Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Shtate Psalmet Penitenciale

    Meqe i hapa 7 psalmet penitenciale dhe nuk i futa, atehere po i fus, prepeseprape :

    SHTATE PSALMET PENITENCIALE

    (duhet te thuhen ne gjunje)

    I- (Psalm 6)
    Domine, in furore
    Davidi tregon dhunen semundjes se tij. - Ai i lutet Zotit qe te clirohet prej saj. - Ai pershkruan tmerrin e armiqve te tij, kur lutjet e tij u degjuan, dhe shendeti i erdhi atij.

    Antifon

    Mos i harro o Zot, fajet tona, jo ato te prinderve tane : dhe as mos u hakmerr per mekatet tona.


    Zot, mos me qorto ne zemerimin Tend : as mos me ndeshko ne inatin Tend.
    Ki meshire per mua, O Zot, sepse jam i pafuqishem; me shero, O Zot, sepse kockat e mia kane dale vendit.
    Dhe shpirti im eshte shume i shqetesuar; por Zot, per sa gjate.
    Kthehu, O Zot, dhe cliroje shpirtin tim; me shpeto per hir te meshires Tende.
    Sepse nuk ka asnje qe ne vdekje, i bie nder mend per Ty; dhe ne ferr, kush do te te konfesoje Ty ?
    Une jam lodhur me psheretimat e mia: cdo nate e laj krevatin tim : do t’a lag me lotet e mi.
    Syri im eshte i shqetesuar me furi, une u plaka mes armiqve te mi.
    Largohuni nga une te gjithe ju qe beni te keqija; sepse Zoti e ka degjuar zerin e te qares time.
    Zoti yne ka degjuar lutjet e mia; Zoti yne e ka pranuar lutjen time.
    Gjithe armiqte e mi u skuqshin nga turpi, dhe u futshin ne tmerr; u zmbrapshin, dhe u turperofshin shume shpejt.
    Lavdi Atit, etj.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Shtate Psalmet Penitenciale

    II- (Psalm 31)
    Beati, quorum remissae.
    Davidi deklaron se jane te lumtur ato njerez, mekatet e te cileve falen. Ai i fton te gjithe nepermjet shembullit te vet, qe te vrapojne drejt meshires se Zotit.

    Te bekuar jane ata fajet e te cileve falen, dhe fajet e te cileve mbulohen.
    I bekuar eshte njeriu, te cilit Zoti nuk ja ka numeruar fajin; dhe ne gojen e te cilit nuk ka mashtrim.
    Ngaqe bera durim, kockat m’u vjeteruan ; ndersa qaja gjithe diten.
    Sepse, nate e dite, Dora Jote u rendua mbi mua; jam kthyer ne ankthin tim, ndersa gjembi eshte shtrenguar mbi mua.
    T’a kam bere te ditur fajin tim Ty, dhe padrejtesine time nuk e kam fshehur.
    Une thashe, kundra vetes do te konfesoj padrejtesine time ndaj Zotit tone : dhe Ti ke falur mosbesimin e mekatit tim.
    Per kete cdo njeri i shenjte, duhet te te lutet Ty ne kohen e duhur.
    Sigurisht ne permbytjen e shume ujerave, ata nuk do te mund te arrijne tek Ai.
    Ti je streha ime nga sprova, qe me ka rrethuar mua; gezimin tim cliroje nga te gjithe ata qe me sulmojne nga cdo ane.
    Une do te te jap kuptueshmeri, dhe do te te udhezoj ne rrugen nga duhet te shkosh : une do t’i mberthej syte tek ti.
    Mos u be si kali ose mushka, qe nuk kuptojne.
    Ne fre dhe kapister mbertheja nofullat, atyre qe nuk te afrohen ty.
    Te shumta jane kamxhiket qe merr mekatari, por meshira do t’a rrethoje, ate qe shpreson tek Zoti.
    Ji i lumtur ne Zot, dhe gezohuni ju te drejtet, dhe lumturohuni ju te drejtet ne zemer.
    Lavdi Atit, etj.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Shtate Psalmet Penitenciale

    III- (Psalm 37)
    Domine, ne in furore.
    Te gjithe e pranojne qe ky Psalm penitencial iu be Davidit pas dy krimeve te Tradhtise dhe Vrasjes qe ai kishte bere. Permban ndjenjat e verteta dhe te drejta te nje zemre qe pendohet.

    Zot, mos me qorto ne furine Tende, as mos me ndeshko ne zemerimin Tend.
    Sepse shigjetat e Tua me jane shtrenguar mua, dhe Dora Jote eshte renduar mbi mua.
    Nuk ka shendet ne trupin tim persa me prek zemerimi Yt, kockat e mia nuk gjejne qetesi prej mekateve te mia.
    Sepse te keqijat e mia kane kapercyer koken time; dhe si nje peshe e rende, jane renduar mbi mua.
    Plaget e mia jane qelbur dhe prishur, prej cmendurise sime.
    Jam bere i mjere, dhe i perkulur deri ne ekstrem: shkova i merzitur gjithe diten.
    Ngaqe trupi im eshte mbushur me iluzione, nuk ka shendet ne mishin tim.
    Jam i pikelluar dhe shume i poshteruar: une uleriva nga ankthi i zemres time.
    Zot, para Teje eshte krejt deshira ime: dhe psheretimat e mia nuk fshihen nga Ti.
    Zemra ime eshte e shqetesuar, fuqia me ka lene, dhe drita e syve me ka ikur.
    Shoket dhe fqinjet me jane afruar dhe jane kundra meje.
    Dhe ata qe ishin prane meje, qendruan larg; ata bene dhune, qe luftuan shpirtin tim.
    Dhe ata qe deshen te me vrasin, thane gjera te rreme, dhe bene mashtrime gjithe diten.
    Por une, si nje shurdh, nuk degjova ; dhe si nje memec, nuk hapa gojen.
    Dhe u bera si nje njeri qe nuk degjon, dhe qe nuk ka kuptueshmeri ne gojen e tij.
    Sepse ne Ty, O Zot, kam shpresuar; Ti do te me degjosh, O Perendi Zoti im.
    Sepse thashe: qe armiqte e mi te mos gezohen; sepse ndersa kembet e mija levizin, ata flasin keq kundra meje.
    Sepse une jam gati per kamxhike, dhe dhimbja ime eshte gjithmone ne luften time.
    Sepse une do t’a them te keqen time, dhe do te mendoj per mekatin tim.
    Por armiqte e mi jetojne, dhe jane forcuar kundra meje, dhe ata qe me urrejne pa te drejte jane shtuar.
    Ata qe e shperblejne te miren me te keqe, thane fjale te keqija kundra meje, ngaqe une ndiqja te miren.
    Mos me harro, O Perendi, Zoti im, mos ik prej meje.
    Me jep ndihme, O Perendi, Zoti i shpetimit tim.
    Lavdi Atit, etj.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Shtate Psalmet Penitenciale

    Miserere mei, Deus

    IV- (Psalm 50)
    Nje lutje e shkelqyer e nje princi te penduar, e bere Zotit, per te kerkuar falje per krimet e tij, dhe per t’i kerkuar hir per t’a ruajtur nga tundimi. Gjithashtu, ca rregulla te admirueshme, qe Shpirti i Shenjte i jep me Gojen e Tij te gjithe mekatareve.

    Ki meshire per mua, O Zot, sipas meshires Tende te madhe.
    Dhe sipas shumices se meshires Tende te bute me shuaj fajet e mia.
    Me laj shume e me shume nga e keqja ime, dhe me pastro nga mekati im.
    Sepse une e di te keqen time, dhe mekati im eshte gjithmone kundra meje.
    Ndaj Teje vetem kam mekatuar, dhe kam bere te keqen para veshtrimit Tend, qe Ti te justifikohesh ne fjalet e Tuaja, dhe i perulur kur te gjykohesh.
    Sepse ver re, une u ngjiza ne te keqija; dhe nena ime me ngjizi ne mekat.
    Sepse ver re, ti e ke dashur te Verteten; gjerat e pasigurta dhe te fshehura te Urtesise Tende Ti m’i ke zbuluar mua.
    Ti do te me sperkatesh me hisop, dhe une do te pastrohem: Ti do te me lash, dhe une do te behem me i bardhe se bora.
    Degjimit tim ti do t’i japesh gezim dhe lumturi; dhe kockat e perulura do te gezohen.
    Ktheje fytyren nga mekatet e mija, dhe hiqi te keqijat e mija.
    Bej nje zemer te paster brenda meje, O Zot, dhe bej nje shpirt te ri brenda trupit tim.
    Mos me largo prej Fytyres Tende, dhe mos e merr Shpirtin e Shenjte prej meje.
    Me sill mua gezimin e Shpetimit tim, dhe me konfirmo mua me Shpirtin Perfekt Tendin.
    Une do t’u mesoj te padrejteve rruget Tua, dhe te keqijte do te konvertohen ne Ty.
    Me cliro nga Gjaku, o Zot, Zoti i shpetimit tim, dhe gjuha ime do te lartesoje drejtesine Tende.
    Zot, Ti do t’i hapesh buzet e mia, dhe goja ime do te shpalle lavderimet Tua.
    Sepse sikur ti te kishe dashur sakrifice, me te vertete do ta t’a kisha dhene; me fli te djegura Ti nuk do te kenaqeshe.
    Nje sakrifice per Zotin, eshte nje shpirt i shqetesuar: nje zemer te perulur dhe te penduar, O Zot, Ti nuk do t’a nencmosh.
    Ji i drejte, O Zot, ne ndermarrjet e Tua te mira me Sionin; qe muret e Jeruzalemit te ndertohen.
    Dhe pastaj Ti do te pranosh nje sakrifice drejtesie, dhurata, dhe fli te djegura: dhe pastaj ata do te vene vica mbi Altarin Tend.
    Lavdi Atit, etj..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Shtate Psalmet Penitenciale

    V- (Psalm 101)
    Domine,exaudi
    Nje lutje e shkelqyeshme per te gjithe ato qe jane ne vuajtje shpirterore ose truperore.

    O Zot, degjoje lutjen time, dhe lere thirrjen time te vije tek Ti. Mos e largo Fytyren Tende perj meje.
    Ne cfaredo dite qe une jam ne shqetesim, perule veshin Tend tek une.
    Ne cfaredo dite qe une te therras Ty, me degjo me shpejtesi.
    Sepse ditet e mia zhduken si tymi, dhe kockat e mija thahen si nje gje qe digjet.
    Une jam i shkaterruar si bari; dhe zemra me eshte vyshkur; sepse kam harruar te ha buken time.
    Permes zerit te psheretimave te mia, kockat me jane ngjitur tek lekura.
    Jam bere si nje pelikan ne shkretetire. Jam bere si nje qyqe nate ne shtepi.
    Kam pare; dhe jam bere si nje dallendyshe e vetmuar mbi cati te shtepise.
    Armiqte me qortuan gjithe diten; dhe ato qe me lavderuan, u betuan kundra meje.
    Sepse hengra hirin si buke, dhe e perzieva pijen time me lotet e mi.
    Nga zemerimi dhe indinjata Jote; sepse pasi me ngrite, Ti me hodhe poshte.
    Ditet e mia ikin si hije; dhe une thahem si bari.
    Por Ti, O Zot, qendrom perjete, ashtu edhe kujtimi Yt nga brezi ne brez.
    Ti, kur ngrihesh, do te kesh meshire per Sionin; sepse eshte koha per te patur meshire per te; sepse koha ka ardhur.
    Sepse guret aty kane kenaqur sherbetoret e Tu ; de ato do te ndjejne keqardhje per token aty.
    Dhe Xhentilet do te kene frike per Emrin Tend, O Zot - dhe gjithe fisi i tokes lavdine Tende.
    Seose Zoti e ka ndertuar Sionin : dhe Ai do the shihet ne lavdine Tende.
    Ai pa ka marre parasysh lutjen e te perulurit ; Ai nuk i ka nencmuar ne lutjet e tyre.
    Lerini keto gjera te shkruhen per nje brez tjeter ; dhe njerezit qe do te krijohen do te lavderojne Zotin.
    Sepse Ai ka pare nga Shenjterorja e Tij : Zoti i Qiellit ka pare mbi token.
    Qe Ai te degjoje psheretimat e atyre qe jane ne zinxhire ; qe Ai te zgjidhe femijet e atyre qe jane therur.
    Qe ata te mund te tregojne Emrin e Zotit ne Sion, dhe lavderimin e Tij ne Jeruzalem.
    Kur njerezit u mblodhen e u bene nje, dhe mbreterit per t’i sherbyer Zotit, Ai ju pergjigj atij ne rrugen e fuqise se Tij ; Me trego mua paktesine e diteve te mia.
    Mos me kthe mbrapsht ne mes te diteve te mia. Vitet Tua jane nga brezi ne brez.
    Ne fillim, O Zot, Ti bere themelin per Token; dhe Qielli eshte pune e Duarve te Tuaja.
    Ata do te zhduken; por Ti ngelesh : dhe ata do te vjeterohen si nje rrobe e vjeter.
    Si nje mburoje, Ti do ti nderrosh ato ; dhe ata do te ndryshohen ; por Ti je gjithmone i njejti ; dhe vitet e Tuaja nuk do te ndryshohen.
    Bijte e sherbetoreve te Tu do t’a banojne, dhe fara e tyre do te drejtohet perjete.
    Lavdi Atit, etj..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Shtate Psalmet Penitenciale

    VI- (Psalm 129)
    De profundis
    Nje model i mire per mekataret qe kerkojne meshiren e Zotit ; dhe qe sidomos i aplikohet Kishes, per te kerkuar meshiren e Tij per te vdekurit, si dhe per te gjallet.

    Nga thellesia te kam thirrur Ty, O Zot : Zot, degjoje zerin tim.
    Leri Veshet e Tu te jene te vemendshem ndaj zerit te lutjes time.
    Ne qofte se Ti do t’i numerosh fajet e mia, O Zot, - atehere kush do t’i mbaje ?
    Sepse me Ty ka zbutje ; dhe nepermjet ligjit Tend, te kam pritur Ty, O Zot.
    Shpirti im ka pritur ne fjalen e Tij : shpirti im ka shpresuar tek Zoti.
    Nga mengjesi deri ne nate, Izraeli duhet te shpresoje tek Zoti.
    Sepse me Zotin ka meshire, dhe me Te ka shume shprese per shpetim.
    Dhe Ai do t’a shpetoje Izraelin nga gjithe fajet e tij.
    Lavdi Atit, etj..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Shtate Psalmet Penitenciale

    VII-(Psalm 142)
    Domine, exaudi
    Davidi e beri kete Psalm kur Zoti e ndeshkoi, per mekatet e meparshme te tradhtise dhe vrasjes, per rebbelimin e birit te Tij Absalom: - nepermjet te cilave mekataret duhet t’a dijne se si te perulen para Zotit, per transgresionet e tyre.

    Zot, degjoje lutjen time ; drejtoje Veshin Tend ndaj lutjes time ne te Verteten Tende. Me degjo ne drejtesine Tende.
    Dhe mos hyr ne gjykim me Sherbetorin Tend : sepse asnje i gjalle nuk do te justifikohet para shikimit Tend.
    Sepse armiku ka persekutuar shpirtin tim. Ai e ka perulur jeten time ne toke.
    Ai me ka futur ne erresire, si ato, qe kane vdekur prej shume kohesh ; dhe shpirti im eshte ne ankth per veten time ; zemra ime eshte e shqetesuar brenda vetes time.
    I mbaj mend ditet e vjetra, kam medituar mbi gjithe veprat e Tua. Mbi veprat e duarve te Tuaja meditova.
    I kam zgjatur duart e mia ndaj Teje. Shpirit im eshte tek Ti, si toka pa uje.
    Me degjo shpejt, O Zot ; shpirti im po shuhet.
    Mos e kthe Fytyren Tende nga une ; sepse une do te jem si ato qe zbresin ne liqen.
    Me bej qe te degjoj meshiren Tende ne mengjes, sepse une kam shpresuar tek Ti.
    Beje rrugen Tende te ditur per mua, ku une mund te eci. Sepse e kam ngritur shpirtin tim tek Ti.
    Me cliro nga armiqte e mi, O Zot : tek Ti kam fluturuar. Me meso te bej vullnetin Tend; sepse Ti je Zoti im.
    Shpirti Yt i mire do te me coje ne token e duhur. Per hater te emrit Tend, O Zot, Ti do te me gjallerosh ne drejtesine Tende.
    Ti do t’a nxjerresh shpirtin tim nga sprova dhe ne meshiren Tende do t’i shkaterrosh armiqte e mi.
    Dhe Ti do t’i shkaterrosh ato qe hidherojne shpirtin tim ; sepse une jam sherbetori Yt.
    Lavdi Atit, etj..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •