Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368

    Tri fakultete, dy magjistratura, një doktoratë dhe i pa punë

    Dje në Fakultetin Filozofik në Shkup, mr. Avni Avdiu mbrojti me sukses temën e doktoratës “Nocioni i së majtës dhe të djathtës te partitë politike shqiptare në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë prej vitit 1990 deri më 2010", dhe mori titullin Doktor i shkencave të filozofisë politike, ndërsa mentor i tij ishte filozofi i njohur Akademik Ferid Muhiç.

    Ju njoftojmë se Dr. Avni Avdiu ka të kryera 3 Fakultete, 2 Magjistratura, dhe tashmë 1 doktoratë, ndërsa është në përfundim të doktoratës së dytë në Tiranë.

    Në entin e punësimit në Kumanovë, Dr.Avni Avdiu evidentohet si i pa punë.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ExTaSy për postimin:

    Meriamun (18-02-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Tri fakultete, dy magjistratura, një doktoratë dhe i pa punë

    Me duket, se ka te drejte ai studenti i mjeksise qe do me shit ilaçet.Ka ardhur koha qe studentat e kimise te shesin tritol (se kemi dhe kerkesa) dhe ata te sociologjise njerez te gjalle.


    Qenka ne Maqedoni,se ne Shqiperi do ta kishin arrestu per prishje pazari.

  4. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Tri fakultete, dy magjistratura, një doktoratë dhe i pa punë

    Ai që paska pasur kaq kohë të madhe në dispozicion për të mbaruar tre universitete dhe për të bërë mastera dhe doktoratura besoj që ka pasur dhe ka mundësitë ekonomike për të përballuar një kalvar të tillë që fatkeqësisht jo të gjithë kemi mundësinë për ta bërë.
    Të ishte për mua edhe unë do rrija tërë kohën mbi libra por ça të bëj se, më duhet të punoj. Ky le të bëj ca ditë pushim se besoj është lodhur pas gjithë atyre studimeve të mëdhaja sidomos kur bëhet fjalë për partitë shqiptare në maqedoni
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2009
    Postime
    368

    Për: Tri fakultete, dy magjistratura, një doktoratë dhe i pa punë

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Ai që paska pasur kaq kohë të madhe në dispozicion për të mbaruar tre universitete dhe për të bërë mastera dhe doktoratura besoj që ka pasur dhe ka mundësitë ekonomike për të përballuar një kalvar të tillë që fatkeqësisht jo të gjithë kemi mundësinë për ta bërë.
    Të ishte për mua edhe unë do rrija tërë kohën mbi libra por ça të bëj se, më duhet të punoj. Ky le të bëj ca ditë pushim se besoj është lodhur pas gjithë atyre studimeve të mëdhaja sidomos kur bëhet fjalë për partitë shqiptare në maqedoni
    Ka pasur varferi te skajshme , keto studime si ka be me shum veshtirsi aq sa nuk ta merr mendja...
    Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.

  6. #5
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Tri fakultete, dy magjistratura, një doktoratë dhe i pa punë

    Dakort vëlla i dashur dhe më fal se ndoshta po shkruaj gjëra që nuk kanë lidhje me temën por thjesht për kuriozitet mund të më thuash cilët janë tre fakultetet që ja mbaruar ky djali dhe çfarë e ka shtyrë këtë të bëjë tre fakultete ndërkohë që paska qenë kaq ngushtë ekonomikisht..

    Nejse më bëhet qefi për të dhe suksese në gjetje të punës. Këta janë njerëz që është gjynaf të mbeten pa punë.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Tri fakultete, dy magjistratura, një doktoratë dhe i pa punë

    Avni Avdiu, shkencëtari dhe filozofi nga Kumanova është një personalitet dhe intelektual i dalluar, i fokusuar kryesisht në shkencë, por i anashkaluar nga institucionet arsimore dhe shkencore në Maqedoni.

    Avdiu të hënën në Universitetin Shtetëror të Shkupit “Kirili e Metodij” në Fakultetin Filozofik me sukses mbrojti disertacionin e doktoratës me temën “Nocioni i të majtës dhe të djathtës te partitë politike shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni prej vitit 1990 deri në vitin 2010”, para komisionit: akademik Ferid Muhiq, prof.dr.Branisllav Sarkanjac, prof.dr.Kole Jovanovski, prof.dr.Ilija Acevski dhe prof.dr.Mirko Gjoshev.
    Sipas vlerësimit të komisionit ky punim kalon përmasat republikane dhe mund të vlerësohet si një ndër punimet më të mira të filozofisë politike edhe në gjithë hapësirat e ish-Jugosllavisë.
    Avni Avdiu brenda katër viteve ka diplomuar në tri drejtime: në filozofi, gazetari dhe në sociologji me notë mesatare 10, ka magjistruar në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Shkencave Sociale, kurse është në përfundim e sipër të temës së doktoraturës në sociologji në Universitetin Shtetëror të Tiranës me temën: “Ndikimi i mediave në globalizim dhe i globalizimit në medie”.
    Por, edhe përkundër kësaj, ky potencial dhe resurs njerëzor anashkalohet nga institucionet e politizuara shkencore dhe arsimore në Maqedoni. Fatkeqësia më e madhe është se doktori i shkencave Avni Avdiu akoma evidentohet si i papunë në Entin e Punësimit në Maqedoni.
    /Telegrafi/
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Meriamun për postimin:

    ExTaSy (18-02-2015)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •