Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 140
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Elbasan: Shkatërrohet laboratori i drogës, kapen 100 kg kokainë kolumbiane

    Kokaina e Xibrakës

    Droga vinte në Shqipëri e shkrirë në rroba fëmijësh, trafikohej në Itali me krom

    Hetuesit zbardhin edhe linjën e trafikut që fillonte në Kubë e përfundonte në Gjermani

    Përzgjedhja e Xibrakës për të ngritur laboratorin është bërë për arsye se ishte në afërsi të rrugës
    Trafikimi – 19 kilogramë kokainë, që u bllokuan në makinën e Saimir Butkut, do të ‘fshiheshin’ në Portin e Durrësit në kontejnerët që dërgonin minerale në Itali

    Sokol Çobo

    laburatori i droges ne XibrakeGrupi kriminal që ngriti në Shqipëri një laborator kokaine, ka vepruar në disa shtete, që nga vendet e Amerikës Latine e për të përfunduar kryesisht në Gjermani, ku ishte i siguruar edhe një treg. Hetimet e drejtësisë gjermane zbërthyen këtë bandë, anëtarët e së cilës janë rezidentë në disa kontinente.

    Akuza ka provuar se Ermal Hoxha, nipi i diktatorit, ka bashkëpunuar me një shok fëmijërie që është rezident në Kubë, ndërsa në bashkëpunim me Ilir Hysenin dhe Gentian Gjonajn, ngritën struktura edhe në vendet e tjera, duke “sheshuar” kufijtë e disa vendeve.

    Ata lëviznin shpeshherë në shumë vende perëndimore, por edhe në Amerikë apo Azi, ku dhe ishin pikat e kontaktit. Megjithatë, drejtësia shqiptare thotë se ka zbardhur një pjesë të këtij trafiku, ndërsa verifikimet e mëvonshme, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, mund të gjejnë edhe origjinën e kokainës, e cila mendohet se është nga Kuba, Kolumbia apo Venezuela.


    Linja e trafikut

    Burimet nga Policia e Shtetit thanë për gazetën “Shqip” se kokaina vinte me anije të mëdha në portet turke, ku dhe zbarkonte. Më pas, celula e bandës merrte kokainën dhe e fshihte nën rroba fëmijësh. Prokuroria ka provuar se laboratori i ngritur në Shqipëri funksiononte për heqjen e kokainës së papërpunuar nga rrobat. Për këto procese kimike ishin punësuar dy ekspertë, shtetasit kolumbianë të arrestuar.

    “Kemi prova se kokaina vinte nga Turqia nën rrobat e fëmijëve, apo rripave të lëkurës. Ajo ‘shkrihej’ dhe në Elbasan bëhej edhe përpunimi”, – pohojnë burimet nga grupi hetimor, të cilët saktësojnë se grupi kriminal kishte ngritur edhe një firmë, që importonte veshje në Shqipëri.

    Në lidhje me rrugën që ndiqte kokaina pas zbarkimit në Turqi, hetuesit saktësojnë se ajo kalonte nëpërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë, ndërsa përzgjedhja e Xibrakës për të ngritur laboratorin është bërë për arsye se ishte në afërsi të rrugës dhe mund të lëvizte lirisht drejt Portit të Durrësit, ku dhe trafikohej në Itali.


    Trafikimi në Itali

    Prokuroria, bazuar në materialet e ardhura nga Gjermania, pohon se grupi kishte arritur të fuste në Shqipëri tri ngarkesa. “Sasia e sjellë në Shqipëri, sipas informacioneve të ardhura nga autoritetet gjermane, kap një shifër rreth 100 kilogramë kokainë, e cila më pas do të nxirrej në tregun perëndimor nëpërmjet Portit të Durrësit”, pohojnë burimet nga prokuroria, e cila saktëson se dy shtetasit kolumbianë bënin edhe procesin që hiqte kokainën nga rrobat e fëmijëve apo nga rripat e lëkurës.

    Pas përpunimit të kokainës në Xibrakë, hetuesit thonë se grupi kishte zgjedhur një mënyrë origjinale për ta trafikuar në Itali. Banda kishte ngritur një firmë që merrej me tregtimin e mineraleve. Megjithëse nuk pranohet zyrtarisht nga hetuesit, pjesëtarë të grupit e trafikonin kokainën nëpërmjet kromit. “Sasia e kokainës e bllokuar në makinën e Saimir Batkut, rreth 19 kg, dhe paratë rreth 300 mijë euro, ishin nisur drejt Durrësit për t’u vendosur në një nga kontejnerët që transportonte minerale për ta dërguar në Itali. Ndërhyrja e policisë ka bërë arrestimin dhe bllokimin e sasisë së drogës, si dhe zbulimin dhe sekuestrimin e laboratorit në Xibrakë”, – vijojnë burimet, ndërsa saktësojnë se ndihmë në hetim kanë dhënë pikërisht autoritetet gjermane, që kanë pasur informacionin e saktë të sasive të kokainës që mbërrinte në vendin tonë.

    Sipas të dhënave të dosjes, mësohet se gjermanët prej kohësh po ndiqnin Ilir Hysenin, i cili është arrestuar tashmë në Shqipëri dhe që mendohet se është pjesë e një rrjeti të fuqishëm të trafikut të drogës.

    Shqip

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Dy kolumbianët rrëfejnë njohjet dhe punën që bënin në laboratorin e kokainës në Xibrakë

    ABC NEWS zbardh një pjesë të dëshmisë së tyre dhënë para gjyqtares Liljana Baku



    Dy kolumbianët e arrestuar brenda laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, pranojnë se kanë punuar prej muajsh në përpunimin dhe nxjerrjen e ekstraktëve të kokainës nga rrobat dhe solucionet e ndryshme.
    Cezar Avila dhe Valther Moreno, me ndihmën e pëkthyeses ligjore i treguan gjyqtares së masave, arsyen e ardhjes në Shqipëri, rrugën e ndjekur, lëvizjet dhe vend qëndrimin në Tiranë si dhe pagesat për punën që kishin bërë në laboratorin e Xibrakës.
    Ata i thanë gjyqtares se ishin njohur me një shtetas kolumbian me shtetesi Holandeze në Bogota me emrin Karlos, i cili fliste mirë spanjishten dhe i kishte ofruar punë në Greqi. Sipas tyre kanë udhëtuar me aeroplan nga Bogota në Lisbonë, më pas në Romë, Athinë e Janinë nga ku me autobusin e linjës kishin ardhur në Gjirokastër. Ata i thanë gjyqtares se gjithë kohës ishin të shoqëruar nga Karlosi dhe pas ardhjes në Greqi i kishte treguar se do punonin në Shqipëri në një punë të ligjshme. Por, sipas tyre, nga Gjirokastra në Tiranë kanë ardh me makinë të vogël ku I kanë vendosur në një hotel pranë ish-stadiumit Dinamo. Aty, sipas dy kolumbianëve Karlosi I ka dhënë fillimisht 4 mijë euro për ushqim dhe qëndrim dhe më pas edhe 5 mijë euro të tjera për punën që bënin në laboratorin e drogës në
    Ata i thanë gjykatës, se për të shkuar nga Tirana në Elbasan, ndërronin disa makina të vogla deri në laboratorin e Xibrakës, ku sipas tyre, gjithmon ishte present Karlosi i cili i tregonte se si duhet të punonin për të nxjerr ekstraktin e kokainës.
    Edhe ditën që u arrestuan, kolumbianët pretenduan se aty ndodhej edhe Karlosi, që për hetuesit është emër fiktivë ose ndonjë pseudonim I të arrestuarve, që po punohet për ta zbardhur identitetin e tij. Ata i thanë Gjykatës se ditën e arrestimit kishin nxjerr rreth 450 gram kokainë dhe ishin në process e sipër për të nxjerr pjesën tjetër që mendohet se ishte përzier me një solucion te ardhur nga vendet latine. I gjithë procesi sipas tyre, ishte për të nxjerr kokainën e pastër që më pas përzihej dhe paketohej për të nxjerr në treg.
    Ndërkohë, avokatët mbrojtës në sallën e gjyqit, mësohet se kanë kërkuar nga gjykata caktimin e masës së sigurisë së bllokimit të pasapoortës, kërkesë kjo që nuk u pranua nga Gjykata.

    ABC News

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Akuzat e PD për kokainën, Dalipi: Opozita të sjellë fakte, ndryshe përpara ligjit

    Emri:  alfred-dalipi-655x356.jpg

Shikime: 538

Madhësia:  20.2 KB

    Zv/ministri i Truizmit Alfred Dalipi ka reaguar pas akuzave që opozita adresoj në drejtim të tij për në lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë.
    Sipas Dilipit nëse rezulton qoftë edhe një lidhje fare e vogël mes tij dhe trafikut, ai është gati të përballet me ligjin por edhe me pasojat politike.
    Ai thotë se përfshirja në listën e të ndaluarve të personave që mbajnë mbiemrin e tij i ka dhënë shkas opozitës së Lazaratit të akuzojë edhe atë.
    Nëse opozita nuk provon akuzat, ai thotë se do të përballen me pasoja ligjore që burojnë nga dëmshpërblimi dhe impotenca e tyre për tu përballur me betejën që qeveria po bën kundër drogës dhe krimit.

    ORA NEWS

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Në një shkrim të kësaj të hëne, lidhur me dilemat e operacionit antidrogë, publicisti Fatos Lubonja ka kërkuar ta shikojë këtë ngjarje përtej scoop-it mediatik të arrestimit të nipit të Enver Hoxhës. Në gazetën "Panorama" ai ngre një sërë pikëpyetjesh që kanë tërhequr këto ditë vëmendjen e publikut.

    Duke u nisur nga dilema nëse një operacion i tillë duhet parë si një hap drejt pastrimit të shoqërisë dhe politikës apo jo?- ai vazhdon... “Pikëpyetja e parë është se si ka mundësi që kjo fabrikë– më e madhja në Ballkan– qenka ngritur pikërisht në kohën kur është kjo maxhorancë në pushtet, madje një maxhorancë që i ka shpallur luftë botërisht drogës. Kësaj i shtohet edhe pyetja nëse është e vërtetë se rrjeti e ka kryer aktivitetin më parë jashtë, siç thuhet në disa media, dhe fakti që tani vendosën ta zgjerojnë në Shqipëri, a nuk të bën të dyshosh se kanë pasur një garanci më të madhe, pikërisht pse janë afër apo edhe sponsorë të kësaj maxhorance– siç pretendon edhe opozita?

    U shtohen këtyre pyetjeve edhe disa informacione lidhjesh farefisnore, miqësore apo të biznesit të një pjese të këtyre njerëzve me pushtetarë socialistë. Shtohet gjithashtu edhe një pyetje, që është ngritur së fundmi: në një kohë që Policia dhe Prokuroria mburren që kanë mbajtur sekretin, si shpjegohet që kanë ndërhyrë që të nesërmen e ditës kur është zbuluar laboratori (13 janar), ndërkohë që ta do mendja se për të zbuluar bashkëpunëtorët e rrjetit në dogana e kufi apo edhe pritësit në Gjermani do të duhej të ndiqej i gjithë trafiku? A mos vallë ndërhyrja me kaq shpejtësi është bërë për të mbuluar gjurmët e kokave më të rëndësishme”?

    Këto janë pikëpyetjet që shtron Lubonja, përgjigjen e të cilave ai e pret nga mënyra se si do të hetohet kjo ngjarje. Pikërisht për këtë ai e konsideron si një rast pozitiv e të rëndësishëm që duhet ndjekur me vëmendje.

    Lapsi.al
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-01-2015 më 12:45
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Lubonja, ne ate vend eshte nga te paktet qe mund te lexohet per te mos thene qe eshte i vetmi qe thote ndonje gje te zgjuar.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Lubonja, ne ate vend eshte nga te paktet qe nuk mund te lexohet per te mos thene qe eshte i vetmi qe s'thote ndonje gje te zgjuar.
    Ta rregullova postimin se kishe bere gabime!
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Ta rregullova postimin se kishe bere gabime!
    Rrofsh,ta paça borxh. Do ti them Albos dhe stafit drejtues te't bojn moderator tek temat per Saliun.haha..

    Edhe se nuk ka te njejtin kuptim,si forma pohore dhe ajo mohore.Nese mohimi bie mbi te gjithe fjaline,forma mohore perfitohet duke i shtuar formes pohore pjesezen Nuk dhe S' para foljeve ne menyren deftore,habitore,kushtore. Mungon vetem forma "mos" qe duhet te perdoret para foljeve ne menyren urdherore,deshirore,lidhore.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    2043 (21-01-2015)

  9. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Laboratori i kokainës u dha me qira për 30 mijë lekë në muaj. Zbulohet akti noterial, Dalipi e dha për 3 vjet

    Emri:  kontrata_laboratorit.jpg

Shikime: 407

Madhësia:  46.4 KB
    Faksimile e kontratës së qirasë për magazinën

    Godina ku ishte ngritur laboratori i drogës në Xibrakë të Elbasanit, ishte dhënë me qira për 30 mijë lekë të rinj në muaj. Një ditë pas dëshmisë së dhënë në gjykatë nga i arrestuari Kelment Dalipi, i cili është pronar i godinës që përdorej si laborator për përpunimin e drogës, është bërë publik edhe dokumenti i kontratës së qirasë.

    Sipas kontratës së qirasë, të firmosur pranë noterit, godina në pronësi të Kelment Dalipit i është dhënë me qira shtetasit Aleksandër Nasufi, nga Berati, që prej datës 13 nëntor të vitit 2014.

    Në kontratë thuhet se: “Në Elbasan, më datë 13 nëntor 2014, para noteres Alma Limani, regjistruar pranë Dhomës së Noterisë Durrës, me studio ligjore në Elbasan, u paraqitën personalisht qiradhënësi Kelment Dalipi dhe qiramarrësi Aleksandër Nasufi. Palët e mësipërme, në bazë të nenit 801 e vijues të Kodit Civil, kërkuan përpilimin e kontratës së qirasë së një sipërfaqeje ndërtese.

    Siç rezulton nga certifikata për vërtetin pronësie, qiradhënësi ka në pronësi një sipërfaqe ndërtese (magazinë) prej 200 metrash katrorë, e ndodhur në Xibrakë, Elbasan, të cilën deklaron se e ka të lirë nga çdo barrë apo detyrim ndaj të tretëve, nga e cila i jep me qira një dhomë shtetasit Agim Bogdani. Kontrata do të jetë për një periudhë 3-vjeçare, duke filluar nga data 13 nëntor 2014, deri më datë 13 nëntor 2017, mund të rinovohet pas këtij afati me pëlqimin e të dy palëve. Çmimi i qirasë është 30 mijë lekë në muaj, pagesë e cila do të bëhet parapagim çdo 3 muaj”.


    Pronari i magazinës: E dhashë me qira, s’e dija për kokainën. Ja debati me prokurorin në gjykatë

    Emri:  klement_dalipi.jpg

Shikime: 517

Madhësia:  15.2 KB
    Kelment Dalipi

    I vetmi që ka bërë deklarime në seancat e mbajtura në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte Kelment Dalipi, 45 vjeç, nga Elbasani.

    Në gjyqin që u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, ai ka pranuar se magazina në Xibrakë të Elbasanit ku u gjet laboratori i kokainës ishte në pronësi të tij.

    I arrestuari deklaroi para gjykatës, se disa muaj më parë e ka dhënë me qira objektin në fjalë dhe nuk dinte çfarë ndodhte brenda mureve të godinës. Përmes avokatit mbrojtës, Kelment Dalipi ka paraqitur para gjykatës dokumentacionin përkatës të dhënies së godinës me qira, duke kërkuar që akuzat ndaj tij të rrëzohen.

    Deklarimi i të arrestuarit në lidhje me magazinën ku ishte vendosur laboratori i drogës, shkaktoi reagimin e përfaqësuesit të Prokurorisë. Ai e pyeti të dyshuarin se përse në raportet e vëzhgimit të bëra gjatë muajit janar 2015 në Xibrakë të Elbasanit, Kelment Dalipi është filmuar duke hyrë e duke dalë në godinën e laboratorit të drogës të paktën tri herë.

    Kësaj pyetjeje të prokurorit, mësohet se i arrestuari i është përgjigjur me faktin se në janar, qiramarrësi i godinës e ka njoftuar se linja e furnizimit me energji të ish-magazinës ka pasur probleme. Sipas 45-vjeçarit, ai kishte hyrë në godinë deri te kutia elektrike për riparimin e problemit ndërsa pretendoi se nuk kishte lidhje me aktivitetin që zhvillohej në laborator.


    Panorama

  10. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Grupi i kokainës, si u largua Pranvera Ebeling nga Shqipëria 1 ditë pasi Gjermania solli dosjen

    “Panorama” shkruan sot se shqiptaro-gjermanja Pranvera Ebeling, e kërkuar për implikim në trafikun e kokainës nga Shqipëria drejt Gjermanisë, mendohet se është larguar nga Shqipëria para nisjes së hetimit për grupin kriminal ku bënte pjesë.

    Sipas të dhënave paraprake nga hetimi, femra e kërkuar në Shqipëri dhe Gjermani mendohet se është larguar nga vendi ynë në datën 18 dhjetor 2014.

    Të dhënat tregojnë se ajo ka ikur nga Shqipëria nëpërmjet Portit të Durrësit, në drejtim të Italisë dhe më pas gjurmët e saj humbasin pasi nuk dihet asgjë për lëvizjet e saj. Femra e përshkruar nga pala gjermane si organizatore e trafikut të drogës, bashkë me partnerin e saj Ilir Hyseni, kishte hyrë në Shqipëri në datën 14 dhjetor, po nga Porti i Durrësit.

    Pasi ishte nisur nga Gjermania më 13 dhjetor 2014, Pranvera Ebeling ka mbërritur në Itali dhe më pas është nisur drejt Shqipërisë ku qëndroi vetëm pesë ditë. Pikërisht për lëvizjet e saj, pala gjermane po kryente hetime dhe më 17 dhjetor 2014 njoftoi me anë të një letre Prokurorinë shqiptare.

    Emri:  ilir-hyseni.jpg

Shikime: 529

Madhësia:  32.6 KB
    Ilir Hyseni, i arrestuar si kreu i grupit te kokaines

    “Personi që njihet me të dhënat si Ilir Hyseni, ka ardhur në Shqipëri, ndërkohë që edhe shtetasja Pranvera Ebeling është nisur drejt Shqipërisë ku mendohet se ndodhet lënda narkotike”, thuhej në shkresën e mbërritur në Tiranë nga Gjermania në datën 17 dhjetor 2014. Sipas të dhënave, pala gjermane e ka identifikuar shtetasin Ilir Hyseni edhe me emrin tjetër Bali Meta, ndërsa ka theksuar se ai dhe partnerja e tij bënin pjesë në organizatorët e trafikut të kokainës nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Nga hetimet rezulton se shtetasja e kërkuar ka ikur nga Shqipëria në kohën kur çështja ishte në hapat e parë të hetimit. Menjëherë pasi mori njoftimin nga pala gjermane më 17 dhjetor 2014, Prokuroria e Krimeve të Rënda filloi hetimet për pjesën e grupit kriminal që vepronte
    në Shqipëri. Hetimi u finalizua më 14 janar 2015, duke vënë në pranga 9 persona gjatë aksionit që zbuloi laboratorin e drogës në Elbasan dhe kapi edhe 330 mijë euro e 19.5 kilogramë kokainë. Pranvera Ebeling i shpëtoi arrestimit pasi ishte larguar nga
    Shqipëria 26 ditë para operacionit që mori emrin “Xibraku”, bazuar në vendin ku ishte vendosur laboratori i kokainës. Dyshohet se femra e kërkuar ka pasur rolin e pikës së kontaktit për lëvizjen e sasive të kokainës që janë nisur nga Shqipëria në drejtim të
    Gjermanisë për trafikim.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-01-2015 më 12:45

  11. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Fillojne atentatet e vrasjet me tritol te lidhjeve te organizates kriminale dhe ndaj njerezve te administrates:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...ë-nga-Elbasani
    http://www.forumishqiptar.com/thread...plagoset-rëndë
    http://www.forumishqiptar.com/thread...t-Ardian-Trota

    Albo

  12. #71
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Ja femra që drejtonte laboratorin e kokainës

    Emri:  kokaina_4.jpg

Shikime: 443

Madhësia:  37.7 KB

    Kjo është Pranvera Ebeling, e dyshuara si korriere e trafikut të kokainës nga Shqipëria drejt Gjermanisë, pasi makina e saj ishte dërguar nga Ilir Hyseni për modifikim pranë një servisi në Kombinat.

    ABC News ka mësuar se autoritetet gjermane prej muajsh po ndiqnin lëvizjet e Ilir Hysenit dhe Pranvera Ebelingut, për shkak të dyshimeve se ata ishin pjesë e një rrjet të fuqishëm të trafikut të kokainës. Referuar këtyre informacioneve, ata I kërkuan prokurorisë për krime të rënda hetimin e aktivitetit të tyre në Shqipëri. Nga të dhënat paraprake dhe pas arrestimit të 9 personave, prokuroria ende nuk ka arritur të provoj ndonjë veprim konkret të vajzës që solli makinën e saj nëpërmjet portit të Durrësit në mes të muajt dhjetor dhe më pas u largua me datë 3 janar drejt shtetit gjerman nga Rinasi.

    Jo zyrtarisht thuhet se ndaj të dyshuares Pranvera Ebeling dhe Ilir Hysenit tashmë të arrestuar në Shqipëri, autoritete e drejtësisë gjermane po vazhdojnë hetimet për aktivitetin e tyre atje.

    Sipas prokurorisë, nga hetimet është provuar se Hyseni kishte kontakte të vazhdueshme me Kastriot Imerin dhe Ermal Hoxhën nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha.

    Ky komunikim ka nisur që nga Gjermania për të vazhduar në Tiranë me takime të ndryshme. Hetuesit thanë se gjatë vëzhgimit dhe ndjekjes së Hysenit janë identifikuar edhe personat e tjerë, mes tyre të arrestuarit Arjan Dalipi që po shihni në foto dhe Klement Dalipi që për hetuesit ka qenë me aktivë gjatë bisedave dhe lëvizjeve nga Elbasani në Tiranë. Ndërkohë, i dyshuari si një nga organizatorët e rrjetit Gentjan Gjonaj për hetuesit është edhe personi që mendohet se kishte kontaktet e vazhdueshme me të gjithë të dyshaurit e tjerë që tashmë janë prangosur.

    ABC News ka qenë pranë laboratorit të drogës në Elbasan, ku ka mësuars e dera kryesore e laboratorit tashmë është dyllosur dhe ruhet nga efektiv të policisë së shtetit.

    Nga ana tjetër në bazë të ligjit antimafia prokuroria për krime të rënda ka kërkuar nga të gjithë zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme evidentimin dhe bllokimin e pasurive të regjistruar në emër të personave të arrestuar apo të afërmve të tyre.

    MAPO

  13. #72

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Fillojne atentatet e vrasjet me tritol te lidhjeve te organizates kriminale dhe ndaj njerezve te administrates:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...ë-nga-Elbasani
    http://www.forumishqiptar.com/thread...plagoset-rëndë
    http://www.forumishqiptar.com/thread...t-Ardian-Trota

    Albo
    Rendesi ka qe administrata te vazhdoje punen dhe mos zbrapset nga terrori i bandave kriminale. Te vazhdoje puna per pastrimin e Shqiperise nga droga dhe kriminelet.

  14. #73
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Berisha sulmon emisionin “Opinion” të Fevziut dhe opinionistët e emisionit

    Ne nje shkrim te tij ne Facebook ish kryeministri Berisha reagon ashper ndaj nje emisionin te Blendi Fevziut. Ja se çfare shkruan :"Te dashur miq, zbulimin e organizates se kokaines, fabrikes se saj te miellit ne Xibrake nga Policia gjermane, Interpoli dhe Europoli, Rama dhe Tahiri, padrinot e vertete te kesaj organizate, vrapuan t'ia atribojne vetes si suksesin e madh, qe ne fakt ishte i njejte me ate te operacionit "rrota e Partise".

    Ne deklaratat e tyre ata nuk permenden ne asnje rast Policine gjermane, Interpolin apo Europolin por e paraqiten operacionin si nje arritje te madhe te tyre dhe policise partiake, pavaresisht se fabrika e kokaines, me e madhja sipas Rames ne Ballkan, kishte rreth 1 vit qe prodhonte mallin e Partise. Po ne histerine zyrtare, per te paraqitur deshtimin e tyre me te madh ne nje sukses te vertete, te enjten qe kaloi, padrinot bene kurban ne "Opinion" ne Tv Klan HD si deshmitare te rreme jo menaxherin e konsumuar Didi por zevendesin e tij te ri fringo, Çopa!

    Miq, ju lutem kthehuni dhe shifeni dhe nje here ate "Opinion". Ne njeren ane zevendesdrejtori i Policise se Shtetit i fryre dhe i kapardisur si deshmitar i nje suksesi te rreme dhe nga ana tjeter 7 gazetare, nder ta papagalli numer 4, qe eshte nje bashkepuntor i njohur i policise kriminale dhe bandave, i pranishem aty me rolin e ndihmesit te deshmitarit te rreme, te tjeret qe iu pelqente te genjeheshin apo te mbanin ison e genjeshtres dhe qe e degjonin me adhurim cdo fjale lidhese dhe presje te Hakiut, supermenit te "Opinionit" sikur nxirrte jo genjeshtra por mjalte nga goja, dhe me ne fund edhe dy gazetare e nje gjysem, qe pavaresisht se deklaruan se njoftimi per organizaten kishte ardhur nga Policia Gjermane, Interpolit, Europolit, apo dhe se shpetuan nga arrestimi mbi 12 anetare te bandes, mbeten thjesht zera periferik ne ate kor festiv, qe me ze te larte apo sfond kendonte "rrofsh Haki sa bukur fole!"

    Te nesermen, Prokuroria e Krimeve te Renda do t'u ngrinte buzeqeshjen ne "Opinion" jo vetem Hakiut, qe shkoi aty i perzgjedhur si deshmitar i rreme pra shkoi aty me qellim per te mashtruar qytetaret qe me taksat e tyre i paguajne rrogen atij, eproreve dhe deproreve te tij, por dhe isoisteve qe njolloj si ai shisnin me kenaqesi deshtimin per sukses dhe natyrisht me shume se sa atyre padrinove, Rama e Tahiri, per suksesin edhe me te madh, edhe me te rreme se sa ai i "rrotes" se Partise Siçiliste apo rrotes se avionit te Riformatos!!"

    Sali Berisha

    Koha Jone

  15. #74
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Shqiptaret ne rrjetet sociale tallen me Edvin Enver Kokainen:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...-Enver-Kokaina
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 20-01-2015 më 17:37
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  16. #75
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Dilemat e operacionit antidrogë

    FATOS LUBONJA

    Në kronikat e operacionit të zbulimit të fabrikës së kokainës në Xibrakë të Elbasanit dhe arrestimit të një grupi trafikantësh ka spikatur në media veçanërisht emri i nipit të diktatorit Hoxha. Një sërë teorish konspirative janë ngritur me këtë rast, sipas meje duke shpërqendruar, qëllimisht ose jo, vëmendjen nga thelbi i çështjes që ngre kjo ngjarje. Vëmendja dhe shqetësimi që bart ky operacion, sipas meje është krejt tjetër nga kurioziteti që mund të ngjallë te një pjesë fakti se ndër të arrestuarit na qenka edhe nipi i Enver Hoxhës.
    E para gjë që duhet thënë duke komentuar këtë operacion, është se droga dhe trafikimi i saj nuk bien si një rrufe në qiell të kaltër. Qielli i Shqipërisë ka vite e vite që është dëshmitar i mbjelljes së marijuanës nga jugu në veri dhe i trafikimit të saj së bashku me drogëra të tjera. Së fundi, ai është bërë dëshmitar i transportimit të saj edhe me avionë të ardhur posaçërisht nga Italia.
    Po ashtu, prej kohësh është folur për industrinë e pazakontë të ndërtimit në Shqipëri, për numrin e pazakontë të kafe-bareve dhe restoranteve apo të karburanteve në një kohë kur vendi prodhon shumë më pak të mira materiale që të mund të sjellin të ardhura financiare për t’i justifikuar këto investime – duke u shpjeguar kjo ekonomi, e ashtuquajtur “shërbimi”, ku më hapur e ku më me doreza, si lavatriçe e pastrimit të parave të pista të drogës.
    Ajo çka është më e keqja, lidhet me atë se, sipas asaj thënies së njohur “politika është shprehje e koncentruar e ekonomisë”, – që nëse nuk është njëqind për qind e vërtetë, ka shumë të vërtetë brenda – ky aktivitet kriminal, dora-dorës që është zhvilluar, jo vetëm që ka pushtuar ekonominë e vendit, por nëpërmjet saj ka kapur edhe politikën e mediet në Shqipëri e, akoma më keq, ka pervertuar një shoqëri të tërë për sa i përket moralit dhe sistemit të saj të vlerave kulturore. Në këtë aspekt të fundit, do të thosha, fakti që ky aktivitet ka depërtuar deri edhe në familjen e ish-diktatorit që, sidokudo bën pjesë në kategorinë e njerëzve të shkolluar apo edhe të së fejuarës së tij, këngëtare e njohur, flet shumë. Ai denoncon vlerat e një shoqërie të dukjes, të imazhit, të mashtrimit e hipokrizisë, ku njerëzit janë tjetër në atë që shesin si imazh publik dhe krejt tjetër në të vërtetë. Aq sa elita e këtij vendi, dora-dorës që kalon koha, në vend t’u afrohen vlerave meritokratike, shkojnë drejt atyre vlerave që mund t’i quajmë të imazheve të droguara, në sensin figurativ dhe real të fjalës.
    Po ende, edhe demokracia dhe liria në vend janë të cunguara dhe të kërcënuara si rrjedhojë e faktit se ekonomia, politika apo sistemi i vlerave janë tejet të prekura nga ky aktivitet kriminal. Kjo jo thjesht sepse krimet që kanë kryer gjatë viteve trafikantët e drogës kanë mbjellë në vend një klimë frike dhe terrori, aq sa në mediet tona shpesh e më shpesh ata që janë vrarë janë mbiquajtur me emrin e dukjes: “biznesmenë ndërtimi” apo edhe thjesht “biznesmenë”, por për sistemin që kanë ngritur duke kapur ekonominë, politikën, mediet, kulturën: drogokraci.
    Këto janë gjëra të ditura, veçanërisht nga ata që merren me politikë dhe gazetari, por edhe më gjerë. Pjesërisht dihen edhe emrat edhe lidhjet që kanë këto grupe me njerëzit e politikës dhe pjesërisht është shumë e lehtë të zbulohen – mjaft që shteti të hetojë burimin e pasurive të dyshimta të shumë prej qytetarëve të vet. Vështirësia ka qëndruar në ato që thashë më sipër.
    Prandaj, sipas meje, ka shumë vëmendje lidhur me këtë operacion të fundit. Pyetja thelbësore që ngre opinioni, është: a po bëhemi me këtë operacion dëshmitarë të përpjekjes së pastrimit të ekonomisë, të politikës, të shtetit të krejt shoqërisë shqiptare nga intoksikimi i drogës, apo jo?
    Përgjigjja në sy të parë është tejet kontradiktore, sepse ngjarja mund të ndahet në dy pjesë. Njëra është ajo ku ngulmon maxhoranca, që thotë me mburrje se ky është zbulimi i fabrikës më të madhe të drogës në Shqipëri dhe eliminimi i saj, së bashku me rrjetin, është në vazhdën e operacioneve, si edhe ai i Lazaratit apo Dukagjinit. Dhe nuk mohohet se gjatë kësaj maxhorance ka pasur disa operacione kapjeje laboratorësh përpunimi droge, si dhe kundër kultivimit e trafikimit të saj.
    Por ka edhe një gjysmë tjetër të ngjarjes, që bazohet në disa pikëpyetje që ngre ky operacion. Pikëpyetja e parë është se si ka mundësi që kjo fabrikë – më e madhja në Ballkan – qenka ngritur pikërisht në kohën kur është maxhoranca në pushtet, madje një maxhorancë që i ka shpallur luftë botërisht drogës. Kësaj i shtohet edhe pyetja: nëse është e vërtetë se rrjeti e ka kryer aktivitetin më parë jashtë, siç thuhet në disa medie, fakti që tani vendosën ta zgjerojnë në Shqipëri, a nuk të bën të dyshosh se kanë pasur një garanci më të madhe, pikërisht pse janë afër apo edhe sponsorë të kësaj maxhorance – siç pretendon edhe opozita? U shtohen këtyre pyetjeve edhe disa informacione lidhjesh farefisnore, miqësore apo të biznesit të një pjese të këtyre njerëzve me pushtetarë socialistë. Shtohet gjithashtu edhe një pyetje, që është ngritur së fundmi: në një kohë që Policia dhe Prokuroria mburren që kanë mbajtur sekretin, si shpjegohet që kanë ndërhyrë që të nesërmen e ditës kur është zbuluar laboratori (13 janar), ndërkohë që ta do mendja se për të zbuluar bashkëpunëtorët e rrjetit në dogana e kufi apo edhe pritësit në Gjermani do të duhej të ndiqej i gjithë trafiku? A mos vallë ndërhyrja me kaq shpejtësi është bërë për të mbuluar gjurmët e kokave më të rëndësishme?
    E pra, nëse gjysma e parë e ngjarjes të bën të shpresosh, gjysma e dytë të bën të dyshosh se ose operacioni është kryer për shkak të presionit të gjermanëve dhe është dështuar me qëllim duke mbetur te peshqit e vegjël, ose që brenda socialistëve ka grupe rivale që kërkojnë të kontrollojnë këtë “biznes”, ose që brenda maxhorancës ka një pjesë që kërkon sinqerisht ta luftojë këtë të keqe dhe një pjesë tjetër që kërkon ta mbajë në pushtet dhe ta zhvillojë.
    Rezultati përfundimtar i këtij operacioni, nëpërmjet procesit hetimor dhe gjyqësor që do ta pasojë atë, do të na japë përgjigje ndaj këtyre dilemave. Përgjigje që lidhen me atë se sa do të kërkohet të zbulohen e të asgjësohen kokat, rrënjët e degët e këtij rrjeti, të cilit, deri tani, duket sheshit se i kanë mbetur shumë pjesë jashtë. Qoftë edhe vetëm për këtë përgjigje ky operacion meriton të konsiderohet si një ngjarje tejet e rëndësishme dhe pozitive e të ndiqet me vëmendje të veçantë.

    Panorama

  17. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,896

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    gjithshka filloi nga gjermania ku nje i penduar tregoi gjithshka ,po te ishte per shqipot laboratori do ishte ne pune 24 ore non stop

  18. #77
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Makina qe sipas ish kryeministrit eshte e Ermal Hoxhes

    Emri:  makina-ermla-hoxha.jpg

Shikime: 1225

Madhësia:  28.9 KB

    Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot fotografi të disa makinave luksoze, të cilat sipas tij janë të nipit të Enverit, Ermal Hoxhës. Në një postim në faqen e tij në rrjetin social facebook ai shkruan “avokati Asad, pas seances gjyqsore te Ermal Hoxhes, organizatorit kryesor te grupit te kokaines, bandes se “Partise Hakmarrja per Drejtesi”, menaxherit te uzines me te madhe ne Ballkan jo te nitratit por te kokaines, iu deklaroi shqiptareve se klienti i tij ishte nje i papune, i pastrehe dhe per pak sa nuk i shkau goja te thoshte se ai kishte vetem 3 mije euro kursime (fiks sa miku per kok i prinderve te tij, Edvin Kristaq Rama)”.

    Sipas Berishës “Per te faktuar pretendimet publike te avokatit Asad, policia e partise po ben gjthçka per te ndihmuar ne zhdukjen e provave. Keshtu, Policia e Partise po fsheh parkun e baronit te varfer te droges Ermal Hoxha ne Durres prej 20 autoveturave luksoze me çmim nga 60 – 170 mije euro secila. Ne fotot poshte keni disa prej tyre qe deshmojne se sa i varfer eshte ne te vertete klienti i avokatit Asad! Partia Siçiliste eshte ne kembe per te nxjerre Ermalin viktime politike te Berishes, siç e quajti Zonja e Zeze ne deklaraten e saj”.

    Panorama

  19. #78
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,489

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Nuk diskutohej qe ne kete çeshtje do futej dhe Saliu,eshte loja e spondit qe e kerkon.,dhe natyrisht dhe familja e xhaxhit me PS.

    Me pak fjale,polikisht,kjo deklarata perkthet: "Une punen time e bera,po ja fus kot per publikun dhe po udhezojme dhe gjykatat ,tani e ka ne dore qeveria ".

  20. #79
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Lapsi gjen korrieren e kokainës së Xibrakës në Elbasan(fotot)

    Ajo është një nga femrat më të kërkuara dhe më të përfolura sot në Shqipëri, ndërsa është vënë në listën e kërkimit edhe nga drejtësia gjermane. Pranvera (Aga) Ebeling, shqiptarja me pasaportë gjermane akuzohet se do të transportonte për në Gjermani kokainën e prodhuar në laboratorin e Xibrakës në Elbasan. Ajo rezulton të jetë bashkëjetuese e kreut të rrjetit të trafikut të kokainës, Ilir Hysenit, i divorcuar prej 10 vitesh. Fotot e publikuara u sollën në redaksinë e lapsi.al ndërsa të njëjtat burime thanë se ajo jetonte bashke me vajzën e saj në qytetin e Pegestorf Holzminden në Gjermani. Sipas të njëjtave burime ka edhe 2 djem, njeri qe jeton ne Rome dhe tjetri ne France.

    Ebeling është marrë në survejim nga ana e autoriteteve të rendit gjermane, më 14 dhjetor 2014, me qëllim për të zbuluar origjinën e kokainës e cila hynte në Gjermani, përmes bandës së kryesuar nga vetë Hyseni. Përgjimi dhe survejimi i saj, veçanërisht më 17 dhjetor, ditën kur Ebeling po merrte tragetin për të hyrë në territorin shqiptar, bëri të mundur që policia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare të zbulojë rrjetin e strukturuar të trafikantëve ( lapsi.al)

    Emri:  l1.jpg

Shikime: 390

Madhësia:  34.4 KB

    Emri:  l3.jpg

Shikime: 425

Madhësia:  93.3 KB

    Lapsi.al

  21. #80
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shkatërrohet rrjeti i kokainës, drejtohej nga nipi i Enver Hoxhës

    Kokaina, i dyshuari si furnitor i laboratorit u denoncua në 2011 për pastrim parash. Tani jeton në Kubë

    Gazeta “Panorama” duke zbardhur sot detaje nga hetimet për laboratorin e kokainës shkruan se Genci Xhixha, shpallur në kërkim për trafikun ishte denoncuar në prokurori në vitin 2011 nga Drejtoria e Pastrimit të Parave pranë Ministrisë së Financave.
    Në kallëzimin e bërë asokohe në prokurori thuhej se personi në fjalë ka qarkulluar shuma të mëdha parash me veprimet bankare që kryente. Nuk dihet fati që ka pasur padia penale në prokurori, por mësohet se shqiptari që jeton në Kubë, në qytetin e Holguinit, është mbajtur në vëzhgim për veprimet financiare që ka kryer gjatë viteve në vazhdim.

    Shtetasi Genci Xhixha u shpall në kërkim nga prokuroria menjëherë pas aksionit të zhvilluar në Tiranë dhe Elbasan, pasi rezultoi se kishte biseda telefonike me të arrestuarit në Shqipëri, Ermal Hoxha dhe Gentian Gjonaj. Sipas akuzës, ka dyshime se Xhixha ka qenë personi që siguronte kokainën që nisej për në Shqipëri nga vendet e Amerikës Latine.

    Panorama

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •