Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,415
    Postimet në Bllog
    17

    “Gazzetta di Parma”: ”Ermir Kodra presidenti i ri i ekipit të Parmës“

    Emri:  kodra-610x400.jpg

Shikime: 1148

Madhësia:  40.6 KB

    Parma vishet gjithnjë e më shumë kuqezi. Rezart Taçi tashmë është aksioneri kryesor i klubit emilian dhe është pikërisht biznesmeni shqiptar ai që vendos për lëvizjet që duhet ët kryhen si në skuadër po ashtu edhe në administrimin e klubit. Kështu që sipas raportimeve të gazetës lokale “ Gazzetta di parma” Rezart Taçi ka emëruar si president të dukalëve Ermir Kodra, duke mos dashur të jetë vetë zyrtarisht drejtuesi kryesor i klubit biznesmeni i naftës ka vendosur t’ia japë këtë detyrë 29 vjeçarit.
    Nëse gjithçka konfirmohet atëherë Kodra do ët jetë presidenti I parë shqiptar në një klub europian. Kujtojmë që më parë u përfol edhe emri I Pterit Dokës si pauses i Gerardit, por në fund biznesmeni i argjendarive u tërhoq, ndërkohë që tashmë të paktën sipas “ Gazzetta di parma” duket e sigurt se klubi emilian do të kalojë në duart e Kodrës deri në fund të këtij sezoni.
    Gazeta lokale e qytetit Italian, zbulon se vendimi është marrë gjatë një darke ku prezent kanë qënë vetë Taçi, Kodra, drejtori sportiv Leonardi si dhe kryetari i bashkisë së parmës Piciaroti.
    Ermir kodra nëse vërtet zyrtarizohet si presidenti i ri i Parmës do të zotërojë jo vetëm klubin dukal por edhe shoqërinë aksionere “eventi sportivi” e cila është në pronësi të këtij klubi.
    Kujtojmë që Parma për momentin mban vendin e fundit në kampionat, por ka kryer disa lëvizje në merkaton e Janarit, ku përveç Lilës janë afruar Nocerino, Varela dhe Kristian Rodrigez nga Atletiko e Madridit

    ORA SPORT

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: “Gazzetta di Parma”: ”Ermir Kodra presidenti i ri i ekipit të Parmës“

    Meqe jetojme ne Matrix,ky Taçi sikur ishte drejte falimentimit ? "Se tani,qe erdhen socialistet s'ka me lojra si me pare me demokratet per naften,keta nuk lejojne korrupsionin "!
    Si mund te shpegohet ky ndryshim rrenjesor 180 o 360 grade ? Kur ishte Saliu deshte me ble Bolonjen tani qe erdhi Rama bleu Parmen ! Ku qendron ndryshimi ?

    Ci bojn lekve te popullit keta,cirk ! Nga nji krah thot do kompesojn pensjonet nga krahu tjeter ble Parmen.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •