PERSONAZH/ Flet karikaturisti dhe ish mėsuesi vizatimit, Luan Vrioni

Emri:  20150112_172340.jpg

Shikime: 895

Madhėsia:  24.8 KB

-Karikatura ėshtė arti mė inteligjent

-Karikatura ėshtė specie nė zhdukje, pak mund ta kenė si profesion

- Njė pikturist nė Vlorė ngatėrroi emrin e Enverit dhe desh e pagoi me kokė

-Petro Dode, Sekretari mė human dhe mė korrekt nė Vlorė

-Debati i sinqertė me Leka Shkurtin desh mė kushtoi shumė



Albert Z. ZHOLI

Ka mbi 55 vjet qė bėn karikatura, por nė regjimin komunist pėr shkak tė biografisė ju ndalua krijimtaria nė vitin 1975. Revistat “Ylli” dhe “Hosteni”, ishin ato ku ai gjeti shtratin e krijimtarisė sė tij. Puna mė e madhe ka konsistuar nė ndėrtimin e muzeve tė Rrethit tė Vlorės, ku veēon atė tė Hysni Kapos, nė Tėrbaē. Ndėr Sekretarėt e Parė tė Vlorės veēon Petro Dode i cili ishte shumė njerėzor dhe korrekt. Dita mė e vėshtirė ka qenė kur njė shoku i tij, kur bėri njė parullė nga nxitimi nė vend tė shkruante ENVER, shkroi ENEVER. Desh e pagoi shtrenjtė, por meqė ishte i vetmi nė Vlorė qė gėzonte tė drejtėn tė bėnte figurėn e Enver Hoxhės e liruan me njė dėnim tė lehtė.

Kur keni filluar tė bėni karikatura dhe ēfarė pėrbėn pėr ju kjo lloj gjinie e pikturės?

Kjo ėshtė pak relative pasi karikaturat e para pėr botim i kam bėrė kur kam qenė nė shkollė tė mesme. Por dhe mė parė kam bėrė diēka nė kohėn qė kam qenė nė shkollė fillore, por ato ishin ndjesi fėmije, pa shumė kuptim brenda. Botimi i parė ėshtė bėrė nė vitin 1960, ėshtė bėrė ose botuar nė revistėn mė tė madhe tė asaj kohe revista “Ylli”. Kam bėrė njė karikaturė tė thjeshtė, njė fėmijė qė donte tė vendoste njė llambė qė ishte djegur nė portollambė. Nuk arrinte dot as me karrige. Atėherė ai hap ēezmėn, dhoma mbushet me ujė dhe ai arrin qė ta vendosė llambėn. Duke qenė lindur dhe rritur pranė detit, i njoh mirė kėto parime. Unė jam vlonjat nga Berati, pasi Vrionasit dihet andej janė. Isha nė trysninė e biografisė Sapo mbarova gjimnazin mė caktuan mėsues nė Gorishtė , Rexhepaj, nė verilindje tė Vlorės, nė kufi me Tepelenėn. Njė fshat naftėmbajtės. Nė atė kohė kishte mungesa nė mėsues ndaj merrnin shumė edhe nga ata qė kishin mbaruar gjimnazin. Kėtu ndenja 6 vjet mėsues nga viti 1960-1966, pastaj mė hoqėn nga mėsuesia pėr arsye biografie. Pra nga familja e madhe Vrioni. Sa mė hoqėn prej andej mė caktuan nė sektorin e dekorit nė Vlorė, pra brenda nė Vlorė, tek Uji i Ftohtė.

Me se merrej sektori i dekorit dhe a kishe botuar sėrishmi karikatura nė kėtė kohė?

Po, unė nė kėtė kohė kisha botuar sėrishmi si tek revista “Ylli” ashtu dhe tek revista e famshme Hosteni. Kėto ishin dy revista shumė prestigjioze nė atė kohė. Ishte koha kur unė preferoja dhe shikoja me shumė kujdes karikaturat e tė madhit Zef Bumcci. Ai mbetet pėr mua i pazėvendėsueshėm. Kisha njė shok atė kohė, Niko Shtėmbari, i cili ishte nė Akademinė e Arteve tė Bukura, dhe ai fliste me Zefin pėr krijimtarinė time karikaturistė. Zefi i thoshte se ēfarė duhej tė bėja unė, ēfarė duhej tė punoja, ēfarė temash tė trajtoja. Unė disa i bėja disa si bėja. Kjo punė vazhdoi me bashkėpunime pikėrisht nė vitin 1975 mė hoqėn tė drejtėn e botimit pėr biografi tė keqe. Biografia mė ndiqte kudo.

Tė gjitha karikaturat ua botonin aso kohe?

Jo. Disa jo dhe mirė bėnin pasi mund edhe tė rrezikohesha. Pra ata I pėrzgjidhnin dhe kjo mė ka shpėtuar besoj, pasi ndonjė rast dhe e pata tepruar me problemet e kohės, qė atė kohė edhe mund tė ndėshkoheshe.

Pėrveē Zef Bumcit, kush ishin karikaturistėt e asaj kohe qė nė nxisnin nė kėtė gjini?

Pėrveē Zef Bumēit, mund tė them se ishte Sabahudin Xhaferi, Bradhyl Fico (bėnte karikaturė inteligjente me shumė humor, qytetare), ishte Tef Palushi nga Shkodra.

Deri nė vitin 1990 nuk ju lanė mė tė botonit?

Jo, nuk mė lanė dhe unė krijoja dhe i mbaja vetė, i mbaja nė shtėpi.

Ēfarė punėsh konkrete bėnit nė sektorin e dekorit, pikturės?

-Nė kėtė sektor, ne bėnim gjithė dekoret e rrethit tė Vlorės si dhe tė gjitha dekoret e Plenumeve, takimeve tė rėndėsishme por bėnim ilustrimet e tė gjitha muzeve tė rrethit. Kėtu ishte dhe paradoksi. Unė me biografi tė keqe bėja ilustrimet e muzeve gjė qė ishte e rrallė pėr kohėn. Pra nė kėtė rreth kishte me dhjetėra muze. Kėtu bėheshin projektet, bocetet dhe realizimet. Bėnim ilustrimet e fotografive tė dėshmorėve.

Ku keni punuar mė shumė, tek cili muze?

Mė shumė kam punuar tek muzeu i Hysni Kapoos. Aty unė kam shumė punė tė mia. Mua mė dhanė tė bėja ose tė rregulloja dhe ilustroja sendet e muzeut, revolet, makinėn e shkrimit, sende tė ndryshme qė kishte pėrdorur. Njėkohėsisht bėja dhe shkrimet e kokave tė stendave. Pra bėja tė gjitha logot e stendave. Nė Tėrbaē, atė kohė kam shkuar me dhjetėra herė.

Ke bėrė ndonjė gabim nė logo apo nė shkrime ndonjėherė, apo ndonjė shoku juaj?

Tė them tė drejtėn jo, pasi kam qenė shumė shumė i kujdesshėm, por dhe disa gjėra nuk mi besonin mua. Por njė shoku im ka bėrė njėherė njė gabim qė desh i kushtoi me jetė. Atij i thanė tė bėnte njė parullė tė madhe rreth 4 metėr njė citat tė shokut Enver pėr njė mbledhje partie. Kėtė atij ja kėrkuan pėr tre orė, kur nė fakt ajo si kohė punė donte njė ditė e gjysmė. Jo vetėm kjo por i rrinin dhe 10 veta mbi kokė. Njė punė me shumė stres, me shumė pėrgjegjėsi, sfilitėse. Nga nxitimi, shoku im nė vend tė bėnte apo tė shkruante ENVER, shkroi ENEVER. Asnjė nga ata tė dhjetė ku kishte dhe tė sigurimit nuk e pa. Shoku im ishte njeri shumė i mirė, punėtor, i pėrgjegjshėm. Shkojnė e vendosin nė sallėn ku do zhvillohej aktivi i Partisė. Do vinte njė nga Byroja politike. Filloi aktivi. Kur nga mesi i takimit njė nga salla e kapi gabimin. Ēdo bėnin ata se kot mblidheshin. Menjėherė pas Plenumit ndodhi gjullurdia. Alarm! Shokut tim ju bėnė dokumentet pėr gjyq pėr nė burg. Por pati shumė ndėrhyrje. Atėherė u diskutua tė shkonte nė prodhim, pastaj punė edukuese e me radhė. Ai i shkreti kaloi njė situatė qė as vetė se dinte se si ishte. Luante me jetėn e tij dhe tė familjes. Por mendoj se shpėtoi pasi ai ishte i vetmi qė bėnte portretin e Enver Hoxhės. Ndaj ja kishin nevojėn. Pas disa kohėsh e kthyen prapė nė punė. Ishte i domosdoshėm. N.q.s atė gabim do ta kisha bėrė unė, do tė futesha 7 pashė nėn dhe.

Muzetė sot janė shkatėrruar, a ishin ata njė pjesė e historisė?

Nė kėto muze kishte shumė gjėra reale, sikundėr dhe sende me vlera. Por kishte shumė ideologji dhe fryrje. Por megjithatė, ēdo muze kishte vlerat e tij. Madje ne dolėm dhe jashtė kufijve tė Vlorės dhe shkuam nė Tepelenė. Ishim ne qė bėmė dhe muzeun e fshatit Dhėmblam tė Tepelenės. Aso kohe ishte primare ndėrtimi i muzeve tė fshatrave pasi ēdo ngjarje ideologjizohej dhe merrej si vepėr e partisė.

Kė nga udhėheqėsit e asaj kohe ke takuar?

Nga tė mėdhenjtė? Asnjė. Vetėm Leka Shkurtin kam takuar njėherė. Leka ishte anėtar i KQPPSH pėr ideologjinė, vlonjat, ku vėllai i tij ishte nė ndėrmarrjen tonė rrobaqepėse. Leka ishte shumė i rreptė. Unė e kam takuar njėherė tek Banka. Aty ishte njė ambient ku vendoseshin pllakate tė ndryshme. Leka bėrtiste pėr pėrmbajtjen e pllakateve dhe mė drejtohej mua, kush i ka shkruar. Unė i them shoku Leka, unė vetėm furēėn kam, shkruaj ēfarė mė sjellin. Unė nuk ideoj pllakate apo parulla. Ato i ideojnė dhe i pėrgatisin tė tjerė. Janė tė tjerė se kush i sjellin. Shumė shokė mė thanė pse e kundėrshtove. Unė i thashė nuk e kundėrshtova, as kam ndėrmend ta kundėrshtoj. Fola tė vėrtetėn, pasi nuk pėrgjigjem unė pėr pėrmbajtjen e logove dhe parullave. Por mė shumė me ne ishin tė lidhur Sekretarėt e Parė tė Partisė por kryesisht Sekretarėt e dytė. Njė ndėr ta ishte dhe Petrit Broka. Ai ndoshta ishte mė i reformuar. Nuk bėri dėm dhe inkurajonte njerėzit. I them se nė atė kohė janė bėrė dėme. Ai mė thoshte i kishte koha. Jo i thashė i bėnin drejtuesit. I bėnin njerėzit. Ndryshe e zbatonte ligjin njėri, ndryshe e zbatonte tjetri.

Nga Sekretarėt e Parė kush e zbatonte mė mirė ligjin sipas jush?

Petro Dode. Ishte njė Sekretar i rrallė, human, i respektueshėm, qė kurė nuk ecte me tendencė. Ne, pėr njė farė kohe na ēuan nė xhami pėr tė punuar. Pra si sallė, apo vend pune na dhanė xhaminė e vjetėr tek stacioni i autobusėve. Komiteti i Partisė ka qenė afėr xhamisė ku sot ėshtė njė shkollė e mesme private. Petro Dode ishte i pari dhe i vetmi qė ėshtė kthyer disa herė dhe na uronte punė tė mbarė. Tė tjerėt jo vetėm qė nuk vinin, jo vetėm qė nuk na uronin por na thoshin ēfarė doni ju kėtu ore? Sikur kishim pushtuar Vlorėn. Jeni shumė mirė na thoshin. Ku ne aty na priste era dhe na zhuriste dielli. Na trajtonin si skllevėr.

Kur dolėt nė pension?

Dola nė pension nė vitin 1991. Pensioni ishte diēka qesharake. Kjo mė detyroi tė filloj prapė mėsimdhėnien. Pra fillova mėsuesinė nė njė shkollė 9-vjeēare. Jepja vizatim. Thuhet se shkolla nė periudhėn e monizmit ishte nė nivele mė tė larta. Si ėshtė e vėrteta?

Unė do tė thosha nuk ėshtė shkolla e mirė apo e keqe, ėshtė mėsuesi i mirė apo i keq. Nė shkollė tė mirė mund tė kesh fėmijė tė dobėt dhe nxėnėsi mund tė dalė mirė. Me njė mėsues tė tillė. Nė shkollė tė mirė mund tė kesh nxėnės tė dobėt dhe mund tė dalin mirė. Kam qenė shumė vite mėsues dhe mund tė them se nė ato shkolla ku mungon pėrgjegjėsia e mėsuesve, ka cilėsi tė ulėt. Por edhe nxėnėsit kanė pėrgjegjėsinė e tyre. Ndėrsa mitmarrja ka shkallėt e veta. Nė socializėm qerasja e prindėrve mund tė quhej mitmarrje ndėrsa sot ka arritur nė 5 mijė euro.

Telegraf