Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40

    Mendime per Komisionin Parlamentar per kontrollin e fondeve publike.

    Ka disa jave qe eshte ngritur ne Kuvendin e Shqiperise, komisioni per hetimin e fondeve publike ne Bashkine e Tiranes dhe Ministrine e Kultures per periudhen 1992-2202.

    Ky komision ka filluar nga puna, gjate kesaj periudhe eshte penguar nga z.Edi Rama, i cili per disa dite rresht nuk ju ka vene dosjet ne dispozicion.

    Ne diten e pare nuk ka lejuar deputet e opozites qe te hyjne ne Bashki, duke shkelur keshtu ligjin. Deputeti ne baze te statusit nuk ndalohet te hyje ne asnje institucion te shtetit.

    Ju lutemi jepni mendimet tuaja ne lidhje me kete teme interesante:

    Si mendoni qe ka vepruar z.Rama duke penguar hetimin nga komisioni parlamentar?

    A'mendoni se mund te kete abuzime ne keto institucione (Bashki dhe Ministrine e Kultures)?

    Kush mendoni se ka abuzuar me shume z.Kelmendi, z.Brojka, apo z.Rama gjate mandatit qeverises se tyre?

    Ngritja e nje komisioni te tille, mendoni se eshte pozitiv apo jo?

    Ju falenderoj paraprakisht te gjitheve.

    Nard Ndoka - Anetar i komisonit Parlamentar
    Dreret

  2. #2
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    O Nard plaku, a seriozisht i ke keto qe ke shkruar, a ka qene pijshem.
    Per ABUZIMET nuk duhen MENDIME, as meditime, as ndjenja, as imagjinate, por HULUMTIME, shqip duhen bere kerkime per tu gjetur PROVA.
    Jo vetem Rama por dhe une po te isha s'do te te fusja ne shtepi time me kete nivel diskutimi qe ti tregon. Si duket ai JU PERĒMON e me sa duket s'eshte faji tij.

    Tjetra, me kryesorja kjo, me duket se s'eshte vendi i pershtatshem ketu per tu marre me analiza te tilla. Pjesemarrsit e ketij forumi nuk jane specialiste ne afera te tilla, nga shqiperia (tirana) ka shume pak diskutues. Te tjeret jane emigrante qe t'ja u shtrosh me lule nuk kthehen me ne shqiperi, si te tille ata flasin sa me u gjet Kola ne pune, pa me te voglin interes per politikat atje.
    Ose ne qofte se me te vertet ti kerkon opinione, kjo mund te te sherbeje duke te qyteteruar personalisht, duhet ne rradhe te pare te na tregosh ca shifra, ca te dhena paraprake, nga dalin psh shumat kolosale te buxhetit te Tiranes, thua valle nga taksa paguesit pensioniste e te papune. Kam pershtypjen se abuzohet me fjalen takse, a paguajne valle te tilla ne shqiperi dhe sa %, aq sa per te blere nje peme disa milione.
    Siē po e sheh punet s'jane aq te thjeshta. Keshtu djale.

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Nėse vėrtetė ėshtė shkelur ligji nga moslejimi pėr tė hyrė nė Bashki, at'herė zoti Rama paska bėrė keq. Nuk i njohė aq mirė ligjet nė kėtė rastė, qė tė pėrgjiem qartė. Megjithatė ligji duhet tė mbizotėroj nė kėtė proces dhe nė ēdo tjetėr.

    Komisioni mė duket njė gjė e mirė, por pėr mendimin tim, duhet tė ngrihet njė komision pėr tė hetuar "Prokurorėt qė nuk punojnė mirė".

    sinqerisht
    drini.

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se ngritja e komisionit tė tillė ėshtė shumė i dobishėm dhe mendoj se duhet tė hetoj gjithė pushtetarėt, tė bėhet njė sistem i fortė kontrolli anti-korrupsion gjithmonė duke mos penguar punėn e pushtetarėve.
    Pėr pyetjet e tjera nuk kam informacionin e duhur tė jap pėrgjigje.
    Ju uroj punė tė mbarė dhe suksese
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Pike se pari, i uroj komisionit qe ta shpier mandatin e tij deri ne fund dhe te mos i bashkohet komisioneve te tjera te deshtuara te parlamentit shqiptare qe kane deshtuar ne reformen elektorale, ne ligjin e prones private, ne transparencen e fajdeve, etj. Uroj qe ky komision te nxjerre ne drite te verteten e poteres se madhe qe po behet me bashkine e Tiranes.

    Se dyti, u percjell ngushellimet e mia qe iu duhet te hetoni nje njeri anormal si Edi Rama. Per mua eshte fatkeqesi qe ta quash veten deputet dhe te duhet te kesh te besh me njerez te rendomte te rruges, qe sot i gjen ne krye te bashkise se Tiranes. Diten qe deputeteve iu mbyll dera e bashkise, kryetari i parlamentit Prof. Dr. Pellumbi, iu drejtua Rames me fjalet: "Nuk i mbyllet dera deputeteve", sikur donte ti bente te qarte Rames qe deputetet e kane me ligj cdo dere te institucioneve te shtetit te hapur, pasi jane keto deputete qe i kane ngritur keto institucione, jane keta deputete qe rregullojne punen e tyre me ligjet perkatese, jane keta deputete qe votojne edhe buxhetin e shtetit, qe permban edhe fondet per pushtetin lokal.

    Mbyllja e deres se bashkise per deputetet eshte nje skandal i turpshem qe vetem nje njeri i rruges qe nuk e njeh ligjin dhe nuk respekton institucionet e shtetit mund ta bente. Megjithate Rames i falet pasi jam i bindur qe nuk e dinte nje gje te tille.

    Te gjitha faktet qe do te zbuloni ne kete hetim duhet te perpilohen qarte dhe ti kalohen per hetim te metjeshme prokurorise shqiptare. Hetimi nuk duhet te perfshije vetem Ramen por cdo vartes te tij dhe te parardhesve te Rames.

    Korrupsioni dhe te korruptuarit perpara ligjit jane njesoj pasi ligji nuk ben dallime midis ngjyrave partiake. Koha do ta tregoje nese ky komision do te nxjerre gje ne drite apo do te jete nje gur me shume i hedhur ne lume.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Z. Nardi.
    Komisioni qe eshte ngritu te cilin ju perpiqeni ta prezantoni me emrin e tij te bukur e te kamufluar ne te vertete quhet komisioni ANTI-Rama.

    Cila eshte arsyeja e vertete e ndritjes se ketij komisioni?

    Per mendimin tim, denigrimi i figures se shquar dhe punes madheshtore qe ka bere Z.Edi Rama per qytetin dhe qytetaret e Tiranes.
    Une personalisht jam krenar qe ja kam dhene voten Z. Edi dhe do ja jap perseri nese do jem ne Tirane per votime. Ai e ka justifikuar voten e Tironcave dhe ja ka fituar zemren atyre me punen qe ka bere. Ju e dini qe kush fiton Tiranen fiton Shqiperine dhe prandaj i trembeni. Kjo eshte dhe arsyeja e vertete e ngritjes se ketij komisioni I cili eshte i destinuar te deshtoje. Ne vend qe te mesoni e te merrni shembull nga i nderuari Rama se si punohet ju e sulmoni punen e tij. E sulmoni pasi keni frike pasi puna e tij i ngjan nje uragani, uragan i cili i ka hapur syte popullit dhe do perpije te gjithe burokratet qe kane ndryshkur mekanizmat e shtetit Shqiptar.

    Komisioni ne te cilin ju beni pjese, per mendimin time eshte krejtesish i paligjshem. Te nderuarin Edi Rama nuk e keni zgjedhur ju dhe si rrjedhoje ai nuk varet nga ju. Legjislativi dhe ekzekutivi jane te pavarur nga njeri-tjetri, apo jo?
    Megjithate duke marre parasysh qe behet fjale per Shqiperine cdo gje mund te ndodhi dhe eshte e pranueshme.

    Pretendon se ne bashkine e Tiranes ju kane penguar te hyni dhe tashme qe keni hyre po ju verdallosin. Keni tentuar te hyni pa autorizimin perkates Z. Ndoka. Jeni perpjekur te shkelni ligjin. Diku me siper ju pretendoni se paskeni te drejte te hyni ne cdo institucion shteteror. E kam lexuar kushtetuten Shqiptare por nuk e kam pare te permendet nje gje e tille. Nese ke kohe na e trego ku sanksionohen me ligj sepse do kisha deshire te lexoja per privilegjet qe ju keni. Nuk besoj se te lejohet ty te shkosh neser ne presidence se te do qejfi, Mojsiu rezervon te drejten te refuzoje hyrjen tende. Nuk besoj se te lejohet ty te shkosh ne kryeministri te hapesh sirtaret e Z. Nano. Nuk besoj se te lejon Kujtim Hysenaj te afrohesh gardhit te SHISH. Nje deputet perfaqson afersisht 20000 banore dhe kjo nuk ka si ti japi te drejte atij te fusi turite aty ku i do qejfi pasi ai perfaqson vec nje pjese te Shqiperise jo te teren. Gjithcka kerkon autorizimin e shumices. E ne rastin konkret ju nevoitej autorizimi perkates nga kryesia e parlamenti i cili nuk ju ishte leshuar akoma.
    Zoti Rama nuk ju ka penguar juve te hetoni Nardi ai ju ka kerkuar te zbatoni ligjin te cilin megjithese e miratoni jeni ju te paret qe e shkeli nga koka tek kembet dhe kete nuk e bete vetem ne rastin e siperpermendur. E dhate shembullin e mire me “hetimet” qe bete ne SHISH. Por gjithashtu e jepni shembullin tuaj ne jeten e perditshme. Bej nje nder vetes Nardi, respekto rregullat qe ka institucioni i pavarur i bashkise dhe do kesh rrespektin e te gjitheve. Ne te kundert mos i rrespekto ato dhe do jesh shume popullor ne rradhet e pedeistave por nuk do kesh simpatine e te pavarurve pasi per te socoalisteve as qe behet fjale. Sot socialistet kane fituar votat e te pavarurve dhe ata e mbajne ne pushtet. Ate duhet te beni dhe ju perpiquni te fitoni votat e tyre nese me te vertete doni qe nje dite te qeverisni.

    Per sa i takon pyetjes tende se kush mendojme se ka abuzuar me shume. Nuk ka baza ligjore nje pyetje e tille. Ke mbaruar juridikun dhe duhet ti njohesh ligjet. Ti nuk e di nese ata kane abuzuar apo jo dhe si rrjedhoje nuk ke te drejte te pyesesh kush ka abuzuar me shume kur asnjeri nga ta de jure nuk ka akuzuar. Juve me de jure ju takon te flisni Z.Ndoka pasi ate perfaqesoni.

    Per pyetjen tende te fundit.
    Ngritja e komisionit tuaj eshte krejtesisht negative. Sic ta kam thene dhe me lart nuk ka baza ligjore dhe ka per qellim jo te vere te drejten ne vend por te denigroje te nderuarin Edi Rama. Populli nuk eshte me ne etapat e 91-shit. Ai ju gjykon dhe i kupton arsyet e verteta.

    Diku te bera nje pyetje te shkurter dhe mendova se do merrja nje pergjigje te gjate. Nuk ndodhi nje gje e tille. Po te pyes dhe nje here cfare nevoitet opinioni I dikujt qe nuk eshte banor I Tiranes dhe qe nuk voton ne Tirane per bashkine e Tiranes. Dhe e dyta qe ti nuk mu pergjigje por qe shpresoj se do me pergjigjesh ketu. A behen hetimet ne baze te sondazheve dhe mendimeve qe japin Shqiptaret e diasporas? Ta kam thene dhe diku tjeter keto pune nuk zgjidhen me mendime por ne baze te fakteve. Por do me interesonte se si nje deputet mendon.

    Dhe po e mbyll me nje pyetje per ju Z. Ndoka. Per zgjedhje e cilit kryetar bashkie voton, te Vaut te Dejes apo ate te Tiranes.

    Flasim me vone.
    Shendet.
    Henri Anderson was here.

  7. #7
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Ah dhe dicka.

    Besoj se gjykimin per punen e Edi Rames do e merrni nga gjykata me e larte qe egziston, ajo e popullit. Edhe 6 muaj duhet per ta qe te shpallin vendimin. Si mendoni Nardi do "shpallet i fajshem apo i pa fajshem" Edi Rama.
    A ke guximin te besh nje parashikim per kryetarin e ardhshem te bashkise se Tiranes? Take a chance.
    Henri Anderson was here.

  8. #8
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    Te te pyes dhe dicka Nardo s’te vjen keq.
    Megjithese i zgjedhur nga lista proporcionale ti vecanerisht perfaqeson banoret e vendit tend Vaut te Dejes. Them keshtu pasi sipas nje rregulli te brendshem ne partine tuaj perfitonte mandat deputeti ai person qe kishte marre me shume vota ne zonen ku kandidonte.
    A ke shkuar te marresh mendimin e elektoratit qe indirect te zgjodhen deputet, per problemin e Edi Rames? Nese po cfare mendon populli i Vaut te Dejes per kryetarin e bashkise se Tiranes Z. Edi Rama?
    Henri Anderson was here.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    E para: Rama nuk ka zgjedhur taktin e duhur kur ka refuzuar hyrjen e deputeteve ne bashki, mund ti u kish komunikuar personalisht arsyet ligjore te mospranimit. Megjithate Rama ne parim ska vepruar gabim, ka respektuar ligjet e shtetit qe funksionon ne baze dokumentash zyrtare dhe ne kete prizem deputetet smund te hyjne ne Bashki si ata tifozat qe futen ne stadium duk i dhene fara ne dore kontrollorit e duke i thene qe 'hajde mo se cuna lagje jena e s'prishena per nji bilete'.
    Pastaj duke injoruar anen porceduriale te hetimit komisioni prish pikerisht ate qe perpiqet te ndertoje: Krijimin e nje shteti te drejte te pakorruptueshem e institucional.

    E dyta: Une nuk e di kush ka vjedhur me shume (nese kane vjedhur) por di te evidentoj se brenda nje konteksti politik te caktuar, Brojka e sidomos Kemendi kane manifestuar shenja te nje moseficense profesionale te theksuar, se te pakten Rama ka nje sere arritjesh me te cilat mund te krenohet ndersa Kelmendi vetem sa voli Bashkine pr aq sa mundi.

    E treta: Ngritja e ketij komisioni per te de jure evidentuar negativisht Bashkine e Tiranes perben nje precedent te gabuar. Shfrytezohet nje paqartesi e kushtetutes per te marre revanshin ndaj indvidit me karizmatik te pozites. Njesoj si USA refuzonte njohjen e shtetit Shqiptar me 1945 si rezultat i 'moskompensimit te pronave shtetasve amerikane ne Shqiperi nga regjimi' (ne fakt refuzimi vinte nga pozicionimi i USA dhe Shqiprise ne dy kampe ideologjik te papajtueshem, por kjo smund te deklarohej zyrtarisht). Personalisht mendoj se konstitucionalisht e abuzua nga opozita, maxhoranca duhet te ishte treguar me rigoroze ne refuzimin e cartjeve inatcore te opozites, dhe se objekti i komosionit ne vetvete eshte teresisht tendencioz. Ne kohen kur ne Shqiperi abuzon e korruptohet cdo njeri me dy gram pushtet qe nga ministri e deri tek portieri i ministrise, hetohet i vetmi person politik i sukseshem, Edi Rama. Baltosja e Edi Rames do te thote shpresimisht marrje e Tiranes nga opozita, dhe marrja e Tiranes presupozon fitimin e zgjedhjeve te pergjithshme te 2005.

    Megjithe respektin ndaj jush zoti Nard, opozita po i ben hesapet gabim, njesoj sic ka bere keto 6 vjet, rezultante e te cilave eshte cimentimi ne rolin e opazites se perjetshme.

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Zoti Nard!

    Drejtimi i Opozitės nduhet tė ndryshoj ngapak. Ajo duhet tė ndihmoj ringritjen dhe sjelljen nė Pushtet tė Qeverisė sė Tretė qė e kanė zėnė rrjetat e merimangave nga Kurropsioni. Nėse vėrtetė do tė bėj pak hajėr nė mes tė votuesve Shqipėtar besoj se kjo ėshtė njė nga alternativat mė tė mira qė ajo mund tė bėj. Qeveria e Tretė faktikisht nuk funksion, dhe ndaj u desh tė krijohesh njė "komision hetimi" pėr njė nga politikanėt mė puntorė tė Shqipėrisė. Sa vėrtetė e ka pėr Drejtėsi si synim, e vė nė dyshim, por nėse Opozita do vėrtetė Drejtėsi, at'herė le tė Hetoj Prokurorinė.

    drini.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Financat publike
    Nga Alban nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 09:54
  3. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. Bursa
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  5. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •