisha me shumicė nė Egjipt. Me vinte keq qė nuk kisha as verė sepse unė pija shumė verė kur jetoja nė botė, kurse kėtu nuk kisha as ujė tė pija. Digjesha e epesha nga etja e madhe. Dėshira e ēmendur pėr kėngė tė shturrura mė lindnin dhe mė turbullonin shumė dhe mė shtynin qė tė kėndoja kėngė satanike qė i kisha mėsuar dikur. Por kur kėto mendime mė hynin nė kokė i bija gjoksit dhe i kujtoja vetes betimin qė kisha bėrė kur po shkoja nė shkretėtirė. Nė mendimet e mia u ktheva tek Ikona e Nėnės sė Zotit qė mė pranoi dhe pėr tė qaja me lot nė lutje. I pėrgjėrohesha asaj qė tė mė pėrzinte ato mendime qė kishin pushtuar shpirtin tim tė keq. Dhe pasi qaja gjatė dhe i bija gjoksit me grusht arrija tė shihja dritė mė nė fund qė dukej sikur ndriēonte nga tė gjitha anėt. Dhe pas stuhisė sė rrėmbyer, binte njė qetėsi e gjatė.

    Si mund tė tė rrėfej mendimet qė mė shtynin nė kurvėrim, si mund tė t'i tregoj ato o Abba? Njė zjarr u ndez nė zemrėn time tė keqe qė m'u duk se do tė me digjte mua komplet dhe do tė mė ndizte njė etje pėr tė pushtuara. Sapo mė erdhi ky neps u plasa pėrtokė dhe e ujita tokėn me lotėt e mi, sikur tė kisha parė para syve tė mi dėshmitaren time qė m'u shfaq nė atė moment tė pabindshmėrisė sime, dhe m'u duk sikur po kėrcėnonte me ndėshkim pėr krimin. Dhe unė nuk u ngrita nga toka (nganjėherė qėndroj e shtrirė kėshtu pėr njė ditė e njė natė) derisa njė dritė e butė dhe e ėmbėl mė ndriēoi dhe mė pėrzuri mendimet qė mė kishin pushtuar. Po gjithmonė unė i ktheja sytė e mendjes sime nga Mbrojtėsja ime, duke i kėrkuar qė tė mė vinte nė ndihmė mua qė po zhytesha me shpejtėsi nė valėt e shkretėtirės. Dhe gjithmonė e kisha atė si Ndihmėsen time dhe Pranuesen e pendesės sime. Dhe kėshtu jetova pėr shtatėmbėdhjetė vjet nė mes rreziqesh pa pushim. Qė atėherė e deri mė sot Nėna e Zotit mė ka ndihmuar pėr ēdo gjė dhe mė udhėheq sikur mė ka zėnė prej dore."

    Zosimas e pyeti:

    "Si ka mundėsi qė nuk pate nevojė per ushqim dhe pėr veshje?"

    Ajo iu pėrgjigj:

    "Pasi i mbarova copat e bukės qe kisha me vete tė cilat ti zura nė gojė mė parė, pėr 17 vjet u ushqeva me bimėsinė dhe gjithēka ē'mund tė gjeja nė shkretėtirė. Robat qė kisha veshur kur kalova Jordanin mu grisėn dhe vjetėruan. Vuajta shumė nga e ftohta dhe nga e nxehta ekstreme. Disa herė u dogja nė diell dhe disa herė dridhesha nga e ftohta e madhe, dhe shpesh bija pa ndjenja nė tokė pa marrė as frymė e pa bėrė asnjė lėvizje. Vuajta nga shumė vuajtje dhe nga shumė tundime tė kėqija. Por qė atėherė e deri mė sot Fuqia e Zotit nė shumė raste e ka ruajtur shpirtin tim plot mėkat dhe trupin tim tė pėrulur. Vetėm kur reflektoj mbi djajtė prej tė cilėve Zoti mė ka shpėtuar mua, gjej njė ushqim tė pavdekshėm pėr shpresė nė shpėtim. Unė jam ushqyer dhe veshur nga Fjala e Plotfuqishme e Zotit, Zoti i tė gjithėve. Se njeriu nuk jeton vetėm me bukė. Dhe ata qė e kanė zhveshur veten nga rreckat e mėkatit nuk kanė mė strehė, dhe fshihen nėpėr guvat e shkėmbinjve (Job 24; Heb. 11:38)."

    Duke dėgjuar se ajo citoi fjalė nga Shkrimet, nga Moisiu dhe Jobi, Zosimans e pyeti:

    "Domethėnė i ke lexuar psallmet dhe librat e tjera?"

    Ajo qeshi kur dėgjoi kėtė dhe i tha plakut:

    "Mė beso, nuk kam parė njė fytyrė njeriu qė kur kalova Jordanin, pėrveē fytyrės suaj sot. Nuk kam parė njė kafshė apo njė qėnie tė gjalle qė kur erdha nė kėtė shkretėtirė. Asnjėherė nuk mėsova nga librat. Asnjėherė nuk kam dėgjuar njeri qė ti lexojė apo kėndojė ato. Por vetė fjala e Zotit qė ėshtė e gjallė dhe nė veprim i mėson njeriut dije. Dhe ky ėshtė fundi i historisė sime. Por siē tė kėrkova nė fillim, edhe tani tė pėrgjėrohem pėr hir tė Fjalės sė Mishėruar te Zotit, lutju Perėndisė pėr mua mėkataren."

    Duke pėrfunduar historinė e saj ajo u pėrul pėrpara tij. Dhe me lotė nė sy plaku thirri:

    "I bekuar ėshtė Zoti i Cili bėn punėt e mėdha dhe tė ēudishme, tė lavdishmet dhe tė mrekullueshmet qė nuk kanė fund. I bekuar ėshtė Zoti i Cili mė ka treguar mua se si Ai i shpėrblen ata qė ia kanė frikėn. Me tė vėrtetė, O Zot, ti nuk i braktis ata qė tė kėrkojnė Ty!"

    Dhe gruaja, duke mos e lejuar plakun qė tė pėrulej para saj i tha:

    "Tė lutem at i shenjtė, pėr hir tė Jisu Krishtit Zotit dhe Shpėtimtarit, mos i thuaj njeriu pėr kėto qė dėgjove derisa Zoti tė mė shpėtojė nga kjo tokė. Dhe tani tė duhet tė largohesh nė paqe dhe do tė shihemi pėrsėri vitin tjetėr, nėse Zoti do tė na ruajė me mėshirė e Tij tė madhe. Por pėr hir tė Zotit, bėj siē po tė them. Vitin tjetėr gjatė Kreshmės mos e kapėrce lumin Jordan siē e keni zakon nė manastir."

    Zosimas u mahnit teksa dėgjoi nga goja e saj se ajo i njihte rregullat e manastirit dhe mundi vetėm tė thosh kėto fjalė:

    "Lavdi Zotit i Cili u dhuron dhurata tė mėdha atyre tė cilėt e duan Atė."

    Ajo vazhdoi:

    "Abba, qėndro nė manastir. Dhe sikur tė duash tė largohesh, nuk do tė jesh dot nė gjendje. Dhe nė perėndimin e diellit tė ditės sė shenjtė tė Darkės sė Fundit, hidh pak nga Trupi dhe Gjaku Jetėdhėnės i Krishtit nė njė potir(enė) tė shenjtė tė denjė pėr tė mbajtur kėto mistere dhe mi sill mua. Dhe prit pėr mua nė brigjet e Jordanit nė krah tė pjesės sė banuar tė tokės, se do tė vi tė marr pjesė nė Dhuratat Jetėdhėnėse. Sepse qė nga dita qe kungova nė tempullin e Pararendėsit pėrpara se tė kaloja Jordanin e deri mė sot, nuk u jam afruar Misterve tė Shenjta. Dhe kam etje pėr to me nje mall dhe dashuri tė padurueshme. Prandaj tė lutem dhe tė pėrgjėrohem tė mė plotėsosh dėshirėn, tė mė sjellėsh Misteret Jetėdhėnėse nė tė njėjtėn orė kur Zoti Ynė i bėri dishepujt e Tij qė tė merrnin pjesė nė Darkėn e Tij Mistike. Thuaji Abotit Joan nė manastir atje ku jeton edhe ti. Shikoni veten dhe vėllezėrit se keni shumė se ēfarė tė korrigjoni. Vetėm mos ia thuaj kėtė tani, por kur tė tė udhėzojė Perėndia. Lutu pėr mua!"

    Me kėto fjalė ajo u zhduk nė thellėsi tė shkretėtirės. Duke rėnė nė gjunjė dhe duke u pėrulur nė tokė atje ku kish qėndruar ajo, Zosimas i dėrgoi lavdėrime dhe falenderime Zotit nė qiell. Dhe pasi u end nė shkretėtirė u kthye nė manastir atė ditė qė u kthyen tė gjithė vėllezėrit.

    Gjatė gjithė vitit ai nuk nxorri njė fjalė nga goja, nuk guxonte ti thosh njeriu se ēfarė kishe parė. Por nė zemėr i lutej Perėndisė qė ti jepte njė shans tjetėr qė tė takonte fytyrėn e dashur tė asketes. Dhe kur erdhi e Diela e Parė e Kreshmės sė Madhe, tė gjithė shkuan nė shkretėtirė me lutjet e zakonshme dhe kėndimet e psallmeve. Vetėm Zosimas qėndroi mbrapa pasi ishte i sėmurė -- ishte me ethe. Dhe atėherė i erdhėn ndėr mend fjalėt e shėnjtores: "dhe sikur tė duash tė nisesh nuk do tė mundėsh dot."

    Shumė ditė kaluan dhe mė nė fund Zosimas e kaloi sėmundjen dhe qėndroi nė manastir. Murgjit u kthyen pėrsėri, dita e Darkės se Fundit agoi, dhe ai bėri siē ishte urdhėruar. Pasi hodhi ca prej Trupit dhe Gjakut tė tėrėpastėrt nė njė potir dhe ca thelpinj, kumblla tė thata dhe ushqim kreshmor tė njomur me ujė nė njė shportė tė vogėl, ai u nis pėr nė shkretėtirė dhe arriti nė brigjet e Jordanit dhe u ul pėr tė pritur shėnjtoren. Priti pėr njė kohė tė gjatė dhe filloi tė dyshojė. Pastaj ngriti sytė nga qielli dhe filloi tė lutej:

    "Me lejo o Zot qė tė shikoj pėrsėri atė qė Ti mė lejove ta shoh njėherė. Mos mė ler qė tė me shkojė mundimi dėm, falė barrės sė mėkateve tė mia".

    Dhe pastaj njė mendim tjetėr e goditi:

    "Po sikur tė vijė? Nuk ka asnjė varkė, si do ta kalojė ajo Jordanin qė tė vijė tė mė takojė mua tė padenjin?"

    Dhe teksa po i bluante kėto mendime nė kokė ai pa gruan e shenjtė tė qėndronte nė bregun tjetėr tė lumit. Zosimas u ngrit nė kėmbė nga gėzimi duke lavdėruar dhe falenderuar Zotin. Dhe pėrsėri i erdhi nė kokė mendimi se ajo nuk do tė kapėrcente dot Jordanin. Pastaj e pa atė teksa bėri shenjėn e kryqit mbi ujrat e lumit Jordan (nata ishte me hėnė tė plotė, siē na rrėfeu mė vonė) dhe pastaj hodhi hapin nė ujė duke ecur mbi sipėrfaqen e ujit tė lumit nė drejtim tė tij. Dhe kur donte tė gjunjėzonte veten, ajo i thirri atij kur ishte duke ecur mbi ujė:

    "Ēfarė bėn Abba, ti je prift dhe po mban Dhuratat hyjnore!"

    Ai iu bind asaj dhe kur arriti nė breg ajo i tha plakut:

    "Bekomė o At, mė beko mua!"

    Ai iu pėrgjigj asaj duke u dridhur, sepse njė gjendje konfuzioni e kishte mbėrthyer atė teksa pa atė mrekulli:

    "Me tė vėrtetė Zoti nuk na gėnjeu kur na premtoi se kur ne tė pastrojmė vetveten do tė bėhemi si Ai. Lavdi Ty, Krisht Zoti ynė, qė mė tregove mua me anė tė skllaves tėnde sa larg jam unė nga perfeksioni."

    Kėtu gruaja i kėrkon atij qė tė thotė Besoren e Etėrve tanė. Ai e filloi, ajo e mbaroi lutjen dhe sipas zakonit tė asaj kohe i dha puthjen e paqes nė buzė. Pasi mori Misteret e Shenjta, ajo i ngriti duart nga qielli dhe psherėtiti me lotė nė sy duke thirrur:

    "Tani lėre shėrbėtoren Tėnde tė iki nė paqe, O Zot, sipas fjalės Tėnde, sepse sytė e mi e kanė parė shpėtimin Tėnd."

    Pastaj i tha plakut:

    "Tė mė falėsh Abba qė po tė kėrkoj tė mė pėrmbushėsh edhe njė dėshirė tjetėr timen. Shko tani nė manastir dhe le tė tė ruajė hiri i Perėndisė. Dhe vitin tjetėr hajde pėrsėri nė tė njėjtin vend ku tė takova pėr herė tė parė. Hajde pėr hir tė Zotit se do tė mė takosh pėrsėri sepse kjo ėshtė dėshira e Perėndisė."

    Ai i tha asaj:

    "Qė nga kjo ditė unė do tė doja qė te tė ndiqja ty nga pas dhe gjithmonė tė shikoja fytyrėn tėnde. Por tani pėrmbush njė dėshirė tė vetme tė plakut dhe merr diēka nga ky ushqim qė kam sjellė pėr ty."

    Dhe ai i tregoi asaj shportėn nė tė cilėn ajo preku me majat e gishtrinjve vetėm ushqimin kreshmor. Dhe pasi mori tre fara gruri dhe tha se Shpirti i Shenjtė e ruan substancėn e shpirtit tė pastėrt. Pastaj tha:

    "Lutu pėr hir tė Perėndisė, lutu pėr mua dhe mė kujtoje mua tė paudhėn e keqe."

    Pasi preku shputat e kėmbės sė shėnjtores dhe i kėrkoi qė tė lutej pėr Kishėn, mbretėrinė dhe veten e tij, ai e la atė tė largohej me lotė nė sy kurse ai vetė u largua me psherėtima dhe brengė, sepse ai nuk mund tė mposhtė tė pamposhturin. Ndėrkohė, ajo pėrsėri bėri shenjėn e Kryqit mbi Jordan dhe hodhi hapin mbi ujė dhe eci mbi tė si mė parė. Dhe plaku u kthye nė manastir i mbushur mė gėzim dhe frikė, duke e akuzuar veten se nuk e kish pyetur shėnjtoren pėr emrin e saj. Dhe vendosi qė ta pyeste vitin qė vjen.

    Dhe pasi kaloi edhe njė vit, Zosimas pėrsėri shkoi nė shkretėtirė. Arriti nė tė njėjtin vend por nuk pa asnjė shenjė njeriu. I ngriti pėrsėri sytė nga qielli si mė parė dhe u lut:

    "Mė trego O Zot, thesarin tėnd tė pastėrt qė Ti vete ke fshehur nė shkretėtirė. Mė trego, tė lutem engjellin nė mish pėr tė cilėn bota nuk ėshtė e denjė."

    Dhe nė bregun tjetėr tė lumit, ai pa shėnjtoren e vdekur tė shtrirė me fytyrė nga dielli. Duart e saj ishin bėrė kryq sipas zakonit dhe fytyra ishte kthyer nga Lindja. Ai shkoi me vrap dhe derdhi lotė mbi kėmbėt e shėnjtores dhe i puthi ato, duke mos guxuar qė tė prekte gjė tjetėr.

    Qau pėr njė kohė tė gjatė. Pastaj recitoi psallmet e duhura, tha lutjet e varrimit dhe tha me vete: "A bėn ta varros trupin e njė shėnjtoreje? Apo do tė jetė nė kundėrshtim me amanetin e saj? Nė atė moment pa kėto fjalė tė shkruara nė rėrė pranė kokės sė saj:

    "Abba Zosimas, varrose nė kėtė vend trupin e Marisė sė pėrulur. Ktheja baltės atė qė ėshtė baltė dhe lutju Perėndisė pėr mua, qė fjeta nė muajin e Fermoutin tė Egjiptit, qė Romanėt e quajnė Prill, ditėn e parė tė muajit, tė njėjtėn natė tė Pasionit tė Zotit tonė, pasi mora Misteret Hyjnore." [Shėn Maria vdqi nė vitin 522 Pas Krishtit]

    Pasi e lexoi kėtė plaku u gėzua qė mėsoi emrin e shėnjtores. Ai e kuptoi gjithashtu se sapo shėnjtoria kishte marrė Misteret e Shėnjta nė breg tė Jordanit, ishte transportuar menjėherė nė vendin ku kishte vdekur. Distancėn qė Zosimas e bėri pėr 20 ditė, Maria e kishte bėrė pėr njė orė dhe ia kishte dorėzuar menjėherė shpirtin e saj Perėndisė.

    Pastaj Zosimas mendoi: "Erdhi ora qė tė bėj siē dėshiron vetė ajo. Po si mund tė gėrmoj njė varr pa patur asgjė pėrveē duarve tė mia?"

    Dhe pa aty afėr nje copė dru qė e kishin lėnė udhėtarėt nė shkretėtirė. Pasi e mori drunė filloi qė tė hapte varrin. Por toka ishte e fortė dhe e thatė dhe plaku e kish tė vėshtirė qė tė gėrmonte. Plaku u lodh dhe u mbulua nga djersėt. Psherėtiu nga thellėsitė e shpirtit dhe kur ngriti sytė pa njė luan tė madh qė po qėndronte afėr trupit tė shėnjtores dhe po i lėpinte kėmbėt. Sapo pa luanin ai u drodh nga frika, sidomos kur solli ndėr mend fjalėt e Marisė qė ajo nuk kish parė asnjė kafshė tė egėr nė shkretėtirė. Teksa mbronte veten duke bėrė shenjėn e kryqit nė mendje i erdhi mendimi se fuqia e asaj qė ishte shtrirė atje do ta mbronte plakun nga rreziku. Ndėrkohė luani i afrohet plakut duke treguar dashuri nė ēdo moment.

    Zosimas i tha luanit: "Gruaja e Madhe mė urdhėroi qė t'a varros trupin e saj. Por unė jam plak dhe nuk kam fuqi qe tė gėrmoj varrin (sepse nuk kam as lopatė dhe do shumė kohė qė tė vete e tė marr njė), kėshtu qė a mund ta hapėsh ti varrin me thonjtė e tu? Pastaj mund ti pėrkushtojmė tokės tempullin e vdekshėm tė shėnjtores.

    Teksa ishte ende duke folur, luani me shputat e tij tė para filloi tė gėrmonte njė vrimė te thellė qė e nxinte trupin e shėnjtores.

    Pėrsėri plaku ia lau kėmbėt shėnjtores me lotėt e tij dhe pasi i kėrkoi qė tė lutej pėr tė gjithė, e mbuloi trupin me baltė nė prezencė tė luanit. Ishte ashtu siē kishte qėnė, lakuriq dhe e zhveshur nga tė gjitha rrobat pėrveē robės sė rreckosur qė i kishte dhėnė Zosiman me tė cilėn Maria kishte mbuluar disa pjesė tė trupit tė saj. Pastaj qė tė dy morėn rrugėt. Luani u nis pėr nė thellėsi tė shkretėtirės si nje qengj, kurse Zosimas u kthye nė manastir duke lavdėruar dhe bekuar Krishtin Zotin tonė. Sapo arriti nė manastir ai u tha vėllezėrve gjithēka dhe tė gjithė u mahnitėn sapo dėgjuan pėr mrekullitė e Zotit. Dhe me frikė dhe dashuri e nderuan kujtimin e shėnjtores.

    Aboti Joan, ashtu siē i kishte thėnė edhe Shėn Maria Abba Zosimas, gjeti disa gabime nė manastir dhe i pastroi ato me ndihmėn e Perėndisė. Dhe Shėn Zosiman vdiq nė tė njėjtin manastir duke arritur pothuajse moshėn 100 vjeē, dhe pastaj kaloi nė jetėn e amėshuar. Murgjit e ruajtėn kėtė histori pa e shkruajtur nė letėr dhe e kaluan gojė mė gojė tek njėri-tjetri.

    Por unė (shton Sofronius) sapo e dėgjova kėtė histori e shkruajta nė letėr. Mbase dikush, mė i mirėinformuar se une, e ka shkruajtur historinė e jetės sė Shėnjtores mė parė, por unė me aq sa munda, i regjistrova tė gjitha duke vendosur tė vėrtetėn mbi gjithēka tjetėr. Perėndia qė bėn mrekulli tė mahnitshme dhe qė u dhuron dhurata atyre qė i drejtohen Atij me besim, i shpėrbleftė ata qė kėrkojnė dritė pėr veten e tyre nė kėtė histori, qė e dėgjojnė atė, qė e lexojnė apo shkruajnė atė, dhe Ai u dhuroftė fatin e Marisė sė Bekuar sė bashku me gjithė ata qė nė kohė tė ndryshme e kanė kėnaqur Perėdinė me mendimet dhe punėt e tyre tė devotshme.

    Dhe le tė lavdėrojmė Perėndinė, Mbretin e pėrjetshėm, qė Ai tė na japė mėshirėn e Tij nė ditėn e gjykimit pėr hir tė Jisu Krishtit Zotit tonė, tė Cilit i takon gjithė lavdia, nderi, autoriteti suprem dhe admirimi me Atin e Pėrjetshėm dhe me Shpirtin e Tėrėshenjtė Jetėdhėnės, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.



    Tropari, toni 8

    Tek ty, O Nėnė, u ruajt tamam siē duhet imazhi i hyjnisė sepse ti e more kryqin dhe ndoqe Krishtin, dhe me jetėn tėnde na mėsove qė tė injorojmė mishin e trupit, sepse ėshtė i pėrkohshėm, por tė kujdesemi pėr shpirtin qė ėshtė i pavdekshėm. Prandaj, shpirti yt, Shėn Mari, gėzon me Engjėjt.


    Kontakioni, toni 4

    Pasi i shpėtove mjegullės sė mėkatit dhe pasi e ndriēove zemrėn tėnde me dritėn e pendesės, O shėnjtore e lavdishme, ti iu afrove Krishtit dhe i ofrove Atij Nėnėn e Tij tė Shenjtė, Virgjėreshėn Mari, si njė ndėrmjtėse e plotmėshirshme. Prandaj ti gjete faljen e mėkateve dhe me Engjėjt gėzon nė pėrjetėsi.


    Fundi dhe Lavdia i takojnė Perėndisė


    Shėnim: Kisha Orthodhokse kremton ditėn e nderimit tė Shėn Marisė sė Egjiptit nė 1 prill tė ēdo viti, kurse ditėn e nderimit tė Shėn Zosimas, mė 4 prill tė ēdo viti. Pėrktheu nga anglishtja nė shqip, Ilirjan Papa.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 15-04-2005 mė 16:40

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    E Diela e pestė e Kreshmėve

    Maria e Egjiptit

    Kisha na thekson pendimin e saj tė pakonceptueshėm. Kremtohet edhe mė 1 prill. Maria do tė thotė zonjė , princeshė.
    Pra hieromonaku shėn Zosimai (4 prill) i kushtuar Perėndisė qė foshnjė, u ushtrua pėr pak kohė nė shpellė dhe pėr 53 vjet nė manastir (shekulli i 6-tė). Meqė kishte dėshirė tė mėsonte nga njė njeri mė i lartė se vetja, njė engjėll e dėrgoi nė manastir tė lumit Jordan.
    Tė hėnėn e Bardhė, d.m.th. ditėn e parė tė Sarakostisė (tė Kreshmės sė Madhe), murgjit largoheshin nga manastiret dhe izoloheshin nė shkretėtirė, pėr ushtrim mė intensiv dhe ktheheshin tė Dielėn e Dafinave, pėr tė kremtuar sė bashku Pėsimet Hyjnore (ndaj kėtė tė Diel psalet nė mėnyrė tė pėrsėritur himni “Sot hiri i Shpirtit tė Shenjtė na mblodhi edhe tė gjithė duke ngritur kryqin tėnd themi: ‘I bekuar ėshtė ai qė vjen nė emrin e Zotit, Hosana mė tė lartat”).
    Kėshtu ndodhi qė jeronti pa nė njė vend tė largėt njė qenie njerėzore tė nxirė dhe kockė e lėkurė, me flokė krejt tė bardha, qė nisi tė vrapojė.
    Ai e ndoqi derisa pas lutjeve tė tij ndaloi. Qe grua, madje me aftėsi tejshikimi, sepse ajo e dinte emrin dhe funksionin e tij. Ai e nxiti shumė, derisa ajo foli:
    Nė moshėn 12-vjeēare qe larguar fshehurazi nga prindėrit, e tėrhequr pas epsheve dhe pėr 17 vjet u jepej burrave tė Aleksandrisė, pa marrė para… Lundroi pėr nė Jerusalem qė tė shkonte me burra tė tjerė, tė huaj.
    Nė tė kremten e Ngritjes sė Kryqit tė Nderuar, ajo u gjend brenda turmės sė njerėzve qė shtyheshin pėr t’iu falur Drurit tė Tėrėshenjtė, por njė forcė e padukshme nuk e lejonte gruan tė hynte nė Kishė. Erdhi nė vete dhe duke vėnė garant Hyjlindėsen, premtoi se do tė ndryshonte jetė. Atėherė mundi t’i falej Kryqit tė Nderuar.
    Qė nga ajo kohė u ushtrua pėr dyzet vjet aty nė shkretėtirė, pa parė asnjė njeri! Kreshmė e vuajtje tė paimagjinueshme, vajtime e lutje. Djalli e torturonte pa mėshirė pėr 17 vjet, d.m.th. aq sa kishte jetuar nė mėkat, duke i kujtuar jetėn e kaluar. Arriti deri nė atė pikė sa tė kėndonte pa dashje kėngė erotike… Por pas kėsaj periudhe u qetėsua plotėsisht.
    Duke mbaruar rrėfimin, ajo iu lut avait qė tė vinte vitin tjetėr tė Enjten e Madhe pėr t’u kunguar, gjė qė ndodhi pasi oshėnarja kaloi lumin Jordan duke ecur mbi ujė! Njė vit mė vonė oshėnari e gjeti tė vdekur. E varrosi po nė atė vend me ndihmėn e njė luani, qė ndoshta ishte miqėsuar me gruan.
    Mė vonė fjeti edhe ai nė manastir, nė moshėn njėqindvjeēare, pasi mė parė ia tregoi jetėn e asketes edhe patrikut tė Jerusalemit, shėn Sofronit (11 mars), i cili shkroi jetėn e saj. Shpesh e lavdėron edhe shėrbesa e sė Enjtes sė Kanonit tė Madh.

    Ngjallja, Mars 2007

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Sot ishte e diela e pestė e Kreshmės sė Madhe dhe sot Kisha kremton jetėn e Shėn Marisė sė Egjiptit e cila ėshtė njė nga shėnjtoret mė tė mėdha dhe mė tė nderuara tė Kishės. Sot nė Kishė mora pėrgjigjen e pyetjes se:

    - Pse Kisha ka zgjedhur Shėn Marinė e Egjiptit nė tė dielėn e pestė tė Kreshmės sė Madhe?

    Pėrgjigjia ėshtė se Shėn Maria e Egjiptit ėshtė shenjtorja qė e ka dėshmuar mė mirė se ēdo shenjtor tjetėr frytin e Pendimit. Nga njė prostitutė e zhytur nė mėkate tė patregueshme, ajo u pendua si eremite nė mes tė shkretėtirės pėr dekada tė tėra, duke akumuluar njė hir tė madh nga Perėndia: kur ajo lutej trupi i saj ngrihej nė ajėr nga Perėndia dhe ajo ėshtė ndėr tė pakėt shenjtorė qė ka ecur edhe mbi ujin e lumit Jordan.

    Mesazhi i jetės sė saj pėr brezat ėshtė ai i pendimit pėr mėkatet tona, sado tė mėdha e tė shumta qofshin, dhe ndryshimi i jetės sonė pėr hir tė Perėndisė. Nuk duhet harruar se si Shėn Maria e Egjiptit ndryshoi jetėn e murgut Zosimas. Ndryshe nga Shėn Maria e Egjiptit qė njė pjesė tė jetės sė saj e kaloi e zhytur nė mėkat, ja tek kemi njė murg qė hyri nė njė manastir qė fėmijė. Shumė nga murgjit e tjerė tė manastirit e merrnin si shembull pėr mirė, shembullin e njė murgu perfekt. Por krenaria e tij mori njė goditje tė madhe kur njohu nė shkretėtirė Shėn Marinė e Egjiptit, kėtė grua tė veshur si mos mė keq, qė mbante frymėn gjallė me atė qė shkretėtira kish pėr tė ofruar, dhe qė kish njė pėrulėsi tė jashtėzakonshme, edhe pse Perėndia e kish mbuluar me hir hyjnor. Nė jetėn e Shėn Marisė sė Egjiptit murgu Zosimas pa jo vetėm njė shenjtore, por pa edhe mangėsitė e jetės sė tij shpirtėrore.

    Asnjėherė nuk duhet tė harrojmė qė tė gjithė ne jemi mėkatarė, ashtu sic nuk duhet tė harrojmė se Jisu Krishti nuk erdhi nė kėtė botė vetėm pėr shpėtimin e tė drejtėve, erdhi pėr thirrjen nė pendim tė gjithė njerėzve mėkatarė. Dhe pa kėtė pendim, nuk ka falje Perėndie, nuk ka ndryshim tė brendshėm dhe tė jashtėm nė jetėn tonė. Hiri i Perėndisė bėn mrekullira pėr njė zemėr tė penduar, mjafton tė sillni ndėr mend jetėn e Shėn Marisė sė Egjiptit.

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    E diela e peste e Kreshmes se Madhe, kisha perkujton nje nga shenjtoret me te medha te Kishes, Shen Maria e Egjiptit.

    Albo

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Maria e Egjiptit - 1 prill

    Jeta e Shen Marise se Egjiptit eshte nje frymezim i jashtezakonshem per te gjithe te krishteret orthodhokse. Sa here qe e lexoj dhe rilexoj jeten e saj, mesoj dicka te re. Nese kryenecesia e mekati na mbajne larg nga Perendia, perulesia na ngre lart ne qiell ne pranine e Perendise!

    Perulesia e Shen Marise se Egjiptit eshte perulesi engjellore!

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-04-2013 mė 12:59

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Maria e Egjiptit - 1 prill

    Sot te gjithe orthodhokset kujtojne e nderojne jeten e kesaj shenjtoreje te madhe.

    Albo

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Maria e Egjiptit - 1 prill

    Sa here qe eshte Kreshma e Madhe, i vlen te lexosh jeten e kesaj shenjtore te madhe, Shen Marise se Egjiptit, pasi gjithe jeta e saj ne shkretetire, eshte nje Kreshme e Madhe. Nje kreshme qe nuk mbaron per 40 dite, por per 40 vjet. Dhe nga jeta e kesaj shenjtoreje, kemi shume se cfare te mesojme. Jo vetem pendesen e madhe te sa, heqja dore nga jeta e shthurrur dhe kerkimi i paqes ne shkretetire, por edhe perkujdesjen dhe hirin e madh qe Perendia derdhi mbi te. Kur shenjtorja lutej, trupi i saj ngrihej ne ajer.

    Lutu per ne mekataret o Nene e shenjte, Virgjeresha e Egjiptit, qe te gjejme edhe ne ate pendese, ate ndjese dhe ate hir Perendie.

    Albo

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Maria e Egjiptit - 1 prill


Tema tė Ngjashme

  1. Shėn Maria e Egjiptit - 1 prill
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 22-04-2013, 00:02
  2. Kush i ndertoi Piramidat e Egjiptit?
    Nga LOGIC nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 02-04-2010, 09:31
  3. Egjipti, vendi i piramidave tė lashta dhe i “faraonėve” shqiptarė
    Nga DEN_Bossi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2006, 05:36
  4. Mehmet Aliu i Egjiptit dhe dinastia e tij
    Nga glaukus 001 nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-03-2004, 02:58
  5. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •