Laboratori i kokainës, zgjerohet hetimi, tre prokurorë ndjekin dosjen
Rritet në tre numri i prokurorëve që po hetojnë dosjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Pas hetimeve paraprake nga prokurori Olsian Çela, që u finalizuan me nëntë arrestime dhe me kapjen e sasive të konsiderueshme të kokainës, përzierësit, armëve dhe kartëmonedhave, grupit të hetimit i janë bashkuar edhe dy prokurorë të tjerë.
Në këtë mënyrë, tre prokurorë do të hetojnë në vazhdim dosjen penale për laboratorin e kokainës. Rritja e numrit të prokurorëve është bërë për shkak të numrit të madh të veprimeve që nevojitet të kryhen, si këqyrjet, ekspertizat, marrja në pyetje e të arrestuarve dhe dëshmitarëve dhe vazhdimi i hetimit për bashkëpunëtorë të tjerë të grupit kriminal.
Panorama
Krijoni Kontakt