Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Shqipëria, jo më nën monitorim për pastrim parash dhe financim të terrorizmit

    Republika e Shqipërisë nuk do të jetë më pjesë e grupit të vendeve që janë nën monitorim të vazhdueshëm për pastrim parash dhe financim të terrorizmit.

    Kështu deklarohet në përfundimet e raportit të grupit Onsite Team të ICRG. Raporti, i cili është diskutuar dhe miratuar në seancën e rradhës të ICRG në Paris, në datat 24-25 shkurt, pasqyron rezultatet në përfundim të një pune gati një-vjeçare. Shqipëria është vendi që ka plotësuar të gjitha mangësitë e raportuara në vite nga FATF (Financial Action Task Force), që monitoron zbatimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në botë. Shtetet anëtare të këtij grupi kanë vlerësuar përpjekjet e bëra nga Shqipëria në këtë drejtim.

    Sipas raportit, Shqipëria ka adresuar artikujt në planin e veprimit dhe se “zbatimi ka filluar dhe është duke u mbështetur nga qeveria”, përfaqësuesit e së cilës, sipas të njëjtit burim, “treguan një angazhim të fortë për detyrat e tyre në sektorin ligjor dhe financiar, duke reflektuar njohuri të thella dhe vetëdije të fortë në zbatim të detyrave të lëna”.

    Vlerësimi është dhënë nga Guida Ndërkombëtare e Riskut të Shteteve dhe FATF, Task Forca për Aksionin Financiar, që janë të dyja organizata botërore të cilat bëjnë analizën e shteteve në këtë drejtim.

    Me marrjen e këtij vendimi, Shqipëria nuk do të bëjë më pjesë në grupin e vendeve që janë nën monitorim të vazhdueshëm për pastrim parash dhe financim terrorizmi.

    Ky rezultat është rrjedhim logjik i reformave të ndërmarra gjatë dy viteve të fundit, reforma, të cilat tashmë kanë bërë që Shqipëria të ketë imazh pozitiv, jo vetëm në sytë e institucioneve ndërkombëtare, por edhe në sytë e investitorëve të huaj.

    Angazhimi i fortë i Qeverisë Shqiptare për të shënuar rezultatet e kërkuara në sektorin ligjor dhe financiar, e ka bërë vendin më të besueshëm, që do të thotë më tepër investime vendase dhe të huaja, ritme më të larta në treguesit e rritjes ekonomike dhe të punësimit.

    http://www.financa.gov.al/al/njoftime/deklarata-per-shtyp/shqiperia-jo-me-nen-monitorim-per-pastrim-parash-dhe-financim-te-terrorizmit

  2. #2

    Për: Shqipëria, jo më nën monitorim për pastrim parash dhe financim të terrorizmit


  3. #3
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Shqipëria, jo më nën monitorim për pastrim parash dhe financim të terrorizmit

    edhe neper kto lista na paskan pas fut qeverite e qelbta qe kemi pas?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #4

    Për: Shqipëria, jo më nën monitorim për pastrim parash dhe financim të terrorizmit

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin

    ... Ky rezultat është rrjedhim logjik i reformave të ndërmarra gjatë dy viteve të fundit, reforma, të cilat tashmë kanë bërë që Shqipëria të ketë imazh pozitiv, jo vetëm në sytë e institucioneve ndërkombëtare, por edhe në sytë e investitorëve të huaj.

    Angazhimi i fortë i Qeverisë Shqiptare për të shënuar rezultatet e kërkuara në sektorin ligjor dhe financiar, e ka bërë vendin më të besueshëm, që do të thotë më tepër investime vendase dhe të huaja, ritme më të larta në treguesit e rritjes ekonomike dhe të punësimit.

    http://www.financa.gov.al/al/njoftime/deklarata-per-shtyp/shqiperia-jo-me-nen-monitorim-per-pastrim-parash-dhe-financim-te-terrorizmit
    Kanë zënë rradhë investitorët e huaj se kush e kush do të hyjë më i pari në Shqipëri! Normal kjo për një vend që punëson 90 mijë të papunë sipas Edit dhe Erjonit të Edit!

    Ndërsa 46 mijë shqiptarë kanë marrë rrugën pakthim drejt vendeve perëndimore. Më mirë ilegal në Europë se sa legal në vendin e keqqeverisur dhe të pashpresë!

    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 26-02-2015 më 17:17

  5. #5

    Për: Shqipëria, jo më nën monitorim për pastrim parash dhe financim të terrorizmit

    Vendet qe u hoqen nga lista e FATF per pastrim parash: Shqiperia, Kamboxhia, Kuvajti, Namibia, Nikaragua, Pakistani and Zimbabve

    http://blogs.wsj.com/riskandcompliance/2015/03/02/fatf-calls-out-uganda-for-failures-on-anti-money-laundering/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •