Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Shenasi Rama: Telefonata që mori Berisha për të shmangur masakrën në Bllok

    Shenasi Rama: Telefonata që mori Berisha për të shmangur masakrën në Bllok pas rrëzimit të bustit, si shpëtuan Ramizi dhe Xhelili, Nishani kapi armët



    Prof. Shenasi Rama, veprimtar shqiptar në SHBA, një prej protagonistëve simbol të Lëvizjes Studentore, në kuadër të përvjetorit të 24 të rrëzimit të bustit të diktatorit, Enver Hoxha, ka komentuar ngjarjet e ditëve, ndoshta, më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar pas shpalljes së Pavarësisë. Për herë të parë, Shenasi Rama, rrëfen për një telefonatë që vuri në lëvizje Sali Berishën, i cili angazhoi Neritan Cekën për të zmbrapsur turmën, e cila tentoi të hynte në Bllok, në fortesën e madhe të udhëheqjes komuniste. Shenasi Rama pohon se, nëse turma që rrëzoi bustin e Enver Hoxhës do të hynte në Bllok, nuk do të kishte rrafshim, por do të kishte një masakër. Shenasi Rama flet për rolin e Sali Berishës, Neritan Cekës dhe Bujar Nishanit, ndërsa shton se rrëzimi i bustit shpëtoi Ramiz Alinë dhe Xhelil Gjonin.


    Jemi në prag të përvjetorit të 24 të rënies së bustit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Por, ka një dilemë dhe enigmë të madhe nëse rrëzimi i bustit ishte pjesë e lojë së regjimit apo kulmi i zemëratës së qytetarëve të Tiranës?


    Heqja e statujës së Enver Hoxhës është një moment tejet kritik në fillim të tranzicionit. Partitë politike kishin rënë dakord që të mos prekej dhe drejtuesit e opozitës kalonin përditë aty dhe nuk iu shkonte mendja të thonin një fjalë. Marrëveshja ishte se nuk do të kishte trazira deri në zgjedhje. Mirëpo, rrëzimi i statujës ishte një proces. Çdo kohë do ta gjykojë Enver Hoxhën me metrin e vet, dhe ka shumë për të thënë për Enver Hoxhën, por në atë pikë figura e tij ishte një pengesë shumë e madhe sepse shteti ishte ngritur rreth tij, njerëzit ishin i shumë besnikë atij dhe partisë së tij, oficerët e kuadrot ishin të betuar për t’i shërbyer çështjes së tij.

    Nuk kishim shtet, por kishim një popull e shtet në shërbim të Enver Hoxhës. Opozita ishte tërësisht e kontrolluar dhe nuk donte asnjë problem, e jo më të flitej për heqjen e Enver Hoxhës. Por kishte disa lëvizje në anë të opozitës që e shihnin se ku ishte loja e vërtetë. I ndjeri Ardian Klosi dhe Edi Rama, në atë kohë shumë karizmatik dhe i respektuar, organizuan refleksionet në Janar të 1991 në Institutin e Arteve, një moment kritik ky. Së bashku me ta dhe me Kasem Trebeshinën ndër ata të katër që folën isha edhe unë, dhe atje u nënshkrua një peticion për heqjen e emrit të Enver Hoxhës. Më pas, Shoqata Studentore “Fan S. Noli” që po organizohej me shpejtësi, kishte ndër synimet e saj në program depolitizimin e universitetit, dhe një hap i parë i pashmangshëm ishte heqja e emrit të Enver Hoxhës. Tani është folur se si është ecuria e punëve, mirëpo rrëzimi i statujës u parapri nga greva e urisë së studentëve, e cila ishte ajo që e përgatiti atë rrëzim dhe u bë katalizatori për mobilizimin e njerëzve. Natyrisht që shteti ishte me këmbë dhe shumë efektiv dhe reagonte me shpejtësi dhe efektivitet. Greva ishte jashtë kontrollit të tyre, por rrëzimi i statujës së Enver Hoxhës ishte një veprim i dyanshëm. Regjimi kërkonte ndryshimin, por e donte shumë të ngadalshëm dhe të butë, mirëpo zemërata ishte e lartë dhe urrejtja ishte e ndjeshme. Njerëzit që kishin ardhur në grevën e urisë ishin të drejtuar nga Blloku dhe regjimi, me mënyrat e metodat e veta, i drejtoi tek Sheshi Skenderbej. Kjo nuk i heq një presje kurajos dhe guximit të njerëzve. Ama me heqjen e statujës së Enver Hoxhës u bë një hap i madh përpara drejt depolitizimit të shoqërisë e të mundësisë së një fillimi të ri. Dhe me heqjen e statujës së Enver Hoxhës ndërroi komplet loja politike. Ishte një mundësi e madhe e një fillim i ri për të gjithë, por varej shumë se çfarë rruge do të merrej.


    Çfarë mbani mend ju nga ngjarjet e 20 Shkurtit 1991?


    Unë kam qenë në grevë së bashku me shokët e shoqet e mija. 20 shkurti ka qenë një ditë shumë e tensionuar për neve. Le të flasin shokët e shoqet e tjera për këtë punë. Por, shkurtimisht, gjendja ka qenë tejet e tensionuar. Masa e njerëzve e tërhoqi kokën e statujës dhe e solli tek Pallati i Kulturës së Qytetit Studenti. Sambistët e gjithfarë tipi i dyshimtë hynë në grevë, politikanët ishin të pranishëm aty gjithë kohën e me radhë dhe presioni mbi ne ishte i jashtëzakonshëm. Regjimi nisi të jepte muzikë funebër dhe gjithçka ishte në erë. Disa deshën ta mbyllnin grevën, ca hodhën provokime, pati shumë përplasje midis nesh, disa pedagogë u sollën mirë e disa u sollën si provokatorë, e me radhë. Por kanë folur disa studentë pjesëmarrës për këto punë si Ardi Stefa e Edvin Shvarc dhe nuk do zgjatem. Megjithatë, së bashku me shokët punuam për t’i mbajtur të izoluar provokatorët e sambistët që ishin në çdo sallë e nuk shkuleshin, bëmë ca negociata jo të këndshme me PD e me të tjerët ku iu thamë ca gjëra që na bëjnë të skuqemi sot dhe këmbëngulëm që të hiqej emri i universitetit. Rrëzimi i statujës mund të paraqitej lehtësisht si një akt gangsterial dhe me aq mbyllej ajo punë. Ama heqja e emrit ishte diçka që do ta bënin vetë ata. Edhe pse me kompromis, heqja e emrit e legjitimoi protestën dhe i çliroi njerëzit. Mbaj mend se si kam hyrë i pari, kam dalë edhe i fundit, se e kam mbyllur grevën e urisë me një fjalim në sheshin e Qytetit Studenti dhe se e kam ditur se me këtë veprim mbyllej edhe puna ime në politikën shqiptare.


    Cili ishte raporti i studentëve të grevës së urisë me rrëzimin e bustit?


    Greva e urisë është konceptuar me synimin e mobilizimit të popullit dhe me nevojën e ndryshimit. Ishte një veprim i shkëlqyer taktik psikologjik, një ndër veprimet e zgjuara që arriti të demonstronte se nuk kishte qenë rastësi ajo që kishte ndodhur në dhjetor, se ne nuk ishim vegla të kujt dhe se studentët ishin pjesa më e pastër dhe më e ndershme e kombit. Si një veprim i menduar mirë psikologjik, e pati efektin mbi popullin. Duhet thënë se kemi patur një raport të shkëlqyer me sindikatën e pavarur dhe kur na pyetën se si mund të na ndihmojnë, iu kemi thënë se statujën e keni tek sheshi. Por, greva e urisë e ngriti tensionin në kulm dhe shpërthimi qe rrëzimi i statujës. Pra, lidhja ka qenë shkak-pasojë. Pa grevën nuk do të kishte rrëzim, por greva ndodhi e do të ndodhte edhe pa masën e njerëzve dhe nuk dihej se cilat do të ishin pasojat.


    Ish-sekretari i Ramiz Alisë, Guro Zeneli, ka rrëfyer se udhëheqja komuniste urdhëronte rrëzimin e busteve natën dhe i qante ditën. Cili është komenti juaj?


    Nuk ka qenë krejt ashtu. Ca buste i hoqi vetë, ca i bëri me provokime, ca ua la në dorë njerëzve dhe me radhë, mirëpo, kur vinte puna tek Enver Hoxha ishte puna ndryshe. Enver Hoxha ishte arsyeja e ekzistencës së shtetit që kishim atëherë. Dhe besnikë të Enver Hoxhës kishte aq shumë dhe aq të dedikuar sa nuk ta merr mendja. Mirëpo nuk mund të kishte demokraci me Enver Hoxhën në mes të Tiranës sepse ai ishte diktatura, figura ndarëse dhe pengesa kryesore. Duheshin çliruar njerëzit dhe greva e urisë e vuri sistemin para një zgjidhjeje të vështirë. Ose për të përdorur armët kundër popullit, ose për të hequr Enver Hoxhën. Është meritë që vendosën për të bërë këtë të dytën dhe pavarësisht politizimit, duhet me iu dhënë hakun njerëzve. Ramiz Alia rrezikoi shumë, por kjo ishte një mundësi që nuk duhej kaluar. Dhe me rënien e statujës ra edhe regjimi. Tani ishte lojë e re politike, dhe këtu filluan edhe gabimet e të gjithë lojtarëve që ishin në lojë, sepse vendosën të zëvendësonin një diktaturë të ideologjisë me një diktaturë të pasurisë. Ne që deshëm shtet-kombin shqiptar, që ishte dhe është e vetmja rrugë, humbëm shpejt dhe dolëm jashtë loje. E megjithatë, ajo është zgjidhja.


    Rënia e bustit ishte një goditje e gjithanshme dhe dërmuese për regjimin, por si e shpjegoni ju kundërpërgjigjen e mekur dhe të mpirë të regjimit?


    Nuk ishte e mpirë e as e mekur, por e matur dhe e llogaritur për të çliruar tensionet. U vendos diktatura e hapur me Këshillin Presidencial, dolën vullnetarët e Enverit, pati rezistencë shumë të madhe tek kuadrot e ushtrisë dhe të Sigurimit e të strukturave të tjera, por si edhe e thashë, Ramiz Alia dhe kuadrot kryesore të shtetit e panë këtë si një mundësi për të ndryshuar dhe për të hyrë në rrugën ku pritej. Opozita ishte e mekur dhe e mpirë. Por e keqja ishte se të gjithë këta donin të ktheheshin në kapitalizëm e jo në kombëtarizim. Dhe rezultati dihet e shihet me këtë tranzicion që është kthyer në kalvarin e vuajtjeve të kombit shqiptar.


    Pse Ramiz Alia i rezistoi linjës ekstreme dhe të ashpër brenda regjimit, duke mos derdhur gjak?


    Nuk është se nuk kanë folur për të vrarë ca veta, dhe e di që në mbledhje të Ministrisë së Brendshme janë përmendur emra të veçantë, përfshirë edhe emrin tim, e janë përgatitur lista etj, por janë penguar nga Ramiz Alia. Mirëpo, kë do të vrisnin? Ne ishim bijtë e bijat, vëllezërit e motrat. Opozita kishte sjellë fëmijët për të fituar kredencialet dhe ishin të gjithë brenda aty në grevë. Ramiz Alia, Xhelil Gjoni dhe ata që drejtonin partinë e shtetin e kuptuan se heqja e Enver Hoxhës hoqi edhe shkakun e sherrit të vërtetë. Pluralizëm me Enver Hoxhën në zemër të shtetit, nuk mund të kishte. Tani ai ishte fajtori i deklaruar për gjendjen, dhe ai ishte i vdekur e njerëzit i kishin rrëzuar simbolikisht statujën dhe problemi politik kyç i tranzicionit u zgjidh dhe u zgjidh pa gjak. Kjo ishte nje loje e re dhe ata qe drejtonin shtetin nuk kishin asnjë mundësi e përfitim nga gjakderdhja. Vetëm problem do të kishin.


    Pas rënies së bustit, kush i frenoi turmat që të mos rrafshonin Bllokun?


    Kam qenë në zyrë të Sali Berishës kur u vetëofrua Neritan Ceka dhe Saliu, pasi pati një telefonatë, e dërgoi të ndalte turmën. Por, nuk do të kishte rrafshim të Bllokut, por masakër. Dihet që Neritan Ceka doli, foli dhe i ktheu njerëzit që po i afroheshin urës së Lanës.


    Protagonist i luftës për buste është bërë edhe presidenti aktual, Bujar Nishani. A është e vërtetë se Nishani mori në mbrojtje një bust të Enver Hoxhës?


    Nuk e di rolin e tij në Shkollën e Bashkuar, por ka ai qenë pedagog dhe oficer në Shkollën e Bashkuar. Ka qenë detyrë e tij të respektonte betimin ushtarak dhe urdhrin që i është dhënë. Tani mund të themi çfarë të duam, por një shtet nuk mbahet me rebelë, por me kuadro besnikë. Për këtë punë përgatitet edhe ushtria. Morën urdhër, kapën armët, morën urdhër dhe i çuan në depo. Edhe ajo punë shërbeu shumë për të krijuar përmbajtje në popull e siguri në besnikët e sistemit. Prandaj nuk duhet të gjykojmë për atë punë. Ta gjykojmë se çfarë bëri si ministër i Brendshëm e si president, këtë po.


    Çfarë roli ka luajtur Sali Berisha në këtë ngjarje?


    Saliu ka qenë figurë e konsoliduar në PD, njeri tepër i zgjuar dhe i aftë e nuk kishte të tjerë që mund të mateshin me të. Por kemi qënë në anë të kundërta dhe ai ka bërë ndërmjetësin me regjimin, dhe ka qenë vegla e regjimit. Por më pas e ka mjelur politikisht këtë ngjarje si ka dashur, pa pikë turpi, dhe si politikan i zoti, por për interesat e veta. Megjithatë, gjatë gjithë këtij procesi ka qenë dhe është trajtuar si dorë e regjimit, nuk i kemi besuar dhe ai vetë e di si e qysh, besoj e mban mend, se ka ca gjëra që nuk harrohen, se si e kemi trajtuar. Por ka qënë armiku i bindur i Lëvizjes Studentore dhe i shumë prej nesh që jemi luftuar pa mëshirë prej tij e prej besnikëve të tij.



    Intervistoi: Adriatik Doçi



    Sot News

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    martini1984 (01-03-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Shenasi Rama: Telefonata që mori Berisha për të shmangur masakrën në Bllok

    mbaj mend ate koh muajt e fundit te vitit 90 kur ramizi thoshte mos te guxoj asnje qe te provoj te kaloj kufirin ne menyr te paligjeshme se nuk do lejohet , per cudi te fatit me qindra e mijra u ngriten ne kembe per te kaluar kufiri e dhe vet e provova ne nendor po pa sukses, mos te guxoj njeri te provoj te rrezoj bustet dhe ne vecanteri te sh, enver dhe perseri per cudi te nesermen rrezoej nje bust si edhe busti i enverit ku mora pjes dhe hengra 3 dite biruc. dmth ishte nje mesazh i tij ca prisni akonma
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar xhori për postimin:

    martini1984 (28-02-2015)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Shenasi Rama: Telefonata që mori Berisha për të shmangur masakrën në Bllok

    po pe emrin shenasi ed rama e adriatik doc doq Doçi
    .. dihet qe aty vlon shpifja per berishen.

    ky shenasiu nuku eshte as cunak qe ti falet legenlliku.
    eshte i moshuar tashme.

    mirpo ka vendosur sikurse zef brozaj te dal ne pension si legen..

  6. #4

    Për: Shenasi Rama: Telefonata që mori Berisha për të shmangur masakrën në Bllok

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    po pe emrin shenasi ed rama e adriatik doc doq Doçi
    .. dihet qe aty vlon shpifja per berishen.

    ky shenasiu nuku eshte as cunak qe ti falet legenlliku.
    eshte i moshuar tashme.

    mirpo ka vendosur sikurse zef brozaj te dal ne pension si legen..

    Zef Brozi: Berisha, frymëzuesi politik i shpërthimeve me tritol

    17 Shkurt 2015 11:46



    Ish­-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi akuzon ish­kryeministrin Sali Berisha si frymëzuesin politik të shpërthimeve me tritol.

    Në një intervistë, Brozi shprehet se aktet e fundit me eksploziv, e ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri janë akte terroriste dhe se frymëzuesi i tyre vetëdenoncohet, ai është Sali Berisha. Teksa vlerëson qeverinë “Rama” për vendosjen e shtetit ligjor, kërkon nga ajo që të çojë para drejtësisë vrasësit e 21 janarit, Gërdecit dhe abuzuesit me pushtetin.

    Brozi thotë gjithashtu se Nishani është kukull dhe se president real është Berisha.

    Për këtë, ai këmbëngul që Presidenti të mos jetë kreu i KLD-së, ndërsa Ministri i Drejtësisë të jetë dhe Kryeprokuror, si pjesë e ekzekutivit, pasi po sabotohet lufta ndaj krimit.

    koha jonë

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DYDRINAS për postimin:

    martini1984 (28-02-2015)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •