Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Shkencëtarët shqiptarë japin kontributin e tyre në studimin pan-kontinental

    Europa, një model suksesi për ruajtjen e mishngrënësëve të mëdhenj


    Emri:  alex_trajce_1.jpg

Shikime: 1699

Madhësia:  32.1 KB


    Emri:  bledi_hoxha.jpg

Shikime: 1476

Madhësia:  18.7 KB



    Rimëkëmbja e mishngrënësve të mëdhenj në Europë është një sukses i madh për ruajtjen e natyrës. Në një të tretën e Europës së paku një prej llojeve të mishngrënësve të mëdhenj është i pranishëm sipas një artikulli të botuar në revistën prestigjoze shkencore Science. Studimi, për të cilin kanë kontribuar kërkues nga 26 vende të kontinentit, tregon se Europa është një shembull i shkëlqyer ku njerëzit dhe mishngrënësit mund të ndajnë të njëjtat mjedise, thotë autori kryesor Guillaume Chapron, nga Universiteti Suedez i Shkencave Bujqësore (SLU). Studimi ka një rëndësi madhore për vendin tonë, pasi përpos rritjes së vëmendjes ndaj gjendjes së këtyre llojeve të faunës sonë, për herë të parë, kërkues shkencorë nga Shqipëria japin kontributin e tyre si bashkë-autorë të një publikimi në një nga revistat më prestigjoze shkencore të Botës.

    Në fillim të shekullit 20të, mishngrënësit e mëdhenj ishin zhdukur nga pjesa më e madhe e Europës, me vetëm disa popullata relikte të pranishme. Tashmë nëpër Europë ka popullata të qëndrueshme ose në rritje të Ariut, Ujkut, Rrëqebullit dhe Volverinit (Grykësit) dhe ato nuk jetojnë në zona natyrore larg njerëzve, por në peisazhe dhe mjedise të dominuara nga njeriu.
    Ky përbën një ndryshim të madh në krahasim me strategjitë që ndiqen në pjesë të tjera të botës ku mishngrënëst mbrohen kryesisht në parqe të mëdhenj kombëtarë ose zona të gjera të natyrës së egër, të veçuara dhe pa ndikim nga njerëzit. Në se Europa do të kishte zgjedhur të njëjtin model, atëhere me siguri ne nuk do të kishim ndonjë prej mishngrënësve të mëdhenj, pasi në asnjë zonë të Europës nuk ka sipërfaqe mjaftueshmërisht të mëdha të natyrës së egër, të pa prekura apo pa ndikim nga njerëzit.

    “Kjo është një histori suksesi që mbështetet në një legjislacion të mirë, qëndrueshmëri politike, institucione të forta dhe një opinion publik të favorshëm", thotë Guillaume Chapron, kërkues pranë Stacionit të Jetës së Egër Grimsö, Departmenti i Ekologjisë, të SLU-së. Për më tepër, pyjet e Europës dhe popullatat e barëngrënësve të mëdhenj janë në një gjendje më të mirë sot se sa 100 vjet më parë.
    76 kërkues shkencorë kanë kontribuar për këtë artikull, ndër të cilët dhe katër studiues nga Shqipëria. Ata kanë grumbulluar të dhënat më të fundit dhe kanë prodhuar hartat e shpërndarjes së mishngrënësve të mëdhenj në pjesën më të madhe të Europës.

    “Shqipëria hyn në vendet që kanë ruajtur komunitetin e plotë të mishngrënësëve të mëdhenj, të pranishëm në territoret e saj prej mijëra vitesh, përfshirë ariun (Ursus arctos), ujkun (Canis lupus) dhe rrëqebullin (Lynx lynx)” thotë Aleksandër Trajçe, bashkëautor i artikullit, përfaqësues i Shqipërisë në Iniciativën Europiane për Mishngrënësit e Mëdhenj (LCIE) dhe Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Ky fakt përbën një pasuri të madhe natyrore për vendin tonë dhe i jep vlera të mëdha Shqipërisë në kontekstin Europian.

    Sidoqoftë ka mjaft vend për shqetësim përsa i përket gjendjes specifike së mishngrënëseve të mëdhenj në vendin tonë. “Të tre këto lloje, edhe pse të mbrojtura me ligj, janë në kufijtë e tyre minimalë të mbijetesës. Më i rrezikuari është rrëqebulli, popullata e të cilit në Shqipëri përfaqësohet nga një nënlloj i veçantë që quhet Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus). Nga hulumtimet e PPNEA, rezulton se popullata e këtij lloji në rajon është jo më shumë se 50-60 individë.” thotë Kujtim Mersini, kryetar i Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe bashkëautor në artikull.
    Ky studim shpresohet të ndihmojë në marrjen e masave të ardhshme në ndihmë të ruajtjes së mishngrënësëve të mëdhenj në vendin tonë. “Studimi na bën të ndihemi më të ndërgjegjshëm dhe të motivuar për të vazhduar të punojmë bashkë me institucionet shtetërore (qendrore dhe vendore) dhe banorët që ndajnë territoret me mishngrënësit e mëdhenj. Institucionet e forta dhe zbatimi i ligjit janë faktorë të rëndësishëm të historisë së suksesit të Europës në përpjekjet e saj për të rimëkëmbur mishngrënësit e mëdhenj dhe mjedisin natyror” thotë Ferdinand Bego, profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës dhe një nga bashkëautorët e artikullit.

    Rezultatet e këtij raporti, përpos shpresës për të ardhmen e mishngrënësëve të mëdhenj në vendin tonë, janë edhe një tregues i rritjes së kapaciteteve studiuese dhe kërkimore në Shqipëri sipas bashkëautorit Aleksandër Trajçe: “Fusha e ruajtjes së natyrës është ndoshta nga më të neglizhuarat në vendin tonë, kjo edhe nga mungesa e studimeve rigoroze lidhur me gjendjen e mjedisit natyror. Gjithsesi, vitet e fundit, ka një rritje përpjekjesh nga institucione kërkimore dhe shoqëria civile. Fakti që kërkuesit e parë shkencorë nga Shqipëria të cilët arrijnë të publikojnë një artikull në Science – si një nga revistat më prestigjoze shkencore në Botë – vijnë nga sektori i ruajtjes së natyrës, tregon për një model pararojë në drejtim të progresit akademik dhe shkencor të vendit tonë.”
    Përgjithësisht njerëzit në Europë janë pozitivë ndaj mishngrënësve të mëdhenj, por konfliktet që shkaktuan rënien e tyre në të kalurën – si dëmtimi i bagëtive – janë ende të pranishëm. Sfidat më të mëdha të mishngrënësve të mëdhenj janë në vendet ku ata kanë qenë zhdukur më parë dhe ku njerëzit kanë humbur përshtatshmëritë e tyre për të ndarë pejsazhet me "fqinjët" e tyre të egër. Për më tepër, lloje të tilla si ujku, janë përdorur si simbole të fuqishme në tensione politike dhe sociale midis zonave rurale dhe urbane.
    Një numër praktikash që zvogëlojnë dëmtimin e bagëtive, si gardhet elektrikë dhe ruajtja e bagëtive me qen të përshtatshëm mund të lehtësojnë këtë bashkëjetesë. Në këtë aspekt, Shqipëria mund të shërbejë si një model për shtetet e tjera të Europës, pasi në vendin tonë një sërë praktikash tradicionale për ruajtjen e bagëtive – si prania konstante e barinjve gjatë kullotjes, rrethimi i bagëtive gjatë natës dhe mbajtja e qenve të stanit – mbijetojnë ende dhe kanë siguruar një bashkëjetesë me mishngrënësit e mëdhenj ndër shekuj, pa i zhdukur ata, në dallim nga shumë vende të Europës.

    Artikulli ka patur një jehonë të jashtëzakonshme në mediat ndërkombëtare botërore përfshirë The Guardian (Britani), Le Monde (Francë), Fox News (Shtetet e Bashkuara) dhe Der Spiegel (Gjermani):
    http://www.theguardian.com/environme...sing-in-europe
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar abica për postimin:

    user010 (24-02-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Shkencëtarët shqiptarë japin kontributin e tyre në studimin pan-kontinental

    Te jen mir keta person se na japin edhe pak shpres, por duhet dhe ne ti mbeshtesim ata me sjelljen tone. Nuk mund te shkosh ne nje lokal qe mban nje kafsh ne kafaz e te rrish pa u ankuar.
    Nuk eshte nevoj te besh sherr, dy llafe qe tregojn mos kenaqesin tende mjaftojn.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •