Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,447
    Postimet në Bllog
    20

    Tiranë: Arrestohen dy drejtues të Policisë, kokat e trafikut të heroinës

    Arrestohet polici, kapet me 3.6 kg kokainë, pjesë e grupit që trafikonte drogë në Kosovë

    Operacioni

    Hamëz Demushi investonte në apartamente dhe autovetura luksoze

    Detaje
    CV-ja – Hamëz Demushi është 36 vjeç dhe ka lindur në Tropojë. Ai ka gradën kryeinspektor dhe punon te patrulla e përgjithshme në Komisariatin Nr. 6. Më parë ka qenë me detyrë agjent në disa komisariate
    Rekrutimi – Krahas aktivitetit kriminal, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm do të verifikojë edhe rekrutimin e tij. Mësohet se Demushi ka rreth 10 vite në Policinë e Shtetit. Në pyetje do të merren edhe eprorët e tij

    Policia e Shtetit, krahas luftës ndaj grupeve kriminale, duhet të hetojë edhe brenda radhëve. Një punonjës policie rezulton se është pjesëtar i një grupi të fuqishëm kriminal, që arrin të trafikojë droga të forta. Hamëz Demushi, 36 vjeç, është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, që e mbante prej disa javësh në vëzhgim. Ai dyshohet se bënte pjesë në një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria në Kosovë, ndërsa gjatë kontrollit i janë sekuestruar rreth 3.6 kilogramë kokainë dhe 0.5 kg heroinë. Dyshimet e para flisnin se Demushi ishte vetëm një shpërndarës, por më vonë u arrit të zbulohej se ai bënte pjesë në një bandë kriminale. Hetimet janë kryer nga SHKB-ja, Prokuroria e Tiranës dhe e Krimeve të Rënda, ndërsa ka edhe dyshime se bënte pjesë në grupet që janë shkatërruar së fundmi.


    Polici trafikant

    Policia e Shtetit thotë se Hamëz Demushi, me origjinë nga Tropoja, punonte në patrullën e përgjithshme te Komisariati Nr. 6 në Tiranë. Më parë ka qenë te Komisariati Nr. 3, duke mbajtur disa detyra, ndërsa ai mban gradën e kryeinspektorit. Zyrtarisht, Ministria e Brendshme thotë se “ky punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, në kohë dhe vende të ndryshme, ka trafikuar në drejtim të Kosovës lëndë narkotike të llojeve të ndryshme”.

    Ai është ndaluar në banesë, ndërsa kolegët e tij i kanë gjetur edhe një sasi të mëdha kokaine, e cila kishte si destinacion Kosovën. “Në banesën e Hamëz Demushit është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 3.6 kg e dyshuar e llojit kokainë, dhe 0.5 kg e dyshuar heroinë. Gjithashtu, janë sekuestruar një presë që shërbente për presimin e lëndës narkotike, dy kompjuterë lap-top, gjashtë telefona celularë dhe mbi 30 karta SIM të kompanive celulare shqiptare e kosovare”, thotë ministria. Duke qenë se atij i janë gjetur shumë celularë apo karta, policia dyshon se “porositë” i merrte nëpërmjet telefonit, ndërsa ndaj tij ka edhe shumë përgjime. Megjithatë, edhe kompjuterët e Demushit po kontrollohen, për të parë se me kë ka komunikuar në rrjetet sociale, pasi si pjesëtarë të këtij grupi dyshohen edhe disa persona të tjerë.

    Pastrimi i parave

    Krahas trafikut të drogës, 36-vjeçari me origjinë nga Tropoja dyshohet se pastronte paratë e këtij grupi kriminal. Ai merrej me shitblerje apartamentesh dhe automjetesh. Në banesë, sipas policisë, i janë gjetur shumë dokumente të tilla, që hedhin dyshime se ai merrej edhe me pastrim parash. “Në banesën e Demushit janë gjetur një sasi e madhe dokumentacioni, si akte shitblerjeje apartamentesh e automjetesh, si dhe dokumente të tjera të rëndësishme për hetimet.

    Hetimet janë zhvilluar nga SHÇBA, në bashkëpunim me Task-Forcën në Prokurorinë e Tiranës dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda, duke aplikuar metodat speciale të hetimit. Nga këto hetime, rezultoi se punonjësi i policisë, Hamëz Demushi, është pjesë e një grupi kriminal, që ushtronte aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike, të të gjitha llojeve, e shtrirë kjo në Kosovë e Shqipëri”, thanë burimet zyrtare, ndërsa shtojnë se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, si dhe bashkëpunëtorëve.

    Demushi, certifikatë për “Drejtuesit e agjentëve të infiltruar”
    Në morinë e dokumenteve të sekuestruar në banesën e Demushit, është edhe një certifikatë, e dhënë kohët e fundit. Ai ka marrë pjesë në një seminar, me temë “drejtuesit e agjentëve të infiltruar”. Seminari është zhvilluar nga misioni Pameca IV, ndërsa firmëtarë të kësaj certifikate janë nëndrejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe drejtori i Akademisë së Policisë.

    Shqip
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,447
    Postimet në Bllog
    20

    Trafik kokaine Shqipëri-Kosovë A1Report zbardh lëvizjet e policit



    A1 Report zbardh lëvizjet jashtë shtetit kryesisht drejt Kosovës të kryeinspektorit të policisë Hamëz Demushaj të arrestuar një natë më parë nën akuzën e trafikut të narkotikëve kryer në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi në banesën e tij u gjet një sasi prej 3.6 kg kokainë dhe 0.5 kg heroinë.

    Rezulton se ish-oficeri i policisë ka udhëtuar 3 herë nëpërmjet pikes së kalimit kufitar të Morinës përgjatë viteve 2012-2014 dhe njëherë drejt italisë nga Porti i Durrësit për t’u kthyer me rrugë tokësore nga Muriqani.

    Sipas lëvizjeve të regjistruara në kufi, Demushaj për herë të fundit ka udhëtuar jashtë Shqipërisë nga pika kufitare e Morinës drejt Kosovës pasditen e 31 dhjetorit në orën 17:34 minuta e prej asaj dite nuk ka hyrë në Shqipëri duke kaluar kufirin në mënyrë të ligjshme.

    Burime për A1Report pranë Prokurorisë treguan se udhëtimi për festat e fundivitit drejt Kosovës dhe kthimi i policit në Shqipëri pa u regjistruar në sistemin Tims, kanë bindur hetuesit të survejojnë nga janari 24 orë çdo lëvizje të Demushajt për të arritur deri në arrestimin e tij.

    Emri:  159628.jpg

Shikime: 1340

Madhësia:  28.4 KB

    Hetimet ndaj Demushajt në fakt kanë nisur verën e vitit 2014, ndërsa arrestimi i tij mbrëmjen e së premtes është bërë me vendim Gjykate, vendim i ekzekutuar në banesën e Demushajt nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Tiranës dhe Task Forcën e prokurorisë.

    Emri:  159631.jpg

Shikime: 767

Madhësia:  47.9 KB

    Gjatë arrestimit të Hamëz Demushajt në banesën e tij policia mundi të sekuestrojë 3.6 kg kokainë, 0.5 kg heroinë dhe një sërë kontratash shit-blerjesh në pasuri të patundshme e telefona celular që implikojnë ish policin në trafikun e drogës.

    Emri:  159544_1.jpg

Shikime: 894

Madhësia:  42.1 KB

    Shqiptarja

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Tiranë: Arrestohet Kryeinspektori i Policisë, drejtonte trafikun e kokainës në K

    Interesante, se origjina e tij ndoshta tregon shume gjera.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Tiranë: Arrestohet Kryeinspektori i Policisë, drejtonte trafikun e kokainës në K

    Peshku qelbet nga koka thone. Dale se do dali berisha e do thote qe eshte bere peer motive politike haha. Nuk ka per tu bere ai vend ndonjehere, eshte njelloj si te sjellesh demokracine ne afganistan.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,006

    Për: Tiranë: Arrestohet Kryeinspektori i Policisë, drejtonte trafikun e kokainës në K

    ka plot te tille qe bredhin lirisht ne shqiperi kosove

    ketu ku jam une policia ndaloi dhe arrestoi dy persona sepse statusi i tyre social nuk e justifikonte jeten e tyre lluksose


    mbas verifikimeve te hollesishme doli qe merreshin me pune te pista

  6. #6
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Tiranë: Arrestohet Kryeinspektori i Policisë, drejtonte trafikun e kokainës në K

    qeveritare/funksionare me llogarai bankare te mbushura me miliona euro e dolllare, pasuri te patundshme gjith andej, me nje rroge prej le te themi 500-1000 euro, nuk ka se si te jene te paster.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Tiranë: Arrestohet Kryeinspektori i Policisë, drejtonte trafikun e kokainës në K

    Hmmmm interesante asni pedeist spaska komentu ktu
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,447
    Postimet në Bllog
    20

    Një nga krerët e Policisë së Rilindjes, Alban Ahmetaj, kapet si trafikant droge!

    “Skandali! Drejtori i Forcave Operacionale në trafik droge”

    Emri:  droga-1024x680.jpg

Shikime: 1822

Madhësia:  28.7 KB

    Drejtori i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, Alban Ahmetaj është kapur në trafik droge.

    Këtë e bëri të ditur PD.

    Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Ahmetaj ishte i përjashtuar nga Policia e Shtetit, por u kthye me ardhjen e PS në pushtet.



    Deklarata e Ristanit

    Inkriminimi i administratës shtetërore është shtrirë kudo, masivisht, vertikalisht e horizontalisht.

    Por më i dhimbshmi, është sigurisht, inkriminimi në radhët e policisë së shtetit.

    Drejtori i Forcave Operacionale, është kapur së fundmi i përfshirë në korrupsion dhe trafik droge.

    Pak javë më parë u ndalua një nga oficerët e kësaj strukture, Hamza Demushi.

    Pas hetimeve, rezultoi se Demushi ishte i dërguar, i mandatuar në këtë tregti droge, nga shefi i tij, pikërisht nga drejtori Alban Ahmetaj.

    Ne nxisim prokurorinë të hetojë e të mos ndikohet nga presionet e Tahirit dhe Didit, pasi ky person është i afërt me ta.

    Alban Ahmetaj, ka qënë i përjashtuar nga policia e shtetit, por u rikthye me rilindjen në krye të strukturës më delikate të policisë së shtetit.

    Forcat operacionale janë përgjegjëse për mbulimin, vëzhgimin, gjurmimin me metodat speciale të hetimit. Pra kjo strukturë kryen operacionet më të rëndësishme kundër krimit e trafikut, kundër bosëve të drogës.

    Merreni me mend, se çfarë ndodh me trafikun e drogës, kur shefi i kësaj strukture, përgjegjësja kryesore për ndalimin e narko-trafikut, është vetë pjesë e pazareve të pisëta e të jashtligjshme.

    Kjo do të thotë se; banda më e rrezikshme e drogës, është në radhët kryesore të Policisë së Shtetit.

    Këto fakte tronditëse janë dëshmi se sa thellë ka penetruar krimi në zyrat më të rëndësishme të shtetit.

    Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur krerët e shtetit, Kryetari i Parlamentit është nën akuzë për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe kur Kryeministri i vendit, rezulton pjesë e këtij skenari, si bashkëpunëtor, fshehës i ngjarjes dhe gjurmëve të krimit.

    Këta të dy janë etërit e aleancës me krimin dhe të ngjitjes së krimit në majë.

    Reagimi i Ministrisë së Brendshme:

    “Partia Demokratike vijon fushtën e sulmeve ndaj Policisë së Shtetit.

    Është e vetmja Parti që sulmon Policinë dhe jo kriminelët. Sot doli një ish i dënuar për korrupsion dhe hodhi dozën ditore të shpifjeve absurde ndaj Policisë së Shtetit, nën moton e ditur tashmë, “na nxjerrin të shpifim në emër të Partisë e nuk mbajmë përgjegjësi për çfarë themi”.

    Bëjmë me dije publikun, se hetimet të cilave iu referohet lexuesi i deklaratës së radhës, janë nisur dhe ende sot vazhdojnë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (ish-SHKB).

    Çështja është në hetim për një punonjës policie të arrestuar tashmë, por gjithashtu po hetohet edhe për përfshirjen e mundshme të çdo punonjësi tjetër të Policisë së Shtetit, pa asnjë dallim.

    I kujtojmë publikut se vetëm gjatë vitit 2014, janë arrestuar, proceduar penalisht dhe marrë masa administrative për mbi 11% të punonjësve të Policisë së Shtetit.

    Ky është treguesi më i qartë se sot në Policinë e Shtetit nuk ka më të paprekshëm, ashtu siç tregon vullnetin tonë të qartë për të pastruar rradhët e Policisë së Shtetit nga çdo punonjës policie që nuk zbaton ligjin.

    Por kjo tregon edhe trashëgiminë skandaloze që la qeveria e kaluar në Policinë e Shtetit, kontribut për të cilin është shquar edhe lexuesi i deklaratës së sotme, si i vetmi ish i dënuar për korrupsion që sot flet edhe për dekriminalizimin e Kuvendit.

    PD-ja mund të zgjedhë të bëjë politikë duke sulmuar Policinë e Shtetit, por do mbahet mend si e vetmja Parti që nuk dënon krimin, por ata që luftojnë krimin.

    Momenti për të korrigjuar, është gjithmonë.

    Ndaj i bëjmë thirrje PD-së të heq dorë nga pengimi i punës së Policisë së Shtetit dhe të rreshtohet në krah me ata që lutojnë krimin për të bërë më të sigurt vendin dhe jetën e qytetarëve”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.


    MAPO

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,447
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Tiranë: Arrestohen dy drejtues të Policisë, kokat e trafikut të heroinës

    Domethene trafikanti i vogel, Hamez Demushi, ishte vartesi i kokes se trafikut, Alban Ahmetaj?

    Po mire o shoku Rama, nen hunden e Tahirit dhe nen hijen e mustaqes nga Laberia ndodhen keto trafiqet?

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •