Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 8 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,317
    Faleminderit
    253
    352 falenderime nė 328 postime

    Erza Muēolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    Erza Muēolli, shqiptarja e France’s Got Talent

    Ajo nuk ka qenė vetėm finaliste nė kėtė edicion tė fundit tė spektaklit tė talenteve France’s Got Talent. Erza ėshtė njė vogėlushe e bukur shqiptare qė di tė kėndojė dhe t’i bjerė pianos mrekullisht. Ka nisur tė kėndojė edhe mė e vogėl. Me sytė bojėqielli, me flokė tė gjatė biond e me njė zė shumė tė ėmbėl Erza ka bėrė pėr vete qė nė takimin e parė tre anėtarėt e jurisė nė France’s Got Talent.

    Spektakli “France Got Talent” ėshtė njė event muzikor televiziv i kėngės dhe i artit francez. Konkurrentėt pjesėmarrės nė tė janė me mijėra dhe gjatė ditėve garuese nė vijimėsi reduktohen nė vetėm pesė, tė cilėt konkurrojnė nė natėn finale pėr vendin e parė. Erza ka qenė njė nga ato vajza qė kanė shuar deri nė natėn finale. Dhe jo vetėm kaq.

    Ajo ka fituar mbrėmjen e djeshme ēmimin e tretė tė kėtij spektakli. Erza Muēolli ėshtė vajza e njė familjeje shqiptare nga Kosova, qė ka vajtur nė Francė nė vitin 1991 dhe qė aktualisht banon nė Sarreguemines, njė qytet qė ndodhet nė Regjionin Lorrain. Nėna e Erzės, rrėfen se edhe pse fėmijėt e saj kanė lindur e janė rritur nė Francė, ajo bėn ēmos, qė ata tė mos e harrojnė vendin e lindjes: “Shpesh shkojmė nė Kosovė dhe Shqipėri, pasi ėshtė e rėndėsishme qė fėmijėt tanė tė mos harrojnė nga vijnė, dhe mos ta harrojnė se jemi shqiptarė”.

    Por, edhe pse shumė e vogėl, Erza di tė kėndojė dhe tė flasė shumė mirė shqip. Nė njė nga videot qė janė hedhur nė portalin social muzikor YouTube, Erza tregon se di tė kėndojė edhe shqip. Ajo nė piano nuk refuzon tė kėndojė edhe njė kėngė malli pėr vendin e saj. Siē, duket edhe pėr tė ėshtė shumė i rėndėsishėm vendi i prindėrve dhe i origjinės sė saj. Edhe nė You Tube, ajo ka shumė video nė tė cilat ka covera shumė tė bukur jo vetėm tė kėngėve nė frėngjisht dhe shqip, por edhe nė anglisht.

    Kėnga me tė cilėn vogėlushja nga Kosova u paraqit nė finalen e madhe tė spektaklit France’s Got Talent ishte “La vie en rose”, njė kėngė e madhe dhe ikonė e kėngėtares sė magjishme franceze Édith Piaf. Performanca e saj ngjalli shumė duartrokitje edhe njė herė duke marrė kėshtu edhe urimet mė tė mira nga paneli i katėrshes sė jurisė. “Duket qartė qė bukuroshja e vogėl premton shumė”, ishin fjalėt e njėrės prej anėtareve tė jurisė. E bashkė me ta edhe ne shpresojmė ta shohim Erzėn lart e mė lart duke i uruar kėshtu asaj edhe suksese tė tjera tė mėtejshėm.


    http://www.shekulli.com.al/p.php?id=211012

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,317
    Faleminderit
    253
    352 falenderime nė 328 postime

    Pėr: Erza Muēolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    BRAVO ERZA !!!




    Magjepsese, e mrekullueshme ! Vec SUKSESE TE MEDHA & TE SHUMTA paē nė tė ardhmen !!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 31-01-2015 mė 16:17

  3. 4 antarėt mė poshtė falenderuan sirena_adria pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    DiGiT@LiFE (01-02-2015),jarigas (01-02-2015),SERAFIM DILO (31-01-2015),user010 (31-01-2015)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Mosha
    39
    Postime
    1,222
    Faleminderit
    132
    49 falenderime nė 44 postime

    Pėr: Erza Muēolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    Nuk marr vesh nga muzika dhe as nuk kam vesh muzikor, por mu duk se notat e zerit te saj binin aq bukur dhe lezetshem mbi notat e pianos.

    Nje ze fantastik dhe uroj qe neser te behet nje njeri dhe artist me cilesi dhe i thjesht, larg "lojrave" te industris muzikore dhe te marketingut.

    Shpyrti dhe zeri i artistit mjaftojn, do ishte mir vetem keto te ken prioritet.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,823
    Faleminderit
    138
    244 falenderime nė 199 postime

    Pėr: Erza Muēolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    Do me pelqente ta degjoja te kendonte nje kenge ne shqip apo anglisht. Ne frengjisht sikur s'me terheq shume. Gjithsesi ka ze te mrekullueshem. I uroj vec suksese, lart e me lart vogelushes!
    Feelings change - memories don't.

  6. #5
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anėtarėsuar
    18-11-2014
    Postime
    1,662
    Faleminderit
    418
    492 falenderime nė 388 postime

    Pėr: Erza Muēolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    Erza eshte e mrekullueshem na nderoi edhe pse do doja te merrte vendin e pare ..gjithsesi na nderoi, shkelqeu me performancen qe beri!! Urime zemer e vogel edhe suksese ne vazhdim..
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,317
    Faleminderit
    253
    352 falenderime nė 328 postime

    Pėr: Erza Muēolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    Unė fėmija refugjat, i tregoj botės kulturėn bujare tė shqiptarisė

    Valeria Dedaj - " Shekulli "

    Vajza 9-vjeēare, Erza Muqolli, e cila nė talent shoė-n “Franca ka njė talent mahnitės” u renditė e treta vazhdon tė mahnitė me zėrin e saj. Nė nėntor prezanton albumin e parė me grupin Kids United. Me thėniet e Nėnė Terezės sapo ka realizuar vido-klipin e parė tė kėtij albumi pėr kėngėn “On ecrit sur les murs”. Pėr tė figura e Nėnė Terezės simbolizon paqen, tolerancėn dhe thjeshtėsinė, veti qė sipas Erzės populli ynė shqiptar i ka tė trashėguara brez pas brezi. Nėpėrmjet kėtij albumi ajo ka dėshirė qė tė pėrēojė njė mesazh; paqja dhe toleranca tė mbretėrojė nė tė gjithė botėn. Teksa na tregon kėti, shprehet se ėshtė krenare, qė si fėmijė refugjatesh nė Francė, po punon qė t’u tregojė tė tjerėve, se ne jemi njė popull bujar dhe me kulturė. Gjithashtu vajza shqiptare, zėrin e sė cilėn e kanė krahasuar me kenėgėtaret me famė botėrore Edit Piaf, Celin Dion, Indila etj., dėgjon vazhdimisht dhe muzikė shqiptare, nė shtėpi apo edhe gjatė udhėtimeve qė bėn. Tė kėnduarit nė shqip, asaj i ngjallė kėnaqėsi shpirtėrore. Pas albumit qė publikon nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Fėmijėve, pėr tė ėshtė njė ėndėrr nė sirtar dhe realizimi i njė kėnge nė shqip, por ajo shprehet se kjo ėshtė nė projektet e saj dhe do tė realizohet sė afėrmi. Pas interpretimit tė kėngės “Xhamadani vija-vija”, 9-vjeēarja tregon se kėngė mund ta kėndojnė dhe disa nga bashkėmoshatarėt e saj nė Francė. Kėnga pėr tė ishte njė ogur i mirė pėr tė fituar zemrat e shumė njerėzve, qė kanė ndjekur interpretimet e saj. Por gjithashtu Erza Muqolli do tė jetė pjesė e njė filmi me metrazh tė gjatė, nė tė cilin do tė jetė protagonistja kryesore. Filmi trajton njė histori tė lashtė familjare mbretėrore. Por a i del koha Erzės qė tė luajė si mė parė me bashkėmoshatarėt e saj? Ajo na tregon se ka gjėra qė nuk mund t’i bėjė mė si mė parė, sepse gjatė ēdo fundjave qė ka pushim nga shkolla merret me projektet e saj. Megjithatė Erzėn nuk e ka ndryshuar fama, ajo do tė mbetet e mirė pėrherė. Mbėshtetėsit mė tė mirė pėr tė janė prindėrit e saj, ata i gjenden kudo dhe ndihen krenarė pėr tė.


    http://www.shekulli.com.al/p.php?id=330701

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,317
    Faleminderit
    253
    352 falenderime nė 328 postime

    Pėr: Erza Muēolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    Erza, albumi jot i parė del nė 20 nėntor, Ditėn Ndėrkombėtare tė Fėmijėve. Tematikat e trajtuara nė tė, flasin pėr paqen nė botė. Ēfarė mund tė na thuash mė tepėr rreth mesazhit qė tė dėshiron tė pėrcjellėsh nėpėrmjet kėtyre kėngėve?

    Albumi qė do dal nė shitje me 20 nėntor nga grupi “Kids United” pėrbėhet nga12 kėngė, tė cilat janė kėngė me renome bot rire. Tė gjitha i kėndojnė paqes dhe tolerancės dhe janė nė gjuhėn frėnge dhe angleze. Pėrmes kėngėve tė kėtij albumi mundohemi tė pėrcjellim njė mesazh, qė paqja dhe toleranca tė mbretėroi nė tėrė botėn. Nė kėtė kohė qė shumė herė bota ballafaqohet me terror, nė mėnyra tė ndryshme, ku zakonisht fėmijėt e pėsojnė mė sė shumti

    Kėnga “On Écrit Sur Les Murs”, do tė jetė pjesė e albumit. Pėrse ke zgjedhur qė nė tekstin e kėsaj kėnge tė pėrfshish shprehje tė Nene Terezės. Ēfarė di ti pėr Nėnė Terezėn?

    Kėnga "On écrit sur les murs " ėshtė pjesė e kėtij albumi dhe zgjedhja e skenarit tė kėtij video-klipi ėshtė bėrė nga produksioni play on m6 dhe UNICEF. I tėrė klipi ėshtė i bėrė me fjalėn e nėnės Terezės, qė janė "Paqja fillon nga njė buzėqeshje", njė fjalė e cila ka njė peshė tė madhe kur dihet qė Nėnė Tereza tėrė jetėn e saj ia kushtoj shtresės mė tė ulėt dhe fėmijėve. Nėna shqiptare ndihmoi njerėz nė tėrė botėn, me bujarin dhe shpirtin e butė qė kishte, tė cilin e trashėgojmė dhe mundohemi ta mbajmė ne si fėmijė me shpirt shqiptari, kudo qė ndodhemi

    Ēfarė simbolizon pėr ty figura e saj?

    Figura e Nėnė Terezės simbolizon paqen dhe bujarin, tolerancėn dhe thjeshtėsinė, veti tė cilat populli ynė shqiptar i kanė tė trashėguara brez pas brezi. Jam krenare, qė edhe unė si fėmijė refugjatėsh tė bėj, qė mos tė humbas kėtė tė mirė, por t’u tregoj tė tjerėve qė jemi njė popull me kulturė tė pastėr bujare dhe tė sinqertė.

    Tė kanė krahasuar me kėngėtare, si Indila, Edit Piaf, Celin Dione, por a ke njė kėngėtare shqiptare, qė e dėgjon shpesh?
    Kėto krahasime qė pėrmendėt mi bėjnė shpeshherė. Jam e privilegjuar kur marr kėto komplimente. Unė jam rritur me muzikė shqiptare. Nė shpi, nė veturė dhe gjatė udhėtimeve dėgjoj veēse muzikė shqip, ndėrsa ndėr kėngėtarėt dhe kėngėn shqipe, qė kam dėshirė t’i dėgjoj janė tė Ermal Fejzullahut, Argjentina Ramosajt e shumė tė tjerė.

    Ēfarė mendojnė shokėt e tu kur kėndon shqip? Po ty vetė ēfarė ndjesish tė ngallė tė kėnduarit nė shqip?
    Shoqėria ime e pėlqen shumė muzikėn shqiptare. Shumė nga ata tashmė dinė tė kėndojnė kėngėn, qė pata kėnduar nė Kosovė "Xhamadani vija-vija”, ndėrsa mua tė kėnduarit shqip mė ngjall njė kėnaqėsi shpirtėrore dhe mė pushon shpirtėrisht.

    A ke menduar tė realizosh njė kėngė tėnden nė gjuhėn shqipe?

    Kam menduar shpeshherė pėr realizimin e njė kėnge nė shqip. Besoj qė kjo do tė ndodh nė njė tė afėrme tė shpejtė, vetėm se aktualisht jam shumė e angazhuar me disa projekte kėtu dhe koha s’po mė premton tė bej mė shumė.

    Nė filmin “ Orphée Thé Legend” protagonistja kryesore do tė jeni ju. Ēfarė mund tė na tregosh mė tepėr pėr kėtė rol?

    Po nė kėtė film kam fituar rolin kryesor siē e thoni kėtė edhe ju. Ėshtė njė film me metrazh tė gjatė dhe bėhet fjalė pėr njė histori tė lashtė familjare mbretėrore. Unė jam e lumtur qė jam pjesė e kėtij filmi dhe mund ta paraqes performancėn time edhe si aktore.

    Si sillet Erza me shoqet tani qė ėshtė e bėrė famshme. A kanė ndryshuar raportet me to?
    Erza gjithmonė ėshtė siē ka qenė dhe fama nuk mė ka ndryshuar aspak.

    A tė ėshtė dashur pėr tė hequr dorė nga lojėrat dhe shėtitjet me shoqe, pėr t’u marrė me projektet e tua?
    Po sigurisht qė ka disa gjėra qė s’mund t’i bėj si mė parė, sepse gjatė ēdo fundjavė ose gjatė pushimeve tė shkollės merrem me projekte, tė cilat mė marrin shumė kohė.

    Prindėrit janė mbėshtetėsit e tu mė tė mėdhenj. Ēfarė bėn Erza pėr tė ecur nė rrugėn e tyre?

    Prindėrit janė mbėshtetėsit e mi dhe i dua shumė. Ata mė pėrkrahin nė ēdo kohė. Unė e di se nga vijnė prindėrit e mi dhe vėshtirėsitė qė kanė kaluar dhe mundin qė japin pėr ne. Unė do mundohem qė gjithmonė prindėrit e mi tė jenė krenar pėr mua.

    9-vjeēarja qė mahniti Francėn
    Erza Muqolli, vajza e vogėl shqiptare, e cila ėshtė vetėm 9 vjeē, ka ditur si tė bėjė pėr vete spektatorin francez, qysh kur ia doli qė tė mbėrrijė nė finalen e spektaklit “France Got Talent”. Spektakli “France Got Talent” ėshtė njė event muzikor televiziv i kėngės franceze, me format mbarėbotėror madje dhe shqiptar. Konkurrentėt pjesėmarrės nė tė janė me mijėra, dhe gjatė ditėve garuese nė vijimėsi reduktohen nė vetėm pesė, tė cilėt konkurrojnė nė natėn finale pėr vendin e parė. Pjesė e finalistėve tė kėtij viti doli edhe shqiptarja 9-vjeēare, Erza Muqolli, vajza e njė familjeje shqiptare nga Kosova, qė ka vajtur nė Francė nė vitin 1991 dhe qė aktualisht banon nė Sarreguemines, njė qytet qė ndodhet nė Regjionin Lorrain. Prindėrit e saj rrėfejnė se edhe pse fėmijėt e tyre kanė lindur nė Francė, ata bėjnė ēmos qė ata most ta harrojnė vendin e lindjes, gjuhėn shqipe.


    Valeria Dedaj - Gazeta " Shekulli "

    http://www.shekulli.com.al/p.php?id=330701
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-10-2015 mė 11:05

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    8,317
    Faleminderit
    253
    352 falenderime nė 328 postime

    Pėr: Erza Muēolli, krenaria e re shqiptare e Frances

    Erza Muqolli mahnitė audiencėn nė Prishtinė, mbi 500 persona tė pranishėm nė koncert

    Xhemile Hysenaj - Kultplus.com


    E magjishme ! Kjo ėshtė fjala e duhur pėr ta pėrshkruar performancėn e mbrėmshme tė Erza Muqollit nė Prishtinė.

    Me njė zė kumbues, tė mahnitshėm e me njė fuqi artistike tė paparė, Erza argėtoi publikun kosovar pėr herė tė parė, nė sallėn e Amfiteatrit tė Bibliotekės Universitare.

    300 ulėse u mbushėn dhe rreth 200 tė pranishėm tė tjerė shijuan koncertin e Erzės, njė udhėtim nėpėr muzikėn dhe jetėn e saj.

    Kjo mbrėmje nisi me prezantimin e njė videoje nė monitor ku u shfaqėn shkrimet tė cilat KultPlus, organizator i kėsaj mbrėmjeje, ka realizuar pas ēdo suksesi tė Erzės ndėr vite. Dalja nė skenė e moderatorit Arbėr Selmani, redaktor nė KultPlus, ishte njė tjetėr shenjė qė tashmė gjithēka ishte gati.

    ‘Qielli i kulturės nuk e njeh fundin. Nėn kėtė qiell jeton edhe KultPlus, gati pėr tė qenė arma mė e fortė e gazetarisė kulturore ndėr shqiptarė. Aty ku suksesi i shqiptarėve na e shton jetėn, aty ku ka depėrtuar letėrsia dhe fjala e shkruar, aty ku e bukura ekspozohet nė mure, aty ku muzika ka jehuar e jehon, aty mė shpesh se rrallė, do tė jetė KultPlus’, u shpreh Selmani i cili pas kėtyre fjalėve ftoi Erzėn nė skenė.

    Ky prezantim erdhi nė kuadėr tė edicionit tė tretė tė “Ta zbardhi fytyrėn”, ngjarje kjo kulturore e organizuar nga KultPlus, qė ka pėr qėllim tė shpalosė para publikut shqiptar rrugėtimin e artistėve tanė qė po na bėjnė krenarė nė botė. E kėsaj liste nuk ka si t’i mungojė edhe Erza e cila ka arritur ta bėjė pėr vete gjithė Francėn dhe jo vetėm.

    Duke zėnė vend nė skenė bashkė me moderatorin, ata nisin bisedėn, ku ajo fillimisht falėnderoi tė pranishmit dhe u shpreh e lumtur qė pėr herė tė parė ėshtė nė Kosovė pėr njė paraqitje tė tillė.

    “Nuk kam menduar se kemi me pas sukses nė krejt botėn”, u shpreh Erza pėr grupin e saj United Kids, ku nė moshė shumė tė re, me po kėtė grup ajo ka filluar turneun rreth botės qė pėr qėllim ka pasur kauzėn humanitare duke u fokusuar te fėmijėt me pamundėsi pėr shkollim.

    Intervista e Erzės herė pas here shoqėrohej me video-prezantime ku shfaqej rrugėtimi i saj, duke filluar nga performanca e saj e parė e deri mė sot.

    KultPlus nė kėtė mes kishte edhe njė surprizė pėr Erzėn, ku kishte pėrgatitur katėr video nga pjesėtarėt e grupit tė saj me tė cilėt edhe nisi gjithēka. Nė gjuhėn frėnge ata i shprehen urimet me tė bukura Erzės.

    Tutje nė ekran u shfaqėn edhe videoklipet e saj. Pas intervistės sė shkurtėr ku Erza shpalosi rrugėtimin e saj nė muzikė dhe kėnaqėsinė qė ishte nė njė mes ku ajo ndihej mė sė miri, pianoja po e priste pėr t’i lėshuar tingujt e parė nė sallė.

    Themeluesja e KultPlus, Ardianė Pajaziti, u shpreh shumė e kėnaqur pėr bashkėpunimin me prindėrit e Erzės. Pas fjalimit tė saj tė shkurtėr por qė pėrmbledhte rrugėtimin e gjatė tė KultPlusit pėr paraqitjen e Erzės para publikut kosovar ajo ftoi nė skenė edhe babain e Erzės.

    I emocionuar, Mehmet Muqolli mori fjalėn, duke falėnderuar publikun e pranishėm si dhe punėn e palodhshme pėr organizimin nga KultPlus.
    Pas fjalės sė pėrfaqėsueses sė Ambasadės sė Francės nė Kosovė, erdhi koha pėr tė pritur nė skenė Erzėn dhe pėr tė dėgjuar teksa kėndon plot emocion e shpirt.

    Gjatė kėtij interpretimi ajo promovoi edhe kėngėn e saj mė tė re ‘Je chanterai’ e cila ėshtė pjesė e albumit qė do tė publikohet nė fund tė muajit gusht. Por, krejt pėr fund ajo kishte njė surprizė pėr tė pranishmit. Ishte kėnga shqipe ‘Xhamadani vija vija’ qė nėn interpretimin e Erzės erdhi edhe mė e bukur e mė emocionuese. Publiku nisi tė kėndonte bashkė me tė, e duartrokitjet e shoqėruan gjatė gjithė kohės. ‘Back to black’ dhe ‘La Boheme’ ishin nė mesin e kėngėve tė cilat Erza zgjodhi t’i kėndonte mbrėmė.

    Tė mahnitur nga performanca magjike e Erzės, publiku u nda shumė i kėnaqur. Erza me zėrin e saj tė ėmbėl e tė fuqishėm arriti tė mbajė publikun gjatė gjithė kohės nė emocion.
    E njė yll nė moshė kaq tė re si Erza, fansat mė tė mėdhenj i ka moshatarėt e saj. Olisa Zari kishte ardhur enkas nga Franca pėr tė qenė e pranishme nė performancėn e Erzės.

    “Nesėr ėshtė ditėlindja ime dhe kjo ėshtė dhurata ma e mirė qė e kam marrė. Unė jam fanse e Erzės prej kėngės sė saj tė parė, dhe e kam pasur ėndėrr ta takoj. Erza po na bėnė krenar”, tregon ajo pėr KultPlus.

    Me mbarimin e koncertit tė Erza Muqollit, tė pranishmit ishin tė ftuar nė hapjen e KultPlus Caffé Gallery – Qendrės mė tė re Kulturore nė Prishtinė. Hapja e Caffe Gallery-s u bė nga Erza Muqolli dhe pronarja e KultPlus, Ardianė Pajaziti. Me hapjen e kėsaj qendre tė kulturės, Erza filloi menjėherė me foto dhe autografe pėr publikun. i gjithė ky event nuk do tė ishte i mundur pa KultPlusin, portal ky qė ėshtė bėrė si njė sinonim pėr kulturėn mbarėshqiptare. / KultPlus.com


    https://www.kultplus.com/muzika/erza...em-ne-koncert/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 02-08-2019 mė 11:10

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •