Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 150
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë



    Përjashtohet nga PS-­ja deputeti Tom Doshi. Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit të PS. Para se të merrej vendimi, Tom Doshi ka dalë nga mbledhja dhe ka bërë akuza të ashpra ndaj kreut te PS, Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Doshi tha për mediat para selisë së PS-së se kreu i Kuvendit, ka paguar persona për të vrarë atë dhe deputetin e PD, Mëhill Fufi.

    “Edi Rama ka një tutor që quhet Ilir Meta, që ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për me vra mua dhe Mhill Cufin, ka 5 muaj që ia kam bërë të qartë edhe Ilirit dhe Ramës edhe kryeprokurorit të përgjithshëm edhe atij të krimeve të rënda”­ tha Doshi. Ai deklaroi se për këtë ka informuar senatin amerikan. Pyetur se çfarë prove ka për akuzat që bën Doshi tha: "Prova është se personi që ka marrë përsipër me e kry këtë akt është takuar edhe me ministrin Tahiri".

    Deklarata e plotë e Doshit për mediat:

    A u përjashtuan nga partia?

    Doshi: Nuk prita vendimin, por dihet se kur vendos kryetari të tjerët s’kanë faj.

    Cilat ishin arsyet pas këtij vendimi? A u mbrojtët pas këtij vendimi për përjashtimin tuaj?

    Doshi: Po ja bëra të qartë se kush është mbas tij dhe për çfarë e bën ai këtë punë.

    Për çfarë e bën? Kush është arsyeja?

    Doshi: Edi Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për të vrarë mua dhe Mhill Fufin. Ka pesë muaj që unë ja kam bërë të qartë edhe vetë Ilirit, edhe Edi Ramës, edhe kryeprokurorit të Përgjithshëm, edhe kryeprokurorit të Krimeve të Rënda. Unë kam informuar Senatin amerikan për këtë punë. Ja bëra të qarta të gjitha Edi Ramës, edhe për 21 Janarin, edhe për të gjitha gjërat, por gjatë ditëve na vazhdim do të keni edhe ju informacion.

    Çfarë provash keni zoti Doshi?

    Doshi: Prova është se personi që ka marrë përsipër me e kry këtë akt, është takuar edhe me ministrin Tahiri.

    Dispononi ndonjë video për këtë zoti Doshi?

    Doshi: Patjetër, të gjitha i disponoj.

    Cila do jetë e ardhmja juaj tashmë që jeni larguar nga PS?

    Doshi: Nuk dal prej politikës, ja bëra të qartë edhe Edi Ramës, nuk shkoj tek asnjë parti tjetër, po qe nevoja jam në gjendje me krijuar edhe një parti të re. Dhe do t’i dal me 60 kandidatë në të gjithë Shqipërinë.

    Para nisjes së mbledhjes së PS, Doshi tha se: “Nuk jam i shqetësuar për mbledhjen e grupit, sepse i kemi marrë të gjitha masat”­ . Fillimisht në mbledhjen e grupit është paraqitur kryeministri Edi Rama. Pyetjes së medias, për mbledhjen, Rama nuk ka preferuar t’i përgjigjet. Ndërkohe që deputeti Erjon Braçe duke parë interesimin e madh të gazetarëve të pranishëm ka thënë: “Paskeni ardhur të gjithë këtu? Po sikur të mos ndodh gjë çdo bëni?”. Deputeti socialist Armando Subashi nuk e ka kursyer ironine lidhur me situatën. “Kemi tre dite që shohim filxhan”­ tha ai. Deputeti Kokëdhima, duke hyrë në selinë e PS-së. Deputeti Koço Kokëdhima ka deklaruar për mediat se mendimet e tij janë të njëjta me ato të kryeministrit Rama për çështjen në fjalë. “Mendimet e mia janë të njëjta me Ramën. Nuk bëhet fjalë për prerje kokash”­ ka thënë Kokëdhima, duke i qëndruar kështu mendimit të dhënë edhe më herët. Sipas Kokëdhimës, i cili është pozicionuar më herët, për një shmangie ballafaqimi dhe ndëshkimi të deputetëve ndaj Tom Doshit dhe mosprishjen e unitetit brenda Grupit Parlamentar, “diskutimet brenda grupit bëhen në mënyrë shoqërore”.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Doshi: Rilindja në mbrojtje të krimit

    Pas përjashtimit nga Partia Socialiste, deputeti Tom Doshi ka reaguar në Facebook. Ai shprehet se ka pritur 5 muaj për zbardhjen e së vërtetës për atentatin ndaj tij. Lidhur me deklaratat e Ramës, ai thotë çështja e provave është e institucioneve të drejtësisë.

    “Ka kohë që unë jam ne pritje të zbardhjes të organizimit të atentatit ndaj meje dhe askush nuk lëvizi për plot 5 muaj.Ku na çon ky fakt?Ne mbrojtjen e krimit.Kjo eshte Rilindja?Unë bej pjesë në grupin e njerëzve që e besuan Rilindjen por si ta besoj më kur unë kam 5 muaj që kam informu prokurorin e përgjithshëm, Ministrin e Brëndshëm, Kryeministrin dhe vete Ilir Meten për faktin dhe përgjigja ishte vetem heshtje dhe mbulim.E thërrita vete Ilir Meten dhe ia thashë në sy sepse une nuk kam asgjë që mund te me heqi guximin te perballem me kedo”,- thotë Doshi.Deklarata e plotë në FB

    "Të nderuar qytetarë!Koleg deputet!

    Për mua nuk ishte e papritur kjo qe ndodhi.Ka kohë që unë jam ne pritje të zbardhjes të organizimit të atentatit ndaj meje dhe askush nuk lëvizi për plot 5 muaj.Ku na çon ky fakt?Ne mbrojtjen e krimit.Kjo eshte Rilindja?Unë bej pjesë në grupin e njerëzve që e besuan Rilindjen por si ta besoj më kur unë kam 5 muaj që kam informu prokurorin e përgjithshëm, Ministrin e Brëndshëm, Kryeministrin dhe vete Ilir Meten për faktin dhe përgjigja ishtevetem heshtje dhe mbulim.E thërrita vete Ilir Meten dhe ia thashë në sy sepse une nuk kam asgjë që mund te me heqi guximin te perballem me kedo.
    Sot, me kërkoi Edi Rama prova, ne fakt mesa duket kryeministri nuk e njeh rëndin e punëve, provat duhet ti gjeje shteti jo unë edhe pse unë i kam ofruar çdo informacion që kisha dhe prova (i porosituri per të kry krimin) i ka shku në zyrë vetë Ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të policisë të shtetit dhe i ka treguar për porosinë dhe porositësin.
    Këto jane të vertetat e mija të nderuar miq, dhe me gjithë këtë problem mbi kry pata durimin për të prit ne heshtje.
    Edhe reagimi im ne media nuk u lidh me faktin e eleminimit tim fizik.Reagimi jem erdhi si rezultat i problematikës në zonën time.Un kam një problem, kontrata me qytetarin e cila është thy.Unë tashme nuk bëj më pjesë ne grupin parlamentarë socialist por ama jam kryelartë përballe të gjithë bashkëqytetarëve te mi qe me besuan, kryelartë sepse të paktën sot të gjithë jemi në një stad, te zgjenjyer.Unë nuk kam hyrë ne politike për ti ba lajka drejtuesit të rrallës por për të mbajt premtimet e bëra.Megjithatë unë per ju të nderuar bashkeqytetarë do jem gjithmonë një derë e hapur".

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Akuzat për vrasje. Deputeti Fufi: Nuk bëj koment

    Emri:  3d2c02f54fcad9d102cd7dbc5da2a295_XL.jpg

Shikime: 791

Madhësia:  21.6 KB

    Deputeti i PD, Mehill Fufi u përmend sot nga Tom Doshi si një nga njerëzit për të cilët Ilir Meta ka paguar dhe urdhëruar eleminimin fizik. "Meta ka paguar dhe urdhëruar vrasjen time dhe të Mëhill Fufit", tha Doshi pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS. Madje deputeti i Shkodrës shtoi se personi i paguar për vrasjen e tij është takuar edhe me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

    AbcNeës kontaktoi me deputetin Fufi lidhur me deklaratën e Doshit, por Fufi tha se nuk kishte asnjë koment për të bërë.

    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Kush është personi që ka takuar Tahirin për vrasjen e Doshit dhe Fufit?

    Emri:  0e724b186ce8b4cc39e6ffeb70f0efd3_XL.jpg

Shikime: 796

Madhësia:  23.7 KB

    Deputeti Tom Doshi bëri sot një deklaratë bombë. Ai tha sot se kryeparlamentari Ilir Meta ka paguar njerëz që ta vrasin atë dhe deputetin demokrat Mëhill Fufi. Sipas Doshit, personi që do të kryente vrasjen është takuar me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Po kush është ky person?

    Ish-kryeministri Berisha dhe Partia Demokratike e kanë akuzuar vazhdimisht Saimir Tahirin për lidhje me Emiliano Shullazin. A është Shullazi, ai i cili është takuar me Tahirin për vrasjen e Doshit dhe Fufit? Për këtë të fundit dihet vetëm që ka qenë protagonist i ngjarjes së 23 qershorit 2013, kur u vra një përkrahës i LSI-së në qytetin e Laçit. Tom Doshi e ka sulmuar vazhdimisht ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Akuza e Gent Strazimirit: Video tjetër e Metës për Doshin

    Pas deklaratave të deputetit Tom Doshi, i cili pretendon se kreu i Kuvendit ka porositur vrasjen e tij, ka ardhur dhe reagimi i parë nga PD-ja. Deputeti Gent Strazimiri thotë se ka një video që verifikon deklaratat e Doshit.

    Deklarata e Strazimirit:

    “I dashur sovran, të lutem mos bëj si i habitur! Asgjë nuk ka ndodhur! Ndryshimi është thjesht sasior, arithmetik: Ilirit (atij të këpucës së Saliut, apo të bllokut, apo të 21 janarit), i paskësh dalë një tjatër video, ku nuk kërkokësh por dhënkësh lekë një vrasësi, që t'i heqë qafe 2 deputetë!

    Njësoj si herën e parë, këtë e ditka zyrtarisht edhe Prokuroria! Që Kryeministrin dikush e përdor "nëpër semafore" kjo po...dihej... E vetmja risi është, që numri i kriminelëve "rilindas" duke shtuar edhe Kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, zyrtarisht bëhet 21 nga 19 që ishte!!! Pësim të ëmbël të "RILINDJES"!”,- shprehet Strazimiri.

    Koha Jone

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Vijnë reagimet e para nga PD, Topalli: Mafia është heshtja!

    Pas përjashtimit nga PS të deputetit të Shkodrës Tom Doshi, vijnë edhe reagimet e para nga krahu i djathtë. Jozefina Topalli, po deputete e Shkodrës, ka shkruar në faqen e saj në Facebook shumë shkurt: “Mafia është heshtja! Nuk keni parë asgjë akoma!!!”,- shkruan Topalli.

    Përvec Topallit, një reagim është bërë edhe nga gazeta Rilindja Demokratike, organ zyrtar i PD-së.

    Sipas RD, “Shqiptarët duhet të vetmbrohen ndaj kësaj dyshje kriminale që paguan për të vrarë edhe deputetët e vet që nuk i binden. Rama dhe Meta po funksiojnë si një grup kriminal që planifikon edhe vrasjen e deputetëve të vet që nuk i binden”

    Koha Jone

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    FJALA E SOTME e EDI RAMES PERPARA GRUPIT PARLAMENTAR TE PARTISE SOCIALISTE

    Do të kisha dashur të mos vinte nevoja për t’i thënë këtij grupi fjalët që sot është e domosdoshme të thuhen. Sa më qartë.

    Unë jam krenar për gjithë çfarë kemi bërë në këtë një vit e gjysëm të qeverisjes sonë.

    Jam krenar që sot, shumica dërrmuese e shqiptarëve mendojnë se vendi po ecën në drejtimin në duhur. Një sërë anketash të rezervuara, flasin për një kthim të fortë të besimit të humbur tek shteti për vite të tëra. Ashtu siç flasin për një pritshmëri shumë të lartë ndaj nesh. Çka nga njëra anë, do të thotë se një vit e gjysëm pasi kemi marrë detyrën, pritshmëria e 23 qershorit nuk ka rënë falë punës që kemi bërë. Por nga ana tjetër, do të thotë po ashtu se njerëzit presin nga ne shumë më tepër se ç’është bërë deri më sot. Unë këtë e di fort mirë, qeveria dhe grupi ynë parlamentar duhet ta dinë këtë po kaq mirë. Duhet ta dimë këtë edhe më mirë, kur rrezikojmë të biem pre e vetëkënaqësisë apo, po njësoj, e pakënaqësisë. Dhe së bashku, duhet të sfidojmë çdo ditë vetveten, për të mos rënë në kurthin e pakënaqësive personale apo të ngurrimit përballë pengesave të përditshme, që dalin në rrugën tonë aspak të lehtë të reformave.

    Jam krenar për faktin se kemi çelur, me vendosmëri shtetndërtuese, një kantier reformash rrënjësore që shtrihet në çdo sektor; nga organizimi territorial-administrativ tek siguria e drejtësia; nga administrimi fiskal tek pensionet dhe ndihma ekonomike; nga energjia tek arsimi e shëndetësia; nga mjedisi i biznesit tek prona, bujqësia, industria minerare e me radhë - s’ka asnjë sektor të papërfshirë në kantierin e reformave.

    Kemi ndërmarrë reforma jetike për Shqipërinë që duam të bëjmë; reforma të shtyra pafundësisht në kohë me vite të tëra duke krijuar varfëri, papunësi, injorancë, korrupsion dhe, në tërësi, prapambetje të madhe të Shqipërisë.

    Të tjerët përpara nesh, për vite të tëra, zgjodhën të konsumohen nga pushteti duke zvarritur reformat. Ne kemi zgjedhur ta konsumojmë pushtetin për të bërë reformat.

    Nëse sot ka pak diskutim të mundshëm për faktin se pas shumë kohësh, Shqipëria vlerësohet prej aleatëve tanë strategjikë, në Bruksel e në Uashington, si një vend ku ka rilindur shpresa e modernizimit të mëtejshëm, kjo lidhet drejtëpërdrejtë me atmosferën pozitive që ka krijuar kantieri ynë i reformave. Prandaj e morëm edhe statusin e vendit kandidat. Prandaj shihemi dhe trajtohemi sot me respekt nga të tjerët. Prandaj kemi fituar një peshë të re në rajon.

    Nëse institucionet ndërkombëtare, flasin pas shumë vitesh me tone optimiste për Shqipërinë në aspektin financiar, ekonomik apo politik, ky është rezultat i drejtëpërdrejtë i impaktit të kantierit të reformave tona. Këtë impakt e tregojnë edhe shifrat që kanë nisur të flasin për rritje të ekonomisë, punësimit dhe konsumit. Ashtu sikundër po flasin për rënie të qëndrueshme të krimit dhe informalitetit.

    As e kemi marrë pushtetin në kohë të mira për ekonominë, përkundrazi, dhe as po qeverisim në kohë të mira për ekonominë. Por konteksti krejt i pafavorshëm i ekonomisë, nuk na ka penguar të kthejmë timonin në drejtimin e duhur dhe të marrim rezultate inkurajuese në rrugën tonë.

    Nëse njerëzit e këtij vendi, i kanë mbështetur në shumicë dërrmuese edhe operacionet më të vështira që diktohen nga reformat, kjo do të thotë se shqiptarët e ndjejnë fare mirë që nuk ka më kohë për të vrarë. As nuk ka më kohë për t’u qarë. Dhe aq më pak ka kohë për t’u ruajtur nga kostot e reformave. Kjo është koha për të operuar thellë, pavarësisht dhimbjeve që prodhon operacioni dhe sidomos, pa frikën e konsumimit të pushtetit.

    Dua t’jua përsëris sot me forcë: Ne nuk kemi fituar për të ndenjur në pushtet me çdo kusht, po për ta ndryshuar kushtet e vendit duke i lëvizur të gjithë ujrat e ndenjur.

    Askush nga ne nuk ka mandat për të vajtuar dhimbjet e reformave apo për t’u ankuar për shpejtësinë e për thellësinë e tyre. Ne nuk jemi në qeveri për t’u matur me hijen e çdo dite, po për t’u matur me rezultatet që do të marrim nga reformat në vitin 2017.



    Sigurisht, deri në 2017-ën jemi objektivisht larg rezultateve që nuk ka dyshim se do të na japë ky kantier i hapur reformash. Duhet një mendjelehtësi shembullore për të kërkuar që çka po mbjellim sot, ta korrim po sot. Apo për çka nuk po e korrim që sot t’ia vemë fajin asaj që po mbjellim. Ashtu siç duhet një cinizëm i spikatur për t’u bërë zëdhënës i pakënaqësive të natyrshme, duke i mveshur vetes, Partisë Socialiste, apo konkretisht qeverisë, përgjegjësi që s’janë tonat për prapambetjen e krijuar në vite të gjata pseudoreformash.

    Unë e di që mendjelehtësia apo cinizmi në gjykimet e ditës ndaj një force në pushtet, janë të vjetra sa vetë interesat që i ushqejnë, dmth sa vetë jeta politike. Asnjë mrekulli nuk i shëron. Por le t’ia lemë opozitës të metën organike të të qenit edhe mendjelehtë edhe cinike, dhe le të kujtohemi çdo ditë se kjo është koha jonë për të qeverisur, me pasion e këmbëngulje, Shqipërinë e njëmijë e një problemeve.

    Për ne kjo është koha e detyrës kombëtare për të udhëhequr me largpamësi dhe vendosmëri. Për një forcë qeverisëse reformiste si e jona, është e papranueshme të turbullohet nga çfarëdo forme e shprehjes së dhimbjeve që shkaktojnë reformat. Do të ishte njësoj si një trupë mjekësh të humbte toruan dhe radhën e punëve, gjatë një operacioni shpëtimi të një jete.

    Ne duhet të ecim çdo ditë përpara pa e humbur fokusin nga pika ku duam të mbërrijmë përmes operacionit. Pa u lëkundur as nga pasiguria që nxisin pakicat e zhurmshme politike apo sociale, dhe as nga pakënaqësia e natyrshme që lind hera – herës brenda secilit prej nesh, për arsye nga më të ndryshmet. Dhe pa harruar se të gjithë janë të nevojshëm, po e domosdoshme është vetëm linja që ka përcaktuar populli shqiptar në 23 qershor. Linja e Rilindjes Shqiptare. Linja e reformizmit rrënjësor dhe e modernizimit me çdo kusht të shtetit tonë. Linja e ndarjes së prerë me filozofinë qeverisëse të njëzet viteve, “tërhiqe mos e këput”.

    Çka kemi bërë në këtë një vit e gjysëm, e kemi bërë bashkë.

    Askush nga ne nuk është i pagabueshëm.

    Aq më pak janë të pagabueshëm ministrat, të cilët për shkak të detyrës kanë më shumë ngarkesë për të mbajtur dhe vendime për të marrë.

    Edhe më pak akoma, jam i pagabueshëm unë për vetë peshën e pazakonshme të detyrës së kryeministrit.

    Por jam sinqerisht krenar për punën e ministrave gjatë këtij një viti e gjysëm, pavarësisht se puna më e madhe mbetet ende për t’u bërë dhe ka pa pikë dyshimi, një sërë aspektesh të punës së tyre që duhen përmirësuar në vijimësi.

    E di fort mirë se shumëkush këtu ka rezerva të ndryshme, për gjëra nga më të ndryshmet, të cilat lidhen me punën e qeverisë, me ministra apo me drejtues të tjerë.

    Rezerva kam edhe unë vetë, edhe për vetë punën time apo të shumëkujt këtu, qoftë ministër qoftë deputet.

    Madje dua t’jua them hapur se nuk besoj që po të bënim një debat vetëkritik, ka ndonjë më vetëkritik sesa unë në këtë sallë për çfarë duhet të bëjmë më mirë.

    Por po ashtu, jam i sigurtë se nëse do t’iu bënim një vlerësim këtyre rezervave tona, disa do të qëndronin e disa jo. Siç jam po ashtu i bindur se rezervat e arsyeshme, të mbledhura të gjitha së bashku, nuk do ta zbehnin dot vlerën e punës së madhe që kemi bërë - në kushtet skandaloze ku e kemi marrë detyrën dhe situatën dramatike ku e lanë vendin kundërshtarët tanë.

    E theksova vlerën e kësaj pune, sepse për mua aq sa është e natyrshme të kemi rezerva nga më të ndryshmet, aq është e pavolitshme t’i bëjmë rezervat brumë të komunikimit tonë dhe po aq është e papranueshme t’i lejojmë vetes cënimin e qëllimshëm të vlerës së punës së bërë.

    Unë vetë nuk jam bërë kryeministër për t’u konsumuar nga pushteti duke shtyrë sa më shumë qëndrimin në karrige përmes gjysëm punësh e gjysëm vendimesh, po për ta konsumuar pushtetin natyrshëm duke bërë reforma reale, operacione të thella, punë të vështira.

    Qeveria jonë është krijuar po për këtë qëllim, si një skuadër që çon përpara reformat, jo si një seleksion individësh që punojnë secili në hesap të vet sipas traditës.

    Por kjo vlen padyshim për të gjithë grupin parlamentar, të cilin e kam parë qysh në ditën e parë të lindjes së tij, si fuqinë mbështetëse të reformave tona rrënjësore.

    Këtë një vit e gjysëm grupi parlamentar, përmes komisioneve, ka bërë vazhdimisht kritikën konstruktive të projekteve të qeverisë. Ka pasur edhe debate të nxehta për çështje të caktuara mes komisioneve dhe ministrave. Asnjëherë nuk kam kërkuar që një praktikë e tillë të zbehet, përkundrazi.

    I kam kërkuar dhe do t’i kërkoj me këmbëngulje ministrave të ndërtojnë një urë solide komunikimi me komisionet përkatëse, ku të ketë informim të vazhdueshëm si edhe ballafaqim çdo çështje apo pikë me debat.

    Madje përtej kësaj praktike debati kolegjial mes qeverisë dhe grupit në procesin e ligjvënies, kam pranuar si pjesë të natyrshme të bashkëjetesës sonë edhe qëndrime publike deputetësh mbi çështje apo ide me të cilat s’jam gjëkundi dakord.

    Edhe pse qëndrime të kësaj natyre në rastin më të mirë e shpërqëndrojnë vëmendjen e publikut dhe në rastin më të keq, fatkeqësisht, u bëjnë padashje jehonë nga brenda spekullimeve të kundërshtarit ndaj nesh, mbeten gjithësesi shprehje e gabueshmërisë së secilit prej nesh.

    Si të tilla mund të jenë të diskutueshme në përmbajtje, të kritikueshme në metodë, po jo të dënueshme.

    Por jam tejet i keqardhur që nuk mund të them dot të njëjtën gjë, kur qëndrimi i një deputeti bie ndesh me normat më elementare të kontratës së bashkëjetesës sonë dhe kështu bëhet një qëndrim i dënueshëm.

    Secili prej nesh ka një kontratë bashkëjetese me këtë parti dhe me këtë grup. Padyshim me secilin dhe secilën prej jush, mua më lidh përveç punës edhe një marrëdhënie njerëzore e veçantë. Me uljet e ngritjet e natyrshme të temperaturës si në çdo rreth të ngushtë shoqëror. Por ashtu sikundër mosmarrëveshjet personale mes njëri – tjetrit nuk mund të jenë kurrë për mua, udhërrëfyes në qëndrimet e mia si kryeministër e kryetar partie ndaj çdokujt prej jush, unë nuk kam asnjë mundësi të mbështes apo lejoj në heshtje shkeljen, nga cilido këtu, të normave bazë të kontratës së bashkëjetesës sonë në këtë grup. Sepse me këtë grup janë të lidhur sot fatet e vendit tonë, përpara të cilave fati i interesave sado legjitime të secilit prej nesh s’ka asnjë peshë.

    Në këtë grup, gjithkush mund të thotë atë që mendon për qeverinë. Por askush nuk mund të mendojë të thotë, as këtu dhe as në publik, se i ka shpallur luftë qeverisë.

    Në këtë grup gjithkush mund të shprehet lirisht për çdo ministër apo drejtues të lartë institucioni. Por askush nuk mund t’i japë vetes lirinë që të cënojë të drejtën e dinjitetin e kujtdo, dhe jo më të një ministri të Republikës së Shqipërisë apo qoftë edhe një të drejtuesi të një agjencie shtetëror.

    Në këtë grup gjithkush mund të ngrejë shqetësimin e korrupsionit dhe mund të flasë hapur, për çdo rast apo fakt konkret korrupsioni, me emër e mbiemër. Por askush nuk mund të ngrihet si i shqetësuar për korrupsionin, që t’i japë vetes rastin të flasë mbarë e mbrapsht për qeverinë, ministrat ose drejtuesit e institucioneve të shtetit.

    Në këtë grup gjithkush mund të flasë për çdo pakënaqësi që ka, lidhur me sa po i mbajmë apo nuk po i mbajmë premtimet ndaj elektoratit. Por askush nuk mund të shpërdorojë besimin e elektoratit për të cënuar qeverinë ose cilindo ministër apo zyrtar të shtetit, me shprehje ekstreme pakënaqësirash krejt personale.

    Në këtë grup gjithkush mund të jetë vetvetja, por askush nuk mund t’i imponojë këtij grupi daljen nga vetja.

    Për të gjitha ato që në këtë grup janë të papranueshme, unë kam detyrimin të shpreh qartë dhe prerë, edhe pse me keqardhje, pikëpamjen time si kryeministër dhe si kryetar i Partisë Socialiste, se deputeti Tom Doshi na e ka bërë të pamundur ta pranojmë në vazhdim si pjesë të grupit tonë parlamentar.

    Nëse qëndrimi i deputetit do të kishte prekur thjesht personin dhe dinjitetin e personit tim, unë sot do të kisha kërkuar mirëkuptimin tuaj për të mos mbajtur qëndrim të prerë ndaj tij. Por me akuzat e tij deputeti ka shkuar përtej personit tim dhe ka cënuar rëndë dinjitetin e këtij grupi e të kësaj qeverie.

    Prandaj, unë kam bindjen se sot ne duhet t’i japim Tomës mundësinë të lirohet nga barra e kontratës që ka me grupin e me Partinë Socialiste, dhe të shkojë të provojë në rrugë ligjore vërtetësinë e akuzave të tij të papranueshme në adresë të qeverisë e të shumicës sonë parlamentare.

    Koha Jone

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Debatet me dyer të mbyllura në grupin e PS

    Debatet e plota në grupin e PS. Blushi-Ramës: E ke marrë peng partinë, ke frikë të votohesh

    Zbardhen debatet e brendshme në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Debate të ashpra dhe të tensionuara mes palëve. Pas fjalës së Ramës ka folur Tom Doshi.

    Tom Doshi: Je peng i Ilir Metës. Eshtë kthyer Ilir Meta në tutorin tënd. Ti kam thënë rastet kur kanë dashur të më vrasin mua dhe Fufin por ti s’ke reaguar.

    (Edi Rama nuk thotë asnjë fjalë)

    Tom Doshi: Ti je mosmirënjohes, je bukëshkelur, je qenia më e keqe që unë kam njohur. Më ka thënë Blushi para ca vitesh si ka mundësi që ti e beson atë, por unë të besova. Mos mendo që me deputetët që ke atje, (Paulin Sterkaj, Mimoza Havizi, Namik Kopliku) mund të hysh në Shkodër se në 2005 dhe 2009 këta bënin peticione për të të rrëzuar ty.

    Tom Doshi braktis mbledhjen.

    Fatmir Xhafaj: Tani kjo është mbledhja më e rëndë që kam kaluar ndonjëherë, por duhet të na shërbejë si një moment reflektimi për problematikat. Të mblidhemi në qarqe me ministrat e deputetët se janë këta të fundit që mbledhin votat. Dhe nuk përkthehet marrja e votave në mbështetje. Eshtë moment reflektimi që të flasim. Këto mbledhje të grupit parlamentar të shërbejnë jo vetëm për rendin e ditës së kuvendit, por edhe si reflektim për situatën që është krijuar.

    Edi Rama (flet për reformat dhe për Tomën): Ju e patë që është një problem personal dhe jo një problem partie. Por unë nuk kam marrëdhënie interesi me asnjë prej jush këtu dhe asnjë tjetër jashtë sallës. Të gjithë duhet të reflektojmë. Po të mos kemi unitet s’mund të ecim përpara, ja si përshembull, reforma e arsimit të lartë.

    Ben Blushi: S’do flisja por më ngacmoi Rama që foli për reformat. Sa për debatin me Tomën s’mund të na besh pjesë në këtë punë.

    Edi Rama: Jo, nuk është kështu.

    Ben Blushi: Jo, kështu është se s’mund të mbaj unë përgjegjësi njëlloj si ty. Asnjë në grup nuk ka marrëdhënie me Tomën sic i ke ti. Eshtë një marrëdhënie mes shokësh që kishit marrë peng partinë. Sot s’do ta llogarishës për këtë pjesë dhe kjo është për fajin tënd.

    Edi Rama: Se kam marrë peng partinë

    Ben Blushi: E ke marrë peng partinë se ke një vit e gjysëm që nuk bën zgjedhje.

    Edi Rama: Zgjedhjet i bëra në 23 qershor.

    Ben Blushi: Jo, jo, s’po bën zgjedhje se ke frikë të votohesh nga baza dhe të marrësh vota.

    Edi Rama: Ti të kesh turp!

    Ben Blushi: As mos më thuaj kështu se s’kam pse të kem turp. Nëse do të vazhdojë kjo mbledhje duhet ta tërheqësh këtë që sapo the. Kjo është marrëdhënia jote me Tomën. Para disa vitesh i the atij të më kërcënonte mua.

    (Kërkon fjalën deputeti Koço Kokëdhima)

    Ben Blushi: Jepja fjalën këtij priftit

    Gramoz Ruçi: S’ke pse ofendon deputetët kështu.

    Ben Blushi: Nuk thashë ndonjë gjë të keqe. Nuk e ofendova.

    Gramoz Ruçi: Mirë është ta mbyllim këtë mbledhje dhe të reflektojmë për ato që u thanë këtu.

    /Newsbomb/

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Tahiri takon Ramën pas deklaratave të Tom Doshit: Meta urdhëroi vrasjen time



    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është parë të dalë nga kryeministria rrreth orës 15:42, të 2 marsit 2015.
    Nuk ka pasur asnjë njoftim për median në lidhje me një takim të tillë, i cili vjen vetëm jo më larg se 2 orë nga momenti kur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së është vendosur përjashtimi i deputetit shkodran Tom Doshi.
    Ky i fundit menjëherë pas kësaj lëshoi akuza të forta në drejtim të kryetarit të LSI-së, aleatit kryesor të Ramës, se është tutor i kryeministrit dhe se ka urdhëruar dhe paguar vrasjen e tij (Tom Doshit) dhe të deputetit të PD-së Mhill Fufit.
    Doshi shtoi gjithashtu se njeriu që ishte urdhëruar për të kryer këtë vrasje kishte takuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

    ORA NEWS

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Prokuroria e Përgjithshme: Nuk komentojmë deklaratat e Tom Doshit

    Prokuroria e Përgjithshme nuk komenton akuzat e lëshuara nga deputeti socialist Tom Doshi, i përjashtuar tashmë nga radhët e Partisë Socialiste.
    Në një prononcim për Ora News, këshilltari i prokurorit të përgjithshëm, Albi Serani u shpreh: “Nuk komentojmë deklaratat e Tom Doshit”.
    Më herët deputeti Doshi hodhi akuza në drejtim të kreut të Kuvendit, Ilir Meta, se ka urdhëruar eleminimin fizik të tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.
    Ai tha më tej se për këtë ka vënë në dijeni mes të tjerëve edhe kryeprokurorin Adriatik Llalla.

    ORA NEWS

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Blushi: Përfundoi miqësia e dy shokëve të ngushtë Rama – Doshi



    Pas përfundimit të mbledhjes së grupit, ku u mor vendimi për përjashtimin e deputetit Doshi nga PS, ka folur deputeti Ben Blushi, i cili e quajti këtë një miqësi mes dy shkoësh që tashmë ka marrë fund.
    Blushi tha se nuk dinte arsyet e zënies mes Ramës dhe Doshit, por tha që ato nuk janë për shkaqe politike. Deputeti socialist i faturoi edhe një pjesë të përgjegjësisë kryeministrit Rama, që duhet të administronte prej kohës këtë situatë.
    Ben Blushi: “E thashë dhe në mbledhje, është historia e dy shokëve të ngushtë që u zunë për arsye që sduan të na i dhonë dhe as duam ti marrim vesh. Fatkeqësisht një histori miqësia disavjecare që u prish për motive që nuk dua ti di, por që për fat të keq nuk janë politike, po i vë një damkë të madhe PS dhe sigurisht Edi Rama duket ta dministronte këtë gjë prej shumë kohës, të qeveriste më mirë, ka përgjegjësinë e vet, sadoqë jam dakord me fakatin që kjo bashkëjetëse në këto kushte ishte e pamundur. Por prap them se ishte miqësia e dy shokëve të ngushtë që u zonë për arsye që nuk i di.“

    ORA NEWS

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    SHBA: Mirëpresim përjashtimin e Doshit, pretendohet se është i përfshirë në krime

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian nxisin largimin e individëve të inkriminuar në politikë.

    Ndërkaq ambasada e SHBA-së ka mirëpritur vendimin për “përjashtimin e Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale”.

    Deaklarata e SHBA:

    Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale.

    Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike.

    Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive.

    Mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014.

    Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet.

    Reagimi i BE:

    “BE-ja mbështet hapat që nevojitet të ndërmerren për një zbatim të plotë të marrëveshjes mes partive qeverisëse dhe opozitare në Parlamentin e Shqipërisë, përfshi çështjen e individëve me rekorde kriminale të cilët mbajnë pozicione publike.

    BE-ja i jep rëndësinë më të lartë zbatimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjor, përfshi luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, qe jane përparësi kyçe për Shqipërinë”.

    MAPO

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    “Akuzat më të rënda në 25 vite demokraci”

    Nga Sali Berisha

    Akuza Tom Doshit se Meta – Rama planifikuan vrasjen e dy deputeteve, eshte me e renda ne 25 vitet e fundit!!

    Te dashur miq, akuzat se Ilir Meta dhe Edi Rama planifikuan vrasjen e dy deputeteve te parlamentit shqiptar, jane akuzat me te renda publike ne tere historine e pluralizmit shqiptar.

    Deputeti Doshi pohon se kryetari i Parlamentit te vendit, Ilir Meta, ne marreveshje me Edi Ramen, ka paguar per vrasjen pra eleminimin fizik te tij dhe deputetit te PD Mhill Fufi.

    Doshi njoftoi para mediave se per akuzen e tij, me e renda 25 vitet e fundit, disponon fakte te cilat ai i ka paraqitur brenda dhe jashte vendit.

    Personalisht kam degjuar dhe denoncuar ne Parlament per perpjekje te drejtuesve te mazhorances per eleminim te eksponenteve te saj.

    Por akuzat tronditese te deputetit Tom Doshi, i njohur per miqesine e ngushte me Ramen por edhe Meten, se kryetari aktual i Parlamentit me porosi apo pelqim te Rames ka paguar para per vrasjen e tij dhe te deputetit te PD, Mehill Fufi, jane nje ogur i zi per stabilitetin e vendit.

    Duke denuar me ashpersine me te madhe cdo perpjekje per te eleminuar fizikisht deputetet e Parlamentit pavaresisht nga spektri i tyre politik, theksoj me kete rast se se sipas ketyre akuzave klika ne pushtet projekton destabilizimin e Shqiperise!

    Ju bej thirrje qytetareve te vendit te ngrihemi fuqishem per te shpetuar vendin nga klika e vrasesve ne krye te pushtetit!!

    MAPO

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Edi Rama sulmohet ashpër në Facebook

    Pasi publikoi në Facebook fjalën që kishte mbajtur në grupin kuvendor të PS-së, Edi Rama është sulmuar ashpër nga ndjekësit e tij në rrjet.

    Shumë prej tyre kanë hedhur akuza në lidhje me sjelljen e tij dhe se si ai nuk di të mbajë “familjen” të bashkuar.

    Sigurisht që ka pasur edhe nga ata që e kanë mbështetur Ramën në vendimin e tij dhe në rrugën që ka nisur.
    Emri:  rama-fb.jpg

Shikime: 898

Madhësia:  53.5 KB
    Emri:  11034314_10205039341716873_8654012097888570652_n.jpg

Shikime: 772

Madhësia:  52.8 KB
    Emri:  10996476_10205039341636871_8394414656857042638_n.jpg

Shikime: 762

Madhësia:  50.2 KB


    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-03-2015 më 12:35

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Akuzat për shpifje, a do të përballet Rama me Tom Doshin në Gjykatë si me Ristanin e Palokën?

    Në daljen e fundit para mediave nga selia e PS-së, Tom Doshi tha se i ka bërë të ditur Edi Ramës se Ilir Meta ka dashur ta vrasë atë dhe deputetin e PD-së, Mhill Fufi.

    Emri:  rama-tom-doshi-473x338.jpg

Shikime: 2283

Madhësia:  53.0 KB
    Edi Rama dhe Tom Doshi

    Rreth 60 minuta më vonë, pasi kishte përfunduar edhe mbledhja e grupit parlamentar socialist, Edi Rama publikoi në facebook fjalimin e tij ku në paragrafin e fundit i kërkon Doshit që akuzat e tij ti provojë në Prokurori.

    “Unë kam bindjen se sot ne duhet t’i japim Tomës mundësinë të lirohet nga barra e kontratës që ka me grupin e me Partinë Socialiste, dhe të shkojë të provojë në rrugë ligjore vërtetësinë e akuzave të tij të papranueshme në adresë të qeverisë e të shumicës sonë parlamentare”, tha Rama në mbledhjen e grupit.

    Një muaj më parë kreu i qeverisë vendosi një precedent të ri në raport me shpifjen. Brenda pak ditëve ai paditi në gjykatë sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani dhe kreun e grupit parlamentar, Edi Paloka duke i akuzuar ata se kishin shpifur për lidhjet e tij me krimin.

    Pyetja e parë që shtrohet tani është nëse kryeministri do të ndjekë të njëjtin standard dhe do ta padisë edhe Tom Doshin në prokurori për shpifje?

    Ndërsa pyetja e dytë është nëse Rama do të bëjë me Tom Doshin të njëjtën gjë që bëri me Edi Palokën, ku ishte i pranishëm në seancën e parë gjyqësore, atë të pajtimit?

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-03-2015 më 12:53

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    600 mijë euro për vrasjen Tom Doshit e Mëhill Fufit

    Kanë dalë detaje të reja në lidhje me atenatin që pretendon se do të bëhej për vrasjen e Tom Doshit dhe Mëhill Fufit.

    Gazetari Artan Hoxha në studion e News24 ka thënë se ka një kërcënim real për vrasjen e deputetëve të PS-së dhe PD-së.

    Sipas Hoxhës, personi i cili është kontaktuar për të vrarë Doshin dhe Fufin ka pranuar që ka marrë porosinë dhe se ka marrë 80 mijë euro parapagim për këto krime.

    “Kanë qenë vënë 500 mijë euro për vrasjen e Tom Doshit dhe 100 mijë euro për vrasjen e Mëhill Fufit”, tha gazetari Hoxha.

    Sipas gazetarit, i cili është dhe mik i deputetit socialist Tom Doshi, ekziston një video-regjistrim të personit që ka marrë porosinë për vrasjen dhe është bërë një takim edhe në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, deputetit Doshi dhe personit që pretendon se ka marrë porosinë për vrasjen.

    Për të gjitha këto takime mësohet se janë regjistruar dhe ekziston edhe dëshmia e një personi tjetër, tha Hoxha.

    Sipas tij edhe pse ka pasur indicie për kërcënime nuk janë shtuar masat e sigurisë për deputetin Tom Doshi dhe të Mëhill Fufit.

    MAPO

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Historia e Mhill Fufit dhe një status i fshirë i Ramës

    Emri:  gjon-gjoni.jpg

Shikime: 817

Madhësia:  40.0 KB

    Kur Ilir Meta vendosi që e shoqja, Monika Kryemadhi të ishte pjesë e fushatës në zonën e Lezhës, në zgjedhjet e fundit parlamentare, e dinte që gjërat nuk do ishin të lehta.

    Por ndërsa dukej se gjërat në këtë qark po shkonin pa probleme, pikërisht ditën e zgjedhjeve, një përplasje me armë u shënua në një qendër votimi në Laç.

    Kandidati demokrat, Mhill Fufi, akuzonte Gjon Gjonin, militantin e LSI se po blinte votat.

    Simpatizanti i LSI nuk ishte një emër i panjohur për policinë.

    Mes tyre u shënua një përplasje me armë dhe i vdekur mbeti Gjoni.

    Fufi dhe një kushëriri i tij, Kastrioti, mbetën të plagosur.

    Kjo histori u zhduk për pak kohë nga media, ndërsa u shfaq më vonë kur u raportua se Prokuroria e Laçit nuk e hetonte dot, ndaj kishte kërkuar transferimin e dosjes në Tiranë.

    Në këtë kohë në Tiranë kishte shpërthyer një debat nëse PS kishte zgjedhur në këtë qark persona me precedentë penale për t’i përfaqësuar në Kuvend.

    Por ndërsa e akuzuara ishte PS, mediat pranë qeverisë shkruanin se edhe e djathta ka përdorur të fortët në këtë zonë, duke marrë Fufin si një shembull.

    Historia e kësaj vrasje akoma të pazbardhur plotësisht u rishfaq vetëm para pak ditësh, kur u raportua se ishte arrestuar Enver Curri.

    Disa media shkruanin se u kap vrasësi i ditës së zgjedhjeve. Të tjera thanë më vonë se ai ishte thjesht një dëshmitar.

    Edhe Edi Rama nxitoi që të përgëzonte policinë për këtë aksion.

    Por më vonë, u detyrua të fshijë mesazhin e tij.

    Vrasësi nuk është kapur.

    MAPO

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Pas përjashtimit të Doshit, shkarkohet dhe kryetari i PS në Shkodër

    Është shkarkuar kryetari i Partisë Socialiste në Shkodër Andi Halluni.

    Vendimi për shkarkimin e tij vjen pak orë pas përjashtimit të deputetit Tom Doshi nga grupi parlamentar i PS.

    Nuk dihet nëse vendimi për shkarkimin e Hallunit ka lidhje me përjashtimin e Doshit apo jo.

    Në vend të të saposhkarkuarit Halluni është caktuar Gaspër Vokaj.

    MAPO

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Tom Doshi reagon pas deklaratës së SHBA-së dhe BE-së: Kam video 37 minuta, i gatshëm ta vë në dispozicion

    Pas reagimit të ambasadës së SHBA-së dhe BE-së në Tiranë për vendimin që mori gripi parlamentar socialist duke përjashtuar deputetin Tom Doshi, ka reaguar edhe ligjvënësi i majt duke thënë se mbështet qëndrimet për vijuar me dekriminalizimin e Kuvendit të Shqipërisë.

    Në një deklaratë të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, deputeti Doshi thotë se nuk është i përfshirë në ngjarje kriminale dhe se reagimet e forta të tij kanë ardhur për shkak të kërcënimit që jetës.

    Emri:  tom-doshi.jpg

Shikime: 1274

Madhësia:  37.0 KB
    Tom Doshi

    Në deklaratën e tij, Tom Doshi thotë se disponon një video 37 minuta ku shfaqen detaje të përndjekjes së tij dhe se është i gatshëm ta vërë ate në dispozicion ambasadës amerikane dhe trupit diplomatik në Shqipëri.

    Deklarata e plotë e Tom Doshit në “Facebook”:

    Sapo me njoftuan per nje deklarate te bere nga Ambasada Amerikane dhe Tirane dhe Misioni i Bashkimit Europian ne Tirane. Nuk du te merrem me brendesine e deklaratave per emrin tim, por dua te deklaroj me force se jam me gjithe shpirt per dekriminalizimin e Kuvendit, duke filluar nga Kryetari i Kuvendit deri dhe tek cdo deputet i thjeshte.

    Tom Doshi nuk eshte i perfshire kurre ne asnje akt kriminal. Nuk kam perfituar kurre padrejtesisht, dhe kurren e kurres nuk jam pershire ne akte kriminale kundrejt prones apo individit. Kam arritur cdo gje ne jeten time ne baze te perpjekjes time te ndershme.

    Nuk kam synuar asnjehere ne jeten time te bej shantazh as ndaj Kryeministrit dhe as ndonje figure tjeter publike ne vend. Kam folur me ton te ashper ditet e fundit edhe ndaj Kryeministrit per te shprehur revolten time personale, te familjes time dhe miqve te shumte, sepse kam pare bashkefajesi dhe mosveprim te Kryeministrit ne krimin e planifikuar kunder meje dhe kolegut Fufi. Cfare duhet te beja? Kam mbi 5 muaj qe pres te reagoj shteti ndaj fakteve qe une i kam paraqitur deri ne detaje per vrasjen time. I vdekur nuk mund te reagoj. Kam reaguar tani, sepse nuk mund te prisja me gjate. Para pak ditesh eshte tentuar te vritet denoncuesi i skemes se vrasjes. Nuk mund te prisja me gjate, sepse njerezit rezikojne te vritet nga indiferenca e shtetit, dhe ortakeria e Kryeministrit me Kryetarin e Kuvendit. Kush nuk do ishte i revoltuar ne kushtet qe eshte i rrezikuar te vritet, ne kushtet qe faktet dhe deshmitaret po tentohen te vriten? Jam ne te drejten time te reagoj per jeten. Ashtu sic jam ne te drejten time te denoncoj vrasesit me pushtet, te cilet me marreveshje vendosin te injorojne detyren e tyre, te injorone ligjin dhe te fshehim nje krim makaber.

    Po deklaroj edhe njehere me pergjegjesine e ligjvenesit se kam paraqitur fakte te pamohueshme per krimin ndaj meje dhe kolegut tim. Le te pyesin Ministrin e Brendshem dhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise per deklaraten qe ka bere personi i paguar ne zyren e tyre. Le te informohen ambasadat tek Ministri per kete fakt. Jam i gatshem gjithashtu qe ti vej ne dospozicion te ambasadave qe neser nje video prej 37 minutash ku rrefehet me detaje historia e ndekjes time prej disa muajsh nga kriminelet e paguar nga Ilir Meta. Le ta verifikojne autenticitetin e videos dhe faktet tronditese qe pohohen aty.

    Do kerkoja me zemer ne dore qe ambasada e Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Europian te sjellin hetues profesionist te gjykojne se bashku me Prokurorine Shqiptare keto akuza. Une kam interes te zbardhet e verteta. Kam interes te mos kete kriminel ne Parlament. Njehere Ilir Meta i shpetoi drejtesise me akuzen e korrupsionit. Shpresoj kete here drejtesia te bej detyren, dhe garancia qe kjo pune do funksionoj eshte qe hetues profesionist amerikan dhe europian te jene pjese e grupit te hetimit.

    Tom Doshi nuk mund te vazhdonte nje miqesi me Edi Ramen kur ai ka bere marreveshje me krimin, per te mbajtur te pacenuar karrigen e tij te pushtetit. Votat e nje porositesi krimesh nuk duhet te mbajne PS ne pushtet. Shantazg i vertete eshte ai qe ben Meta. Nese nuk me mbroni ju coj ne opozite i thote ai Rames. Kjo aleance duhet te denoncohet deri ne fund. Me krimin duhet te ndahen te gjithe, mbi te gjitha politikanet. Ditet e fundit Edi Rama me ka bere oferte qe ta fsheh kete krim duke me dhene garanci se qeveria dhe partia do vazhdojne te me mbeshtesin dhe se nuk do kete masa ndaj meje. Une nuk bej pazare me askend per jeten time dhe te femijeve te mi. Krimi duhet te hetohet dhe denohet, ashtu sic ambasadoret e nderuar shprehen ne deklaraen e tyre. Jam i gatshem te bashkepunoj deri ne fund me drejtesine.

    Panorama

  20. #20

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Do të ishte një veprim i matur i politikës shqiptare, që ta çonte vëndin në zgjedhje të parakohshme!

    Nuk kanë vlerë zgjedhjet e pritshme lokale me një qeveri të deshtuar. Shqipërisë i duhet një qeveri e re dhe e dalë nga zgjedhje vërtetë të lira dhe të ndershme!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 02-03-2015 më 14:27

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •