Pershendetje!
Kuptohet qe puna e komisionit nuk perqendrohet ne mendimet dhe sugjerimet e "Forumit", por opinjonet dhe mendimet na ndihmojne ne punen tone. Une personalisht kam filluar nje hetim te pa varur ne komision, pra hetoj jashte dy grupeve te PS dhe PD. Kam ekspertet e mij dhe po hetoj ne menyre te pavarur kuptohet ne ato dosje qe kane qene me te perfolura ne media.
Kuptohet qe ka mendime qe vlejne dhe te tjera qe vlejne me pak, dikush shfryn dhe dufin, por rendesi ka qe komunikojme sebashku per nje problem qe une e gjykoj te rendesishem.
Une mundohem te gjej kohe te lexoj ato qe ju mendoni dhe te shkruaj shkurt per te komunikuar me Ju.
Kuptohet qe puna ne komision vazhdon ēdo dite, une kam marre pese eksperte te fushave te ndryshme qe punojne prane grupit tone parlamentar.
Keni ngritur disa shqetesime, mendoj t'ju pergjigjem:
Ornament, Ne Shqiperi ēdo qytetar paguan taksa dhe nga keto taksa mblidhet buxheti i shtetit, ku dhe Bashkia ka pjesen e saj. Edhe pensionistet edhe te pa punet, kuptohet shume me teper biznesi paguajne taksa (telefoni, uji, drita, sigurime dhe shume taksa te tjera qe kalojne ne buxhet nepermjet formave te ndryshme ligjore).
Te flasesh per kryeqytetin e Shqiperise nuk do te thote se duhet te jesh tiranas, as duhet te banosh ne Tirane, perkundrazi dikush tjeter mund te flase me me objektivitet.
Albo, te falenderoj.
Henri Anderson, askush nuk mundet te denigroje figuren e z.Rama, kjo nuk do te thote se z.Rama nuk duhet te hetohet. Eshte e vertete qe z.Rama ka punuar shume sidomos per qendren e Tiranes, por kjo nuk do te thote se ai nuk duhet te kontrollohet, perkundrazi edhe atij vete i ben mire nje gje e tille.
Komisioni eshte i ligjshem i mbeshtetur ne Kushtetuten e Shqiperise dhe ne ligjin "Per komisionet hetimore", biles komisione te tilla ngrihen kudo ne parlamentet Europiane. Modeli i ligjit tone eshte identik me ate Gjerman.
Deputeti me ligj futet ne ēdo institucion shtetror, z.Rama ka thyer ligjin duke penguar futjen e deputeteve ne Bashki. Ai nuk eshte i detyruar per t'i pritur por ne asnje menyre per ti penguar qe te hyjne ne Bashki. Per mua ishte akti me i papergjegjshem.
Gjerat zgjidhen edhe duke marre mendime, te pakten une keshtu mendoj.
I kam pyetur ata qe kane votuar per mua ne Vaun e Dejes dhe me kane keshilluar qe ta hetoj z.Rama dhe t'ju percjell edhe atyre ato qe une konstatoj.
Une me te vertete qe kam kandiduar ne Shkoder, ne zonen nr.5 (Bushat, Vau-Dejes) dhe per kete jam mjaft krenar qe kam marre me shume vota se ēdo kandidat i partive te vogla ne te gjithe Shqiperine, por duhet te kujtoj se une perfaqesoj ne Kuvendin e Shqiperise 66.000 votues nga e gjitha Shqiperia, perfaqesoj nje force politike qe eshte anetarsuar ne strukturat Europiane.
Gjithsesi te falenderoj per mendimet.
manoklla, te falenderoj.
Nardi
Krijoni Kontakt