Ndahet nga jeta Teli Stefani, aktori i batutės: Tė lumtė Gjino nė Pėrrallė nga e Kaluara
Ndahet nga jeta nė moshėn 84 vjeēare aktori Aristotel Stefani. Teli Stefani siē njihet ndryshe nga qytetarėt gjirokastritė, ndėrroi jetė ditėn e djeshme pas tre atakeve kardiake, nė banesėn e tij, nė lagjen 18 shtatori nė qytetin e Gjirokastrės.
Nė nderim tė tij sot u zhvilluan homazhe nė hollin e Teatrit Zihni Sako nga familjarė, miq, kolegė e banorė
Teli Stefani, ka lindur nė fshatin Lliar tė Zagorisė nė Gjirokastėr. Ai ėshtė njė nga emrat mė tė spikatur tė kinemasė edhe teatrit shqiptar pėr rolet episodikė, me tė cilėt ka krijuar njė karrierė tė spikatur.
Roli i tij episodik te Pėrrallė nga e kaluara, i skalitur edhe interpretuar plot mjeshtėri, mbahet edhe do tė ngelet gjatė nė kujtesėn e shqiptarėve.
Teli Stefani e ka nisur rrugėn e artit me grupin amator tė klubit tė Kuēovės. Nė vitin 1956 ka kontribuar pėr ndėrtimin e Estradės Profesioniste tė Gjirokastrės. Kėtė kontribut e vazhdoi deri nė vitin 1966, ku njėkohėsisht punonte edhe si regjisor i trupės. Gjatė kėsaj periudhe ka qenė edhe drejtori i Shtėpisė sė Kulturės nė Gjirokastėr. Ai do tė mbahet mend pėr rolet e tij nė pjesėt: 14 vjeē dhėndėr, Fundi i botės, Pas vdekjes nė rolin e Adfhamudit, Shqetėsimet e Anės, ku interpreton prof. Selckėn, Djepi i shitur etj.
Ka qenė pjesėmarrės nė14 filma artistikė, nė tė cilėt shfaqet talenti dhe bie nė sy interpretimi i tij i bukur .
Ėshtė nder pėr mua, qė kam bashkėpunuar me Piro Manin, me Dhimitėr Anagnostin, Viktor Gjikėn, ėshtė shprehur dikur ai. Gjithashtu ka qenė edhe pjesė e filmave: Njeriu me top, Liri a vdekje, Koncert nė vitin 1936, Dritat e qytezės, Pėrrallė nga e kaluara, Kthimi i ushtrisė sė vdekur, e shume role tė tjera.
Nė vitin 1998 Teli Stefani do tė interpretojė edhe rolin e shėrbėtorit I cili do tė jetė edhe roli I tij I fundit, nė filmin Dasma e Sakos.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt