Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7

Tema: Litani

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Litani

    LITANIA E VIRGJERESHES SE SHENJTE



    Zot, ki meshire per ne.
    Krisht, ki meshire per ne.
    Zot, ki meshire per ne.
    Jezus, pranoji lutjet tona.
    Zot Jezus, pranoji lutjet tona.
    O Zot Ati, Krijues i tokes, ki meshire per ne.
    O Zot Biri, Shpetimtar i njerezimit, ki meshire per ne.
    O Zot, Shpirti i Shenjte, perfeksionues i te Zgjedhurve, ki meshire per ne.
    O Trinitet i Shenjte,nje Zot, ki meshire per ne.

    Mari e Shenjte, lutu per ne.
    Nene e Shenjte e Zotit, lutu per ne.
    Bije e Atit te Perjetshem, lutu per ne.
    Nene e Birit te Perjetshem, lutu per ne.
    Bashkeshorte e Shpirtit te Shenjte, lutu per ne.
    Tabernakel i Trinitetit te lavdishem, lutu per ne.
    Nene e Jezusit, lutu per ne.
    Nene e Mesias, lutu per ne.
    Nene e deshirueshme e te gjithe kombeve, lutu per ne.
    Nene e Princit te Paqes, lutu per ne.
    Nene e Mbretit te Qiellit, lutu per ne.
    Nene e Krijuesit tone, lutu per ne.
    Nene e Shpetimtarit tone, lutu per ne.
    Nene dhe Virgjereshe, lutu per ne.
    Nene me e dlire dhe e panjolle, lutu per ne.
    Nene, me e bute dhe e meshirshme, lutu per ne.
    Nene, me mrekullisht besnike, lutu per ne.
    Nene me e kujdesshme dhe besnike, lutu per ne.
    Perhere Virgjereshe, lutu per ne.
    Rrenje e Pemes se Jetes, lutu per ne.
    Burim i Kroit te hirit, lutu per ne.
    Agim i Diellit te lavdise, lutu per ne.
    E Bekuar mes grave, lutu per ne.
    E Bekuar mbi femijet e njerezve, lutu per ne.
    E Bekuar mes te gjithe brezave, lutu per ne.
    Pasqyre perultesie dhe bindje, lutu per ne.
    Pasqyre modestie, heshtje dhe vetmie, lutu per ne.
    Pasqyre urtesie, devocioni, dhe shenjterie, lutu per ne.
    Pasqyre Besimi, Shprese dhe Dashurie, lutu per ne.
    Pasqyre e gjithe virtyteve, lutu per ne.
    Strehe e mekatareve, lutu per ne.
    Avokate e te Krishtereve, lutu per ne.
    Mbretereshe e Engjejve, lutu per ne.
    Mbretereshe e Patriarkeve dhe Profeteve, lutu per ne.
    Mbretereshe e Apostujve dhe e Martireve, lutu per ne.
    Mbretereshe e Konfesoreve dhe e Virgjereshave, lutu per ne.
    Mbretereshe e gjithe Shenjtoreve, lutu per ne.

    Qengj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes,
    na kurse, O Zot.
    Qengj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes,
    na degjo, O Zot.
    Qengj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes,
    ki meshire per ne.

    Zot, ki meshire per ne.
    Krisht, ki meshire per ne.
    Zot, ki meshire per ne.

    Antifon

    I Mrekullueshem je Ti, O Zot, ne gjithe Shenjtoret e Tu, por sidomos tek Nena e Birit Tend ; qe, duke qendruar perhere Virgjereshe, solli para Shpetimtarin e botes, dhe duke jetuat perultesisht ne kete toke te ulet, tani nderohet mbi Serafimin me te larte.
    Varg. Gezohu, O shpirti im, ne lavdine e Nenes se Bekuar Virgjereshe, Aleluia.
    Pergj. Nga fruti i barkut te se Ciles, jemi rigjeneruar ne jete te perjetshme, Aleluia.
    Varg. O Zot, degjoje lutjen time.
    Pergj. Dhe leri lutjet e mia te vijne tek Ti.


    Le te lutemi


    Hidhe, te kerkojme Ty, O Zot, hirin Tend ne zemrat tona, qe ne, te cileve misherimi i Krishtit, Birit Tend, iu be nepermjet mesazhit te nje engjelli, te mundemi, nepermjet Pasionit dhe Kryqit te Tij, te sillemi ne lavdine e Ringjalljes se Tij : nepermjet te njejtit Jezu Krisht Zoti yne, qe me ty dhe Shpirtin e Shenjte, jeton dhe mbreteron nje Zot, botes pa fund, Amen.

    Bekimi i Zotit te Plotfuqishem, Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte qofte me ne, dhe banofte ne zemrat tona perjete. Amen.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Litani

    LITANIA E SHPETIMTARIT TONE TE BEKUAR JEZUS

    Zot, ki meshire per ne.
    Krisht, ki meshire per ne.
    Zot, merri lutjet tona.
    Zot Jezus, na i ploteso lutjet tona.

    O Zot Ati, Krijues i botes, ki meshire per ne.
    O Zot Biri, Shpetimtar i njerezimit, ki meshire per ne.
    O Zot Shpirti i Shenjte, perfeksionues i te Zgjedhurve, ki meshire per ne.
    Trinitet i Shenjte, nje Zot, ki meshire per ne.

    Jezus, Bir i Zotit te Gjalle, ki meshire per ne.
    Jezus, kopje perfekte e lavdise se Atit Tend, ki meshire per ne.
    Jezus, rreze e shndritshme e drites se perjetshme, ki meshire per ne.
    Jezus, urtesi e shtuar, nga e Cila te gjithe gjerat qeverisen, ki meshire per ne.
    Jezus, Fjale e Perjetshme, i bere njeri per shpetimin tone, ki meshire per ne.
    Jezus, Bir me i Bekuar i Virgjereshes Mari, ki meshire per ne.
    Jezus, me i fuqishem, ki meshire per ne.
    Jezus, me i lavdishem, ki meshire per ne.
    Jezus, i bute dhe i perulur, ki meshire per ne.
    Jezus, me i dlire dhe i shenjte, ki meshire per ne.
    Jezus, dashurues varferie, ki meshire per ne.
    Jezus, Dashurues i paqes,ki meshire per ne.
    Jezus, dashurues i joni, mekatareve mosmirenjohes, ki meshire per ne.
    Jezus, qe erdhe nga Qielli, per te na mesuar me Gojen Tende te Shenjte, ki meshire per ne.
    Jezus, qe fole kaq shume ne toke, per te na treguar neve, nepermjet shembullit Tend te shenjte, rrugen per ne Qiell, ki meshire per ne.
    Jezus, qe bere vdekjen e Kryqit, per te na hequr neverine ndaj vuajtjes - dhe per te na mesuar te durojme gjighcka per lumturi te perjetshme, ki meshire per ne.
    Jezus, qe u ngrite ne Qiell, per te konfirmuar besimin tone, dhe per t’i ngritur ndjenjat tona, ne gezimet e sigurta te perjetesise, ki meshire per ne.
    Jezus, Autor i Besimit, dhe permbarues i shpreses tone, ki meshire per ne.
    Jezus, objekt suprem i dashurise tone, dhe ngopje e tejmbushur e deshirave tona, ki meshire per ne.
    Jezus, Zoti jone, i bekuar perjete, ki meshire per ne.

    Ki meshire, dhe na kurse, O Jezus.
    Ki meshire dhe na degjo, O Jezus.

    Nga krejt e keqja, Jezus, na cliro.
    Nga gjithe mekati, na cliro.
    Nga vdekja e perjetshme, na cliro.
    Nepermjet misterit te Misherimit Tend dhe Lindjes Tende te pervuajtur, na cliro.
    Nepermjet shenjterise se doktrines Tende Qiellore, dhe jetes Tende te mrekullueshme, na cliro.
    Nepermjet meritave te Pasionit Tend te Hidhur dhe vdekjes tere-gjalleruese, na cliro.
    Nepermjet gezimeve te Ringjalljes Tende fitimtare dhe Ngritjes triumfante, na cliro.
    Nepermjet lavdise se Mbreterise Tende te Perjetshme dhe Madheshtise Tende te pakuptueshme, na cliro.

    Ne mekataret, te kerkojme Ty, na degjo.

    Qe te te kenaqe Ty te ruash dhe te qeverisesh Kishen Tende te Shenjte, ne te kerkojme Ty, na degjo.
    Qe duke pare vazhdimisht Jeten Tende te admirueshme, ne me besnikeri te mundohemi te ndjekim hapat e Tu, ne te kerkojme Ty, na degjo.
    Qe duke mohuar gjithe drejtimet e keqija dhe te parregullta, ne te mund te jetojme esell, drejtesisht, dhe meshirshmerisht, ne te kerkojme Ty, na degjo.
    Qe nepermjet Dashurise Tende, bota te kryqezohet per ne dhe ne per boten, ne te kerkojme Ty, na degjo.
    Qe cfaredo qe te kerkojme ne Emrin Tend, te mund t’a marrim, permes meritave te Tua infinite, ne te kerkojme Ty, na degjo.
    Bir i Zotit, ne te kerkojme Ty, na degjo.

    Qengj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes,
    na kurse, O Jezus.
    Qengj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes,
    na degjo, O Jezus,
    Qengj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes,
    ki meshire per ne.

    Zot, ki meshire per ne.
    Krisht, ki meshire per ne.
    Zot, ki meshire per ne.
    Ati Yne, etj..


    Antifon


    Cdo dite do te perseritim perfeksionet e Tua, O Jezus i lavdishem, qe cdo dite te mund te rritemi ne respektin Tend. Cdo dite ne me vemendje do te mendojme meshiren Tende, qe cdo dite te rritemi ne Dashurine Tende.
    Varg. Cdo gje qe ne kemi dhe jemi, e marrim nga lavdia Jote, Aleluia.
    Pergj. Cdo gje qe ne deshirojme dhe shpresojme, e presim ne lavdine Tende, Aleluia.
    Varg. O Zot, degjoje lutjen time.
    Pergj. Dhe lutjet e mia ardhshin tek Ti.


    Le te lutemi


    Zot i Plotfuqishem dhe Shpetimtar me i Meshirshem, Drita e kesaj bote, dhe lavdia e tjetres, bej te mundur, te kerkojme, qe te ndricosh kuptueshmerine tone, te ndezesh vullnetin tone, dhe te shenjterosh kapacitetet e shpirtrave tane, qe ndersa me buze themi keto lutje, me zemra nga brenda te adhurojme Personin Tend, te admirojme Miresine Tende, dhe t’i konfirmojme jetet tona sipas shembullit Tend te Shenjte, derisa, pas njefare kohe, pas meditimit te vazhdueshem te lumturise qe Ti ke pergatitur per ne ne te ardhshmen ne te shkepusim gjithe ndjenjat e crregullta qe kemi ne kete bote, dhe ti vendosim ato per shijimin Tend, qe me Atin, dhe Shpirtin e Shenjte, jeton dhe mbreteron nje Zot, botes pa fund. Amen.

    Bekimi i Zotit te Plotfuqishem, Atit, Birit, dhe Shpirtit te Shenjte, zbritte dhe banofte ne zemrat tona, per jete. Amen.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Litani

    LITANIA E SHENJTOREVE

    Mos i kujto,o Zot, fajet tona, dha as ato te prinderve tane ; as mos u hakmerr per mekatet tona.

    Zot, ki meshire per ne.
    Krisht, ki meshire per ne.

    Zot, ki meshire per ne.
    Krisht, na degjo.
    Krisht, me hir na degjo.

    Zot Ate i Qiellit, ki meshire per ne.
    Zot Biri, Shpetimtar i botes, ki meshire per ne.
    Zot Shpirti i Shenjte, ki meshire per ne.
    Trinitet i Shenjte, nje Zot, ki meshire per ne.

    Mari e Shenjte, lutu per ne.
    Nene e Shenjte e Zotit, lutu per ne.
    Virgjereshe e Shenjte e virgjereshave, lutu per ne.
    Shen Mikel, lutu per ne.
    Shen Gabriel, lutu per ne.
    Shen Rafael, lutu per ne.
    Gjithe ju Engjej te shenjte dhe Arkengjej, lutuni per ne.
    Gjithe ju Urdhra te shenjte dhe Shpirtra te Bekuar, lutuni per ne.
    Shen Gjon Baptisti, lutu per ne.
    Shen Jozef, lutu per ne.
    Gjithe ju Patriarke te shenjte dhe Profete, lutuni per ne.
    Shen Pjeter dhe Shen Pal, lutu per ne.
    Shen Andre, lutu per ne.
    Shen Jakob, lutu per ne.
    Shen Filip, lutu per ne.
    Shen Bartolomeu, lutu per ne.
    Shen Mateu, lutu per ne.
    Shen Simon, lutu per ne.
    Shen Tadeu, lutu per ne.
    Shen Matias, lutu per ne.
    Shen Barnabeu, lutu per ne.
    Shen Luka, lutu per ne.
    Shen Marku, lutu per ne.
    Te gjithe ju Apostuj te Shenjte dhe Evangjeliste te Shenjte, lutuni per ne.
    Te gjithe ju Dishepuj te Shenjte te Zotit tone, lutuni per ne.
    Te gjithe ju te Pafajshem te Shenjte, lutuni per ne.
    Shen Stefan, lutu per ne.
    Shen Laurenc, lutu per ne.
    Shen Vincent, lutu per ne.
    Shen fabian dhe Shen Sebastian, lutuni per ne.
    Shen Gjon dhe Shen Pal, lutuni per ne.
    Shen Kozmas dhe Shen Damian, lutuni per ne.
    Shen Zhervase dhe Shen Protase, lutuni per ne.
    Te gjithe ju Martire te Shenjte, lutuni per ne.
    Shen Silvester, lutu per ne.
    Shen Gregor, lutu per ne.
    Shen Ambroz, lutu per ne.
    Shen Agustin, lutu per ne.
    Shen Jeromin, lutu per ne.
    Shen Martin, lutu per ne.
    Shen Nikolle, lutu per ne.
    Te gjithe ju Ipeshkve dhe Konfesore te Shenjte, lutuni per ne.
    Te gjithe ju Doktore te Shenjte, lutuni per ne.
    Shen Anton, lutu per ne.
    Shen Benet, lutu per ne.
    Shen Bernard, lutu per ne.
    Shen Dominik, lutu per ne.
    Shen Francesk, lutu per ne.
    Te gjithe ju Prifter dhe Levite te Shenjte, lutuni per ne.
    Te gjithe ju Murgjer dhe Hermite te Shenjte, lutuni per ne.
    Shen Mari Madalena,lutu per ne.
    Shen Agata, lutu per ne.
    Shen Lucia, lutu per ne.
    Shen Anjeze, lutu per ne.
    Shen Cecilia, lutu per ne.
    Shen Katerine, lutu per ne.
    Shen Anastasia, lutu per ne.
    Te gjithe ju Virgjeresha dhe Vejusha te Shenjta, lutuni per ne.
    Te gjithe ju burra dhe gra, Shenjtore te Zotit, lutuni per ne.

    Ji i meshirshem mbi ne,
    Na kurse, O Zot,
    Ji i meshirshem mbi ne,
    Me hir na degjo, O Zot.

    Nga gjithe e keqja, Zot, na cliro.
    Nga gjithe mekati, Zot, na cliro.
    Nga zemerimi Yt, Zot, na cliro.
    Nga nje vdekje e papritur dhe pasiguruar, Zot, na cliro.
    Nga gjithe mashtrimet e djallit, Zot, na cliro.
    Nga zemerimi, urrejtja dhe vullneti i keq, Zot, na cliro.
    Nga shpirti i fornikimit, Zot, na cliro.
    Nga rrufeja dhe stuhia, Zot, na cliro.
    Nga vdekja e perjetshme, Zot, na cliro.
    Nepermjet misterit te Inkarnacionit Tend te shenjte, Zot, na cliro.
    Nepermjet ardhjes Tende, Zot, na cliro.
    Nepermjet Lindjes Tende, Zot, na cliro.
    Nepermjet Baptizmit dhe Agjerimit Tend te Shenjte, Zot, na cliro.
    Nepermjet Kryqit dhe Pasionit Tend, Zot, na cliro.
    Nepermjet vdekjes dhe varrimit Tend, Zot, na cliro.
    Nepermjet Ringjalljes Tende te Shenjte, Zot, na cliro.
    Nepermjet Ngritjes Tende te admirueshme, Zot, na cliro.
    Nepermjet ardhjes se Shpirtit te Shenjte, Ngushelluesit, Zot, na cliro.
    Ne diten e Gjykimit, Zot, na cliro.

    Ne mekataret, te kerkojme Ty, na degjo.

    Qe Ti do te na kursesh, ne te kerkojme Ty na degjo.
    Qe Ti do te na falesh, ne te kerkojme Ty na degjo.
    Qe Ti do te sigurohesh qe do te qeverisesh dhe do te ruash Kishen Tende te Shenjte, ne te kerkojme Ty na degjo.
    Qe Ti do te sigurohesh te ruash te zgjedhurin tone Apostolik, dhe gjithe urdherat ekleziastike ne Fene Tende te shenjte, ne te kerkojme Ty na degjo.
    Qe Ti do te sigurohesh te perulesh armiqte e Kishes Tende te Shenjte, ne te kerkojme Ty na degjo.
    Qe Ti do te sigurohesh t’i japesh paqe dhe harmoni te vertete Mbreterve dhe Princerve te Krishtere, ne te kerkojme Ty na degjo.
    Qe Ti do te sigurohesh t’i japesh paqe dhe unitet te gjithe te Krishtereve, ne te kerkojme Ty na degjo.
    Qe Ti do te sigurohesh te na konfirmosh dhe te na ruash ne sherbminin Tend te Shenjte, ne te kerkojme Ty na degjo.
    Qe Ti do t’i ngresh mendjet tona ne deshira qiellore, ne te kerkojme Ty na degjo.
    Qe Ti do t’i japesh te mira te Perjetshme bamiresve tane, ne te kerkojme Ty na degjo.
    Qe Ti do t’i clirosh shpirtrat tane, dhe ato te vellezerve, te afermve, dhe bamiresve tane nga mallkimi i perjetshem, ne te kerkojme Ty na degjo.
    Qe Ti do te sigurohesh te na japesh dhe te ruash frutat e tokes, ne te kerkojme Ty na degjo.
    Qe Ti do te sigurohesh me hir te na degjosh, ne te kerkojme Ty na degjo.
    Bir i Zotit, ne te kerkojme Ty na degjo.

    Qengj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes,
    na kurse, O Zot.
    Qengj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes,
    na degjo, O Zot.
    Qengj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes,
    ki meshire per ne.

    Krisht, na degjo.
    Krisht, me hir na degjo.
    Zot, ki meshire per ne.
    Krisht, ki meshire per ne.
    Zot, ki meshire per ne.
    Ati Yne, etj..
    V- Dhe mos ne co ne tentacion.
    P- Por na cliro nga e keqja.
    Amen.


    Psalmi 67te


    Eja ne ndihmen time, O Zot ; O Zot, shpejto te me ndihmosh.
    U ngaterrofshin dhe u turperofshin ato qe kerkojne shpirtin tim.
    U kthefshin mbrapsht, dhe u skuqshin nga turpi, ata qe thone per mua “mire, mire”.
    Te gjithe ata qe te kerkojne Ty, u gezofshin dhe u lumturofshin ; dhe te gjithe ata qe e duan shpetimin Tend, gjithmone thenshin: “u madherofte Zoti yne”.
    Por une jam ne nevoje dhe i varfer ; O Zot, me ndihmo.
    Ti je ndihmesi dhe shpetimtari im ; O Zot, mos ji i plogesht.
    Lavdi Atit, etj..
    V- Shpetoji sherbetoret e Tu.
    P- Qe kane besim tek Ti, O Zoti im.
    V- U befsh per ne, O Zot, nje kulle fuqie.
    P- Nga fytyra e armikut.
    V- Kurre armiku mos fitofte mbi ne.
    P- As biri i te keqes mos paste fuqi te na demtoje.
    V- O Zot, mos na gjyko sipas mekateve tona.
    P- Mos na shperble sipas te keqijave tona.
    V- Le te lutemi per Ipeshkvin tone, N-.
    P- Zoti yne e ruajtte, dhe i dhashte jete, dhe e bekofte mbi toke ; dhe mos ja dhafte vullnetit te armiqve te tij.
    V- Le te lutemi per bamiresit tane.
    P- O Zot, per hater te Emrit Tend, siguro qe t’i japesh jete te Perjetshme, te gjithe atyre nga te cilet kemi marre te mira.
    V- Le te lutemi per te vdekurit besnike.
    P- Pushim te perjetshem u dhafsh, O Zot; dhe Drita e perjetshme ndricofte mbi ta.
    V- Dhe pushofshin ne paqe.
    P- Amen.
    V- Per vellezerit tane qe mungojne.
    P- O Zot, ruaji sherbetoret e Tu, qe kane besim tek Ti.
    V- Coji ndihme, O Zot, nga vendi Yt i shenjte.
    P- Dhe nga Sioni i mbrofsh ata.
    V- O Zot, degjoje lutjen time.
    P- Dhe kerkesa ime ardhte tek Ti.


    Le te lutemi


    O Zot, cilesia e te Cilit eshte gjithmone te kete meshire dhe te ruaje, merri peticionet tona, qe ne dhe gjithe sherbetoret e Tu, qe jemi te lidhur ne zinxhiret e mekatit, te mundemi, sipas dhembshurise se miresise Tende, me meshire te shfajesohemi.

    DEGJO, te kerkojme Ty, O Zot, lutjet e kerkuesve te Tu, dhe fal fajet e atyre qe te konfesohen Ty, qe nepermjet Miresise Tende, Ti te mund te na japesh falje dhe paqe.
    NGA Meshira Jote, O Zot, trego meshiren tende te pashprehur per ne, qe Ti te mund te na lirosh nga mekatet tona, dhe te na clirosh nga ndeshkimi qe meritojme per to.
    O ZOT, qe nga mekatet ofendohesh, dhe nga pendesa qetesohesh, me meshire shikoji lutjet e njerezve te Tu, qe te bejne kerkesa Ty, dhe ktheji kamxhiket e zemerimit Tend, qe ne meritojme per mekatet tona.
    O I PLOTFUQISHEM dhe i Perjetshmi Zot, ki meshire ne sherbetorin Tend N-, Ipeshkvin tone kryesor, dhe drejtoje ate sipas meshires Tende, ne rrugen e shpetimit te perjetshem, qe nepermjet hirit Tend ai te mund te deshiroje gjera qe jane te pranueshme nga Vullneti Yt, dhe t’i performoje me gjithe fuqine e tij.
    O ZOT, nga i Cili vijne gjithe deshirat e shenjta, keshillat e drejta, dhe punet e mira, jepi sherbetoreve te Tu ate paqe qe bota nuk mund t’a jape, qe zemrat tona qe jane te drejtuara per te mbajtur urdherimet e Tua, dhe kur frika e armikut te kete ikur, kohet, nepermjet mbrojtjes tende, qofshin te qeta.
    NDIZI, O Zot, zemrat tona, me flaken e Shpirtit Tend te Shenjte ; qe ne ne fund, te te sherbejme Ty me nje trup te paster, dhe te te kenaqim Ty me nje zemer te paster.
    O ZOT, Krijues dhe Shpetimtar i gjithe besnikeve, jepu shpirtrave te sherbetoreve te tu te vdekur, faljen e gjithe mekateve te tyre ; qe nepermjet ndihmes se kerkuesve te meshirshem, ata te mund te fitojne faljen per te cilen kane qene ne nevoje.
    RUAJI, te kerkojme Ty, O Zot, veprimet tona nepermjet frymezimeve te Tua te Shenjta, dhe permbaroji nepermjet ndihmes Tende te hirshme, qe cdo lutje dhe pune e jona te filloje gjithmone prej Teje, dhe prej Teje te mbaroje.
    O I PLOTFUQISHMI dhe i Perjetshmi Zot, qe ka zoterim mbi gjithe te gjallet dhe te vdekurit, dhe qe eshte i meshirshem pet te gjithe ata qe Ti e paradin qe dot te jene te Tuajt nepermjet Besimit dhe puneve te mira : me perultesi te kerkojme Ty, qe ata per te cilet te kemi propozuar t’i ofrojme lutjet tona, nese ne kete bote akoma i mban sipas trupit, ose ne tjetren i ke pranuar jashte trupave te tyre, mundsh, nepermjet nderhyrjes se Shenjtoreve te Tu, dhe Meshires se Miresise Tende, te sigurosh falje dhe larje te plote te gjithe mekateve te tyre ; permes Zotit tone Jezu Krisht, Biri Yt, Qe jeton e mbreteron me Ty, ne unitet me Shpirtin e Shenjte, nje Zot, botes pa fund. Amen.

    V- O Zot, degjoje lutjen time.
    P- Dhe leri lutjet e mia te vijne tek Ti.
    V- Zot i Plotfuqishem dhe me i Meshirshem i yni, me hir na degjo.
    P- Amen.
    V- Shpirtrat e besnikeve, permes meshires se Zotit, pushofshin ne paqe.
    P- Amen.



  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Litani

    Perseri :

    Litania e Zemres se Shenjte te Jezusit


    Zot, ki meshire. ~ ZOT, KI MESHIRE.
    Krisht, ki meshire. ~ KRISHT, KI MESHIRE.
    Zot, ki meshire. ~ ZOT, KI MESHIRE.

    Zot, Ati yne ne qiell. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zot Biri, Shpetimtar i botes. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zot, Shpirt i Shenjte. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Trinitet i Shenjte, nje Zot. ~ KI MESHIRE PER NE.

    Zemra e Jezusit, Bir i Atit te perjetshem. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e formuar nga Shpirti i Shenjte ne barkun e Nenes Virgjereshe. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, nje me Fjalen e perjetshme. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e pafundme ne madheshti. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, tempull i Shenjte i Zotit. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, tabernakel i Me te Lartit. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, shtepi e Zotit dhe porte e qiellit. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e ndezur me dashuri per ne. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, burim drejtesie dhe dashurie. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, plot me miresi e dashuri. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, burim i cdo virtyti. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e denje per cdo lavderim. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, mbreti dhe qendra e te gjithe zemrave. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, shtepi thesari urtesie e diturie. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, ku banon plotesia e Zotit. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, ku Ati eshte i kenaqur. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, nga plotesia e te ciles ne te gjithe kemi marre. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, deshire e kodrave te perjetshme. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e durueshme e plot me meshire. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, bujare per te gjithe qe drejtohen tek ti. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, burim jete dhe shenjterie. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, shlyerje per mekatet tona. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e tronditur nga fyerjet. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e thyer per mekatet tona. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e bindur deri ne vdekje. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, e shpuar nga nje shigjete. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, burim i cdo ngushellimi. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, jeta dhe ringjallja jone. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, paqja dhe pajtimi jone. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, viktime per mekatet tona. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, shpetim i te gjitheve qe besojne ne ty. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, shprese e te gjitheve qe vdesin ne ty. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Zemra e Jezusit, kenaqesi e te gjithe shenjtoreve. ~ KI MESHIRE PER NE.

    Qengj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Qengj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes. ~ KI MESHIRE PER NE.
    Qengj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes. ~ KI MESHIRE PER NE.

    Jezus, i zemres se bute dhe te perulur,
    ~ PREKI ZEMRAT TONA DHE BEJI SI E JOTJA.

    Le te lutemi:

    Ate,
    ne gezojme ne dhuratat e dashurise
    qe kemi marre nga zemra e Jezusit, Birit tend.
    Hapi zemrat tona te ndajme jeten e Tij
    dhe vazhdo te na bekosh me dashurine e Tij.
    T'a kerkojme kete ne emer te Jezusit, Zotit.
    ~ AMEN.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Litani

    Litania e Dashurise se Zotit

    Zot, ki meshire per ne.
    Krisht, ki meshire per ne.
    Zot, ki meshire per ne. Krisht, na degjo.
    Krisht, me hir na degjo.
    Zot, Ate i Qiellit,
    Ki meshire per ne.
    Zot Biri, Shpetimtar i botes,
    Ki meshire per ne.
    Zot, Shpirti i Shenjte,
    Ki meshire per ne.
    Trinitet i Shenjte, Nje Zot,
    Ki meshire per ne.


    Ti qe je Dashuri e pafundme,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ti qe ne fillim me deshe mua,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ti qe me urdherove mua per te te dashur Ty,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Me gjithe zemren time,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Me gjithe shpirtin tim,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Me gjithe mendjen time,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Me gjithe fuqine time,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Mbi cdo prone dhe nder,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Mbi cdo kenaqesi,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Me shume se veten dhe cdo gje qe me perket mua,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Me shume se gjithe kusherinjte dhe shoket e mi,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Me shume se gjithe njerezit dhe engjejt,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Mbi cdo gje te krijuar ne Qiell ose ne toke,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Vetem per Veten Tende,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Sepse Ti je e Mira Sovrane,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Sepse Ti je pafundesisht I denje per t'u dashuruar,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Sepse Ti je pafundesisht perfekt,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Edhe sikur te mos me kishe premtuar Parajsen,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Edhe sikur te mos me kishe paralajmeruar me Ferrin,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Edhe sikur te me sprovosh me nevoje dhe fatkeqesi,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ne pasuri dhe varferi,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ne mireqenie dhe ne fatkeqesi,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ne shendet e ne semundje,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ne kohe dhe ne perjetesi,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ne bashkesi me ate dashuri me te cilen gjithe Shenjtoret dhe
    gjithe engjejt te duan Ty ne Qiell,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ne bashkesi me ate dashuri me te cilen Virgjeresha e Bekuar Mari
    te don Ty,
    Une te dua ty, o Zoti im.
    Ne bashkesi me ate dashuri te pafundme me te cilen Ti e do
    Veten perjetesisht,
    Une te dua ty, o Zoti im.



    Le Te Lutemi


    Zoti im, qe mban ne tepri te pakuptueshme cdo gje qe eshte perfekte dhe te denje per t'u dashuruar, zhduk tek une cdo dashuri te pavend, fajtore dhe sensuale per krijesat; ndiz ne zemren time flaken e paster te dashurise tende, qe te mos dua asgje pervec Teje ose ne Ty, derisa, i konsumuar plotesisht nga dashuria per Ty, te vij te te dua Ty bashke me te zgjedhurit ne Parajse, vendi i dashurise te paster.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Litani

    Litania e Kryqit te Shenjte

    Zot, ki meshire.
    Zot, ki meshire.
    Krisht, ki meshire.
    Krisht, ki meshire.
    Zot, ki meshire.
    Zot, ki meshire.
    Krisht, na degjo.
    Krisht, me hir, na degjo.
    Zot, Ate i Qiellit,
    Ki meshire per ne.
    Zot Biri, Shpetimtar i botes,
    Ki meshire per ne.
    Zot, Shpirti i Shenjte, Avokati jone,
    Ki meshire per ne.
    Trinitet i Shenjte, nje Zot,
    Ki meshire per ne.


    Kryq i Shenjte ku u ofrua Qingji i Zotit,
    Na shpeto ne, o Kryq i Shenjte.
    Shprese e Kristianeve,
    Na shpeto ne, o Kryq i Shenjte.
    Premtim i ringjalljes se te vdekurve, etj.
    Strehe e pafajesise se persekutuar,
    Udheheqes i te verberve,
    Shkop i te caleve,
    Ngushellim i te varferve,
    Kufizim i te fuqishmeve,
    Shkaterrim i mendjemedhenjve,
    Strehe e mekatareve,
    Trofe i fitores mbi Ferrin,
    Tmerr i djajve,
    Mesuese e te rinjve,
    Ndihme e te shqetesuarve,
    Shprese e te pashpreseve,
    Yll i marinareve,
    Port i te mbyturve,
    Mbrojtje e te rrethuarve,
    Ate i jetimeve,
    Mbrojtes i vejushave,
    Keshille i te drejteve,
    Gjykates per te keqinjte,
    Pushim per te vuajturit,
    Mbrojtes i femijerise,
    Fuqi e burrerise,
    Shpresa e fundit e te vjeterve,
    Drite per ata qe jane ne erresire,
    Shkelqim i mbreterve,
    Qyteterues i botes,
    Mburoje e padepertueshme,
    Urtesi per budallenjte,
    Liri e sklleverve,
    Dituri e injorantit,
    Rregull i sigurte i jetes,
    I lajmeruar nga profetet,
    I predikuar nga apostujt,
    Lavdi e martireve,
    Studim i heremiteve,
    Dliresi e virgjereshave,
    Gezim i prifterve,
    Themel i Kishes,
    Shpetim i botes,
    Shkaterrim i idhujtarise,
    Gur pengese i Cifuteve,
    Denim per te pafete,
    Mbeshtetje per te dobetit,
    Ilac per te semuret,
    Shendet i leprozeve,
    Fuqi e paralitikut,
    Buke per te uriturit,
    Burim per ata qe kane etje,
    Veshje per lakuriqet.


    Qingj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes,
    Na kurse, O Zot.
    Qingj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes,
    Na degjo, O Zot.
    Qingj i Zotit, qe merr me vete mekatet e botes,
    Ki meshire per ne.

    Krisht, na degjo.
    Krisht, me hir na degjo.
    Zot, ki meshire.
    Krisht, ki meshire.
    Zot, ki meshire.

    V. Ne te adhurojme Ty, O Krisht, dhe ne te bekojme Ty,
    P. Sepse me Kryqin Tend te Shenjte ke shpetuar boten.

    (Se bashku) Ja ku eshte Kryqi i Zotit! Ikni ju fuqi te keqija! Luani nga fisi i Judes, Rrenja e Davidit, ka fituar!(Shenja e kryqit) Alleluia!


    Le Te Lutemi


    O Zot, qe per shpetimin e botes, ishe i kenaqur te lindje ne nje shpelle dhe te vdisje mbi nje kryq; O Zot Jezu Krisht, nepermjet vuajtjeve Tuaja te shenjta, qe ne, sherbetoret e Tu te padenje, sjellim ne mendje: nepermjet Kryqit Tend te Shenjte, dhe nepermjet vdekjes Tende, na cliro nga vuajtjet e Ferrit, dhe denjo te na cosh neve aty ku cove hajdutin e mire qe ishte kryqezuar me Ty, Qe jeton dhe mbreteron perjetesisht ne Qiell. Amen.

    I embel druri, te embla gozhdat, e embel Barra qe ti mbajte, sepse vetem ti, O Kryq i Shenjte, ishe i denje te mbaje Mbretin dhe Zotin e Qiellit. Amen.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Litani

    + + + + + + + + + +
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diella1 : 26-07-2015 mė 04:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •