Një skandal financiar i ministrit Cani
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani dyshohet të jetë përfshirë në një skandal financiar në fund të vitit të kaluar, raporton ABC News.
Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ministri vlerësohet të ketë operuar përmes letër-kredive duke rritur fiktivisht shpenzimet publike.
Akti i kundërligjshëm ky që përfshin edhe qeverinë në skandal, pasi Ministri i Financave e kanë bërë këtë veprim për të realizuar sa më shumë investimet.
Sipas ABC News, një grup deputetësh kanë zbuluar të paktën 19 kontrata të firmosura përmes letër-kredisë, instrument që mund të përdoret vetëm në raste të veçanta.
Por, forma e pagesës përmes letër- kredise, dyshohet të jetë përdorur për më shumë se 19 kontrata e madje jo vetëm në dhjetor, ndaj një grup deputetësh i kanë dërguar letër Kuvendit, ku nënvizojnë shkeljet e 3 neneve të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor dhe kërkojnë shpjegime nga ministri.
Duke kërkuar të korrigjojë gabimin e Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik, e cila mbeti shume mbrapa me realiziminn e investimeve, ministri Cani ka shkelur ligjin e buxhetit, edhe për faktin se ka vepruar jashtë afateve të caktuara në ligj.
Sipas juristëve, shkelje të tilla përbëjnë kundërvajtje administrative deri në shpërdorim detyre.
Veprimet e Ministrit të Financave shpesh janë kritikuar nga media, ndërsa performanca e ministrit është kritikuar edhe nga vetë Kryeministri me mbledhjet e mbyllura të qeverisë.
MAPO
Krijoni Kontakt