Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Kontrolli shendetesor, Berisha: Rama-Beqja-Nushi ndajnë midis tyre 120 milionë euro

    Berisha: Rama-Beqja me tregtaren Vilma Nushi ndajnë midis tyre 120 milionë euro

    Në nje akt megakorrupsioni,ne shkelje flagrante te gjtha ligjeve dhe praktikave te prokurimeve publike, Edi Rama, Ilir Beqja dhe Vilma Nushi iu vjedhin haptas, femijeve, burrave, grave, pensionisteve te semure te vendit si kurre ndonjehere me pare,120 milione euro. Ata shpallen keto dite fituesen e tenderit per ekzaminimin shendetesor te detyrueshem te personave me moshe 40-60 vjec, praktike kjo qe nuk ndiqet ne asnje vend, absolutisht ne asnje vend te botes sepse eshte teresisht e padobishme. Keshtu shkruan ne facebook Sali Berisha. Ai me tej vazhdon se" Idea per nje kontroll te tille eshte hedhur poshte nga grupet shkencore me serioze si nje ide qe nuk i sherben shendetit por vetem vjedhjes, grabitjes dhe abuzimit.Pervec kesaj ne kete afere megakorrupsioni, kompania e Vilma Nushit u shpall fituese nderkohe qe kompani te tjera ofruan cmime me te ulta per sherbimin.

    Neo-bllokmenja Vilma Nushi nga ana tjeter, e cila eshte e regjistruar ne shpellat e mafies per organizim grabitje te djalit te saj, eshte sponsore kryesore e PS. Gjate vitit 2014 jane zhdoganuar 760 ton cigare me pak se ne vitin 2013!

    Me kete praktike Rama - Beqja - Nushi iu vjedhin te semureve te vendit me te varfer te kontinentit 120 milion euro me te cilat mund te ndertoheshin dhe pajiseshin me mjetet me moderne 5 spitale te reja rajonale apo te realizoshin programet me te fuqishme te parandalimit te smundjeve te zemeres dhe atyre neoplazike. Me kete praktike qe nuk ndodh ne asnje vend tjeter te botes, Rama - Beqja - Nushi vjedhin haptas 120 milione euron, me te cilat do mund te beheshin te gjitha llojet e transplanteve, te bliheshin te gjitha aparaturat me moderne te diagnozes dhe praktikat e ilacet me te fundit te mjekimit, nderkohe Rama dhe Beqja i tij i ndajne ato me Vilma Nushin, tregtaren kryesore te cigareve, pijeve alkolike ne Shqiperi.I bej thirrje Prokurorise se Pergjithshme te nise menjehere hetimin per kete vjedhje,me te madhen ne historine e shendetesise shqiptare".

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kontrolli shendetesor, Berisha: Rama-Beqja-Nushi ndajnë midis tyre 120 milionë e

    Kontrolli mjekësor, PD: Rama, 120 mln € mikes së tij, Ministria: Kontrolli mjekësor bazë pa pagesë



    PD ka akuzuar kryeministrin Rama se i ka dhënë mikes së tij 120 mln euro koncesion në sistemin e shëndetësisë.
    Deputetja demokrate Albana Vokshi tha se ky koncesion do të kryejë kontrolle mjekësore për qytetarët nga 40-65 vjeç, por që deri më tani nuk ka funksionuar.
    Vokshi: Edi Rama i dha mikes së tij, Vilma Nushi, 120 milionë euro, që popullsia nga 40 deri në 65 vjeç të bëjë një kontroll mjekësor. Eksperiencë e tillë e padëgjuar më parë në asnjë vend të Evropës apo edhe edhe në botë.
    Mbi akuzat reagoi edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila përmes zv.ministres Milva Ekonomi, i ka cilësuar të pabaza.
    Ekonomi: Kontrolli bazë shëndetëtsor pa pagesë është hapi i parë konkret drejt mbulimit universal. I ofrohet pa pagesë, pa dallim nëse është i siguruar apo jo. I ofrohet kujtdo, në qendrën shëndetëtsore të mjekut të tij të familjes, pra njësoj në të gjithë territorin e vendit. Ofrohet kudo, pra në secilën nga 420 qendrat shëndetëtsore të vendit, me të njëjtën cilësi, të njëjtat pajisje dhe materiale mjekësore, me të njëjtat standarte dhe protokolle.
    Ekonomi tha se përtej akuzave politika është momenti të bashkohemi për ti bërë thirrje çdo shqiptari në grupmoshën 40-65 vjeç që ta kryejë kontrollin shëndetësor.

    ORA NEWS

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •