Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Pershendetje!

    Kuptohet qe puna e komisionit nuk perqendrohet ne mendimet dhe sugjerimet e "Forumit", por opinjonet dhe mendimet na ndihmojne ne punen tone. Une personalisht kam filluar nje hetim te pa varur ne komision, pra hetoj jashte dy grupeve te PS dhe PD. Kam ekspertet e mij dhe po hetoj ne menyre te pavarur kuptohet ne ato dosje qe kane qene me te perfolura ne media.

    Kuptohet qe ka mendime qe vlejne dhe te tjera qe vlejne me pak, dikush shfryn dhe dufin, por rendesi ka qe komunikojme sebashku per nje problem qe une e gjykoj te rendesishem.

    Une mundohem te gjej kohe te lexoj ato qe ju mendoni dhe te shkruaj shkurt per te komunikuar me Ju.
    Kuptohet qe puna ne komision vazhdon ēdo dite, une kam marre pese eksperte te fushave te ndryshme qe punojne prane grupit tone parlamentar.

    Keni ngritur disa shqetesime, mendoj t'ju pergjigjem:

    Ornament, Ne Shqiperi ēdo qytetar paguan taksa dhe nga keto taksa mblidhet buxheti i shtetit, ku dhe Bashkia ka pjesen e saj. Edhe pensionistet edhe te pa punet, kuptohet shume me teper biznesi paguajne taksa (telefoni, uji, drita, sigurime dhe shume taksa te tjera qe kalojne ne buxhet nepermjet formave te ndryshme ligjore).
    Te flasesh per kryeqytetin e Shqiperise nuk do te thote se duhet te jesh tiranas, as duhet te banosh ne Tirane, perkundrazi dikush tjeter mund te flase me me objektivitet.

    Albo, te falenderoj.

    Henri Anderson, askush nuk mundet te denigroje figuren e z.Rama, kjo nuk do te thote se z.Rama nuk duhet te hetohet. Eshte e vertete qe z.Rama ka punuar shume sidomos per qendren e Tiranes, por kjo nuk do te thote se ai nuk duhet te kontrollohet, perkundrazi edhe atij vete i ben mire nje gje e tille.
    Komisioni eshte i ligjshem i mbeshtetur ne Kushtetuten e Shqiperise dhe ne ligjin "Per komisionet hetimore", biles komisione te tilla ngrihen kudo ne parlamentet Europiane. Modeli i ligjit tone eshte identik me ate Gjerman.
    Deputeti me ligj futet ne ēdo institucion shtetror, z.Rama ka thyer ligjin duke penguar futjen e deputeteve ne Bashki. Ai nuk eshte i detyruar per t'i pritur por ne asnje menyre per ti penguar qe te hyjne ne Bashki. Per mua ishte akti me i papergjegjshem.

    Gjerat zgjidhen edhe duke marre mendime, te pakten une keshtu mendoj.
    I kam pyetur ata qe kane votuar per mua ne Vaun e Dejes dhe me kane keshilluar qe ta hetoj z.Rama dhe t'ju percjell edhe atyre ato qe une konstatoj.
    Une me te vertete qe kam kandiduar ne Shkoder, ne zonen nr.5 (Bushat, Vau-Dejes) dhe per kete jam mjaft krenar qe kam marre me shume vota se ēdo kandidat i partive te vogla ne te gjithe Shqiperine, por duhet te kujtoj se une perfaqesoj ne Kuvendin e Shqiperise 66.000 votues nga e gjitha Shqiperia, perfaqesoj nje force politike qe eshte anetarsuar ne strukturat Europiane.
    Gjithsesi te falenderoj per mendimet.

    manoklla, te falenderoj.

    Nardi
    Dreret

  2. #12
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Nardi mendoj se ke zgjedhur vend te papershtatshem per te marre mendime pasi ketu te gjithe mendojne se jane super te zgjuar dhe i dine te gjitha.

    Pjesa tjeter qe sjane si te lart permendurit smirrekeq.

    Tani per pyetjet (pasi edhe une tek keta bej pjese keshtu qe skam si e perjashtoj veten )

    Qe Rama ka vjedhur ajo sdo shume mend. Problemi qendron ketu se te gjithe merren me Ramen pasi ai eshte i suksesshem dhe kjo perbente nje kanosje per kalbesiren e politikes qe nuk di te beje gje tjeter por vec te bertasi duke nxjerre nga goja vetem vrer.

    Nqs do benim nje renditje nga me i keqi deri tek ai qe perfaqson te keqen me te fogel ne shtetin shqiptar Ramen do ta vendosja ne ne ekstremin e te keqes me te vogel. Kjo pasi te mire nuk gjen sot ne arenen e politikes shqiptare.

    Mua me vjen keq qe nje "llum kafeje turke" ne politiken shqiptare sic eshte Sali Berisha (te cilet te gjithe e mbajne per te ndershem) u tremb dje si lepur . Dje ishte planifikuar qe opozita te kerkonte votbesimin per qeverine por pas disa kercenimeve te Nanos me ane te Ministrit te Rendit se do tja nxirrte te gjitha te palarat e njerezve te vet u terhoq duke i kercenuar nga ana tjeter Min. Rama se do ti nxirrte te palarat e tij.

    Nuk po kuptoj se cjane keto te palara qe kokat e politikes i dine dhe nuk ja tregon popullit? Nga se trembet Berisha nqs eshte i paster?

    Komisionet hetimore jane te mira por me karar dhe kur sherbejne per te miren e shqiperise. Se fjala vjen na kenaqi Berish-Spartak torrollaku qe vajten e e nxorren te tere sekretin e shtetit ne shesh.
    PAUCA SED MATURA

  3. #13
    Nardi, sic mund ta shohesh dhe nga diskutimet e anetareve te ketij forumi, puna juaj ka per te qene teper e veshtire.

    Pik se pari, nje pjese e mire e shoqerise shqiptare jane teper te indoktrinuar, fataliste dhe tifoza te politikes.

    Ketyre tipave qe jane kundra hetimit te Edi Rames, po ti besh nje pyetje: "A duhet te hetohet Sali Berisha dhe veprimtaria e tij?",- do te dalin te paret e te bertasin ne favor te ketij veprimi.

    Akoma Shqiperia eshte e ndare nga Ata dhe Ata.

    "Mos i fol atij se eshte nga ATA." "Mos u lidh me te se eshte nga ATA."

    Besoj se e merr vesh se cilet jane keta ATA. Uniteti i lidhur vite me pare ne baze te indoktrinimit te ndergjegjes i ben keta persona qe merren vetem me hipokrizira dhe sulme indirekte.

    Po te shohesh, shume thone "NUk jam as me Nanon as me Berishen", meqe keshtu ka dale moto prej disa vitesh duke kopjuar perfekt demagoget boterore.

    Dhe Nano dhe Berisha jane hajdute, kriminele, kane vjedhur etj etj etj. Kur del Nano dhe akuzon Berishen, keta tipat, merret me Berishen.
    Kur del Berisha dhe akuzon Nanon, keta tipa merren perseri me Berishen.
    Kur del Nardi dhe merret me Edi Ramen, keta tipa merren perseri me Berishen.

    Del Nardi dhe kerkon nje mendim dhe keta thone, "Po c'te duhet ty qe vjen ketu dhe kerkon mendim? Dava intelektuale emigrante jane qe shkollohen ne Perendim dhe se mos dine gje ata se cfare behet ne Tirane.
    Shko o Nardi dhe kerkoju mendim fshatare te Vaut te Dejes se ata dine me shume."

    Po te dali Nardi e te kerkoje mendim per aktivitetin e Sali Berishes, keta te paret do te kercejne perpjete dhe do tua marrin ne kthese per nga kompetenca fshatareve te Vaut te Dejes.

    Forumi pervec nje numri teper te madh intelektualesh te diplomuar ne Perendim vizitohet dhe shume nga vizitore te tjere qe nuk jane te regjistruar por qe mjaftohen te lexojne pasi jane te interesuar ne ato qe shkruhet ketu. Jane te shumte dhe personalitetet e politikes, artit dhe fushave te tjera qe e frekuentojne rregullisht kete forum dhe ju besoj e imagjinoni. Shume mendime nga shkrime te ketij forumi ne menyre direkte apo indirekte kane gjetur vend ne shtypin dhe median e perditshme shqiptare dhe sikurse atje dhe ketu diskutohen dhe pasqyrohen problemet me te rendesishme qe e shqetesojne shtetin dhe shoqerine shqiptare.

    Per mendimin tim, komisioni juaj ka nje pune teper te veshtire perpara. Jo per faktin qe do te jete veshtire per te gjetur prova kompromentuese per bashkiaket e Tiranes, sesa per presionin e vazhdueshem qe do te keni perdite ne te gjitha ambientet shqiptare, ne media, televizion, parlament etj.

    Ky komision ka nje vlere te padiskuteshme si morale ashtu dhe ligjore, pasi per here te pare po mundohet qe veprimtaria e pushtetit te behet me trasparente. Rendesia nuk qendon tek fakti se do te hetohet Edi Rama, sesa qe do te hetohet Kryetari i Bashkise se Kryeqytetit.

    Nje veprim i tille duhet te ishte ndermarre qe ne kohen kur bashkine e drejtonin Kelmendi dhe Brojka. Nuk u be atehere, por kjo nuk dmth qe te mos behet kurre.
    Ne rast se hetohet Rama sot, do te mund te hetohen te gjithe pasardhesit e Rames, socialiste, demokrate apo te kujdo force politike qofshin.
    Rama nuk ka per te qene i perjetshem ne ate post dhe heret a vone dikush tjeter do ti zere vendin.
    Duke penguar sot aktivitetin e ketij Komisioni Parlamentar, do ti pritet rruga komisioneve te ardhshme qe mund te propozohen nga socialiste ne rast se pushteti i Tiranes nderron ngjyre.

    Nga ana ligjore besoj se nuk ka vend per diskutime sepse e kane shpjeguar ne shume raste kompetentet per ligjshmerine e ketij Komisioni.

    Nga ana morale sic e sheh, ka shume mendime kontroversive dhe arsyen kryesore e kam shpjeguar ne paragrafet e para te ketij shkrimi.

    Megjithate, per te qene gjithmone te qete me vetveten dhe me te tjeret, besoj se nje shpjegim nga ana e komisionit tuaj do te kishte teper vlera. Nuk mjaftojne prononcimet e lidereve partiake, por te vete atyre qe marrin pjese ne kete komision.
    Ky komision ka dhe socialiste perbrenda dhe ne rast se moralisht nuk do te ishte e ndershme, atehere ata kishin per te refuzuar bashkepunimin me ju, megjithese sinqerisht mendoj qe arsyet kane qene dicka tjeter.

    Komisionet e hetimeve parlamentare jane nje praktike e njohur ne te gjitha vendet perendimore. Legjislativi eshte organ i pavarur dhe mund te ndermarre inisiativa te pavarura.

    Jo vetem ne Europe qe ju e permendet vete, por dhe ne shtetin me Demokratik te Botes, SHBA, kongresmenet dhe senatoret vazhdimisht kryejne veprime te tilla dhe jo vetem ne ceshtje si kjo qe po diskutohet, por dhe ne te tjera me ordinere. Jane te shumta rastet kur senatoret kane hetuar veprimtarine e Guvernatoreve te shteteve te vecanta, te senatoreve apo kongesmeneve te vecante, te gjykatesve, te biznesmeneve dhe kane shkuar deri aty sa i kane marre ne pyetje publike ne lidhje me bashkepunimet qe kane patur me mafian, apo trafiqe, korrupsione etj gjera qe mund te kene bere.

    Ne kete menyre behet dhe me perfekt balancimi i pushteteve, kur asnjeri te mos prevaloje mbi tjetrin. Ne rastin me te fundit, Kongresi kishte te drejten e hetimit per ish-Presidentin Klinton ne lidhje me ceshtjen Lewinski dhe nuk u mor gjykata me te. Presidenti si institucion, me pavaresine qe ka eshte njelloj si Guvernatori i shtetit apo Kryetari i Bashkise.

    Nuk ka kurrfare arsye qe Edi Rama te mos hetohet nga Parlamenti dhe zhurma qe u be ne kete rast tregoi qe shqiptaret nuk jane adaptuar akoma me demokracine dhe rregullat e saj.
    Ne cdo vend te Botes perendimore nje gje e tille do te konsiderohej si dicka normale, pavaresisht se do te bente zhurme ne media. Por nuk do te mund te arrihej kurre aty sa te diskutohet Kushtetuta e atij shteti, ligjshmeria e atij Komisioni dhe me keq, perplasja e deres se Bashkise perpara fytyres se Deputeteve te Parlamentit duke denigruar figuren e tyre dhe te popullit qe perfaqesojne.

    Edi Rama nuk eshte Jezu Krishti qe te mos hetohet. Nese eshte fajtor apo jo eshte ceshtje tjeter dhe ju mbetet ju dhe organeve te drejtesise ta vertetoni, por qe te ndihet aq i forte sa te mos pyese Parlament e Ligj, kjo eshte dicka komplet absurde.

    Fakti qe ka punuar per Tiranen nuk dmth absolutisht asgje. Dhe Helmut Kohl punoi shume per Gjermanine, por kur erdhi fundi gjermanet i kthyen shpinen.
    Tiranen mund ta kete zbukuruar, por mund te kete bere abuzime dhe afare te tjera qe mund te kene qene kundra ligjit.
    Duke sulmur kete komision sot, dashje pa dashje do te frenohen apo ndalen komisionet e ardhshme. Duke denigruar figuren e Deputetit sot, nuk mund te presesh qe te respektohet ajo e Prokurorit apo Gjykatesit si individe apo si Institucion.
    Nuk mund te presesh qe te kete drejtesi apo lufte kundra Korrupsionit ne te ardhmen.

    Kaq zhurme per Kryetarin e Bashkise. Llogarit se c'mund te behet po te shohesh me lart.


    Shendet

  4. #14
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Redi si gjithnje ke shkujt gjate dhe ke thene po te njejtat gjera si ne shkrime te tjera. Redi ti je nje nga ata qe po vete permend me lart, partizan klani, s'kerkon ta shajne Berishen e ne te njejten kohe shan Nanon.

    Une e dija ka kohe (verifiko tek temat e Rames) qe komisioni i hetimit SPECIAL do te ngrihet dhe do ta DENOJE Ramen.
    Socialistet nuk jane miqte e tij, e gjitha zvarritja e derisotshme u be me qellim per te hedhur hijen mbi te, per te perligjur vjedhjen e tij, duke u shtirur se po e mbronin.
    Ne nje vend totalisht te KORRUPTUAR nuk ka mundesi te ngelesh i paster, prandaj Rames patjeter do ti gjejne prova kompromentuese.

    Une jo pa qellim i fola Z. deputet per "taksa" dhe "fonde". Keto kane ekzistuar edhe para Rames. Neqofte se ky ka VJEDH por dhe ka MBJEDH nga buxheti bashkiak, ēmund te themi per para'ardhesit e tij te cilet te gjithe e dine qe s'MBODHEN nje fije bari, presupozohet qe as VODHEN nje fije bari. Po buxheti ku avulloi, apo e lane te paprek.
    Ja pra nje piste e re per hetime.

    Personalisht do te doja qe Ramen mos ta denonin qe te mos ta "dekoronin", heroizonin, mitizonin, siē shqiptaret dine aq mire ta bejne. Ndryshe kulte te reja individesh na presin, e sozia enveriane do te jete se shpejti ne prag.

    Komisionit i propozoj te miratoje ligjin (po te mos e kete bere) per jo me shume se dy here nga kater vjet nje kryetar bashkie, keshtu ata e permbushin detyren e tyre siē kryetari Rama pastrimin e qendres.

  5. #15
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Mua mė duket sikur shumė fjalė, shumė energji shpenzohet nga Politikanėt Shqiptarė, por edhe nga populli i thjeshtė qė vė nė goj Politikėn. Mė duket sikur Drejtėsia ėshtė akoma nė dorė tė njė fushate "Hetimore" ndaj kėtij apo atij politikani. Drejtėsia ėshtė poprap nė dorė tė njė fushate tė "Berishės" apo "Nanos", qė tė dy nė fund tė fundit i bėjnė pėr interesat e tyre.

    Ajo ēfarė Redi pėrmėndi mė sipėr, se jemi akoma nė kultin e kėtij apo atij politikani, mendoj se ėshtė e vėrtetė. Nė tė shumtėn e rastit harrojmė se ku ėshtė zgjidhja madhere e problemeve nė Shqipėri. I vėmė shpresat tek politikanėn, duke ngelur akoma nė kohėn e Komunizimit. Enveri e pati tė thjeshtė tė sundoj pėr 50 vjet Shqiptarėt, vet pėr kėtė fak, sepse i bėri njėrzit qė edhe pėr vllanė ose motrėn tė kallzonin tek sigurimi i shtetit. Enveri ja kish mėsuar mėndjen Shqiptarėve se veten e varin tek Politikanėt, tek idhulli, tek i plotėfuqishmi Nano apo Berisha dhe alternativat e tyre tė krimbura tashmė.

    Ja boj hallall "komisionit hetimor" por s'besoj se si synim ka vėrtetė Drejtėsinė. Zgjedhjet lokale janė mė pak se gjasht muaj pranė. Berisha do qė tė hetoj Ramėn qė kur ishte ministėr i kulturės tre vjetė mė parė. Po pse s'e bėri qė at'herė por e la tė priste gjeri disa muaj para zgjedhjeve lokale? Por mė duket pėr fushatė, dhe jo pėr drejtėsi.

    Nėse vėrtetė duam Drejtėsi, duhet kuptuar se Institucioni i Prokurorisė duhet "hetuar" i pari, mė shumė sesa politikanėt. Kjo sepse ky Institucion duhet t'i gjej pėrnjėherė kėta politikanė tė korruptuar, si ato tė pozitės dmth shtetit, por edhe ata tė opozitės, me tė palarat qė u pėrmėndėn mė sipėr...

    Por Shqiptarėt jetojnė akoma nė kultin: politikanė = drejtėsi, dhe harrojmė se ėshtė Institucioni i Prokurorisė dhe i tėrė gjykatave duhet tė jetė gjallė dhe qė vėrtetė duhet sjellur nė Pushtet tė plotė qė tė kemi Drejtėsinė e munguar.

    Tashmė dihet qė politikanėt tanė tė tė gjitha kampeve kanė tė palara, dhe at'herė njė komision i pėrbėra nga pjestarėt e kėtyre kampeve pėrveē njė fushate "bamirėsie" pėr qytetarėt e Tiranės, nuk ka gjė tjetėr. Nėse vėrtetė duam "DREJTĖSI" kėto forca duhet tė mblidhen bashkė dhe tė diskutojnė rreth ringritjes nė pushtet tė Qeverisė sė Tretė. Kjo qeveri s'ka ardhur asnjėherė nė pushtetė qė nė 92, pėr tė thėnė pėr njė drejtėsi tė pavarur dhe apolitike, dhe at'herė si mund tė flasim pėr Politikė. Unė s'po mundoj tė ndaloj hetimin e Ramės, por them se mynyra sesi bėhet ėshtė thjeshtė pėr njė fushatė "zgjedhore". Drejtėsia qė ky komision do tė mbarti, do tė vij kur tė ringremė Institucionin e Prokurorisė nė jetė, sepse gjeri at'herė kjo drejtėsi do tė jetė akoma nėn duart e kėtij apo atij klani politik. Dhe ata bėjnė edhe pajtime qė mos ti nxjerrin tė palarat e njėri-tjetrin. Piksynimi i tyre ėshtė veēse pėr pushtet, rrjedhoja ėshtė mė pak qytetarė nė kutitė e votimeve....

    Pse?

    Nė njė mynyrė nė njė tjetėr do tė ringrihet Qeveria e Tretė nė fuqi, por tani pėr tani ėshtė shumė e harruar dhe e papėrmėndur nga opinioni publik. Ėshtė diēka jo shumė sensacionale pėr tė folur sesa kur flasim pėr Ramėn. Pse? Sepse nė kėtė mes hynė xhelozia qė Rama ka harritur diēka, dhe o burra hajd t'i gjejmė gabimet... Kėshtu do tė pėrparoj Shqipėria? Si do ti mėsojmė fėmijmėve tanė qė tė jenė punėtor? Kur tė bėjnė njė punė tė mirė t'i themi ndonjė pretekts pėr t'i ulur moralin... ?

    Drejtėsi? Kjo drejtėsi? Komisionte Hetimore janė tė mirrėpritura, por po hetojnė aty ku nuk duhet, nuk po hetojnė aty ku ndodhet vėrtetė stėrmullari i zgjebes Shqiptare, pra "Institucioni i Prokurorisė". A thu se do duhesh njė Komision Hetimor pėr Ramėn nėse prokuroria do tė punonte? A thu se goditjet e Nanos njė vit mė parė do tė binin nė gjumė sot? Kush nga ata qė goditi Nano u dėnua? Mė thoni njė vetėm tė paktėn. Me kryqėzatėn e vetėm tė njė njeriu do tė vij Drejtėsia? Rama nuk ėshtė Krishti, por si Krisht po e bėn si "Komisioni i Hetimit" por edhe ēdo kush qė e zė me goj (dmth edhe unė). Nuk ėshtė Krishti Rama, dhe edhe nėse goditet, Zoti i kėtij Krishti nuk do tė vij nė tokė. Pse ėshtė kaq e vėshtirė pėr t'u kuptuar?

    Prokuroria, njė "Komision Hetimor" ndaj Prokurorisė duhet ngritur, qė ajo tė vij nė pushtet dhe tė bėj punėn qė s'e bėn. Ne flasim dhe flasim, por prokuroria ėshtė ajo qė duhet t'i mbylli kėto ēėshtje nė favor tė ligjit dhe tė tė vėrtetės.

    Vėshtirė se do tė kuptohet nga Shqiptarėt. Por edhe ata qė e kuptojnė ndihen shumė tė pafuqishėm sepse janė njerėz tė thjesht tė popullit, janė ata njerėz tė ndershėm qė punoj me krahėt e tyre dhe qė janė tė tradhtuar nga kjo politikė.

    Prandaj jemi edhe tė ndarė nė 6 shtete tė ndyshme nė trojet Shqiptare, sepse jemi zėnė pėr Ramėn (Krishtin), dhe jo pėr Drejtėsinė.

    drini.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 15-04-2003 mė 20:40

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shitsi i Bylmetit nga qe e ka mire me Komitetin e Partise dhe shefat e sigurimit dhe Gjykaten e Rrethit ka 5 muaj e mban Revizorin e mjere me cant ne sqetull tek Dera bylmetores.

    Meazallah se e lejon te kaloje banakun Revizori i Shtetit.
    Sa ta kem Fucit e djathit e Tlynit une do e kem mire me ata lart i thote ai revizorit me "biografi te keqe".

    Kto dite Shitsi milioner i Lagjes ka thirrur dhe gruan e tije shale- faqe bardhoshe.. ne ndihme per te shpartalluar Revizorin..

    Ktu jam un zot thot.. Per mua ka votuar gjith Fuks-aria e Tiranes me gjysha me Bij e bija e niper mbesa.
    Ata donin nje Enver e ja ku me kane ..thote.. te gjate..dinak e i paturpshem..
    Le qe dhe i ngjaj shume thote ne Fotografi..Kushedi..hmm...


    Ja cthote Balkan vebi.

    --------
    TIRANE (17 Prill) - Nė Gjykatėn e Faktit nė Tiranė, filloi sot shqyrtimi i padisė civile tė ngritur pėr 'shpifje' nga prezantuesja Rudina Magjistari ndaj kryetarit tė komisionit hetimor pėr pėrdorimin e fondeve publike, Sokol Olldashit.
    Gjyqtari i kėsaj cėshtjeje, Ilir Ēeliku, zhvilloi sot seancėn e parė pėrgatitore pėr kėtė proces ku njohu palėt me padinė e ngritur ndaj Olldashi.
    Nė kėtė padi, Rudina Magjistari, njė prezantuese e njohur televizive i kėrkon deputetit tė Partisė Demokratike,njėkohėsisht dhe kryetar i komisionit hetimor pėr pėrdorimin e fondeve publike, Sokol Olldashi, njė dėmshpėrblim material prej 5 milonė lekėsh pėr dėmin moral tė shkaktuar prej saj. Seanca e ardhshme ku pritet qė palėt tė paraqesin provat e tyre, do tė zhvillohet javėn e ardhshme. Pak kohė mė parė, deputeti i PD-sė, Sokol Olldashi ka akuzuar prezantuesen Magjistari pėr marrjen e njė fondi prej 200 mijė dollarėsh nga kryetari i bashkisė sė Tiranės Edi Rama pėr organizimin e 'Festės sė Pezės'.

    anjo/dxh (BalkanWeb)

    ----

    Bisedojne di votues te Edit..te di me republike ne Koke e me kuleta te trasha ne Mullaqe..te di antar te PS-se..nga ata te thekurit..

    -Nashti o shokėni u kuptuati pse ki Edua jonė i tha njėdizaj atij edėpsėzit te Berishes, Olldashit..o Sokol OllDelja..

    -Eh more te mencur e kemi kete djalė.. e more vesht ti mo... Ka vėnė Rudinen ta mjelė te ziun Olldash e ta qethi fare si dele koprative na ato qe hanim dikur na veteranet neper festa..

    Pse mo ca u ka sajuar ati Olldash mavrise kjo Rudina jonė?
    Po ja a derbardh..duan te thonė se ne Peze kur jeshėm
    per festa na paska ngrene Rudina ca mijra dollare..
    E po le ti haje..pse mo ata te dekllasuarit do i hane parat e Shtetit tonė..
    Ne o do me thėne.. tanet do i hane e gjak e dhjam ju bėfshin..

    Mir e ke o Zalo Terbaci..ashtu duhet..thote tėr qejf Sillo Hekali.

    ..


    Nardush..!

    Me pare kontrollon Fidel Kastro Pentagonin se Ju Edi Ramen...
    Nuk do ju lene jo...

    mirė mirė..
    Keshėm zor sa ta marrėm se per ta lėshuar ..prisni Shekullin tjater yve dhemokratet..thone TiRANASIT na Bolena..

  7. #17
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    O maringlen

    ti qe ke nuhatje te holle dhe mendje te ftohte....

    Berisha ka deklaruar qe kur ka kerkuar mocionin qe nuk i kishte votat e mjaftueshme dhe se mocioni kishte si qellim debatin.
    Politikisht eshte mese e kuptueshme kotesia e votimit i cili duke dale negativ thjesht do te tregonte forcen e votes.
    Berisha i tha Rames te nxirrte emrat te cilat po te ishin te faktuara do te kishin dale me apo pa deshiren e opozites. Sidoqofte ligjerisht ministria e rendit nuk mundesi apo te drejte ligjore te mbaje dosje... ajo eshte e detyruar t'ia kaloje ate informacion prokurorise

    Krimi i organizuar nuk ka asnje perfitim te lidhet me nje force politike qe ka 6 vjet ne opozite..... kreret e atij krimi jane ortake ne biznese me drejtuesit socialiste.... jane ata qe i veshen kriminelet deri edhe police.

    Se fundi nese Rama ka emra le ti nxjerri por une dyshoj shume per vertetesine e fjaleve te nje njeriu qe nuk kishte turp te vidhte dhe shoket e tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 17-04-2003 mė 19:20

  8. #18
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nuk ka diskutim se veprimi i edi rames qe i mbylli deren e bashkise deputetit pervecse i jashteligjshem eshte edhe i papergjegjshem.

    Ketu ka disa tipa qe e konsiderojne bashkine shtepine e edi rames dhe me siguri fondet publike xhepat e edi rames...... ne fakt pikerisht per kete aresye eshte ngritur nje komision hetimor, qe personi ne fjale te mos sillet me bashkine sikur ta kishte pikturen e vet.

    Se kush ka qene me i korruptuar kete presim te na e thoni ju, por duke u nisur nga lluksi i jetes rama rival nga politika mund te kete vetem cacin e naftes.

    Do te deshiroja qe ky komision te mos terhiqet para presioneve apo mungeses se bashkepunimit dhe te jete sa me transparent dhe kembengules ne punen e tij.

  9. #19
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212

    Unhappy Komisioni i Nardit eshte i destinuar te deshtoje

    Do ishte me te vertete naivitet te besohej se ndonje Komision i dale nga parlamenti i Dushkut te hetonte dhe aq me pak te nxirrte dicka ne drite.
    Kupola mafioze nuk lejon askend te kaloje "limitet" pertej te cilave atyre ju kercenohet siguria.

    Per me teper te gjitha komisionet e krijuara per hetimin e ceshtjeve te ndryshme qe nga viti 92 e ketej kane deshtuar turpshem.
    Megjithe vullnetin e mire qe ka Nardi dhe komisioni i tij rezultati do jete ...nje hic.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 19-04-2003 mė 15:51
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Financat publike
    Nga Alban nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2009, 09:54
  3. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. Bursa
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 13:42
  5. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •