Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    LSI po pergatit terheqjen nga koalicioni me PS! Shkak keqqeverisja!

    Lajmi i fundit.


    LSI po pergatit terheqjen nga koalicioni me PS! Shkak keqqeverisja dhe paaftesia e qeverise Rama!

    Disa drejtuese te larte te LSI jane shprehur se "ata nuk kane pse te behen viktima te keqqeverisjes dhe te paaftesise qeverisese"!

    Siē duket ne prapaskene qendron Fatos Nano.

    Ai e paralajmeroi rikthimin e tij ne dhjetor te 2014 dhe siē duket zhvillimet me te fundit ne kampin socialist veēse e kane pershpejtuar idene e tij te rikthimit ne politike, por kete here permes deres se LSI.


    Fatos Nano aksion nė Facebook pėr t’u rikthyer nė politikė, lėvizje tė re kundėr PS-PD, plasin polemikat pro dhe kundėr

    Gazeta Sot

    Nga hiri i disfatave politike, i mitit tė abuzivizmit, por edhe tė liberalizimit nė politikė, Fatos Nano kėrkon tė ringrihet, pėr t’ju rikthyer edhe njė herė politikės aktive. Ndonėse nostalgjikėt e tij nė Partinė Socialiste sa vijnė e rrallohen, pėr shkak tė karizmės, potencės dhe peshės sė Edi Ramės, Fatos Nano ka vendosur tė testojė veten dhe opinionin publik pėr t’u rikthyer nė politikė. Lideri historik i socialistėve nė Shqipėri, Fatos Nano, i shfaqur shpeshherė nė skenėn politike shqiptare nė momente konflikti dhe delikate politike, po teston veten pėr njė aksion tė ri politik.

    Edhe pse nuk kemi njė situatė tė atillė politike, nuk jemi para zgjedhjeve apo para zgjedhjes sė ndonjė presidenti, ku Nano mund tė luante rolin e tij tė kahershėm, lideri historik i PS u ka kėrkuar mendim qytetarėve lidhur me rikthimin e tij nė politikė. Ditėt e fundit, Nano ka qenė shumė aktiv me komente rreth situatės politike, ndėrsa ka hapur edhe njė sondazh, ku qytetarėt tė japin mendimin e tyre, nėse janė pro apo kundra rikthimit tė rinj nė politikė. “Njė nga miqtė e mi tė facebook, zhvillon njė sondazh me temė ''Fatos Nano rikthim nė politikė'. Nė likun e mėposhtėm do tė mund tė jepni mendimin tuaj 'Pro' ose 'Kundėr' duke klikuar kuadratin drejtkėndor pėrkatės. Ju ftoj tė merrni pjesė tė gjithė ju miqtė e mi gjithashtu tė sugjeroni dhe miqtė tuaj”, shkruan Nano.

    Menjėherė, kanė vėrshuar mbi 260 komente, por dhe kundra rikthimit tė ish-kryeministrit, Fatos Nano, nė politikė. Pjesa mė e madhe janė pro rikthimit tė tij, duke e konsideruar atė si figurėn qendrore tė politikės shqiptare, reformator dhe vizionar. Ndėrsa tė tjerė shprehen pro rikthimit tė tij, por me njė kusht qė tė mos mbledhė pėrsėri ata qė kishte rreth vetes kur ishte nė pushtet. “Urgjent! Pa humbur kohė”, shprehet dikush tjetėr. Ndėrkaq, disa tė tjerė shprehen kundėr riciklimit tė figurave tė vjetra nė politikė. “Shqiptarėt tė shohin pėrpara dhe jo tė kthehen pas, t'i kthejnė plehrat qė njė herė i hodhėn. Ato duhet tė mbledhin dhe largojnė edhe kėto plehra qė i kanė, nga tė cilėt as frymė s'po marrin”, shprehet njė tjetėr.

    Nano nis aksionin

    Ish-kryeministri Fatos Nano, ka nisur njė fushatė reagimesh nė llogarinė e tij, nė rrjetin social Facebook, pėr t’i paraprirė njė lėvizje politike. “Ne vazhdojmė t’i shpallim luftė njerėzve tė kėqij nė vend se t’i shpallim luftė asaj qė i bėn njerėzit tė pėqinj”, shkruan Nano. Mė tej, lideri historik i PS thekson se shqiptarėt janė tė lodhur nga premtimet boshe. “Shqiptarėt janė lodhur nga fjalėt dhe premtimet boshe! Reforma duhet tė jetė popullore dhe jo elektorale nė interes tė partive. Miqtė e mi tė dashur, ju ftoj tė bėheni pjesė e faqes sė mėposhtme duke sugjeruar dhe miqtė tuaj. Aty mund tė shprehni mendimet tuaja pėr tema tė ndryshme tė shoqėrisė shqiptare”, deklaron Nano.

    Nano: Politika ėshtė kthyer nė njė han pa porta

    Ish-kryeministri Fatos Nano ka deklaruar se politika shqiptare ėshtė kthyer nė njė han pa porta, duke shprehur mospajtimin e tij me zhvillimet politike pas rotacionit politik. “'Politika Shqiptare' ėshtė kthyer nė njė ''han pa porta''”, ka deklaruar Nano. Ndonėse pozitat e kryeministrit Edi Rama janė mė tė forta se kurrė, shfaqja e Fatos Nanos, shqetėson jo pak lidershipin aktual socialist, pasi shumė socialistė tė pakėnaqur, shpresojnė ende tek kryetari i parė. Adriatik Doēi

    Saturday, December 13, 2014 - 10:25
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 11-02-2015 mė 14:48

  2. #2

    Pėr: LSI po pergatit terheqjen nga koalicioni me PS! Shkak keqqeverisja!



    Nje darke e re ngjalash eshte thuajse pune e kryer! Veēse kete here pa Edi Ramen!

  3. #3

    Pėr: LSI po pergatit terheqjen nga koalicioni me PS! Shkak keqqeverisja!

    Fati i qeverise Rama do te jete ne duart e LSI dhe te Fatos Nanos!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 11-02-2015 mė 14:59

  4. #4

    Pėr: LSI po pergatit terheqjen nga koalicioni me PS! Shkak keqqeverisja!

    Anti-berishizmi si justifikim i tejzgjatur

    Postuar mė: 14 Shkurt 2015 09:16

    Nga Artur Zheji

    Ėshtė tanimė e lodhshme dhe intelektualisht rraskapitėse tė dėgjosh akuza tė pafundme dhe pėrsiatje shumėngjyrėshe kundėr ish-kryeministrit Berisha. Kanė kaluar tanimė 17 muaj tė bollshėm nga “Qeverisja e Re” dhe tė pėrqendrohesh te trashėgimia “dramatike” e qeverisė Berisha, si njė peshė e papėrballueshme pėr t’u “ngritur mbi supe” dhe pėr t’u zhbėrė, ėshtė dita- ditės mė e pamjaftueshme. Thėnė shqip, ky argumentim nuk mban mė.

    Nė qoftė se kėto akuza, qė tingėllojnė sot mė sė shumti retorike, nėse do tė vazhdojnė edhe pėr ca kohė, si edhe duket nga trendy i deritashėm, na jep me dije se ndoshta diēka thelbėsore nuk shkon mirė. Nėnkuptohet kėshtu qė, kapaciteti pėr tė ngritur lart kurbėn e kėrrusur ekonomike tė krizės, tė njė krize jo vetėm shqiptare, por rajonale dhe europiane, ėshtė njė kapacitet qė po kalon edhe ai krizėn e vet.

    Shqipėria nuk mund tė vazhdojė mė tej tė ndahet me argumente letrare: nė engjėj dhe nė djaj.

    E ka bėrė kėtė edhe Berisha, pėr shumė vite, si taktikė dhe si “modus operanti”, tė tė bėrit politikė. Ėshtė pra njė déją vu nė stilin e komunikimit dhe tė parashtrimit tė gjėrave.

    Mė kujtohen fare mirė vite tė shkuara, nė kohėn e qeverisė sė Fatos Nanos, nė vitet 2002-2005, qė kishte nga ata ministra apo “drejtorė tė mėdhenj” qė dėrgonin fjalė dhe premtime nėpėr kanale tė ndryshme dhe tė fshehta komunikimi, tek Doktori, dhe i kėrkonin Berishės, nė mėnyrė absurde, ndihmė pėr karrierėn e tyre nė krizė. Ndihma qėndronte nė kėrkesėn qė ai t’i sulmonte dhe t’i akuzonte politikisht nė Kuvend. Kėshtu ata, tė sulmuarit nga Doktori, shpresonin tė fitonin pikė dhe tė merrnin grada besueshmėrie nė Partinė Socialiste. Duke ndjekur Parlamentin e kėtyre kohėve, mė duket se ky fenomen duket sikur po fillon tė pėrsėritet edhe sot.

    Sepse, pėrveē kryeministrit Rama, qė ėshtė detyrimisht nė linjėn e parė tė protagonizmit dhe tė pėrballjes politike, tė tjerėt, thjesht duhet tė raportojnė Institucionalisht mbi arritjet apo mosarritjet e tyre.

    Sporti retorik pėr tė goditur verbalisht Berishėn, largon debatin parashtrues, ose si e thotė latini, debatin propozitiv tė kėtyre zotėrinjve. Dhe kjo ėshtė tanimė e bezdisshme, sepse shumica e diskutantėve, kuptohet nė njė klimė emocionale tė tejzjarrtė, mė sė shumti nuk raportojnė se ēfarė ėshtė bėrė dhe se ēfarė do tė bėhet, por fillojnė e mbarojnė me “bilancet negative apo katastrofike” tė qeverisė sė shkuar. Simbas stilit: ngrihem pėr tė diskutuar se ēfarė nuk ėshtė bėrė nė kohėn e qeverisė Berisha dhe jo pėr tė diskutuar se ēfarė kam bėrė apo ēfarė nuk kam bėrė unė, si ministėr apo diēka tjetėr. Kėtė le t’ua lėnė gazetarėve apo analistėve politikė, profesionet nuk kanė pėrse tė ngatėrrohen qėllimisht.

    Qė qeveria e kaluar, sidomos nė dy vitet e fundit, pati njė rėnie dramatike rezultatesh, kjo dihet tanimė. Nuk ėshtė as mister dhe as e panjohur. Mė 23 qershor, pėr kėtė bilanc dhe pėr ato energji nė shterim e sipėr tė ish-qeverisė, pati edhe njė rokadė tė qartė e tė thekshme elektorale pushteti. Sepse pati, nga Mazhoranca e Re, premtime dhe parashtrime qė u besuan, tė tipit “Rilindės”, tė cilat krijonin bindjen dhe idenė tek shumica e zgjedhėsve se Rokada e Pushtetit do tė ishte Zgjidhja e Krizės.

    Koha dhe parametrat e rezultateve tė deritashme rrėfejnė qė nuk paska qenė absolutisht kaq e thjeshtė. Ekuacioni qeverisės ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė gjithmonė mė i komplikuar. Natyra njerėzore ėshtė po ajo, mėkatare dhe egoiste, pėrfituese dhe grabitqare. Kėshtu ka mbėrritur tė mbijetojė raca apo natyra e “homo sapiens” deri nė ditėt tona tė evolucionit tė vet, shekull mbas shekulli dhe mijėvjeēar pas mijėvjeēari.

    Korrigjimi i kėsaj natyre nuk mjaftohet dot kurrė me ndryshimin e njė Maxhorance, e pra, me zėvendėsimin e saj me njė tjetėr. Ėshtė njė Evolucion i gjatė zhvillimi. Eksperienca e vetme, jo perfekte, por gjithsesi e suksesshme nė botė, ėshtė qytetėrimi i sotėm perėndimor. Dhe rrėnjėn e vet, ky model kaq i vėshtirė pėr t’u mbėrritur, e ka tek ndryshimi gradual i institucioneve. Proces ky sė paku 300-vjeēar dhe shumė i pėrgjakshėm, dhe shumė i reflektuar. Por edhe i mirėfinancuar nga grabitjet masive koloniale dhe postkoloniale, nga ana e vendeve tė zhvilluara ndaj vendeve tė tjera.

    Pėr t’u kthyer nė terrenin konkret, kur Rama shkonte drejt pushtetit nė vitin 2013, e dinte fare mirė Shqipėrinė qė po merrte nė duar dhe instrumentet qė kish pėr qeverisjen e saj. Ai e braktisi me vetėdije betejėn parlamentare pėr Presidentin nė vitin 2012.

    Dhe sot, Kryeministri duhet t’i bėjė hesapet me Bujar Nishanin, President tė Republikės. Nuk ka pėrse ankohet pėr kėtė. Dhe kjo vlen edhe pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm, edhe pėr drejtorin e SHISH.

    Rama, Kryeministri pra, ose duhet tė bashkėjetojė si tė mundet me ta, ose tė bashkėpunojė brenda ca hapėsirash tė ngurta, ose tė pėrshtatet, duke shtuar disa herė mė shumė volumin e punės sė ekzekutivit. Rrugė tjetėr mė tė thjeshtė dhe mė komode nuk ka, sė paku edhe pėr disa vite tė mira e tė gjata njėkohėsisht.

    Mirėpo, gjithsesi vendosja nė qendėr tė sė “keqes”, apo tė yēklės qė nuk mirėfunksionon, me arsyen-justifikim se Berisha, edhe sot, i ka tė gjitha fajet, ėshtė si t’i japėsh gaz njė makine pa karburant.

    Berisha ėshtė nė Tiranė. Nė shtėpinė e vet politike apo familjare. Ballė pėr ballė dhe a “modo suo” (sipas mėnyrės sė vet). Me defektet, mėkatet, apo tė mirat e tij.

    Berisha, ka dhe do tė ketė njė influencė tė padiskutueshme nė mjaft struktura strategjike tė shtetit. Por ky nuk ėshtė njė koeficient i panjohur, sepse dihej edhe nė qershor 2013, se do t’i kishte. Si njeri pėrcaktues pėr shumė karriera politike institucionale dhe si siguresa politike tė sė nesėrmes. Pavarėsisht interpretimeve nė politikė, pėr atė tėrėsi interesash dhe influencash qė pėrbėn thelbin e pushtetit dhe politikės, ky fakt mbiquhet largpamėsi politike.

    Rama dhe qeveria e tij, ka gjithsesi shumė e shumė hapėsira qė tė rrėfejė potencialin e vet reformator apo “shtetformues” dhe pėr kėtė Berisha nuk mund ta pengojė, edhe sikur tė donte. Parada e fjalimeve tė zjarrta antiberishiste, tė disa ministrave apo tė disa aspirantėve pėr ministra, ėshtė duke u kthyer nė njė taktikė politike tė pashijshme. Nuk mund tė mbushen gropat e mossukseseve tė aksh drejtori, apo tė aksh ministrie, me vrulle pikante fjalėsh sulmuese antiberishiste, qė adresohen tek e kaluara, si justifikim, pėr mosmbėrritjet e sotme.

    Sepse Berisha apo “trashėgimia” e tij qeverisėse nuk “luftohet” me fjalime retorike, shpesh me pėrmbajtje tė theksuar ideologjike. Pėrballja me tė bėhet me bilance, me shifra dhe me vepra konkrete, nė terren konkret.

    Pėrndryshe, pas ca kohėsh, duke gjykuar nga fjalėt e pafundme ankimtare dhe akuzonjėse, nuk do tė dallojmė dot kush ėshtė nė pushtet dhe kush jo.


    http://www.mapo.al/2015/02/anti-berishizmi-si-justifikim-i-tejzgjatur/

  5. #5
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: LSI po pergatit terheqjen nga koalicioni me PS! Shkak keqqeverisja!

    LSI po pergatit terheqjen nga koalicioni me PS! Shkak keqqeverisja!
    dmth Rama nuk po i ndan pazaret me ilirin lol keta pleshtat nuk ngopen duke thithur gjak
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #6

    Pėr: LSI po pergatit terheqjen nga koalicioni me PS! Shkak keqqeverisja!


  7. #7
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: LSI po pergatit terheqjen nga koalicioni me PS! Shkak keqqeverisja!

    Temen nuk e njoha kete "shatngistin"...... gjith shendoshen ky qenkaa bere kocke e lekure? votoni meten!!! lol
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #8
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Pėr: LSI po pergatit terheqjen nga koalicioni me PS! Shkak keqqeverisja!

    Tėmėn gjithė bota u bė komb vetėm ne nuk bėhemi, kemi mbetur si ata evgjitėt, qė i gjithė deti u bė kos dhe ata skishin lugė tė hanin

  9. #9
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: LSI po pergatit terheqjen nga koalicioni me PS! Shkak keqqeverisja!

    E po evgjitet kur kishin kos, lyenin mender dhe b...
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #10

    Pėr: LSI po pergatit terheqjen nga koalicioni me PS! Shkak keqqeverisja!

    Fatos Nano ose lojtari i madh i pokerit te politikes shqiptare!


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •