Pse nuk u arrestuan këta dy policë?
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë publike një video ku duken dy oficerë të Policisë Rrugore duke marrë para.
Në shënimin e tij në profilin Facebook, Tahiri shkruan se këta dy efektivë policie nuk janë më pjesë e policisë pasi janë larguar.
Po në fakt kur prova është e filmuar, këta dy oficerë policie pse nuk janë arrestuar??
“Qytetari më nisi këtë video-denoncim për polic rrugor që korruptohet.
Të dy nuk janë më pjesë e Policisë e ndjekje penale për të dy. Ndaj duhet të denonconi çdo gjë.
Vetëm kështu e luftojmë fort policin e korruptuar”, shkruan ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
MAPO
Krijoni Kontakt