Jeronda Paisio u kanonizua të martën në datën 13 janar 2015 nga Patriarku Bartholomeu i Konstandinopojës dhe u pranua në mënyrë unanime nga Sindoi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse në Greqi.
Siç na tha edhe Patriarku Ekumenik, jeronda është tani Shen Paisio dhe iu shtua në Hagjiologjisë së Kishës Orthodhokse në Greqi.
Shen Paisio Athoniati (i Malit të Shenjtë) lindi si Arsenios Eznepidis më korrik 1924, në Farasa të Kapadoqisë dhe fjeti në korrik 1994. Ai ishte një murg grek që u bë i mirënjohur për jetën e tij dhe për profecitë e tija. Babai i tij e kish emrin Prodomos dhe nëna Evlampia. Kisha 8 motra dhe vëllezër. Në datë 7 gusht 1924, një javë para se grekët e Farasës së ktheheshin në atdhe, ai u pagëzua nga prifti i zonës, Arseni, të cilin Kisha Orthodhokse e njeh si shenjtor. Prifti Arsen insistoi që prindërit t'i jepnin emrin e tij "që të linte edhe ai pas një murg në vendin e tij", siç thosh prifti me gojën e tij.
Pesë javë pas pagëzimit e mirrosjes së djalit, më 14 shtator 1924, familja Eznipidis, së bashku me refugjatë të tjerë, arritën në Pire dhe pastaj shkuan në Korfuz, ku qëndruan për 18 muaj. Pastaj familja lëvizi në Igumenicë, e më pas në Konicë ku Arseni mbarroi shkollën fillore dhe mori diplomën me "sjellje të shkëlqyer". Që kur ishte fëmijë, Arseni i vogël shkruante mrekullitë e Shen Arsenit, priftit të fshatit emrin e të cilit ai mori. Arseni i vogël dëshmoi edhe një prirje për monasticizëm dhe donte të bëhej murg.
Arseni shkoi në Malin e Shenjtë (Athos) që të bëhej murg në vitin 1949, menjëherë pasi u lirua nga ushtria. Qëndroi një natë tek Manastiri i Shen Joan Theologut në Karjes, pastaj fjeti tek oshënaria e Shen Pandelimonit, në qelinë e Virgjëreshës Mari, ku edhe ai takoi at Qirilin, abotin e manastirit, të cilit iu bind me besim të plotë. Pasi shpenzoi kohë në vende të ndryshme në Malin Athos dhe Sinai (Egjipt), pastaj qëndroi tek Manastiri Kutlumousio derisa u sëmur rrënde dhe u nda nga kjo botë në verën e vitit 1994.
Ai u varros në Manastirin e Shenjtë të Shen Joan Theologut në Suroti, Selanik. Që nga ajo ditë, çdo vit natën e 11 korrikut duke u gdhirë 12, dita e vdekjes së tij, mbahet një vigjilje brenda në Manastirin e Shenjtë, me mijëra besimtarë që mblidhen të kujtojnë shenjtorin.
Jeronda Paisi shkruajti katër libra, publikuar nga Manastiri i Shenjtë i Shen Joan Theologut: Shen Arseni i Kapadoqias (1991), At Haxhi-Gjergji Athionati 1809-1886 (1986), Etërit Athoniatë dhe Çështjet Anthoniate (1993) dhe Letrat (1994).
Jeronda Paisio u bë i njohur për disa deklarata kontroverse politike dhe profeci të tija. Këto përfshinë parashikimin e tij se një luftë më Turqinë do të sjelli rikthimin e një Greqie të Madhe që përfshin Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bizantin (Stambollin), dhe popullsia turke do të konvertohet në masë nga feja Islame në Krishtërimin Orthodhoks. Shumë grekë e kanë krahasuar Shen Paision me Nostrodamin.
Krijoni Kontakt