Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Modelja Anxhelina Dashi: Më pëlqen të më thonë je një femër inteligjente

    PERSONAZH/ Flet modelja Anxhelina Dashi: Më pëlqen të më thonë je një femër inteligjente.

    Emri:  10897856_1423446421279702_3553763399395472422_n.jpg

Shikime: 3440

Madhësia:  32.8 KB

    "Arma" ime më e fortë është karakteri i fortë

    -Nuk kam bërë plazh nudo, por në të ardhmen si dihet



    Albert Z. ZHOLI


    Ka konkurruar në miss Elbasani 2013, më pas rrugët e modelingut vazhduan akoma me shumë duke përfaqësuar Shqipërinë në disa shtete. Sot ajo është një nga modelet më të kërkuara dhe një nga miset më inteligjente në Shqipëri.

    - Si u ndjetë kur morët titullin, apo trofeun?
    Ishte një emocion i madh kur unë u bëra “Mbretëresha e Shqipërisë”. Mora titullin si “Mis Beauty Albania 2013”, me pas triumfova si përfaqësuese e Shqipërisë ne Queen of Brillinncy international 2014

    - Kush u gëzua më shumë nga familja apo shoqëria?
    Normal familja ime, me pas shoqëria

    Si lindi dëshira për të konkurruar si modele?

    Ka qenë ëndrra ime që në fëmijëri.

    -Kush ju mbështeti më shumë, nëna apo babai?
    Mbështetja ime më e madhe ka qenë mamaja ime, që më rri pranë në çdo rrugëtim

    -Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë?

    Udhërrëfyesit e mi janë prindërit që më mbështesin e më këshillojnë.

    -Çfarë është më e shtrenjtë sot për një femër të emancipuar?
    Zgjuarsia, bukuria, korrektësia

    -Përveç se modele, keni ndonjë profesion, apo hobi, që ngjitet në nivelet e një talenti të dytë?
    Po kam, jam në universitet, dëshiroj një ditë të bëhem një psikologe dhe të ndihmoj njerëzit në nevojë.
    -Kur keni frikë?
    Jam e gatshme ti përballoj gjërat me lehtësi.
    -Kuptoheni kur gënjeni, apo më mirë të themi kur bëni gënjeshtra të bardha?
    S’ më pëlqejnë gënjeshtrat, më mirë them te vërtetën se sa një gënjeshtër të 'zezë'

    -Si do ta përkufizonit shijen e dashurisë?
    Do ishte gjëja më e bukur që do bëja ne jetë.
    - Kur ndiheni më mirë kur ju thonë jeni e bukur, apo jeni inteligjente?
    Çdo femër është e bukur por jo çdo femër është inteligjente, prandaj më pëlqen të më thonë je një femër inteligjente .
    - Ndërroni shpesh ngjyrën e flokëve, nuk keni një ngjyrë stabile preferencë?
    Po, hahaha. I ndërroj shpesh.
    - Mendimi juaj për operacionet plastike?
    S’ më pëlqejnë fare, janë thjesht "kukulla plastike"
    - Makina, parfumi, ngjyrat e preferuara?
    Makina Jaguar, parfumi D&G, ngjyra e bardhë

    - A jeni xheloze ndaj shoqeve?
    Xheloze? Jo për shoqet, i kam të gjitha s’ më mungon asgjë.
    Por për shoqen e ngushtë, kur qëndron me vajzat e tjera ndonjë herë... hahaha
    - Cila është arma më e fortë e femrës në jetë?
    Femra ka shumë "armë", por unë do të përmendja "armën" time më të fortë e cila është karakteri i fortë.
    -Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?
    Përbuzja, ofendimet etj ...
    -Keni bërë plazh nudo?
    Hmmm, deri tani jo, më vonë si dihet... hahaha

    Telegraf

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796

    Për: Modelja Anxhelina Dashi: Më pëlqen të më thonë je një femër inteligjente

    Jo vetem inteligjente por elokuente dhe modeste gjithashtu...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •