-
5 pikat e Planit të "Rilindjes" Socialiste për fshatin shqiptar. Si po zbatohen ato?

Tema
12 Dhjetor 2012
-
-
Për: 5 pikat e Planit të "Rilindjes" Socialiste për fshatin shqiptar. Si po zbatohen
5 pikat e planit "Rama" për fshatin
-
-
Për: 5 pikat e Planit të "Rilindjes" Socialiste për fshatin shqiptar. Si po zbatohen
Maminas, Rama: Banorët vazhdojnë mbushin ujë me gomar
DURRES- Ditën e sotme kryetari i opozitës, Edi Rama është ndalur në Maminas të Durrësit, ku ka dëgjuar problemet që shqetësojnë bujqërit dhe fermerët e zonës.
Në faqen e tij në Twitter kreu socialist Rama shkruan për vizitën e tij në Maminas dhe evidenton faktin se banorët e zonës mbushin akoma ujë me gomar, taksat e papërballueshme në bujqësi dhe naftë pengojnë prodhimin vendas, por edhe faktin që vreshtarët po zhyten në borxhe pasi kostoja e prodhimi është më e lartë se fitimi.
“Në Maminas për ujitjen e munguar, taksat e papërballueshme në bujqësi e naftën që pengon prodhimin dhe padyshim tregun për produktet vendase.
Mijëra njerëz vijnë në këtë pikë për të mbushur ujë të pijshëm gjatë dites. Rradhë e gjatë bidonash në rrugën e rrënimit.
Taksia e Ujit e quajnë gomarin në këtë zonë. Zbresin e ngjisin bidonat e ujit me gomar dhe shkruajnë borxhet në lista! Vreshtari që zhytet në borxh pas çdo sezoni sepse kostoja e prodhimit është më e lartë se fitimi”, shkruan Rama në Twitter.
Më tej Rama në Twitter thekson se Partia Socialiste ka si objektiv që ta ndryshojë tërësisht këtë situatë duke dhënë dhe mënyrat e zgjidhjes.
“1.Ujitja. 2.Ulja e kostos së prodhimit duke ulur taksën e inputeve e hequr akcizën e naftës. 3.Dalja në treg = Rilindje.
Fshati në mëshirën e fatit e qyteti përballë çmimesh marramendëse për bukë apo Rilindje për fshatin e për qytetin? Kjo është zgjedhja e 2013!”, shkruan Rama.
http://shqiptarja.com/politike/2732/maminas-rama-banor-t-vazhdojn-mbushin-uj-me-gomar-131202.html
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt