Bota Sot | 04.03.2015 23:56



Nisin manifestimet për Epopenë e UÇK’së që fillon më 5 mars me ceremoninë ushtarake të FSK’së në Kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë dhe përfundon më 7 mars në natën e zjarreve në Prekaz. Por si ishte Prekazi para 17 vjetësh, një natë para se të ndodhte sulmi.
Ndiqeni rrëfimin e njërit prej atyre që ishte më afër familjes Jashari. Bilall Jashari, bashkëluftëtar i Adem Jasharit rrëfen për natën e 4 marsit 1998.

Kur nisën luftimet e ashpra Bilalli tha se Komandanti legjendar dhe lagjja e tij u lanë vetë në betejën tre ditëshe.

Ai nuk dëshiron t’i komentoj as fjalët që i ka përmendur Komandanti në ditët e luftës.

Ai është i bindur se sikur të kishin ndihmë rezistenca do të zgjaste më shumë se tre ditë.


Koment: Eshte shume e dhembshme sot kur e kujton sakrificen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes se tij. te mbetur pa perkrahjen e atyre qe ishin te thirrur te luftonin krah per krah tij dhe jo te benin sehir dhe sot te rrahin gjoks se ishin ne lufte...kur nuk luftuan atehere kur komandantit iu dashten me se shumti...