Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Si Hipokrati na është bërë Hipokrit në Shqipëri

    Cfarë po ndodh në mjekësinë shqiptare e cila përveç viteve të vështira të tranzicionit i cili shkaktoi një nga manaxhimet më të dobëta të drejtimit të sistetmit shëndetësor ku madje edhe drejtues shumë të aftë profesionistë mjekësorë të cilët hypën në drejtimin e këtij sistemi dhe dështuan?
    Mendoj se një nga fajtorët më të mëdhenj të gjëndjes së rëndë në Shëndetësi është vetë politika shqiptare e të dy krahëve deri më sot, të cilat nuk e kanë patur prioritet Sistemin e kalbur Shëndetësor por vetëm duke u justifikuar me faktin se shëndetësia nuk është falas si në kohën e Partisë së Punës , por është një mjekësi që i shërben pacientit, kujdeset dhe parandalon sëmundjet dhe ruan shëndetin e popullit nëpërmjet humanizmit dhe pagesës së rimbursuar.
    Maxhoranca e sotme ka për detyrë të zbatojë një program shëndetësor të bërë me kujdes duke e patur prioritet shëndetin e popullit por edhe duke rritur GDP për Shëndetësinë si dhe duke e manaxhuar më mirë nëpërmjet drejtuesve të kualifikuar dhe jo nëpërmjet vendosjes së militantëve.
    Të gjithe e dinë se në Shqipëri paguhet nën dorë për çdo shërbim mjekësor publik (se në privat dihet që pguhet) me pa të drejtë nga pacientët.
    Të gjithë e dinë se tenderimet e bëra nga vetë spitalet janë jo vetëm të padobishme por kanë shkaktuar problem të rëndanë shërbimin dhe kujdesin ndaj pacientëve të shtruar, dhe jo ngre pyetjen se përse M.SH., nuk i bënë tenderimet vetë pa pjesmarrjen e Spitaleve duke siguruar kërshtu jo vetëm matërialet e nevojshme mjekësore për të gjitha spitalet publike duke i blerë ato direct në vëndin e prodhimitmë lirë dhe me cilësi, por edhe duke shmangur korrupsionin masiv me tenderat.
    Të gjithë e dimë se në spitalet terciare të Tiranës, por dhe rajonale, nuk janë mjekët më të mirë specialistë shqiptarë të mundshëm, sepse një pjesë e mirë e tyre, hyjnë kryesisht nëpërmjet miqësisë dhe paggesës nën dorë. Përveç kësaj këta mjekë nuk mund ti largosh dot dhe as nuk kanë mundësi të paktën të bëjnë ngritje tekniko-profesionale sipas specialitetit për shumë arësye; dhe arësyea më e madhe është se nuk ka udhëzime ligje të reja për të rregulluar marëdhënie të tillabrënda spitaleve. Edhe ato që jane ka ardhur koha të rregullohen ashtu si i ka komuniteti Europian.
    Lufta kundër Korrupsionit dhe Ryshfetit që ka mbytur punën e mjekit dhe të personelit shëndetësor ka shkaktuar që pacienti dhe populli në përgjithësi është totalisht i pakënaqur nga system i kalbur shëndetësor ku politika ka dëmtuar rëndë profesionalizmin dhe manaxhimin shëndetësor duke lejuar kështu korrupsionin masiv dhe keqpërdorimin e spitaleve publike nga drejtues mjekësorë dhe mjekë publikë si kur të jenë spitale private dhe burim të ardhurash të mëdha të paligjëshme.
    Përse sistemi shëndetësor është një nga sistemet dhe profilet më të pamundura për tu rregulluar dhe për tu future në shinat e ligjit dhe të kujdesit shëndetësor ashtu si e kanë të paktën dhe vëndet fqinjë si Maqedonia apo dhe Mali i Zi?
    Kush e pengon reformimin e këtij Sistemi shëndetësor i cili praktikisht nuk ka karakteristikat e një sistemi dhe shërbimi mjekësor cilësor dhe pa korrupsion e rrushfet masiv?
    Kush dhe pse mungojnë dhe pengohen, të ashtuquajturat ` medical consumables`, pajisjet mjekësore spitalore, medikamentet për përdorim spitalor,
    Kush dhe përse nuk zbatohet ligji për të drejtuar spitalet eTerciare dhe Rajonale me Borde,
    Kush dhe përse lejon dhe pranon medikamente në praga të skadimit, medikamente me `principe active të pakta`, dhe nuk lejon blerjen e medikamenteve dhe `medical consumable` direct nga uzina dhe fabrikat farmaceutike perëndimore për spitalet tona publike?
    Kush dhe përse lejohen që medikamentet që përdoren në spitale të blihen jashtë nga baza grosiste farmaceutike vëndalije në vën që ti blejë vetë M.SH. e ti depozitojë në një magazinë të madhe për të gjithë spitalet publike?
    Kush dhe përse lejohen mjekë që kanë qëndra private egzaminimesh dhe mjekimesh, të punojnë në spitale publike?
    Kush dhe si është e mundur që nuk funksionon si duhet në spitale kontrolli professional në shpërndarjen e medikamenteve dhe dërgimi i tij deri tek pacienti në zbatim të mjekimit sipas kartelës mjekësore,
    Kush dhe përse nuk interesohet që të vihen në zbatim Protokollet Mjekësore Spitalore, protokolle të cilat mund të vënë në baza shkencore mjekimet në spitale por edhe pengon shpërdorimet?
    Së fundmi, Përse Sigurimet Shëndetësore nuk venë në zbatim dy Karta Shëndeti:
    -njëra të jetë e diferencuar bazuar në specifitetin e sëmundjeve kronike me të cilën pacienti të marrë mjekimin cdo muaj sipas mesatarës vjetore të çmimit të medikamente?
    -karta e dytë shëndetësore të jetë për ata që do të shtrohen në spital e cila tu japë mundësi pacientëve të shtrohen pa pagesë në spital në rast ugjence apo dhe sëmundjeje kronike. Kjo do të shmangte korrupsionin dhe rrushfetin.
    Nuk mund të jenë vetëm rrogat e ulura të mjekëve dhe të infermjerrëve, por është edhe shkelja e Betimit të Hipokratit nga disa nga këta njerëz, që kanë bërë kur dolën mjekë, duke i kthyer këta në Hipokritë dhe jo zbatues të Betimit të Hipokratit.
    Por çfarë është Betimi i Hipokratit që kanë shkelur këta mjekë dhe ky personel shëndetësor?
    Betimi i Hipokratit është shkruar në greqishten jonike që në shekullin 5 p.e.s., dhe ka shërbyar si një betim i shkruar për xherahët e atëhershëm të cilët i detyronte ti përkushtoheshin të sëmurit dhe ti shërbenin atin deri sa ai të shërohej apo të vdiste.
    Ky Betim bëhet kur përfundojnë Fakultetin e Mjekësisë studentët që të nesërmen do të bëhen mjekë që do të mjekojnë dhe të kujdesen për të sëmurët e të gjitha moshave.
    Është e domosdoshme që ky Betim të bëhet për të gjithë studentët që mbarojnë shkollat e larta mjekësore si ata infermjerë të përgjithshë, mami, fizioterapeutë, teknike laboratori, etj.
    Argumenti është se edhe këta profesionistë e teknicienë mjekësorë, kujdesen për pacientët si në spitale asshtu dhe në shtëpi, apo qëndra shëndetësore, qëndra kujdesi shëndetësor për të moshuarit, çerdhet.
    Esenca e këtij betimi është e thjeshtë bazohet në katër elemente etiko-morale dhe humaniste si:
    - sa herë të kërkon i sëmuri ndihmë mjekësore, mjeku (xherahu) duhet të jetë i gatshëm ti japë me aq sa ka dijeni,
    -duhet ruajtur sekreti profesional mjeksor të cilin duhet ta dijë vetëm mjeku dhe i sëmuri dhe asnjë tjetër i tretë që nuk është i interesuar por që mund ta përdorë si thashe e them apo si mjet presioni,
    -nuk duhet të kërkohet nga i sëmuri rryshfet në këmbim të kujdesit shëndetësor,
    - nuk duhet abuzuar me të sëmurin duke i kërkuar favore seksuale
    Kodi i Hipokratit është përpunuar disa herë gjatë viteve e shekujve dhe më i fundit i cili përdoret edhe në formë betimi kur Mjeku i ardhshëm përfundon shkollën. Ky Kod i korespondon Deklaratës së Gjenevës të miratuar në vitin 1948 nga Shoqata Botërore Mjekësore (WMA).
    Sot Kodi i Hipokratit bëhet në shumë vënde të botës në shkollat mjekësore të karta. Në SHBA e përdorin 98% e studentëve të mjekësisë dhe rreth 50% në Angli, por nuk ka formë obligatore. Një pjesë në SHBA përdorin edhe Betimin Osteopatik që është një variant i Betimit të Hipokratit. Në Francë e bëjnë të gjithë dhe me shkrim Betimin e Hipokratit.
    Interesant është fakti se në 1995 Sër Josef Rotbalt në fjalën e tij të pranimit të Çmimit Nobel, e sugjeroi Betimin e Hipokratit edhe për Shkencëtarët.
    Sot është e vërtetë që edhe tek ne edhe jashtë shtetit nuk ka ndonjë penalitet ligjor në se shkelet Betimi i Hipokratit, por keqpërdorimi dhe e ashtuquajtura `malpractice` e punës së mjekut duke mos repektuar ato forma të mësipërme të betimit, sot penalizohen bazuar në Kodin e Etikës si pjesë e shkeljeve administrative, dhe nga nenet për shpërdorim detyre apo me nenet për pakujdesi në detyrë, si pjesë e shkeljeve penale, deri në heqjen e të drejtës për të mjekuar si mjek.
    Për të kuptuar se sa i rëndësishëm është Betimi origjinl i Hipokratit për punën e personelit mjekësor, ai shprehet kështu:
    Betohem për Apollo-mjekun, dhe Aesculapin-kirurgun, dhe për Higjenën e Panacea dhe thërras të gjithë Perëditë e Perëndeshat për të dëshmuar, që unë të observoj dhe të mbaj një Betim të shkruar deri sa të kem fuqi dhe gjykim.
    Ju solemnisht betoheni per ate qe ju apo ajo keni me te shenjte
    Qe do te jeni besnike ndaj profesionit te Mjekesise (te mjekut) dhe bujare ndaj anetareve te saj
    Qe ju do drejtoheni ne jeten dhe praktiken tuaj mjeksore nga drejtesia dhe nderi
    Qe ne çfaredo shtepie qe do te hyni do te jete per te miren e semurit me te gjithe fuqine tuaj, duke e ruajtur vehten nga berja keq, nga korrupsioni, dhe nga tundimet per te bere mekate te tjera
    Qe do te ushtroni profesionin tuaj vetem per kurimin e pacienteve tuaj dhe nuk do te jepni medikamente dhe nuk do te kryeni asnje operacion per qellime kriminale, biles, edhe nese ju luten, qendroni larg kesaj
    Qe çfaredo qe ju do te shihni ose degjoni per jetet e burrave apo grave te semura te cilat nuk duhet te perfliten, ju duhet t’i mbani medoemos secret
    Per keto gjera ju betohuni ! Le te perkule koken secili prej jush ne shenje pranimi.
    Dhe tani, n.q.se Ju do t’i permbaheni me te vertete besnike ketij betimi, qofte prosperiteti dhe fama e mire gjithmone me ju ; ne te kundert qofshi te mallkkar (lini profesionin).
    Në problematikën e sistemit tonë shhëndetësor krahas problemeve të mëdha të manaxhimit dhe to infrastrukturore, kanë zënë rrënjë këto 22 vitee shkelja e Betimit të Hipokratit që në fakt është një betim sa Humanitar aq dhe etik e moral përsa i përket kujdesit ndaj pacientit.
    Ka me shumicë mjekë dhe infermjerë të ndershëm që preokupohen dhe qajnë hallet e sistemit shëndetësor në Shqipëri, por numri i drejtuesve në mjekësi në vite, mjekëve dhe infermjerëve hipokritë që hedhin vështrimet e tyre djallëzore tek xhepat e pacientëve, apo tek përfitimet nga tenderat, dhe shajnë me veten e tyre, kur ndonjëri nuk u jep para, vjen e po shtohet nga mungesa e kontrollit.
    Problemeve të Sotme të mjekësisë karahas rrogave të vogla dhe nëpërmjet saj vjen justifikimi i rrushfetit, krahas manaxhimit të keq dhe prapa kësaj vjen korrupsioni galopant, prapa vizitës dhe kujdesit ndaj pacientit i cili vjen për hall dhe mjekut që i jep të kuptojë po këtij pacienti se duhen para për të bërë vizitën apo operacionin , ose dërgimin tek privati me qëllim xhvatjeje, prapa protestës për `ulje dinjiteti` nëse bëhet testimi, ngelen për tu bërë dy pyetje të thjeshta që u duhen dhënë përgjigje :
    - A mund t`i kërkohen para pacientit që vizitohet, egzaminohet, dhe mjekohet në spital publik, kur ambjenti spitalor, pagesa, futja dhe kontrata e punës, pajisjet dhe veglat mjekësore janë të shtetit dhe të paguara nga taksapaguesit ?
    - A nuk duhet ruajtur vëndi i punës me punë dhe me ngritje tekniko-profesionale të cilat duhen të kontrollohen dhe verifikohen nga punë-dhënësi ?
    Këtyre pyetjeve mund tu japin përgjigje vetëm ata që respektojnë Betimin e Hipkratit, sepse sa për disa hipokritë që derdhin lotë krokodili e bëjnë shoë para mediave dhe face-book-ut, për ta duhet të kishte pak vënd ose aspak në shërbimet shëndetësore publike.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Si Hipokrati na është bërë Hipokrit në Shqipëri

    Nga Italia kemi kopjuar çdo gje,Kushtetuten,sistemin politik,sistemin e drejtesis,baret,restorantet,tv,veshjet etj etj., vetem sistemin e mjekesise nuk e kopjuan.Qe ka nje sistem mjekesie pak a shume te pranushem.Shtrohesh ne spital dhe pa dokumente (klandestin),dhe natyrisht nuk paguan eshte falas.Nuk ka asiguracion,je o sje pa pune. Dhe nje gje tjeter qe me ka bere pershtypje ishte,qe perpara 4-5 vitesh ne farmaci nuk kishte ilaçe italiane,gjeje ne dyqane brek e penevrek italiane por ilaçe jo. Kjo per te thene,qe mjekesia ishte nje zgjedhje politike.Politika, zgjodhi qe mjekesia duhet te funksiononte ne kete menyre,pra qe te vidhet dhe nga shendeti. Eshte e kote te justifikohet,se ky eshte nje sistem i zgjedhur i mjeksise nga mosdija o tranzicioni.U be qellimisht,dhe ne kete sistem, doktoret shqiptare mbase jane o sillen me mire se ç'ju ja kerkon vet sistemi (dhe vet populli).

    Dhe eshte dhe rasti ku ish dy here kryeminister dhe njehere president,nuk ka faj,nuk ishte profesioni i tije.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •