Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Shkencëtarët besojnë se kanë hedhur një hap gjigant në gjetjen e një kure për rininë

    Shkencëtarët besojnë se kanë hedhur një hap gjigant në gjetjen e një kure për rininë e përjetshme.
    e perjetshme




    Në vitin 2009, Elizabeth Blacburn dhe Jack W Szostak fituan çmimin Nobel për zbulimin e telomereve njerëzore. Telomeret janë segmente të specializuara të materialit gjenetik që veprojnë si mbrojtëse në fund të çdo fije të ADN-së, për të parandaluar shthurjen e saj. Por telomeret shkurtohen natyrshëm me kalimin e kohës dhe kjo shkakton plakjen.

    Sot pretendohet se është zbuluar një teknikë, që duke përdorur një formë të modifikuar të ARN-së (Acidi ribonukleik) dhe duke ndërhyrë tek telomeret, rinon qelizat e plakura.

    “Kemi zbuluar një mënyrë për të zgjatur telomeret me 1 mijë nukleodite (ARN përmban vetëm një varg nukleoditesh). Kjo metodë kthen pas akrepat e orës për qelizat dhe në vite njerëzore përkthehet në shumë, shumë vite”, thotë Helen Blau nga “Stanford University”.

    Testet e para janë kryet tek minjtë ku është vënë re që qelizat e minjve me telomere më të zgjatura janë më të reja se qelizat e minjëve ku nuk është kryer kjo ndërhyrje me ARN të modifikuar.

    Shkencëtarët shprehen optimistë se në një të ardhme e njëjta metodë mund të vlejë edhe për njerëzit, për të kuruar sëmundjet që lindin për shkak të moshës, por edhe një grup sëmundjesh të tjera që lidhen me telomeret.

    / Top Channel
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Shkencëtarët besojnë se kanë hedhur një hap gjigant në gjetjen e një kure për rininë

    Kura per rinine nuk mund te gjendet sepse plakja eshte denim nga Zoti, por edhe nese hyjme ne epoken e mashtrimeve te medha kjo kure do jete nje tjeter djallezi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •