Ju pershendes te gjitheve!!!!
I bekuar qofte Krishti Mbret
Meditim mbi Ngjizjen e Paperlyer
Nga Padre Pio i Pietrelcines
Dashuri e Perjetshme, Shpirt i Drites dhe i se Vertetes, bej nje vend ne mendjen time te varfer dhe me le te penetroj sa me larg te jete e mundur per nje krijese te mjere sic jam une, ne ate abis hiri, pastertie dhe shenjterie, qe te mund te fitoj nje dashuri per Zotin qe vazhdimisht rinovohet, nje dashuri per Zotin i Cili, qe nga perjetesia planifikoi nje nga kryeveprat me te medha te krijuara nga duart e Tij : Virgjereshen e Paperlyer Mari.
Nga gjithe perjetesia Zoti i Plotfuqishem u gezua ne ate cfare do te ishte vepra me perfekte e duarve te Tij, dhe e parapriu kete plan te mrekullueshem me nje shumice te Hirit te Tij.
Njeriu, i krijuar i pafajshem, ra nga mosbindja ndaj Tij; njolla e mekatit origjinal ngeli ne ballin e tij dhe ate te pasardhesve te tij qe do t'i mbajne pasojat deri ne fund te kohes.
Nje grua solli shkaterrim, dhe nje grua do te sillte shpetim. Njera, e tentuar nga gjarperi, e vulosi shenjen e mekatit mbi racen njerezore; tjetra do t'u ngrinte permes hirit, e paster dhe e paperlyer. Ajo do te shtypte koken e gjarperit qe ishte i pashprese para saj dhe qe perpiqej me kot nen thembren e saj; sepse ajo ishte e ngjizur pa mekat, dhe nepermjet saj i erdhi hiri njerezimit.
E mbrojtur me Hir nga Ai i Cili do te ishte Shpetimtari i njerezimit qe kishte rene ne mekat, ajo i iku cdo hije mekati. Ajo rrodhi nga mendja e Zotit si nje rreze e paster drite, dhe do te shkelqeje si nje yll mengjesi mbi racen njerezore qe kthehet drejt asaj. Ajo do te jete udheheqesja e sigurte qe do t'i drejtoje hapat tone drejt Diellit Hyjnor qe eshte Jezu Krishti. Ai e ben ate rrezatuese me shkelqim hyjnor dhe e cakton si modeli jone i pastertise dhe shenjterise. Asnje krijese nuk e kalon ate, por gjithe krijimi kthehet drejt asaj permes Hirit te Atij i cili e beri ate te paperlyer. Ai te Cilin ajo do t'a mbante ne barkun e saj ishte Biri i Zotit qe ishte pjesemarres me Atin dhe Shpirtin e Shenjte ne lavdine e ngjizjes se saj.
E veshur me drite nga momenti i ngjizjes, ajo u rrit ne hir dhe bukuri. Pas Zotit te Plotfuqishem, ajo eshte me perfektja e krijesave; me e paster se engjejt; Zoti eshte me te vertete shume i kenaqur me te, meqe ajo i perngjan Atij dhe eshte e vetmja mbajtese e sekreteve te Tij.
Ne rregullin natyral ajo i parapriu Birit te saj Hyjnor, Zotit tone, por ne rregullin hyjnor Jezusi, Dielli Hyjnor, u ngrit para saj, dhe ajo mori nga Ai gjithe hirin, gjithe pastertine dhe gjithe bukurine.
E gjitha eshte erresire krahasuar me driten e paster qe rinovon gjithe krijimin permes Atij te Cilin ajo e mbajti ne barkun e saj, si vesa ne trendafil.
Ngjizja e Paperlyer eshte hapi i pare ne shpetimin tone. Permes kesaj dhurate te vecante dhe unike, Maria mori nje bollek Hiri Hyjnor, dhe permes kooperimit te saj ajo u be e denje per te thithur pafundesisht me shume.
Nena ime me e paster, shpirti im kaq i varfer, i gjithi i njollosur me mjerim dhe mekat i therret zemres tende prej nene. Ne miresine tende denjo, te kerkoj, te derdhesh mbi mua te pakten pak nga hiri qe u derdh mbi ty dhe me nje bollek te pafundshem nga Zemra e Zotit. I forcuar dhe i mbeshtetur nga ky hir, paca sukses qe sa me mire t'i sherbej dhe te dua Zotin e Plotfuqishem qe e mbushi zemren tende plotesisht, dhe qe krijoi tempullin e trupit tend nga momenti i Ngjizjes tende te Paperlyer.
Tre Personat Hyjnor e mbushen kete krijese sublime me gjithe privilegjet e saj, favoret e saj dhe hiret e saj, dhe me gjithe shenjterine e saj.
Ati i Perjetshem e krijoi ate te paster dhe te paperlyer dhe eshte mire i kenaqur ne te sepse ajo eshte banesa e denje e Birit te Tij te vetem. Permes daljes se Birit te Tij nga gjiri i Tij nga e gjithe perjetesia, Ai parashikoi daljen e Birit te Tij si Njeri ne barkun e paster te nenes se Tij, dhe ai e veshi ate nga ngjizja e saj ne veshjen rrezatuese te hirit dhe shenjterise me perfekte; ajo merr pjese ne perfeksionin e Tij.
Biri qe e zgjodhi ate per nenen e tij derdhi urtesine e Tij ne te qe nga fillimi, nepermjet nje diturie te futur te ajo, ajo e njohu Zotin e saj. Ajo e deshi dhe i sherbeu Atij ne menyren me perfekte qe Ai kurre deri atehere mbi toke nuk kishte qene dashur a sherbyer.
Shpirti i Shenjte derdhi dashurine e Tij mbi te; ajo ishte e vetmja krijese e denje ose e mundur per t'a marre kete dashuri ne masen e pakufishme sepse asnje nuk kishte pasterti te mjaftueshme te vinte kaq prane Zotit; dhe duke qene kaq prane Tij ajo mund ta donte dhe t'a njihte Ate me shume. Ajo ishte e vetmja krijese e mundur per te mbajtur rrjedhen e dashurise qe rridhte nga ajo nga lart. Ajo vetem ishte e denje t'ja kthente Atij nga i Cili vinte ajo dashuri. Kjo dashuri e pergatiti ate per ate 'Fiat' qe e shpetoi boten nga tirania e armikut te ferrit dhe e mbuloi ate, pellumbin me te paster, duke e mbarsur me Birin e Zotit.
Oh Nena ime, sa i turperuar ndihem ne prezencen tuaj, i mbuluar sic jam me faje! Ti je me e paster dhe e paperlyer nga momenti i ngjizjes tende, me te vertete nga momenti ne perjetesi kur ti u ngjize ne mendjen e Zotit.
Ki meshire mbi mua! Nje shikim i perzemert i yti me ringjallte mua, me pastrofte mua dhe me ngritte tek Zoti; duke me ngritur mua nga llumi i kesaj bote qe te mund te shkoj tek Ai qe me krijoi mua, qe me regjeneroi ne Baptizmin e Shenjte, duke me dhene shallin e bardhe te pafajshmerise qe mekati origjinal e kishte njollosur. Nene e dashur, me bej t'a dua Ate! Derdh ne zemren time ate dashuri qe u dogj tek e jotja per Ate. Edhe sikur te jem i veshur me mizerje, une e adhuroj misterin e Ngjizjes se Paperlyer, dhe shume deshiroj qe t'a pastroje zemren time qe te mund te dua Zotin tend dhe Zotin tim. Pastroje mendjen time qe te mund te ngrihet tek Ai dhe t'a kontemploje Ate dhe t'a adhuroje ate ne shpirt dhe ne te vertete. Pastroje trupin tim qe une te mund te jem tabernakel per Te dhe te jem me pak i padenje qe t'a kem Ate kur Ai te denjoje te vije tek une ne Komunionin e Shenjte. Amen.
Ne gjithashtu, te fituar nga Baptizmi i Shenjte, jemi duke i korresponduar hirit te vokacionit tone kur ne imitim te Nenes tone te paperlyer e aplikojme veten tone ne njohurine e Zotit, me qellim qe te mesojme sa me mire per t'a njohur ate, t'i sherbejme Atij dhe t'a duam Ate.
Krijoni Kontakt