Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    xha Barka Maska e Jonian
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332

    Vdiq ambasadori amerikan ne Shqiperi Joseph Limprecht.

    Sapo u njoftua lajmi se ambasadori amerikan ne Shqiperi Joseph Limprecht vdiq si pasoje e nje ataku ne zemer. Limprecht ndodhej per vizite ne Lure ne rrethin e Peshkopise.
    Para pak kohesh presidenti amerikan Bush emeroi ambasadorin tjeter, James Jeffries, qe do te zevendesonte te ndjerin,i cili po jetonte ditet e fundit te mandatit te tij diplomatik ne Shqiperi.
    Trimi i mirė me shoqe shumė

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    nga Tirana informacionet thone se Limpreht ka pesuar nje infarkt ne zemer nga ora 16°°, sot ne Lure.

    Te kete pesuar gje infarkt nga stresi i madh i largimit nga Shqiperia....???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 19-05-2002 mė 16:09

  3. #3
    Hakmarrese
    Anėtarėsuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Ne vednin me te pershtatshem
    Postime
    75

    e mora vesh lajmin ne chat

    ....... dhe une e mora vesh lajmin ne chat. Te them te drejten me erdhi keq.
    Megjithate le te rrojme vete

  4. #4
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    I vdekuri gjithmone meriton nderim dhe respekt por kjo nuk ma ndryshon mendimin qe Limpreht do te mbahet mend si nje nga ambasadoret qe ka luajtur rol teper negativ ne Shqiperi duke shkelur rregullat diplomatike dhe mbeshtetur kasten e krimit. Shpresojme qe ai qe do e zevendesoje te jete vertet nje ambasador qe shpreh vlerat e demokracise se madhe Amerikane dhe interesat Amerikane ne Ballkan
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ngushellime

    Po me dhimbset i ndjeri Limpreht. E kam kritikuar ketu ne Forum per nji far njeanshmerie te tije ne Politiken e Vendit por nuk ja kemi dashur te keqen asnjiher. Gjithsesi ai ishte nji mik i popullit tone. Prania e tije ne Tiran ka qene nji garanci e demokracise deri diku. Pa ate ndoshta PS do kishte vrare gjysmen e Opozites. E vetmja fitore e arritur nga demokracia eshte qe sot PPSH-ja ose PS-ja nuk ben me dot si dikur kur pushkatonte kur donte e cilin donte. Ngushellime Familjes se zotit Limpreht !l

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Diplomatet nuk jane as "te mire" as "te keqinj". Ata thjeshte ndjekin dhe perfaqesojne interesat e shteteve perkatese ne vend te huaj. Te njejten gje beri dhe diplomati Limpreht, dhe nese na pelqenin apo jo qendrimet e tij, ato perbenin qendrimet e departamentit amerikan.

    Ngushellime familjes se diplomatit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Deklarata e qeverise shqiptare

    Vdiq Ambasadori i SHBA ne Tirane Joseph Limprecht

    Kryeministri Pandeli Majko i dergon nje leter ngushellimi Presidentit te SHBA,Xhorxh W. Bush

    19 Maj 2002

    “Jam thellėsisht i prekur qė komunikoj me ju ne rastin e njė ngjarjeje tė hidhur: humbjen e jetės sė Ambasadorit tuaj nė Shqipėri, zotit Joseph Limprecht, i cili u shua vetėm disa orė mė parė. Ju humbėt kėsisoj njė ambasador tė vyer, familja njeriun e dashur, ndėrsa ne mikun e shquar qė na ka asistuar nė momente te rendesishme tė historisė sonė kombėtare, qė ka forcuar ndjeshėm marrėdhėniet shqiptaro-amerikane tė cilat mbeten strategjike pėr ne.
    ---------------------------------------------------------------
    Rycki

  8. #8

    Unhappy

    mua me tregoi tezja pas ca kohesh qe ai kish dhene jete.fatkeqesi e vertete.

    te rroni vete
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga liliella : 20-05-2002 mė 13:50
    Who am I to judge a vowel more alluring than the words it generates ?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Per z Limpreht .

    KJ
    .......
    Ciftelia, Skenderbeu dhe nje qeleshe, dhuratat e fundit per Liprecht
    Nga i derguari yne ne Lure Ali Gjoka/ Ne vazhdim te turneut te tij ne zonat verilindore ambasadori Limpreht me dt.18.05.2002 paradite eshte futur ne rrethin e Dibres nga ana e Kukesit. Gjate rruges per ne Peshkopi ai eshte ndaluar per nje pushim te shkurter ne fshatin Arras duke vizituar rezervatin e peshkut. Me mberritjen ne qytetin e Peshkopise ai eshte sistemuar ne hotel "Veri" bashke me bashkeshorten e tij dhe grupin e shoqerimit. Pas nje pushimi te shkurter ambasadori Limpreht ka patur nje takim ne bashkine e Peshkopise ku eshte njohur nga afer me problemet e ketij komuniteti nga kryetari i bashkise Peshkopi, z.Bajram Krashi. Ne fjalen e tij para pushtetareve lokale z.Limpreht eshte shprehur se qellimi i Amerikes eshte te integroje Shqiperine ne Evrope. Bashkia e Peshkopise ne shenje mirenjohje i ka dhuruar z.Limpreht nje cifteli, bustin e Skenderbeut dhe nje qeleshe dibrane. Ne oren 14.30 ambasadori amerikan Limpreht ka prere shiritin e inagurimit te rrugeve e trotuareve te qytetit te Peshkopise. Pas kesaj ai ka bere nje shetitje ne kembe ne qytetin e Peshkopise ku eshte pershendetur nga qindra qytetare. Me pas aktiviteti i z. Limpreht ka vazhduar me shoqatat e OJQ-ve Diber ku dhe ketu ka dhene nje vleresim maksimal per punen qe bejne keto shoqata per edukimin e komunitetit.

    Darka dhe fjetja kane qene po ne hotel "Veri" te qytetit te Peshkopise. Gjate ketyre vizitave ambasadori Limpreht ishte i shoqeruar nga bashkeshortja e tij dhe drejtorii USAID-it ne Shqiperi.

    Ne daten 19.05.2002 ne ora 8.20 eshte bere nisja per ne Lure. Ketu ai shoqerohej nga forcat e policise se drejtorise se qarkut Diber dhe grupi i tij i shoqerimit. Ne oren 10.30 eshte bere mberritja ne Lure ku ka zhvilluar dhe nje takim me kryetarin e komunes Lure, z.Hysni Buci. Pastaj eshte bere ecje ne kembe ku ne oren 12.40 ambasadori Limpreht eshte ulur duke pushuar ne nje gur ku duke mos e pare veten mire ka kerkuar nje makine per t'u kthyer poshte. Menjehere ka vajtur makina dhe posa ai ka hipur ne makine ka kaluar ne gjendje te rende. Menjehere eshte njoftuar drejtoria e policise Diber ku eshte njoftuar menjehere Ministria e Rendit Publik Tirane. Ne oren 13.30 ne Lure ka ardhur helikopteri i Ministrise se Shendetesise bashke me mjeket. Po keshtu ne Lure ka mberritur me nje helikopter edhe kryeministri i Shqiperise z.Pandeli Majko. Megjithe nderhyrjen e mjekeve, ka qene i pamundur kthimi i tij ne jete ku ne ora 16.30 mjeku ka konfirmuar vdekjen e ambasadorit amerikan Limpreht ne Lure.

    Nga mjeku i rojes se spitalit te qytetit te Peshkopise zj.Zana Lleshi, hote se ne spitalin e Peshkopise nuk ka ardhur per te marre ndihmen e shpejte ambasadori Limpreht.

    Si e perjetuan dibranet ngjarjen e hidhur

    I gjithe opinioni dibran eshte i tronditur nga vdekja e befasueshme e ambasadorit amerikan Limpreht. Ata kishin patur mundesi ta shikonin qe nga ura e "Dodes" e deri ne qytetin e Peshkopise e ne Luren e skajshme malore ku ishin pershendetur e takuar e biseduar me te per problemet qe i shqetesonin.

    Rasim Muca zv/kryetar i Bashkise u shpreh: "Jemi teper te prekur nga vdekja e papritur e ambasadorit Limpreht ne Lure. Ne takimet qe patem ketu ne bashkine e Peshkopise ai ishte teper i qete e i qeshur". Violeta Kola, punonjese ne qendren kulturore te pallatit te ri te kultures Peshkopi thote: "Vetem ai nuk duhej te vdiste sepse kur e shikoje kur ngjiste shkallet neper qytet dukej si djale i ri. Edhe ne takimin qe pati ketu me OJQ-te, ai ishte teper energjik dhe i qeshur". Uran Shehu, tregtar u shpreh: "Vdekja e papritur e ambasadorit amerikan Limpreht qe shume e papritur dhe e padeshiruar nga askush. Ai ne levizjet qe patem rastin te shikonim neper qytet ishte mjaft i lehte dhe energjik po ashtu dhe ne interesin qe ai shfaqi per qytetin, qytetaret dhe problemet e nevojat e komunitetit".

    Dibranet kane qene te trazuar. Ne nje nga vendet me te bukura te Shqiperise, ne Lure, ku te gjithe shkojne per pushime, dha frymen e fundit ambasadori i shtetit me te fuqishem ne Shqiperi, Jozeph Limprecht.


    ............................
    Ndryshimi..kliimes... Ajrit..Lartesise..Lodhja.... Arsyet..e ..crregullimit..te Zemres.mendoj un.

    Ka ecur ne kembe dhe esht cfaqur ataku.

    Ishte Dashamir i vendit Tone.

    Ndoshta me viziten ne ato zona te thella deshi ti tregoj politikaneve tane se...

    .... Boll brodhet tavernave te Botes...o kurvare te qelbur.. Shkoni shikoni ku jeton Populli juaj i mire. .

    Une keshtu e kuptova Limprehtin..

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 21-05-2002 mė 13:25

  10. #10
    Me erdhi keq qe u nda nga jeta ambasadori amerikan.Me kete rast percjell ngushullimet familjes ne Amerike po gjithashtu edhe Zana Celes qe e shoqeronte ne Lure. (e kishte "mik" te ngushte e shkreta do ta ndjej mungesen).

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Ahmet Zogu dhe “lufta” nė emigracion me Mit’hat Frashėrin
    Nga rudo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •