Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 140
  1. #101
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Hetimi i kokainës, DEA amerikane ‘troket’ në prokurori



    TIRANE- Laboratori modern i përpunimit të drogave të forta që u zbulua në Xibrakë të Elbasanit, duket se ka tërhequr dhe vëmendjen e agjencisë amerikane të antidrogës (DEA), kjo pasi Ilir Hyseni që konsiderohet si organizator i rrjetit të trafikut, rezulton të jetë i kërkuar nga Interpoli për trafik, ndonëse me një identitet tjetër.

    Ekpertë të DEA-s kanë kërkuar informacion nga prokuroria për dosjen e Hysenit (tashmë i arrestuar) dhe kanë ofruar ndihmë lidhur me hetimin e prejardhjes së kokainës që u gjet në Xibrakë. Ilir Hyseni, rezulton ende në kërkim nga Interpoli si i akuzuar për trafik kokaine në Kanada.

    Hyseni me emrin e ndryshuar Bali Meta është akuzuar që në vitin 2009 në Kanada për falsifikim dokumentesh dhe ka vuajtur dënimin për këtë akuzë. I arrestuari nga policia shqiptare rezulton i në kërkim nga Interpoli për disa akuza si prodhim dhe trafik kokaine, armëmbajtje pa leje dhe prodhim pasaportash false.

    Balkanweb

  2. #102
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Grupi i kokainës, hetime për 20 persona të dyshuar

    Rrjeti i trafikut të kokainës që ngriti laboratorin e përpunimit të drogës në Xibrakë të Elbasanit, po hetohet paralelisht në Gjermani dhe në Shqipëri. Prokuroria e Hanoverit dy ditë më parë ka deklaruar se po kryen hetime bashkë me Prokurorinë shqiptare, ndërsa pas aksionit të zhvilluar në Tiranë ka kontrolluar dy banesa personash të dyshuar në Gjermani, ku janë gjetur rreth 14 mijë euro.
    Burime jozyrtare thanë se hetimi po vazhdon për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të nëntë personave të arrestuar dhe verifikimin e rolit të disa personave të tjerë, që dyshohet se kanë lidhje me trafikun. Të njëjtat burime kanë thënë se informacionet paraprake të hetimit në Gjermani kishin skeduar një numër prej 20 personash si bashkëpunëtorë në linjën e trafikut të drogës.

    Një fakt i tillë nuk është konfirmuar nga burimet zyrtare të Prokurorisë shqiptare, që thanë se për numrin e personave që kanë dalë të implikuar nga hetimi është kërkuar masa e arrestit dhe janë vendosur në pranga. Megjithatë, të njëjtat burime kanë thënë se hetimi po vazhdon edhe për persona të tjerë të implikuar, pa dhënë shifra konkrete. Në vazhdim të këtij hetimi, mësohet se prokurorët shqiptarë dhe gjermanë kanë planifikuar takime të tjera në javët që vijnë për shkëmbimin e informacionit lidhur me trafikun e kokainës.

    Pjesë e këtij shkëmbimi të informacionit mësohet se është edhe ekspertiza që po i bëhet në Gjermani përzierësit dhe kimikateve të sekuestruara në laboratorin e Xibrakës në Elbasan.

    BASHKËPUNËTORËT
    Së paku tre emra personash që dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupin e kokainës, janë shpallur në kërkim policor, pasi nuk ranë në pranga gjatë aksionit të zhvilluar në Tiranë dhe në Elbasan më 14 janar. Genxi Xhixha, 39 vjeç, person me hyrje-dalje të shumta në Shqipëri, e fundit më 12 janar të këtij viti, dyshohet se është personi me rolin kryesor. Ai jeton prej vitesh në Kubë dhe mendohet se ka qenë personi që siguronte kontaktet për furnizimin e laboratorit të Xibrakës me lëndë narkotike.

    Një tjetër person “në kërkim policor” është Pranvera (Aga) Ebeling, një emër i dalë në skenë në informacionin shkresor të ardhur nga Gjermania më 17 dhjetor 2014, e dyshuar si transportuese e drogës, por që në asnjë rast në Shqipëri apo në Gjermani nuk është gjetur ndonjë provë direkte për implikimin e saj.

    Ebeling është larguar nga Shqipëria më 3 janar 2015, ndërsa në banesën e saj në Gjermani u bë kontroll pas operacionit në Tiranë dhe Elbasan, por nuk u gjetën prova apo materiale komprometuese. Personi i tretë është një shtetas me emrin “Karlos”, për të cilin dy kolumbianët që punonin në laborator, kanë thënë se është bashkëkombës i tyre, por me nënshtetësi holandeze.

    Ky person i kishte sjellë në Shqipëri “dy kimistët” e kokainës dhe u kishte bërë edhe dy pagesa në vlerën 9 mijë euro, duke shkuar disa herë edhe te laboratori i kokainës në Elbasan. Prokuroria ka kërkuar dëshmi nga nëntë personat e arrestuar në lidhje me detaje të veprimtarisë së tyre apo për persona të tjerë të përfshirë në trafik, por asnjëri prej të pandehurve nuk ka pranuar të japë shpjegime.

    HETIMI ME GJERMANËT
    Një ditë pas arrestimit të 9 personave dhe kapjes së 19.4 kilogramëve kokainë, tre hetues gjermanë zhvilluan takime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me grupin hetimor. Më pas, përfaqësuesit e palës gjermane shkuan bashkë me Prokurorinë shqiptare në laboratorin e kokainës, ku fiksuan prova me vlerë për hetimin.
    Mësohet se mostra të solucioneve dhe kimikateve të marra në laborator, së bashku me lëndën përzierëse, janë dërguar në Gjermani për kryerjen e analizave të thelluara që do të përcaktojnë sasinë e kokainës.

    Panorama

  3. #103
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,679

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Hahaha Sero jam kurioze cbehet andej nga lagja e "Rilindasve" pas ktyre pislleqeve , jo per gje po ka matériale boll brari nashti me ja plas horlliqet surratit sado qe jan tgjithe sikur i ka pjelle enveri nga b´´´tha hahaha
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  4. #104
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Sa here qe zbulohet skandali i radhes dhe kapet me presh ne duar, Edi kolumbia me Tahir sehir drogmania nxitojne ta quajne operacion i suksekshem i policise. Sic ndodhi me rastin e avionit te divjaket qe u kthye ne nje mushkonje te stermadhe dhe per arsye se se mbajti dot peshen mbi kurriz ra ne toke e theu kemben, shkoi policia e kapi mu aty ku tha Saliu, ne divjake. Ashtu si ne ket rast me laboratorin e droges, pasi zhduken aktivitetin e hashashit te lazaratit , rilinden aktivitetin e kokaines te elbasanit. Se po te mos ishte per gjermanet , aktiviteti dhe grupi nuk do zbuloheshinr. Duke ditur qe erdhen me pushtet me krimin e organizuar qe sponsorizuan fushaten dhe benin te mundur blerjen e votatave ne qellimin e rezultatit peblishitar , per qeverine e kriminelve te droges, lazarati ishte bastion i se djathtes, qeveria e majte e Edi kolumbise ngriten kokainen e elbasanit per te marre monopolin total te droges, qe kjo ishte menyre per te fituar leket e harxhuara ne fushate dhe do ti duheshin te benin per zgjedhjet. Vaj hallit pastaj me ca do ndertonin pallate fidelet, me ca do blente vota Arbeni i ndokes per tu bere deputet, me ca do rronin Shullazet . si do pasurohen me miliardat Tom doshat e kodoshat e tjere, me ca do sponsorizonin fushatat Ermali i pastrehe, pa makine, pa lek e pa brek, taksist nga kolumbia deri ne xibrake te elbasanit...

    Banda e droges e e lidhur kryekeput me qeverine, aktiviteti i saj u rilind pasi rilinden socialistet ne pushtet, filluan te lidhen me amerikano latinet, me kolumbianet e droges. Kjo eshte mafia Edviniane
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 27-01-2015 më 09:13
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  5. #105
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Prokuroria gjermane: Hetimet për laboratorin e kokainës nisën në mars 2014

    Prokuroria e Hanovërit, në Gjermani përmes një deklarate për shtyp ka zbardhur informacione lidhur me zbulimin e laboratorit të kokainës në Xibrakë, afër Elbasanit. Sipas prokurorisë gjermane, hetimet lidhur me mundësinë e një rrjeti të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine në Europë kanë nisur që në mars të vitit 2014.

    Në komunikatë bëhet me dije se fillimisht hetimet nisën pas dyshimeve ndaj një çifti shqiptarësh që jetonin në Gjermani, një burri 46 vjeçar dhe një gruaje 47 vjeçare, e dyshura si bashkëpunëtore e tij, për t’u finalizuar me zbulimin e laboratorit të kokainës nga policia shqiptare në janar të këtij viti ku u gjetën rreth 200 kokainë.

    Shqip

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Citim Postuar më parë nga Lulke Lexo Postimin
    Hahaha Sero jam kurioze cbehet andej nga lagja e "Rilindasve" pas ktyre pislleqeve , jo per gje po ka matériale boll brari nashti me ja plas horlliqet surratit sado qe jan tgjithe sikur i ka pjelle enveri nga b´´´tha hahaha


    Me e bukura,qe eshte fantastike,per ta kuptuar se me çfare njerezish o mostrash kemi te bejme ishin fotografit e makinave qe nxorri Saliu per nipin e Enverit.

    Eshte puro komedi,eshte gallate; Diten mbas aksionit deklarata e pare e Saliut... qe akuzon ministrin e jashtem si pjestar i bandes (meqe aksioni erdhi nga jasht) mbas pak oresh i kunderpergjigjet Braçe,dhe nje njeri normal pret qe ti pergjigjet kesaj akuze,ndersa deklarata e Braçes ishte: "Pse nuk flet Lulzim Basha per drogen " (dmth,qe ky grup ishte i lidhur me jashte por jo me Gjermanin por me Hollanden o me te kaluaren e Bashes).

    Mbas ketij ping-pongu me pasa ("ta prishim lojen,ta hudhim topin jashte stadjumit") arin perla e Saliut,gjen foto makinash nga interneti (i mer nga faqja e fejsbukut te Shkendijes) dhe i nxjerr duke deklaruar:"Shikoni makinat lluksose te nipit te Enverit".
    Nje njeri mendon se eshte budalliku i radhes i Saliut (se kuptohet qe do dali e verteta...se jane makina...),por ne fakt nuk eshte budallik,se kjo deklarate e tille eshte e studjuar ne tavoline me ekspert komunikimi qe paguhen per kete pune.
    Dmth,per te shpetuar nipin e xhaxhit,ku nuk i shkon mendja kopilit Sali. Se nje gje duhet pranuar;eshte kopil.

  7. #107
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    “Grupi i kokainës”, Hyseni pranon akuzat, por s’tregon pjestarët e grupit

    Detaje të reja dalin mbi dosjen e “Kokaina”, ku i akuzuari kryesor, Ilir Hyseni ka pranuar akuzat që rëndojnë mbi të, duke pranuar edhe masën e sigurisë, “arrest me burg” e caktuar nga Gjykata për Krimet e Rënda në kryeqytet.
    Burime nga Prokuroria konfirmojnë për Ora News se Hyseni nuk ka pranuar të tregojë për organin e akuzës lidhjet që ka ka pasur me 8 anëtarët e tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
    “Nuk i njoh personat që po më pyesni”, mësohet të ketë thënë Ilir Hyseni përpara grupit hetimor gjatë ditës së sotme.
    Më 14 janar organet ligjzbatuese në vend, zbluluan një laborator të mirëfilltë kokaine në Xibrakë të Elbasanit, duke arrestuar 9 persona: Ilir Hysenin, Gentian Gjonaj, Kelmend Dalipin, Arjan Dalipin, Sajmir Batkun, Kastriot Imerin, Ermal Hoxhën si edhe dy shtetasit kolumbian, Cesar Avila, Walther Moreno.
    Ndaj 9 të pandehurve rëndojnë 6 akuza të rënda penale si “krijim i grupit të stukturuar kriminal” dhe “trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike”.

    ORA NEWS

  8. #108
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Carlos i kokainës fshihet në Greqi, hetuesit në Selanik

    TIRANE- I shumëkërkuari nga policia Carlos.M, që mendohet të jetë Genci Xhixha, shqiptar ky me nënshtetësi kubaneze, mendohet se fshihet në Greqi dhe që ka lidhje me grupin kriminal të trafikut të Kokainës. Për të marrë informacione rreth vendit të strehimit të tij, pikërisht në këtë shtet kanë udhëtuar disa zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të prokurorisë, të cilët kanë informuar kolegët e tyre të Selanikut për hyrje-daljet e shtetasit misterioz, që ka dalë gjatë dëshmisë së dy kolumbianëve të arrestuar.

    Pikërisht ky njeri që dy kolumbianët Valter Moreno dhe Cesar Avila e tregojnë se i ka sjellë në Shqipëri për të punuar dhe që është kujdesur për ta gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, ka rezultuar se ka dalë nga Shqipëria dhe ka hyrë në Greqi. Dyshimet flasin se Carlos.M, ka përdorur pasaportën Kubane dhe fshihet në këtë shtet tek në ndonjë bazë tjetër që mund të ketë grupi, dhe nisur nga këto dyshime është kërkuar bashkëpunimi i autoriteteve greke, për të hetuar lidhur me veprimtarinë e këtij personi. Njëherësh, hetuesit shqiptarë u kanë vënë në dispozicion homologëve të tyre grekë, informacionin që ata kanë arritur të përftojnë gjatë kësaj kohe në Shqipëri.

    Kolumbiani i dytë
    Hetimet kanë nxjerë në dritë dhe një shtetas tjetër kolumbian që mendohet se ka lidhje me grupin e narkotrafikut. Sipas burimeve të prokurorisë, bëhet fjalë për një shtetas të quajtur Gilberto dhe se ky person momentalisht rezulton të jetë larguar nga Shqipëria, duke arritur të futet në territorin e Greqisë. Shtetasi me emrin “Gilberto” ka dalë gjatë verifikimit të telefonave të të arrestuarve, që ka shkëmbyer sms dhe me shtetasit kolumbianë të arrestuar, duke përfshirë aktivizimin e tij në këtë aktivitet kriminal, ku qëllimi ishte transportimi i kokainës në drejtim të Gjermanisë.

    Verifikim e-maileve
    Teksa po mbushen dy javë nga operacioni i koduar “Xibraku”, Prokuroria e Krimeve të Rënda, është fokusuar në zbardhjen e e-maileve të persona të arrestuar si dhe nxjerrjen e mesazheve telefonike të aparateve celularë që u janë sekuestruar të arrestuarve. Për të mësuar nëse drejtuesit e këtij grupi kriminal kanë biseduar ose jo me njëri-tjetrin me adresat elektronike postare apo në faqet sociale të internetit, lidhur me aktivitetin kriminal, është urdhëruar kryerja e ekspertimit të disa prej këtyre adresave.

    Vendimi është marrë ditën e djeshme nga prokuroria, e cila ka urdhëruar ekspertët e policisë shkencore të ekzaminojnë dhe aparatet telefonike, me qëllim përftimin e sms, fotove apo dhe materialeve të tjera, që janë në dobi të hetimit të dosjes “Kokaina”. Ky verifikim sipas hetuesve vjen në një kohë kur janë ngritur dyshime të arsyeshme se të arrestuarit veç komunikimeve në telefon, mund të kenë kryer biseda që mund të jenë të vlefshme për hetimin.

    Shqiptarja

  9. #109
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Supertrafikanti lidhje telefonike me ish-prefektin e PD në Berat

    VD/Hoxha: Nuk kam folur me Hysenin



    TIRANE - Ilir Hyseni i konsideruar si kreu i trafikut të kokainës kapur në Xibrakë të Elbesanit, pak ditë para se të mbërrinte në Shqipëri kur ishte në Gjermani për të organizuar trafikun e kokainës ka mbajtur kontakte telefonike me ish-prefektin e Beratit Bujar Hoxha i zgjedhur i Partisë Demokratike.

    Ky fakt konfirmohet për A1Report nga burime pranë Prokurorisë së Krimve të Rënda ku Hyseni me numrin e tij të telefonit 069xxxxxxx ka biseduar me numrin 06920xx523 në dispozicion të ish-prefektit të Berishës. Lidhjet telefonike mes Hysenit dhe një farë “Bujari” u konfirmuan dhe nga Gjykata që vendosi burg për Ermal Hoxhën.

    Referuar të dhënave të siguruara nga A1Report, ish prefekti i Beratit zotëron një biznes bojërash në qytetin e Beratit, ndërsa ende mbetet për të sqaruar origjina e lidhja e Hysenit me ish-Prefektin.

    Të njëjtat burime bënë me dije se fillimisht numri i telefonit 06920xx523 i identifikuar thjesht si Bujar, e më pas ka rezultuar se është ish-prefekti Hoxha.

    Aktualisht Hoxha nuk është marrë në pyetje në lidhje me njohjet që ka me Hysenin, ndërsa ai është listuar tek personat që do të pyeten për veprimtarinë e grupit kokaina. Po ashtu referuar të dhënave online, rezulton se ish-prefekti Hoxha prej disa kohësh në biznesin e tij te bojërave kishte lidhje dhe me Gjermaninë.

    Shqiptarja

  10. #110
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Droga, transaksione të dyshimta 'Hanoveri' kërkon hetimin e çiftit

    TIRANE- Dy ditë më parë seksioni i Pastrimit të Parave, i ka referuar policisë së Durrësit, një material të sjellë nga Gjermania për një çift biznesmenësh, në emër të të cilëve mësohet se janë kryer shumë trasnferta bankare.

    Referimi sërish vjen nga prokuroria e Hanoverit, ndërsa sipas të dhënave ka dyshime se njëri nga bashkëshortët në vitin 2013 ka marrë në dorëzim një sasi droge të llojit marijuanë.Policia e Durrësit, pas verifikimeve të para, ka vendosur që procedimi ndaj çifit të bashkëshortëve të fillojë në gjendje të lirë, deri në përfundim të hetimeve, hetime në të cilat tashmë është përfshirë edhe prokuroria. Nga të dhënat që vijnë nga kjo policisë, bëhet me dije se ka dyshime, se mos trafikantë droge, që mund të jenë njohje ose edhe të afërt të çiftit, të kenë kryer transaksione nëpërmjet llogarive të tyre bankare.

    Njëkohësisht, bëhet me dije se po verifikohet edhe roli i njërit nga personat në historinë e një trafiku ndërkombëtar droge, pasi ka dyshime sipas policisë, që Hysi të jetë përdorur nga trafikantë droge për në Gjermani, pasi rezulton se çifti kishte qëndruar në Hanover.

    Hetimet
    Nga të dhënat e policisë së Durrësit bëhet me dije me 26 janar ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë për Sazan dhe Fatbardha Hysin, që të dy 48-vjeçarë dhe banues në qytetin e Durrësit. Sipas policisë saktësohet se në informacionet e dokumentuara rezulton se këta dy shtetas kanë kryer shumë transaksione bankare në shuma të konsiderueshme, në kohë të ndryshme. Në vijim të këtij informacioni është dërguar dhe një raport i policisë Gjermane në lidhje me hetimet në ngarkim të shtetasit Sazan Hysi si dhe personave të tjerë, pasi në vitin 2013 dyshohet se ka marrë në dorëzim 26 kg marijuanë.

    Sipas policisë dy të proceduarit janë persona të paskeduar ndonjëherë dhe që ende nuk dihet se cili është pozicioni i tyre në trasnfertat e shumta që janë bërë në emër të tyre. Sipas të dhënave, mësohet se hetuesit gjermanë kanë kryer verifikime për një grup trafikantësh droge që dyshohet se janë nga Durrësi. Gjermanët e hetimit mësohet se kanë referuar edhe emra tek homologët e tyre në Tiranë, në lidhje me këtë grup.

    ‘Hanoveri’, Zona që sinjalizoi superlaboratorët e Xibrakës
    Me sa duket shqiptarët, janë kthyer në një shqetësim të madh për sa i përket trafikut të drogës në zonën e Hanoverit në Gjermani. Aty, herë pas here, është sinjalizuar për kapje të sasive të ndryshme të drogës, deri edhe në ton, por goditja më e madhe prej tyre, erdhi pikërisht tek gjurmimi që kishin bërë në lidhje me një çift shqiptarësh, të cilët ishin mbajtur në survejim, për sjelljen në Hanover të kokainës dhe të marijuanës. Pikërisht, ishin materialet e tyre të vënë në dispozicion të hetimit shqiptar, që sollën edhe superzbulimin e tre laboratorëve në mes të rrugës së vetme nacionale në Elbasan, ku pjesë e grupit dolën emra të njohur, por edhe disa të tjerë, që ende janë pa emër!

    Shqiptarja

  11. #111
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Faturat e blerjes së paisjeve laboratori u ngrit në shtator

    TIRANE- Ngritja në “këmbë” dhe vënia në përdorim të laboratorit të drogës, për hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dyshohet se është bërë në muajin shtator të vitit të kaluar.

    Ky konkluzjon ka dalë nga disa fatura shit-blerje të gjetura brenda në laborator, të cilat tregojnë blerjen e dy mikrovalave dhe një lavatriçeje, paisje këto që shërbenin si mjete për të kryer procesin kimik të nxjerjes së kokainës nga lënda e lënkshme.Faturat,janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që një oficer është paraqitur në dyqanin ku janë blerë këto paisje elektroshtëpiake për të tërhequr pamjet filmike të personit që ka tërhequr këto paisje nga dyqani. Mësohet se emri i blerësit është i shënuar në faturë dhe në fletën e garancisë, por për arsye hetimore pasi janë në proces verifikimi të tij,nuk bëhet i ditur nga ana e organit të akuzës.

    Lidhur me këto rrethana anëtarë të grupit të hetimit pohojnë se grupi i narkotrafikut nuk ka shumë kohë që e kishte vendosur në aktivitet laboratorin në Xibrakë të Elbasanit. Ky dyshim i tyre mbështetet edhe në faktin se dy shtetasit Kolumbianë kanë mbëritur në Shqipëri në muajin nëntor të vitit të kaluar, duke u pënësuar si persona që arrinin të nxinin kokainën nga pjesa e lëngshme duke e kthyer atë në gjëndjen e mëparshme. Sipas hetuesve, ardhja e kolumbianëve është kryer fill pasi çdo gjë brenda në laborator ishte siguruar.

    Verifikim e-maileve
    Teksa po mbushen dy javë nga operacioni i koduar “Xibraku”, Prokuroria e Krimeve të Rënda, është fokusuar në zbardhjen e e-maileve të persona të arrestuar si dhe nxjerrjen e mesazheve telefonike të aparateve celularë që u janë sekuestruar të arrestuarve. Për të mësuar nëse drejtuesit e këtij grupi kriminal kanë biseduar ose jo me njëri-tjetrin me adresat elektronike postare apo në faqet sociale të internetit, lidhur me aktivitetin kriminal, është urdhëruar kryerja e ekspertimit të disa prej këtyre adresave.

    Vendimi është marrë ditën e djeshme nga prokuroria, e cila ka urdhëruar ekspertët e policisë shkencore të ekzaminojnë dhe aparatet telefonike, me qëllim përftimin e sms, fotove apo dhe materialeve të tjera, që janë në dobi të hetimit të dosjes “Kokaina”. Ky verifikim sipas hetuesve vjen në një kohë kur janë ngritur dyshime të arsyeshme se të arrestuarit veç komunikimeve në telefon, mund të kenë kryer biseda që mund të jenë të vlefshme për hetimin.

    Misteri i 4 personave
    Katër persona, dy prej prej të cilëve i arrestuari Ilir Hyseni ka folur në telefon para se të nisej nga Gjermania në drejtim të Shqipërisë, vijojnë të mbeten mister, për sa i përket identitetit të tyre.Bëhet fjalë për një shtetas të quajtur “Jeton” përdorues i disa numrave telefonikë dhe një shtetas tjetër të quajtur “Bujar”.

    Pikërisht këto dy emra, në hetimet paraprake të kryera nga prokuroria ka rezultuar se nuk janë indetifikuar mirë, ndërkohë që nuk sqarohet asnjë gjë rreth rolit dhe implikimit që kanë pasur këto dy shtetas shqiptarë në grupin e trafikantëve të kokainës. Ndërsa e mistershme ngelet dhe pozicioni i dy shtetasve që janë filmuar nga policia, teksa kanë hyrë në laboratorin e Xibrakës, me kapuçë në kokë dhe këta të pa identifikuar. Për prokurorinë,4 personat e mësipër janë në proces verifikimi për të mësuar nëse ata kishin dijeni për ekzistencën e laboratorit të Kokainës në Xibrakë të Elbasanit, apo të trafikimit të sasisë së kokainës.

    Prokuroria e Hanoverit Gjermania: Hetimi për Hysenin e Ebeling zbuloi rrjetin e drogës
    Fakte të reja dalin nga aksioni i zbulimit dhe shkatërrimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Sipas prokurorisë së Hanoverit, e cila në muajin mars 2014 arriti të marrë inforamcionin se Ilir Hyseni si i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike,i cili dyshohej se trafikontë sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut për në Evropë.Siç theksohet nga prokuroria e Hanoverit, hetimet fillimisht nisën ndaj një 46-vjeçari shqiptari,i cili banonte përkohësisht në Hameln, duke iu referuar Ilir Hysenit, si edhe një 47-vjeçareje nga Bodenverderi, e dyshuar si bashkëpunëtore e tij, që ka të bëjë me bashkëjetuesen Pranvera Ebeling.

    “Nga hetimet paraprake dyshohet që kokaina është përzier në Amerikën e Jugut me substanca të parrezikshme dhe pas mbërritjes përftohej sërish në Shqipëri. Dyshohet që laboratori i kokainës ka funksionuar prej disa muajsh. Ende vazhdojnë hetimet për të zbuluar se sa drogë mund të jetë prodhuar gjithsej në laborator. Ndër të arrestuarit janë edhe dy kolumbianë si edhe 46-vjeçari nga Hamelni. Përveç tyre u arrestua edhe njëri nga nipërit e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha.

    Me sa është bërë e ditur, pjesa më e madhe e të akzuarve në Shqipëri ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.Hetimet e autoriteteve shqiptare i mbështetën atje edhe një prokuror i prokurorisë së Hanoverit, oficerë krimesh të Inspektoratit të Gëtingenit dhe Policisë Federale Kriminale si edhe ekspertë të zyrës Kriminale të Landit Nidersaksen” theksohet në komunikatë.

    Administratori: “Në servis makina erdhi vetëm për t’u lyer me bojë”
    Administratori i “Hyundai Service”, ka pohuar se ditën e operacionit policia ka shkuar në servisin e tij dhe ka kërkuar të marrë një automjet tip Benz, i cili ishte lyer nga puntorët e servisit. Për gazetën “Shqiptarja.com” ai tregoi se automjetin e ka sjellë shtetasi Kastriot Imeri, por nuk pranon se ky i fundit është punonjës në servisin e tij. Sipas pronarit, në punë është vetëm vëllai i Kastriotit, shtetasi Ferdinand Imeri.

    Më tej pronari, rrëfen për gazetën “Shqiptarja.com” se fillimisht janë habitur me praninë e policisë, por pasi ka shpjeguar gjithçka që dinte ai dhe vetë punëtorët e tjerë, policët kanë marrë vetëm automjetin tip “Benz” dhe janë larguar. Pikërisht këtë makinë në servis e kishte çuar Kastriot Imeri, i cili duke shfrytëzuar punën e të vëllait të tij Ferdinandin, ka zgjedhur që të lyejë makinën. Sipas prokurorisë, pikërisht në këtë servis, është bërë dhe modifikimi i vendit se ku do të futej lënda narkotike kokainë.

    Shqiptarja

  12. #112
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2014
    Postime
    27

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Mos u stresoni kot se narko trafiku nuk ka ngjyre dhe Krah.Sipas kesaj llogjike Supertrafikantja nalt madheria e saj,Mbreteresha e Ingllandit,cfare ngjyre i bie te jete Kameleon.???

  13. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Po mire mo trim perse i duhet trafiku mbretereshes se ingllandit, kot te pyes per kuriozitet?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  14. #114
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Ja kush është Ermal Hoxha,nipi i ish-diktatorit komunist Hoxha.
    Ne foto, Ermal Pino Grixho lol

    Emri:  cache-210-166-strict-154237_1.jpg

Shikime: 580

Madhësia:  7.3 KB
    TIRANE - Ermal Hoxha 39 vjeç, i arrestuar gjatë superoperacionit të policisë në Labinot-Fushë si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës, është nipi i parë i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

    Ai është djali i madh i Ilir Hoxhës, fëmijës së parë të çiftit Hoxha, ish-diktatorit Enver Hoxha dhe bashkëshortes së tij, Nexhmije Hoxha. Por lidhja e gjakut me Enver Hoxhen nuk eshte e vetmja qe e lidh Ermalin me regjimin komunist, pasi nena e tij Teuta Hoxha eshte gjithashtu mbesa e Ramiz Alise,
    ish-presidentit dhe sekretarit te pare te Partise Komuniste.

    Po ashtu Ermal Hoxha është bashkëshorti i një prej këngëtareve të njohura shqiptare, Rezarta Shkurt. Ai është i martuar prej 8 vitesh me këngëtaren Shkurta ku së bashku kanë edhe një fëmijë. Ortakeria ne nje zyre avokatie veshtire se justifikon shpenzimet e shumta dhe sponsorizimet e vazhdueshme qe ai bente me kengetaren Shkurta. Kjo e fundit ka nje studio fotografike.

    Pavarësisht famës së bashkëshortes së tij, Ermal Hoxha ka qenë gjithmonë i rezervuar në daljet publike dhe informacionet rreth jetës së tij janë të pakta. Megjithate rrjetet sociale dhe mediat e shkruara kane pasqyruar ne shume raste jeten e tij luksoze, ku ajo qe ka pikasur eshte edhe nje Ferrari me vlere dhjetera-mijera euro. Sipas Teuta Hoxhes, nenes se Ermal Hoxhes, "automjeti nuk është regjistruar në emrin e djalit".

    Emri:  154241_1.jpg

Shikime: 789

Madhësia:  163.5 KB
    Një çast kur Ermal Hoxha është vënë në vëmendjen mediatike është gjatë "betejës" së hapur mes bashkëshortes së tij dhe këngëtares tjetër të njohur shqiptare Rozana Radi. Konflikti mes tyre përfundoi në gjyq. Sherri mes vajzave nisi pas debateve dhe ofendimeve në rrjetin social Facebook, derisa degjeneroi në dhunë fizike. Sipas kallëzimit të Rozana Radit, Rezarta Shkurta i është afruar makinës së Rozanës dhe e ka goditur. Po sipas dëshmisë së saj, nga makina me të cilën udhëtonte Shkurta, ka zbritur bashkëshorti i saj Ermal Hoxha, i cili i ka mbajtur të dyja duart këngëtares Radi ndërsa Rezarta Shkurta e qëllonte në fytyrë.

    Shqiptarja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-02-2015 më 11:04
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  15. #115
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Kokaina, ja përgjimet mes Ermal Hoxhës e trafikantëve të dyshuar



    TIRANE - Anëtarët e bandës së trafikut të kokainës që përpunohej në laboratorin e zbuluar më 14 Janar nga Policia e Shtetit në Xibrakë, komunikonin në telefon me njëri-tjetrin përmes kodeve. A1 Report dhe Shqiptarja.com sjellin sot të plotë transkriptet e bisedave të përgjuara të cilat janë provë në dosjen e prokurorisë kundër 9 të arrestuarve për trafikun e Kokainës nga Kolumbia e që përmes përpunimit në laboratorin në Elbasan, trafikohej në vendet e Evropës Perëndimore.

    Në përgjimet e bisedave mes të dyshuarve, rezulton edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, i cili ndodhet në arrest me burg si pjesë e këtij trafiku.

    Komunikimi telefonik mes Ermal Hoxhës me numrin 069xxx949 dhe numrit 069xxxx975, që dyshohet se është në përdorim nga Arjan Dalipi, gjithashtu i arrestuar nga Policia, është përgjuar në datën 13 Janar të këtij viti dhe 14 Janar, ditë kur policia kreu arrestimet e anëtarëve të dyshuar të grupit kriminal.

    Mëngjesin e 13 janarit, Ermal Hoxha njofton Dalipin se ishte duke shkuar për tek ai, por ky i fundit përmes fjalëve të koduara që banda kishte zgjedhur për të shmangur cdo dyshim, i thotë se “kanë ngrirë tubat, nuk i lajmë dot qentë sot”. E megjithatë nipi i ish-diktatorit i thotë “ja se po vij unë”.

    Nga përgjimet telefonike është zbuluar edhe komunikimi me dy të arrestuarit e tjerë, Gentjan Gjonaj nga Vlora dhe Kelmend Dalipit nga Elbasani, vëlla me Arjanin.

    Pergjimi/ Ja bisedat e plota

    Biseda e datës 13.01.2015 ora 9:21, Ermali përmes numrit telefonik 069xxx949, njofton përdoruesin e nr tek 069xxxx975, që dyshohet të jetë në përdorim nga Arjan Dalipi, se ishte duke shkuar për tek ai, ndërsa ky i fundit, në mënyrë të koduar e njofton se nuk mund të punonte, konkretisht:

    Ermali: Keni ftoht, apo nuk keni ftoht?
    Arjani: Kan ngri sot, a akull sot. Kanë ngri markuçët, nuk i lajm dot qent sot.
    Ermali: Eee, mir hajd ja po vij unë.

    Në datë 13.01.2015, në orën 10:54 përdoruesi i nr 069xxx888 i kërkoi Ermalit që të shkonte të merrte personin dhe të takoheshin të gjithë së bashku:

    +888: Dëgjo mua, shko merre ti.
    Ermali: Po.
    +888: Edhe sille të klubi, te shtëpia. Thuj S. të vij aty e takohemi aty poshtë të gjith.

    Në datën 14.01.2015 ora 09:05 përdoruesi i nr. 069xxxx888 i kërkoi Ermalit, që të njoftonte personin për ta takuar në vendin ku ishin takuar më parë me Klemin dhe Dakun:

    +888: Lidhu pak me Klemin.
    Ermali: Me vllain.
    +888: Lidhu pak me vllain dhe thuj të më dali aty ku kam qenë me Klemin dhe Dakun për herë të fundit.

    Në bisedën e datës 14.01.2015 ora 09:08, prdoruesi i nr. 069xxxx975, i dyshuar si Arjan Dalipi i sugjeron Ermalit që personat të cilët nuk kishin mundësi të lëviznin të komunikonin me Klemin:

    Arjani: E s’kan me ça vin, po ku di gja un, t’llafosim me Klemin, pyete njëher.
    Ermali: Eee, ose thuj Klemit po qe t’shkoj aty tek kafja, ku ishim atë ditë.
    Arjani: E di Klemi?
    Ermali: Po Klemi ka qenë aty me Dakun dhe me këtë t’shëndoshin.

    Në një bisedë të orës 09:23 nga përmajtja e bisedës mes numrave që dyshoheshi të ishin në përdorim nga Ermali dhe Arjani flitet për fuoristratën me ngjyrë gri:

    Ermali: Me fuoristratën është ku di gjë un.
    Arjani: Me fuoristrëdën ësht?
    Ermali: Eee me grin.

    Në bisedën e datës 14.01.2015 ora 09:46 përdoruesi i numrit telefonik 067xxxx189, i dyshuar si Gentian Gjonaj njofton përdoruesin e nr. telefonik 068xxxx645, i dyshuar në përdorim nga Kelmend Dalipi:

    Gjonaj: Ore, të priste ai shoku ty aty tek macet.
    Kelmend: Ku ça veni?
    Gjonaj: Ore te macet, atje ku je takuar ti në fillim një herë me Dakun.

    Gjonaj: E, te “F…”
    Kelnend: Ja se po iki unë direkt.

    Në bisedën e datës 14.01.2015, përdoruesi i nr. telefonik 067xxxx189, i dyshuar si Gentian Gjonaj, komunikon me nr tek 069xxxx575, duke iu drejtuar me emrin Bali (emri tjetër me të cilin njihej Hysenaj) :

    Gjonaj: Hajde vishi, po hiç o ktu në qendër jemi ne, po vijmë andej hajt. Vishu ti e bëhu gati kur të bëj unë zile dil te rruga.
    Bali: Atu tek kafja, aty tek “E…” aty.

    Në bisedën e datës 14.01.2015 ora 11:03, Gentian Gjonaj i kërkon përdoruesit të nr. telefonik 069xxxx949, Ermalit të shkonte dhe t’i merrte:

    Gjonaj: Jo te dërrasat, shko atje drejt merri.

    Rezultoi se në orën 15:25 shtetasi Ilir Hyseni doli nga lokali “Z… K…” ndodhur në rrugën “Konferenca e Pezës” dhe hipi në automjetin fuoristradë ML me targa AA…KM e lëvizi duke mbërritur tek servis “H… S…”, ndodhur në rrugën “Thimi Keit”. Aty u takua me shtetasin Kastriot. Tek servisi, në orën 15:47 u parkua automjeti “Volvo” me ngjyrë gri me targa AA…KO, nën drejtimin e Ermalit, ndërsa në ambjentin e servisit ndodhej automjeti me targa TR…H. Pasi zbriti nga mjeti, Ermali u takua me Ilir Hysenin dhe Kastriotin. Të tre shtetasit, pasi u ndanë nga njërit tjetri, hipën në mjetet e tyre, Iliri në mjetin me targa AA … KM, Ermali në mjetin me targa AA … KO dhe Kastrioti ne mjetin me targa TR … H. Të tre mjetet ndaluan në rrugën "Hamdi Cenoimeri" dhe u futën në një lokal pa emër. Në orën 20.20 Ilir Hyseni dhe Kastrioti ndodheshin të ulur në ambientet e lokal “G…" të ndodhur në rrugën “Komuna e Parisit". Aty shkoi Ermali dhe u ul me ta në lokal. Në orën 20.40 Ermali doli nga lokali dhe lëvizi me mjet në drejtim të rrugës “Sulejman Delvina”. Në orën 20.50 ai erdhi me mjetin “Volvo” në lokal dhe nga mjeti zbriti edhe një person i moshës 40 vjeç me flokë të shkurtra, veshur me xhup të zi. Të dy personat u futën në lokal dhe u ulën në tavolinë së bashku me Ilirin dhe Kastriotin. Më pas ata dolën nga lokali dhe u larguan, Ermali dhe personi i moshës rreth 40 vjeç së bashku me mietin "Volvo", me targa AA … KO, ndërsa Iliri e Kastrioti së bashku me mjetin me targa AA … KM.

    Në orën 10.15 në hyrje të qytetit të Elbasanit u konstatua automjeti i markës "Volvo", me targa AA … KO, me drejtues shtetasin Ermal i cili lëvizi në drejtim të aksit Elbasan - Librazhd. Në orën 10.40, mjeti mbërriti në hyrje të kapanoneve të ndodhura në fshatin Xibrakë. Në orën 10.45 mjeti doli nga ambjentet e kapanonit dhe në sediljen e parë, ndodhej i ulur një person ezmer, me flokë të shkurtra të zeza, veshur me xhup lëkure dhe në sediljen e pasme një person tjetër, veshur me xhup me ngjyrë kafe. Në orën 11.00 mjeti lëvizi në autostradën Elbasan- Tiranë.

    Në orën 11.40 ai mbërriti në rrugën "Milto Tutulani". Nga mjeti zbritën Ermali dhe dy personat që ndodheshin në të, njëri i moshës rreth 43 vjeç dhe tjetri i moshës rreth 47 vjeç. Të tre u ngjitën në katin e dytë të një pallati gjashtëkatësh. Pas pesë minutash të tre personat dolën nga pallati dhe hipën përsëri në mjet duke lëvizur në drejtim të rrugës “Komuna e Parisit". Në orën 11.48 mjeti ndaloi në afërsi të loka1 "G..." dhe të tre personat u futën në lokal dhe u ulën në tavolinën ku ndodhej Gentiani dhe një person tjetër i moshës rreth 45 vjeç. Në orën 12.20, nga lokali u largua Gentiani dhe personi i moshës rreth 45 vjeç, ndërsa Ermali dhe dy personat e tjerë drekuan në Bar-Restorant "P... E...". Në orën 12.43, në ambientet e restorantit hyri personi i moshës 45 vjeç që u largua me Gentjanin.

    Në orën 12.50, hyri në ambientet e kapanonit, të ndodhur në Xibrakë, mjeti “Volksvagen Sharon”, me ngjyrë gri me targa AA ... DD. Nga mjeti zbriti Ilir Hyseni dhe një person tjetër i moshës rreth 42 vjeç. Derën e hapi një person (roja) dhe të tre lëvizën në drejtim të kapanonit. Në orën 13.10, nga pjesa e kapanonit me dritare të mbylluara doli Ilir Hyseni me dy personat e tjerë dhe një automjet fuoristradë. Të tre personat, pasi biseduan për pak momente, u ndanë. Ilir Hyseni hipi në automjetin me të cilin erdhi, ndërsa personi i moshës rreth 42 vjeç që nxorri xhipin nga kapanoni fillimisht i hapi rrugë automjetit tjetër.

    Në orën 13.30 të gjithë personat e ndodhur në Bar-Restorant "P... E..." dolën nga lokali. Ermali dhe dy personat e tjerë, që e shoqëronin, hipën në mjetin "Volvo" dhe lëvizën në rrugën "Komuna e Parisit” ndërsa personi i moshës 45 vjeç me mjetin e tij lëvizi pas mjetit Volvo. Dy mjetet ndaluan para një hoteli në afërsi të rrugës "Gjin Bue Shpata". Personat në "Volvo" zbritën dhe u futën në ambientet e hote1it, ndërsa Ermali vazhdoi lëvizjen drejt Bulevardit "Bajrarn Curri". Pasi tij lëvizi edhe mjeti tjetër.
    Në orën 14.15 mbërriti në Tiranë mjeti fuoristradë “Jeep” me targa TR ... T dhe u parkua tek një shesh pallatesh. Në orën 15.05 aty mbërriti mjeti “Volvo” me drejtues Ermalin. Pak minuta më vonë mjeti “Volvo” u largua nga sheshi i pallateve në drejtim të rrugës "Mihal Grameno". Në orën 15.50 u fut në sheshin e pallateve mjeti foristradë me targa AA ... DM, me drejtues personin e moshës 45 me flokë të shkurtra. Në orën 16.35, nga sheshi i pallateve doli mjeti fuoristradë, me targa TR ... T, me drejtues Sajmirin, i cili ndaloi tek Kryqëzimi i Porcelanit ku u takua me dy persona dhe më pas, u kthye përsëri në vendin e parkimit të mëparshëm.

    Në orën 17.55, mjeti "Volvo", me targa AA ... KO ndodhej i parkuar në Rrugën "Komuna e Parisit", ndërsa Ermali në ambientet e brendshme të lokal "G...". Në orën 18.07 pranë lokalit shkoi mjeti "Volksvagen Sharon", i drejtuar nga Ilir Hyseni me një person tjetër të moshës 30 vjeç, dhe u futën në ambientet e lokalit. Në orën 18.17 pranë loka1it u parkuan dy mjetet "Benz Mercedes", fuoristradë, me targa AA ... KM dhe "Range Rover", me targa AA ... DM, me drejtues Gentianin. Të dy drejtuesit u futën në lokalin ku ndodhej Ermali. Në orën 18.30, nga lokali u largua drejtuesi i "Range Rover", ndërsa Ilir Hyseni dhe të gjithë personat e tjerë kaluan në ambientet e Restorant "P... E...".
    Në orën 19.10 shtetasi Gentian, së bashku me drejtuesin e mjetit person të moshës 45 vjeç me mjetin fuoristradë “ML", mbërriti në Rrugën "Komuna e Parisit" dhe u ul në tavolinë me Ilir Hysenin dhe Ermalin. Në orën 19.29 Sajmiri, me automjetin me targa TR ... T, mbërriti në Bar Restorant "P... E..." dhe u ul në tavolinë me Ilirin. Në orën 19:47, doli nga lokali Ermali dhe personi i moshës rreth 30 vjeç. Në orën 19.55 u larguari Ilir Hyseni dhe B., ndërsa Ermali dhe persona të tjerë qëndruan në lokal.

    Në orën 09.45 të datës 14 janar 2015 në mjetin fuoristradë “Jeep", me targa TR ... T të parkuar në rrugën "Ali Demi" hipi shtetasi Saimir Batku i cili në orën 09.52 mbërriti tek Rruga e Dajtit. Në afërsi të Bar Restorant “F..." në mjet hipi shtetasi me emrin Gentian. Mjeti vazhdoi lëvizjen dhe mbërriti në sheshin Skënderbej. Në orën 10.22 në aksin rrugor Elbasan - Librazhd u konstatua mjeti BMË X5 me targa AA ... KC, me drejtues personin e moshës rreth 40 vjeç, me flokë të zeza të shkurtra dhe dy pasagjerë të paidentifikuar. Në orën 10.30 mjeti u afrua tek objekti i ish stallave dhe drejtuesi i identifikuar në këtë moment si Kelmend Dalipi, hapi derën dhe parkoi mjetin në ambientet e brendshme. Nga mjeti zbriti Kelmendi dhe dy persona me kapuç të zi në kokë. Të tre personat u futën në ambientet e brendshme të kapanonit. Në orën 10.40 Kelmendi doli nga kapanoni dhe lëvizi me mjetin e tij Foristradë në drejtim të Elbasanit.

    Në orën 10.45 nga objekti doli shtetasi i identifikuar me emrin Arjan së bashku me dy personat që erdhën me mjetin me targa AA ... KC, të cilët mbanin kapuçë në kokë. Të dy personat me kapuç u futën në kapanonin me dritare të mbyllura, ndërsa Arjani tek një derë me pamje nga sheshi kryesor. Në orën 10.50 mjeti “Jeep” me targa TR ... T, vazhdoi lëvizjen në drejtim të aksit rrugor Tiranë-Elbasan. Mjeti drejtohej nga Saimir Batku. Në vendin e parë të pasagjerit ndodhej Gentian Gjonaj dhe një person tjetër ishte ulur në sediljen e pasme. Në orën 11.50 ky mjet mbërriti tek kapanoni dhe u parkua në zonën e kapanonit me dritare të mbyllura. Gentiani zbriti dhe takoi Arjanin i cili doli për t’i pritur. Në orën 12.00 shtetasi llir Hyseni doli nga kapanoni me dritare të mbyllura dhe i shoqëruar nga Arjani hyri në pjesën hyrëse të objektit ku ndërroi veshjen. Të gjithë personat, herë pas herë, dilnin nga kapanoni duke kryer veprime të ndryshme.

    Në orën 12.40, mjeti me targa TR ... T u largua nga objekti në drejtim të Tiranës, ndërsa në orën 13.35 u largua nga ambienti mjeti "Citroen", me targa AA ... AZ, me drejtues shtetasin me emrin Arjan. Në orën 14:12 pranë objektit u afrua mjeti me targa AA ... AZ. Në orën 15:00 Ilir Hyseni, së bashku me Arjanin dhe Gentian Gjonajn derdhën në pjesën e pasme të objektit disa kova të mëdha dhe fuçi në ngjyrë blu. Në orën 15:10 forcat e policisë ndërhynë në objekt dhe bënë të mundur arrestimin e shtetasve Ilir Hyseni, Arjan Dalipi, Gentian Gjonaj, Cesar Avila dhe Valther Moren Morena.

    Shqiptarja

  16. #116
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Jepet emri i rruges,komuna e parisit
    dhe nuk jepet emri i plote i lokalit.
    Pse emri i lokalit mbahet sekret nga Gazeta Shqiptarja?Nuk ka llogjike.
    servis “H… S
    lokali “Z… K…”
    lokal "G...".
    Restorant "P... E...".
    Policia duhet te instaloje video kamera dhe mikrofona pergjues ne cdo lokal ne Tirane
    per te kapur trafikantet.
    Sipas artikullit del qe gjithe trafikantet i pelqejne lokalet dhe i perdorin si vende takimi.
    Pothuaj te gjithe trafikantet e droges, jane pijetare pijne alkol ,so llogjika ta thote qe ato do hyjne ne
    lokale sepse duan te pijne birre/raki/konjak efekti i pijes eshte zberthyes e leshon gojen,goja flet para mendjes
    dhe dalin info sekrete.Instalimi i pergjusave audio dhe videokamerave eshte shume efikas dhe pamjet video dhe materiali
    audio mund te perdoret edhe si prove ne te ardhmen.
    Cdo banke duhet te njoftoje policine menjehere ne rast se dikush depoziton ne banke sasi te madhe parash,ose terheq sasi te madhe
    pasi ka te ngjare mund te jete per qellime te pista blerje,ose nga shitje droge apo armesh.

    Grupi dhe magazja ne Xibrake.


    I kane vene emrin laborator lol.....
    Nga video e postuar nga A1 Report
    Cfare lesh laboratori eshte ai??Nje magazine e qelbur e abandonuar
    me ca fuci dhe kova....
    E quajne laborator ??????????HAHAHA
    laboratori i kokaines.
    Laboratore quhen ambjente te rregullta me tavolina te gjata me komplet tuba qelqi
    pipeta pjata petri ballona qelqi,banjo mari ,reagente, etj te lidhura ne nje sistem te vetem ku krijohet
    droge sintetike(artificiale),droge e dizenjuar nga kimiste te talentuar dhe me shume njohuri,dhe jo nje magazine e qelbur e abandonuar
    me kova dhe fuci plastike.
    Shume qesharake.
    Gazetare karagjoza
    Atje eshte thjesht nje ambjent ndarje e droges dhe paketim,droga behet cut,pritet dhe pakot mblidhen dhe shperndahen..
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 14-04-2015 më 23:40
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  17. #117
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    “Xibraka”, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ermal Hoxhës, s’i jep lirinë

    Gjykata e Lartë ka rrefuzuar kërkesën e Ermal Hoxhës, nipit të diktatorit Enver Hoxha për të fituar lirinë. Rekursi u rrefuzua 4 muaj pas operacionit “Xibraka” ku u zbulua dhe sekuestrua një laborator kokaine.
    Kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë u bë në Gjykatën e Lartë nga i pandehuri në datë 24 shkurt. Në datë 2 prill Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e Hoxhes me argumentimin se nuk përmbush shkaqet që parashikon neni 423 kodit procedures penale.
    Ermal Hoxha sipas këtij vendimi do të qëndrojë në arrest me burg.
    Më 5 janar të 2015-ës policia shqiptare së bashku me Prokurorinë arritën të arrestonin 9 persona, mes tyre dhe Ermal Hoxhën si dhe sekuestruan rreth 30 kg kokainë në laboratorin e përpunimit të lëndës narkotike në Xibrakë të Elbasanit.

    ORA NEWS

  18. #118
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    “Xibraka”, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ermal Hoxhës, s’i jep lirinë

    Gjykata e Lartë ka rrefuzuar kërkesën e Ermal Hoxhës, nipit të diktatorit Enver Hoxha për të fituar lirinë. Rekursi u rrefuzua 4 muaj pas operacionit “Xibraka” ku u zbulua dhe sekuestrua një laborator kokaine.
    Kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë u bë në Gjykatën e Lartë nga i pandehuri në datë 24 shkurt. Në datë 2 prill Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e Hoxhes me argumentimin se nuk përmbush shkaqet që parashikon neni 423 kodit procedures penale.
    Ermal Hoxha sipas këtij vendimi do të qëndrojë në arrest me burg.
    Më 5 janar të 2015-ës policia shqiptare së bashku me Prokurorinë arritën të arrestonin 9 persona, mes tyre dhe Ermal Hoxhën si dhe sekuestruan rreth 30 kg kokainë në laboratorin e përpunimit të lëndës narkotike në Xibrakë të Elbasanit.

    ORA NEWS
    u deklarua 30 kg kokaine, por ne fakt ishin mbi 400 kg. dhe kete e kane thene personat qe morren pjese ne operacion.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  19. #119
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Jepet emri i rruges,komuna e parisit
    dhe nuk jepet emri i plote i lokalit.
    Pse emri i lokalit mbahet sekret nga Gazeta Shqiptarja?Nuk ka llogjike.
    servis “H… S
    lokali “Z… K…”
    lokal "G...".
    Restorant "P... E...".
    Policia duhet te instaloje video kamera dhe mikrofona pergjues ne cdo lokal ne Tirane
    per te kapur trafikantet.
    Sipas artikullit del qe gjithe trafikantet i pelqejne lokalet dhe i perdorin si vende takimi.
    Pothuaj te gjithe trafikantet e droges, jane pijetare pijne alkol ,so llogjika ta thote qe ato do hyjne ne
    lokale sepse duan te pijne birre/raki/konjak efekti i pijes eshte zberthyes e leshon gojen,goja flet para mendjes
    dhe dalin info sekrete.Instalimi i pergjusave audio dhe videokamerave eshte shume efikas dhe pamjet video dhe materiali
    audio mund te perdoret edhe si prove ne te ardhmen.
    Cdo banke duhet te njoftoje policine menjehere ne rast se dikush depoziton ne banke sasi te madhe parash,ose terheq sasi te madhe
    pasi ka te ngjare mund te jete per qellime te pista blerje,ose nga shitje droge apo armesh.

    Grupi dhe magazja ne Xibrake.


    I kane vene emrin laborator lol.....
    Nga video e postuar nga A1 Report
    Cfare lesh laboratori eshte ai??Nje magazine e qelbur e abandonuar
    me ca fuci dhe kova....
    E quajne laborator ??????????HAHAHA
    laboratori i kokaines.
    Laboratore quhen ambjente te rregullta me tavolina te gjata me komplet tuba qelqi
    pipeta pjata petri ballona qelqi,banjo mari ,reagente, etj te lidhura ne nje sistem te vetem ku krijohet
    droge sintetike(artificiale),droge e dizenjuar nga kimiste te talentuar dhe me shume njohuri,dhe jo nje magazine e qelbur e abandonuar
    me kova dhe fuci plastike.
    Shume qesharake.
    Gazetare karagjoza
    Atje eshte thjesht nje ambjent ndarje e droges dhe paketim,droga behet cut,pritet dhe pakot mblidhen dhe shperndahen..
    ti mendon se kokainen e prodhojne me epruveta ne laboratore???
    Kokaina eshte mall per idiotet dhe as qe e can koken kush per higjenen ne prodhimin e saj, aq me teper qe aty laheshin breket, nxirrej kokaina dhe pastaj kristalizohej, ndersa breket pa kokaine i shisnin ne pazar.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  20. #120
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Digjen tre automjete, Shkrumbohet makina e Ferdinand Ndojës, avokatit të Ilir Hysenit të “Xibrakës”



    Shkrumbohet automjeti i Ferdinand Ndojës, avokatit mbrojtës të Ilir Hysenin dhe Pranvera Eberling, të dy të hetuar për kokainën e sekuestruar në laboratorin e përpunimit të drogës në Xibrakë të Elbasanit.
    Dyshimet e para të grupit hetimorë pohojnë se automjeti mund të jetë djegur në mënyrë të qëllimishme, ku sic shikohet edhe nga pamjet, zjarri është përhapur në pjesën e poshtme të gomës së parë nga krahu i shoferit dhe më pas ka përfshirë të gjithë makinën.
    Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pranë shkollës ” Partizani” në rrugen “Ali Pash Gucia”, ndërsa flakët kanë shkrumbuar plotësisht mjetin tip “Benz” me targa AA 170 JN në pronesi të avokaitit, ndërsa zjarri ka djegur pjesërisht edhe dy mjete të tjera, të cilat ishin parkuar aty pranë.
    Avokat Ndoja konfrimon për Ora News se, është paraqitur në polici, duke deklaruar se nuk ka konflikt me askënd, teksa makinën e kishte shitur disa ditë më parë një shtetasi me origjinë nga Kosova por, ende nuk kishte bërë c’regjistrimin e automjetit pranë noterit dhe për këtë arsye figuron automjeti akoma në pronësi të tij.
    Blutë e kryqytetit kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e vërtetë të djegies së makinës së avokatit, ku ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë më një zjarrvënie të qëllimshme apo me nje defekt teknik mjet.

    Emri:  ferdinant-ndoji.jpg

Shikime: 942

Madhësia:  190.5 KB
    Në foto: Makinat e djegura në Tiranë, 17 Qershor 2015


    ORA NEWS

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •