Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 29 prej 29
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë

    Sot, ne kete dite, 12 korrik, ka fjetur ne Krisht, Shen Paisio i Malit te Shenjte. Ne kete dite Kisha Orthodhokse kujton e nderon shenjtorin, qe arriti te ndihmoje e preki mijera shpirtra njerezish sa ishte gjalle mes nesh.

    Mbrona nga kurthet e te ligut e udhezona ne rrugen tone drejt Krishtit o Shen Paisio!
    Lutju Zotit tone Krisht per te gjithe ne mekatataret!

    Albo

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë

    Një dhi në çati

    Një ditë Jerondës i kish shkuar një murg i ri për vizitë në oshënarinë e tij. Jeronda e rregulloi murgun të flinte në një stol druri në korridor. I hodhi një kuvertë përsipër mbulesës plastike të stolit dhe për jastëk i vuri një qilim të vogël që nuk e përdorte të cilin e palosi si jastëk, dhe kështu u bë një krevat i shkëlqyer asketi. "Njerëzit që flenë mbi këtë jastëk", bëri shaka Jeronda me murgun, "shikojnë vegime natën."

    Në mëngjes, pasi i buzëqeshi murgut, Jeronda e pyeti: "Hë, si flejte natën? Pate ndonjë vegim apo jo?"

    "Jo, Jeronda" - iu përgjigj murgu.

    "A pe ndonjë dhi?" e pyeti - duke nënkuptuar demonë.

    "Jo, asgjë fare."

    "Dje", i shpjegoi Jeronda gjithë seriozitet, "një rreshter policie erdhi nga Karies që të më takonte, dhe që të dy dëgjuam një dhi që bënte beeee në majë të çatisë."


    Shkëputur nga libri "Elder Paisios of Mount Athos" nga Hieromurgu Isaak, faqe 260-261.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë

    Oshënaria e Jerondës vezullon me shumë drita

    Ditën e Pashkës në vitin 1982, dy etër, fëmijë shpirtërorë të Jeronda Paisios, vizituan Oshënarinë e Ravduhou që të takonin Jeronda Joanin që shërbent si dhiak atje, dhe i thanë: "Krishti u Ngjall!" Jeronda i pyeti nëse e kishin kremtuar Pashkën tek Oshënaria e Jeronda Paisios.

    "Jo", - i thanë, "ishim tek manastiri i Koutloumousiu. Atje ishte me ne edhe Jeronda Paisio."

    Dhiaku Joan ishte në mëdyshje. U shpjegoi atyre se ai dhe disa etër të tjerë ishin tek një oshënari fqinjë për Pashkën. Kur dolën prej andej, panë shumë drita vezulluese tek Panaguda - e gjithë oshënaria ishte mbuluar nga dritat qiellore! I mahnitur, Dhiaku Joan u tha të tjerëve, "Shikoni me çfarë shkëlqim e kremton Ngjalljen e Krishtit Jeronda Paisio. Kurse ne e mbaruam shërbesën para kohe."

    Por askush nuk ishte tek Panaguda atë natë, as vetë Jeronda Paisio. Çfarë të kishin qënë këto drita vallë? Kur murgjit ia zunë në gojë këtë ndodhi Jerondës, ai u përgjigj me përulësi: "Perëndia e lejoi që t'i thotë diçka Dhiak Joanit. Nganjëherë vizitorët e mi e shqetësojnë duke e pyetur se ku e kam qelinë. Ai është njeri, dhe mbase ka shfryrë ndonjëherë ose është lodhur nga kjo gjë. Prandaj Perëndia ia tregoi atij."

    Shkëputur nga libri "Elder Paisios of Mount Athos" nga Hieromurgu Isaak, faqe 261
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-07-2017 më 01:58

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë - 12 korrik

    Premtimi i Nënës së Zotit

    Emri:  panagia2.jpg

Shikime: 217

Madhësia:  58.5 KB

    Teksa ishte në gjumë, e pa veten sikur po bënte gati dokumentat që i duheshin për një udhëtim të gjatë. Kish edhe njerëz të tjerë që po i bënin gati dokumentat e tyre. Një grua e bukur dhe e mrekullueshme iu shfaq, e veshur me flori, e cila ia mori dokumentat dhe ia mbajti afër gjoksit të saj. Ajo i tha Jerondës se do t'ia bënte gati por nuk kish ardhur ora akoma që të nisej - ishte shumë shpejt. Pak më përpara, Jeronda ishte lutur "Nënë e Shenjtë, pashaporta dhe dokumentat nuk janë gati", duke dashur të thosh se nuk ishte gati të ndahej nga kjo jetë.

    Pak kohë më pas kësaj, kur shkoi në Jeruzalem vajti të vizitonte Kopshtin e Gethsemanesë dhe atje pa ikonën e Nënës së Zotit të Jeruzalemit (shikojeni tek faqja 306). Jeronda e njohu fytyrën e saj si të gruas që i kish dalë në ëndërr dhe e shikonte me aq habi aqsa edhe atyre që e shoqëronin u bëri përshtypje. Atje e kuptoi se gruaja që i shfaq ishte Nëna e Zotit dhe udhëtimi i gjatë ishte largimi nga kjo botë - për të cilin, nuk kish ardhur ora akoma.

    Shkëputur nga libri "Elder Paisios of Mount Athos" nga Hieromurgu Isaak, faqe 262
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-07-2017 më 02:10

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë

    Në Tokën e Shenjtë dhe Sinai

    Në 1982, Jeronda bëri vizitën e tij të vetme në Tokën e Shenjtë, duke nderuar me devotshmëri vendet e shenjta. Jeronda fliste me frikë për hirin e madh që zotëron Toka e Shenjtë, dhe veçanërisht Golgotha dhe Varri i Tërëshenjtë.

    Kur vajti të nderonte në Malin Tabor, pati një përjetim shpirtëror teksa ishte duke u lutur - një person na rrëfen se e dëgjoi Jerondën të thodh se pa një dritë. Më pas, i tregoi rojes së vendit të shenjtë vending ekzakt ku kish ndodhur shpërfytyrimi i Shpëtimtarit.

    Në Nazareth, pa një një burrë hebre që ishte i krishterë në fshehtësi. Burri në fjalë - pasi u sigurua që nuk po e shikonte njeri - me nderim hoqi jarmulkën (206) e tij dhe piu ujë të shenjtë nga burimi i Nënës së Shenjtë. "Ka shumë hebrej atje" - na tregonte Jeronda - "që fshehurazi janë të Krishterë - dhe kanë frikë ta shpallin besimin e tyre hapur nga frika e persekutimit. Më vonë shumë prej tyre do të pagëzohen e do të kthehen në miqtë tanë më të ngushtë."

    Në Malin e Ullinjve, i pyeti murgjit të cilët e shoqëronin që ta linin të lirë pak kohë që të lutej vetëm. Jeronda ra në gjunjë mbi gurin mbi të cilin Zoti u lut me agoni para se Ta arrestonin. Jeronda e përqafoi gurin fort, sikur donte të bëhej një me të, dhe u lut me psherëtima për disa çaste. Kjo ngjarje i bëri shumë përshtypje rojes romano-katolik atje.

    "Tre burra", - tha Jeronda, "më bënë përshtypje. I pari ishte Peshkopi i Nazaretit, Isidori [me kujtim të bekuar], dhe tjetri [ një at që është ende gjallë]." Nuk e dimë se përse Jeronda nuk na tregoi emrin e personit të tretë.

    Më pas shkoi në Sinari që të ndihmonte manastirin. Jeronda donte edhe të qëndronte atje për ca kohë. "Dua të kujtoj vitet e kaluara", na thosh "dhe t'i jap edhe Malit të Shenjtë pak paqe e qetësi nga vizitorët e shumtë."

    Jeronda gjeti një vend të përshtatshëm për të qëndruar që e quanin Mbrojtja e Shenjtë, një vend i fshehur me një kishë të vogël dhe një qeli. Por nuk mundi që të qëndronte gjatë. E ndihmoi manastirin me aq sa mundi dhe u kthye në Malin e Shenjtë. Siç na tregoi më pas, "Shkova në Sinai me mendimin që të qëndroja për një kohë të gjatë por nuk munda dot. Ditën që ramë dakord që të niseshim nga Greqia për në Jeruzalem unë isha sëmurë me ethe - isha shumë keq. E kisha të pamundur për të shkuar në rrugë të gjatë por çfarë të bëja? Miku im kish bërë sakrifica të mëdha, kështu që si t'i thosha që nuk vi dot? Qëndrova në Selanik pak kohë, u bëra pak më mirë, dhe e shtyva veten me zorr që ta bëja këtë udhëtim. Shkuam më parë në Jeruzalem para se të shkonim në Sinai se doja që të nderoja vendet e shenjta atje."

    "Pastaj, kur morëm autobuzin për në Sinai, dritarja ishte e hapur dhe më zuri pneumonia. Që ta dish, unë kam vetëm një mushkëri. Kur arritëm, isha pothuajse i vdekur. Doktori që kanë atje vendosi që të më bënte një gjilpërë me kortizon. I thashë, "Nuk kam marrë as edhe një aspirinë që nga viti 1960 dhe tani ti do që të më bësh gjilpërë me kortizon?" Doktori këmbënguli kaq shumë aqsa më në fund u dorëzova. Sapo më bëri kortizonin, më filloi hemoragjia e zorrëve të barkut. Pastaj më bëri një tjetër gjilpërë për të ndalur hemoragjinë e gjakut. Nuk dija se çfarë të bëja më! Sikur të kisha vdekur, do të kisha shpëtuar nga ato dhimbje. "Çfarë - unë të vdes?" I thashë vetes. Kam akoma plot mëkate për të paguar."

    "Por e kuptova që nuk do të kisha fuqi për të qëndruar për një kohë të gjatë, pasi edhe shkretëtira kishte ndryshuar: nuk ishte më ajo që mbaja unë në mendje. Beduinët nuk ishin më paqedashës dhe të heshtur si vite më parë. Tani kishin makina, vegla dhe radio, dhe mu në mes të shkretëtirës së Sinai do të shikoje atë shpirtin e shqetësuar të botës. Tani ishte më qetësi brenda në Manastir se sa jashtë tij në shkretëtirë."



    206. Jarmulka (ose kipah) është një kapele e vogël tradicionale që mbahet në majë të kokës nga burrat dhe djemtë hebrej. Në Izrael, kur një burrë nuk mban asnjë formë mbulese të kokës do të thotë se ai nuk praktikon judaizmin.

    Shkëputur nga libri "Elder Paisios of Mount Athos" nga Hieromurgu Isaak, faqe 262-264
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 11-07-2017 më 02:52

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë - 12 korrik

    Mbrona o Shen Paisio te gjithe ne mekataret me lutjet e tua!


  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    ilia spiro (13-07-2021)

  8. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë - 12 korrik

    Deshmia e murgut Theoklitis per Shen Paision


  9. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë - 12 korrik


  10. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kanonizohet si shenjtor Shen Paisio i Malit të Shenjtë - 12 korrik


Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Jeta e Shen Astit shenjtor i madh dhe episkop i Durresit
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 10-07-2023, 23:20
  2. Paralajmërim nga murgjit e Malit të Shenjtë Athos mbi vaksinat
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2021, 02:20
  3. Perandoret e manastirit te Ivironit te Malit te Shenjte
    Nga neokastra në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2014, 12:06
  4. Manastiri i Shenjte i Shen Pavlit, Mali i Shenjte
    Nga neokastra në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-01-2014, 17:33
  5. Jerond Paisios i Malit te Shenjte
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-08-2002, 16:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •