Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    Erza Muçolli, shqiptarja e France’s Got Talent

    Ajo nuk ka qenë vetëm finaliste në këtë edicion të fundit të spektaklit të talenteve France’s Got Talent. Erza është një vogëlushe e bukur shqiptare që di të këndojë dhe t’i bjerë pianos mrekullisht. Ka nisur të këndojë edhe më e vogël. Me sytë bojëqielli, me flokë të gjatë biond e me një zë shumë të ëmbël Erza ka bërë për vete që në takimin e parë tre anëtarët e jurisë në France’s Got Talent.

    Spektakli “France Got Talent” është një event muzikor televiziv i këngës dhe i artit francez. Konkurrentët pjesëmarrës në të janë me mijëra dhe gjatë ditëve garuese në vijimësi reduktohen në vetëm pesë, të cilët konkurrojnë në natën finale për vendin e parë. Erza ka qenë një nga ato vajza që kanë shuar deri në natën finale. Dhe jo vetëm kaq.

    Ajo ka fituar mbrëmjen e djeshme çmimin e tretë të këtij spektakli. Erza Muçolli është vajza e një familjeje shqiptare nga Kosova, që ka vajtur në Francë në vitin 1991 dhe që aktualisht banon në Sarreguemines, një qytet që ndodhet në Regjionin Lorrain. Nëna e Erzës, rrëfen se edhe pse fëmijët e saj kanë lindur e janë rritur në Francë, ajo bën çmos, që ata të mos e harrojnë vendin e lindjes: “Shpesh shkojmë në Kosovë dhe Shqipëri, pasi është e rëndësishme që fëmijët tanë të mos harrojnë nga vijnë, dhe mos ta harrojnë se jemi shqiptarë”.

    Por, edhe pse shumë e vogël, Erza di të këndojë dhe të flasë shumë mirë shqip. Në një nga videot që janë hedhur në portalin social muzikor YouTube, Erza tregon se di të këndojë edhe shqip. Ajo në piano nuk refuzon të këndojë edhe një këngë malli për vendin e saj. Siç, duket edhe për të është shumë i rëndësishëm vendi i prindërve dhe i origjinës së saj. Edhe në You Tube, ajo ka shumë video në të cilat ka covera shumë të bukur jo vetëm të këngëve në frëngjisht dhe shqip, por edhe në anglisht.

    Kënga me të cilën vogëlushja nga Kosova u paraqit në finalen e madhe të spektaklit France’s Got Talent ishte “La vie en rose”, një këngë e madhe dhe ikonë e këngëtares së magjishme franceze Édith Piaf. Performanca e saj ngjalli shumë duartrokitje edhe një herë duke marrë kështu edhe urimet më të mira nga paneli i katërshes së jurisë. “Duket qartë që bukuroshja e vogël premton shumë”, ishin fjalët e njërës prej anëtareve të jurisë. E bashkë me ta edhe ne shpresojmë ta shohim Erzën lart e më lart duke i uruar kështu asaj edhe suksese të tjera të mëtejshëm.


    Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-03-2021 më 13:53

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    BRAVO ERZA !!!




    Magjepsese, e mrekullueshme ! Vec SUKSESE TE MEDHA & TE SHUMTA paç në të ardhmen !!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 31-01-2015 më 16:17

  3. 4 antarët më poshtë falenderuan sirena_adria për mendimin e shprehur në këtë postim:

    DiGiT@LiFE (01-02-2015),jarigas (01-02-2015),SERAFIM DILO (31-01-2015),user010 (31-01-2015)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    Nuk marr vesh nga muzika dhe as nuk kam vesh muzikor, por mu duk se notat e zerit te saj binin aq bukur dhe lezetshem mbi notat e pianos.

    Nje ze fantastik dhe uroj qe neser te behet nje njeri dhe artist me cilesi dhe i thjesht, larg "lojrave" te industris muzikore dhe te marketingut.

    Shpyrti dhe zeri i artistit mjaftojn, do ishte mir vetem keto te ken prioritet.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    Do me pelqente ta degjoja te kendonte nje kenge ne shqip apo anglisht. Ne frengjisht sikur s'me terheq shume. Gjithsesi ka ze te mrekullueshem. I uroj vec suksese, lart e me lart vogelushes!
    Feelings change - memories don't.

  6. #5
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    Erza eshte e mrekullueshem na nderoi edhe pse do doja te merrte vendin e pare ..gjithsesi na nderoi, shkelqeu me performancen qe beri!! Urime zemer e vogel edhe suksese ne vazhdim..
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    Unë fëmija refugjat, i tregoj botës kulturën bujare të shqiptarisë

    Valeria Dedaj - " Shekulli "

    Vajza 9-vjeçare, Erza Muqolli, e cila në talent shoë-n “Franca ka një talent mahnitës” u renditë e treta vazhdon të mahnitë me zërin e saj. Në nëntor prezanton albumin e parë me grupin Kids United. Me thëniet e Nënë Terezës sapo ka realizuar vido-klipin e parë të këtij albumi për këngën “On ecrit sur les murs”. Për të figura e Nënë Terezës simbolizon paqen, tolerancën dhe thjeshtësinë, veti që sipas Erzës populli ynë shqiptar i ka të trashëguara brez pas brezi. Nëpërmjet këtij albumi ajo ka dëshirë që të përçojë një mesazh; paqja dhe toleranca të mbretërojë në të gjithë botën. Teksa na tregon këti, shprehet se është krenare, që si fëmijë refugjatesh në Francë, po punon që t’u tregojë të tjerëve, se ne jemi një popull bujar dhe me kulturë. Gjithashtu vajza shqiptare, zërin e së cilën e kanë krahasuar me kenëgëtaret me famë botërore Edit Piaf, Celin Dion, Indila etj., dëgjon vazhdimisht dhe muzikë shqiptare, në shtëpi apo edhe gjatë udhëtimeve që bën. Të kënduarit në shqip, asaj i ngjallë kënaqësi shpirtërore. Pas albumit që publikon në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, për të është një ëndërr në sirtar dhe realizimi i një kënge në shqip, por ajo shprehet se kjo është në projektet e saj dhe do të realizohet së afërmi. Pas interpretimit të këngës “Xhamadani vija-vija”, 9-vjeçarja tregon se këngë mund ta këndojnë dhe disa nga bashkëmoshatarët e saj në Francë. Kënga për të ishte një ogur i mirë për të fituar zemrat e shumë njerëzve, që kanë ndjekur interpretimet e saj. Por gjithashtu Erza Muqolli do të jetë pjesë e një filmi me metrazh të gjatë, në të cilin do të jetë protagonistja kryesore. Filmi trajton një histori të lashtë familjare mbretërore. Por a i del koha Erzës që të luajë si më parë me bashkëmoshatarët e saj? Ajo na tregon se ka gjëra që nuk mund t’i bëjë më si më parë, sepse gjatë çdo fundjave që ka pushim nga shkolla merret me projektet e saj. Megjithatë Erzën nuk e ka ndryshuar fama, ajo do të mbetet e mirë përherë. Mbështetësit më të mirë për të janë prindërit e saj, ata i gjenden kudo dhe ndihen krenarë për të.


    Shekulli
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-03-2021 më 13:54

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    Erza, albumi jot i parë del në 20 nëntor, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Tematikat e trajtuara në të, flasin për paqen në botë. Çfarë mund të na thuash më tepër rreth mesazhit që të dëshiron të përcjellësh nëpërmjet këtyre këngëve?

    Albumi që do dal në shitje me 20 nëntor nga grupi “Kids United” përbëhet nga12 këngë, të cilat janë këngë me renome bot rire. Të gjitha i këndojnë paqes dhe tolerancës dhe janë në gjuhën frënge dhe angleze. Përmes këngëve të këtij albumi mundohemi të përcjellim një mesazh, që paqja dhe toleranca të mbretëroi në tërë botën. Në këtë kohë që shumë herë bota ballafaqohet me terror, në mënyra të ndryshme, ku zakonisht fëmijët e pësojnë më së shumti

    Kënga “On Écrit Sur Les Murs”, do të jetë pjesë e albumit. Përse ke zgjedhur që në tekstin e kësaj kënge të përfshish shprehje të Nene Terezës. Çfarë di ti për Nënë Terezën?

    Kënga "On écrit sur les murs " është pjesë e këtij albumi dhe zgjedhja e skenarit të këtij video-klipi është bërë nga produksioni play on m6 dhe UNICEF. I tërë klipi është i bërë me fjalën e nënës Terezës, që janë "Paqja fillon nga një buzëqeshje", një fjalë e cila ka një peshë të madhe kur dihet që Nënë Tereza tërë jetën e saj ia kushtoj shtresës më të ulët dhe fëmijëve. Nëna shqiptare ndihmoi njerëz në tërë botën, me bujarin dhe shpirtin e butë që kishte, të cilin e trashëgojmë dhe mundohemi ta mbajmë ne si fëmijë me shpirt shqiptari, kudo që ndodhemi

    Çfarë simbolizon për ty figura e saj?

    Figura e Nënë Terezës simbolizon paqen dhe bujarin, tolerancën dhe thjeshtësinë, veti të cilat populli ynë shqiptar i kanë të trashëguara brez pas brezi. Jam krenare, që edhe unë si fëmijë refugjatësh të bëj, që mos të humbas këtë të mirë, por t’u tregoj të tjerëve që jemi një popull me kulturë të pastër bujare dhe të sinqertë.

    Të kanë krahasuar me këngëtare, si Indila, Edit Piaf, Celin Dione, por a ke një këngëtare shqiptare, që e dëgjon shpesh?
    Këto krahasime që përmendët mi bëjnë shpeshherë. Jam e privilegjuar kur marr këto komplimente. Unë jam rritur me muzikë shqiptare. Në shpi, në veturë dhe gjatë udhëtimeve dëgjoj veçse muzikë shqip, ndërsa ndër këngëtarët dhe këngën shqipe, që kam dëshirë t’i dëgjoj janë të Ermal Fejzullahut, Argjentina Ramosajt e shumë të tjerë.

    Çfarë mendojnë shokët e tu kur këndon shqip? Po ty vetë çfarë ndjesish të ngallë të kënduarit në shqip?
    Shoqëria ime e pëlqen shumë muzikën shqiptare. Shumë nga ata tashmë dinë të këndojnë këngën, që pata kënduar në Kosovë "Xhamadani vija-vija”, ndërsa mua të kënduarit shqip më ngjall një kënaqësi shpirtërore dhe më pushon shpirtërisht.

    A ke menduar të realizosh një këngë tënden në gjuhën shqipe?

    Kam menduar shpeshherë për realizimin e një kënge në shqip. Besoj që kjo do të ndodh në një të afërme të shpejtë, vetëm se aktualisht jam shumë e angazhuar me disa projekte këtu dhe koha s’po më premton të bej më shumë.

    Në filmin “ Orphée Thé Legend” protagonistja kryesore do të jeni ju. Çfarë mund të na tregosh më tepër për këtë rol?

    Po në këtë film kam fituar rolin kryesor siç e thoni këtë edhe ju. Është një film me metrazh të gjatë dhe bëhet fjalë për një histori të lashtë familjare mbretërore. Unë jam e lumtur që jam pjesë e këtij filmi dhe mund ta paraqes performancën time edhe si aktore.

    Si sillet Erza me shoqet tani që është e bërë famshme. A kanë ndryshuar raportet me to?
    Erza gjithmonë është siç ka qenë dhe fama nuk më ka ndryshuar aspak.

    A të është dashur për të hequr dorë nga lojërat dhe shëtitjet me shoqe, për t’u marrë me projektet e tua?
    Po sigurisht që ka disa gjëra që s’mund t’i bëj si më parë, sepse gjatë çdo fundjavë ose gjatë pushimeve të shkollës merrem me projekte, të cilat më marrin shumë kohë.

    Prindërit janë mbështetësit e tu më të mëdhenj. Çfarë bën Erza për të ecur në rrugën e tyre?

    Prindërit janë mbështetësit e mi dhe i dua shumë. Ata më përkrahin në çdo kohë. Unë e di se nga vijnë prindërit e mi dhe vështirësitë që kanë kaluar dhe mundin që japin për ne. Unë do mundohem që gjithmonë prindërit e mi të jenë krenar për mua.

    9-vjeçarja që mahniti Francën
    Erza Muqolli, vajza e vogël shqiptare, e cila është vetëm 9 vjeç, ka ditur si të bëjë për vete spektatorin francez, qysh kur ia doli që të mbërrijë në finalen e spektaklit “France Got Talent”. Spektakli “France Got Talent” është një event muzikor televiziv i këngës franceze, me format mbarëbotëror madje dhe shqiptar. Konkurrentët pjesëmarrës në të janë me mijëra, dhe gjatë ditëve garuese në vijimësi reduktohen në vetëm pesë, të cilët konkurrojnë në natën finale për vendin e parë. Pjesë e finalistëve të këtij viti doli edhe shqiptarja 9-vjeçare, Erza Muqolli, vajza e një familjeje shqiptare nga Kosova, që ka vajtur në Francë në vitin 1991 dhe që aktualisht banon në Sarreguemines, një qytet që ndodhet në Regjionin Lorrain. Prindërit e saj rrëfejnë se edhe pse fëmijët e tyre kanë lindur në Francë, ata bëjnë çmos që ata most ta harrojnë vendin e lindjes, gjuhën shqipe.


    Valeria Dedaj - Gazeta " Shekulli "
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 01-03-2021 më 13:54

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    Erza Muqolli mahnitë audiencën në Prishtinë, mbi 500 persona të pranishëm në koncert

    Xhemile Hysenaj - Kultplus.com


    E magjishme ! Kjo është fjala e duhur për ta përshkruar performancën e mbrëmshme të Erza Muqollit në Prishtinë.

    Me një zë kumbues, të mahnitshëm e me një fuqi artistike të paparë, Erza argëtoi publikun kosovar për herë të parë, në sallën e Amfiteatrit të Bibliotekës Universitare.

    300 ulëse u mbushën dhe rreth 200 të pranishëm të tjerë shijuan koncertin e Erzës, një udhëtim nëpër muzikën dhe jetën e saj.

    Kjo mbrëmje nisi me prezantimin e një videoje në monitor ku u shfaqën shkrimet të cilat KultPlus, organizator i kësaj mbrëmjeje, ka realizuar pas çdo suksesi të Erzës ndër vite. Dalja në skenë e moderatorit Arbër Selmani, redaktor në KultPlus, ishte një tjetër shenjë që tashmë gjithçka ishte gati.

    ‘Qielli i kulturës nuk e njeh fundin. Nën këtë qiell jeton edhe KultPlus, gati për të qenë arma më e fortë e gazetarisë kulturore ndër shqiptarë. Aty ku suksesi i shqiptarëve na e shton jetën, aty ku ka depërtuar letërsia dhe fjala e shkruar, aty ku e bukura ekspozohet në mure, aty ku muzika ka jehuar e jehon, aty më shpesh se rrallë, do të jetë KultPlus’, u shpreh Selmani i cili pas këtyre fjalëve ftoi Erzën në skenë.

    Ky prezantim erdhi në kuadër të edicionit të tretë të “Ta zbardhi fytyrën”, ngjarje kjo kulturore e organizuar nga KultPlus, që ka për qëllim të shpalosë para publikut shqiptar rrugëtimin e artistëve tanë që po na bëjnë krenarë në botë. E kësaj liste nuk ka si t’i mungojë edhe Erza e cila ka arritur ta bëjë për vete gjithë Francën dhe jo vetëm.

    Duke zënë vend në skenë bashkë me moderatorin, ata nisin bisedën, ku ajo fillimisht falënderoi të pranishmit dhe u shpreh e lumtur që për herë të parë është në Kosovë për një paraqitje të tillë.

    “Nuk kam menduar se kemi me pas sukses në krejt botën”, u shpreh Erza për grupin e saj United Kids, ku në moshë shumë të re, me po këtë grup ajo ka filluar turneun rreth botës që për qëllim ka pasur kauzën humanitare duke u fokusuar te fëmijët me pamundësi për shkollim.

    Intervista e Erzës herë pas here shoqërohej me video-prezantime ku shfaqej rrugëtimi i saj, duke filluar nga performanca e saj e parë e deri më sot.

    KultPlus në këtë mes kishte edhe një surprizë për Erzën, ku kishte përgatitur katër video nga pjesëtarët e grupit të saj me të cilët edhe nisi gjithçka. Në gjuhën frënge ata i shprehen urimet me të bukura Erzës.

    Tutje në ekran u shfaqën edhe videoklipet e saj. Pas intervistës së shkurtër ku Erza shpalosi rrugëtimin e saj në muzikë dhe kënaqësinë që ishte në një mes ku ajo ndihej më së miri, pianoja po e priste për t’i lëshuar tingujt e parë në sallë.

    Themeluesja e KultPlus, Ardianë Pajaziti, u shpreh shumë e kënaqur për bashkëpunimin me prindërit e Erzës. Pas fjalimit të saj të shkurtër por që përmbledhte rrugëtimin e gjatë të KultPlusit për paraqitjen e Erzës para publikut kosovar ajo ftoi në skenë edhe babain e Erzës.

    I emocionuar, Mehmet Muqolli mori fjalën, duke falënderuar publikun e pranishëm si dhe punën e palodhshme për organizimin nga KultPlus.
    Pas fjalës së përfaqësueses së Ambasadës së Francës në Kosovë, erdhi koha për të pritur në skenë Erzën dhe për të dëgjuar teksa këndon plot emocion e shpirt.

    Gjatë këtij interpretimi ajo promovoi edhe këngën e saj më të re ‘Je chanterai’ e cila është pjesë e albumit që do të publikohet në fund të muajit gusht. Por, krejt për fund ajo kishte një surprizë për të pranishmit. Ishte kënga shqipe ‘Xhamadani vija vija’ që nën interpretimin e Erzës erdhi edhe më e bukur e më emocionuese. Publiku nisi të këndonte bashkë me të, e duartrokitjet e shoqëruan gjatë gjithë kohës. ‘Back to black’ dhe ‘La Boheme’ ishin në mesin e këngëve të cilat Erza zgjodhi t’i këndonte mbrëmë.

    Të mahnitur nga performanca magjike e Erzës, publiku u nda shumë i kënaqur. Erza me zërin e saj të ëmbël e të fuqishëm arriti të mbajë publikun gjatë gjithë kohës në emocion.
    E një yll në moshë kaq të re si Erza, fansat më të mëdhenj i ka moshatarët e saj. Olisa Zari kishte ardhur enkas nga Franca për të qenë e pranishme në performancën e Erzës.

    “Nesër është ditëlindja ime dhe kjo është dhurata ma e mirë që e kam marrë. Unë jam fanse e Erzës prej këngës së saj të parë, dhe e kam pasur ëndërr ta takoj. Erza po na bënë krenar”, tregon ajo për KultPlus.

    Me mbarimin e koncertit të Erza Muqollit, të pranishmit ishin të ftuar në hapjen e KultPlus Caffé Gallery – Qendrës më të re Kulturore në Prishtinë. Hapja e Caffe Gallery-s u bë nga Erza Muqolli dhe pronarja e KultPlus, Ardianë Pajaziti. Me hapjen e kësaj qendre të kulturës, Erza filloi menjëherë me foto dhe autografe për publikun. i gjithë ky event nuk do të ishte i mundur pa KultPlusin, portal ky që është bërë si një sinonim për kulturën mbarëshqiptare. / KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/muzika/erza...em-ne-koncert/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 02-08-2019 më 10:10

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances



    Erza Muqoli - Fillim (vidéo officielle)

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances



    Erza Muqoli këndon për Pavarësinë e Kosovës

  12. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances



    Erza Muqoli - Évolution Vocal (2014-2020)

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    Albo (01-03-2021)

  14. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances



    Erza Muqoli performon në Soirée “Xhamadani vija vija”

  15. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances



    ERZA MUQOLI - E Ftuar Speciale në Soirée

    Top Channel, 2 Janar 2020.
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 05-08-2021 më 10:04

  16. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances



    Erza Muqolli në Kosovë - Mars 2020

  17. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances



    Erza Muquoli - Listen ( Live AccorHotels Arena )

  18. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances



    Fragment - Koncerti nga ERZA MUÇOLLI në Prishtinë

    Korrik 2019

  19. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances



    ERZA MUÇOLLI - Oxygen Show

  20. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Erza Muçolli, krenaria e re shqiptare e Frances



    Erza Muqoli - Back to Black (Live video Clip)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •