Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    Bruksel: Shqiptarët e presin me protesta Ramën, "Na prishi shtëpitë!"

    Emri:  ramua1.jpg

Shikime: 944

Madhësia:  78.9 KB

    Një grup me emigrantë shqiptarë, që jetojnë e punojnë në Bruksel, e pritën kryeministrin Rama me protestë.

    Sipas ABC, ishin të gjithë të afërm dhe familjarë që iu janë prishur shtëpitë në Shqipëri.

    Protesta vazhdoi për disa minuta, ndërkohë Kryeministri hyri në selinë e KE për të vazhduar takimet sipas një axhende paraprake.

    Rama u takua me Presidentin e Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker.

    Takimi Rama-Juncker zgjati më pak se një orë dhe në përfundim nuk pati deklarata për median, siç parashikohej, për shkak të axhendës së ngjeshur të presidentit të Komisionit.

    “Presidenti Juncker priti kryeministrin shqiptar, zotin Edi Rama. Ata diskutuan për perspektivën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, për rolin konstruktiv të saj përgjithësisht në rajon, si dhe u riafirmua angazhimi i Komisionit për të vazhduar ndihmën ndaj vendit në mënyrë që të ecet përpara me perspektivën europiane. Kjo është hera e parë që presidenti Juncker takohet me kryeministrin shqiptar, që pas zgjedhjes në krye të KE-së”, deklaroi Margaritis Schinas, kryezëdhënëse e KE-së.

    “Presidenti shprehu gjithashtu shqetësimin e tij të thellë për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në disa rajone të Shqipërisë. Komisioni është duke mobilizuar ndihmën emergjente përmes mekanizmit të BE-së për mbrojtjen civile”, tha më pas Natasha Bertraud, zëdhënëse e KE.

    Kryeministri Rama u befasua kur presidenti Juncker e prezantoi atë me një nga asistentet e kabinetit të tij me origjinë shqiptare, Shpresa Ismajlaj.

    MAPO

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Bruksel: Shqiptarët e presin me protesta Ramën, "Na prishi shtëpitë!"

    Shtepite ua prishi ligji i Ndertimeve PA LEJE dhe jo Rama.
    Aq e veshtire eshte per tu kuptuar?
    Shqiptare idiota.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. 2 antarët më poshtë falenderuan benseven11 për mendimin e shprehur në këtë postim:

    goldian (21-02-2015),iliria e para (21-02-2015)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Bruksel: Shqiptarët e presin me protesta Ramën, "Na prishi shtëpitë!"

    sa shqiptare jane aty mo se spo di ti numeroj
    e mer birishe i forumit nje ka fb e nje ka forumi
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #4
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Për: Bruksel: Shqiptarët e presin me protesta Ramën, "Na prishi shtëpitë!"

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Shtepite ua prishi ligji i Ndertimeve PA LEJE dhe jo Rama.
    Aq e veshtire eshte per tu kuptuar?
    Shqiptare idiota.
    po po, idjota qe cke me te...
    nuk e kuptojne shqiptaret e brukselit se ne albanistan "ligji eshte i shejte", te gjithe perulen para ligjit, dhe rama nuk leviz asnje milimeter nga ligji.
    kemi shtet e jo shaka, do kene ngelur mbrapa "ballistat" e brukselit... pffff...
    A PO mos padashje , ne fushate, i ka premtuar tapi per voten, dhe tashti i thote shkoni e q...i ju kafshe, shifemi mbas dy vjetesh???? ndoshta????
    prap, shqiptaret shume idjota......

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Bruksel: Shqiptarët e presin me protesta Ramën, "Na prishi shtëpitë!"

    Ky artikullshkruesi e paske shume te holle humorin.

  7. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Bruksel: Shqiptarët e presin me protesta Ramën, "Na prishi shtëpitë!"

    Me habit ky Albo qe jeton ne USA dhe nuk i ditka ligjet e vendve ku funkcionon ligji?!
    Tragjike eshte kjo per qytetaret e demtuar, por nuk mund te jetojne ashtu si i ka mesuar Sala me Janullatosin.
    Leje ndertimi kerkohet ne gjithe boten e civilizuar. Ose?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #7
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784

    Për: Bruksel: Shqiptarët e presin me protesta Ramën, "Na prishi shtëpitë!"

    Iliria e para,

    nese do prisheshin te gjitha ndertimet pa leje askush nuk do protestonte.

    Por te prishesh shpite e fukarenjve e t'lesh vilat e qelborilindasve, nuk shkon...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #8
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Bruksel: Shqiptarët e presin me protesta Ramën, "Na prishi shtëpitë!"

    Dhe fukarenjet ishin keta 6 persona qe protestuan ne Bruksel?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Bruksel: Shqiptarët e presin me protesta Ramën, "Na prishi shtëpitë!"

    Citim Postuar më parë nga Breshka Lexo Postimin
    po po, idjota qe cke me te...
    nuk e kuptojne shqiptaret e brukselit se ne albanistan "ligji eshte i shejte", te gjithe perulen para ligjit, dhe rama nuk leviz asnje milimeter nga ligji.
    kemi shtet e jo shaka, do kene ngelur mbrapa "ballistat" e brukselit... pffff...
    A PO mos padashje , ne fushate, i ka premtuar tapi per voten, dhe tashti i thote shkoni e q...i ju kafshe, shifemi mbas dy vjetesh???? ndoshta????
    prap, shqiptaret shume idjota......
    Premtimi ne politike behet vetem ne periudha fushatash elektorale.
    Premtimi nga politikanet eshte nje hic,eshte thjesht nje fjale goje qe ka emrin premtim asgje me shume.
    Ato qe ndodhin me vone ne realitet jane shume larg premtimit.prej ketej del qe premtimi eshte jo realist,eshte genjeshter.
    Problemi eshte se gjithmone populli budalla i beson premtimet,looooool.
    Ja perse populli e han gjithmone.Genjeshtra dhe bllofi me monumental i Rames qe deklarata publike qe ai tha se eshte
    sherbetori i popullit.
    Sherbetoret nuk hipin neper podiume mbajne fjalime me buze te ngjitura ne mikrofon.
    Dhe populli naiv duartroket,brohoret dhe voton lol.Stupid....
    Situata te tilla kaq qesharake te bejne te rrembesh nje bllok shenimesh stilolapsin dhe te nisesh te shkruash nje roman....
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •