Postuar mė parė nga
Albo
Nuk jemi duke diskutuar per nje akt rrugacerie. Per to ka ligje dhe e gjobit, denon ne gjykate, e ceshtja mori fund. Jemi duke diskutuar rastin, kur nje shqiptar del e shprehet: une nuk kam respekt per Gjergj Kastriotin sic ke ti! Te pelqen apo nuk te pelqen ty kjo gje, ajo eshte e drejta e tij ta shprehi. Cdo ligj qe do te fuste ne burg nje njeri vetem se shprehte nje mendim te lire qe bie ndesh me botekuptimin e shumices se shoqerise, do te ishte nje ligj anti-demokratik dhe anti-njerezor. Pasi eshte liria qe e ben njerine dhe jo njeriu lirine.
Ligjet qe shoqerite nxjerrin, jane ligje konsensusi qe aprovohen ne menyre demokratike. Se cilat forma te lirise se shprehjes jane te demshme per shoqerine, e diktojne vete njerezit e lire te asaj shoqerie qe e hedhin ne vote, dhe nese shumica e shoqerise e aprovon, ligji hyn ne fuqi. Por ligjet ne fjale, si ligjet qe gjen ne Turqi, nuk jane ligje qe i ka nxjerre vete shoqeria, jane ligje qe i jane imponuar shoqerise si trashegimi e kultures osmane. Ashtu si ne komunizem, ligjin ne Shqiperi nuk e benin shqiptaret, e bente diktatori me njerezit e tij te besuar qe i sherbinin atij verberisht per te mbajtur nen terror nje popull te tere.
Dhe gjeja tjeter qe duhet te kuptosh eshte qe ligjet qe shoqerite nxjerrin, nuk duhen kuptuar si "nuk ekziston liria pa kufij". Pasi as ligji nuk me pengon mua apo ty ta shkelim ate ligj duke i qendruar besnik lirise sone si njerez. Ka plot njerez qe protestojne e prishin rendin e qetesine publike, arrestohen e denohen ne gjykate, gjobiten apo bejne edhe dite burg. E bejne kete me vetedije dhe paramendim, pasi zgjedhin me mire gjoben e burgun, se sa kompromentimin e shprehjes se asaj qe mendojne e besojne si te drejte.
Dhe te moskeqkuptohemi: une nuk jam per kthimin e shoqerise ne nje kopsht zoollogjik ku secili ben sic i do qejfi. Njeri ka nevoje per moralin e fituar nepermjet vetecensurimit, dhe ky eshte nje proces qe njerui e fiton ne familje, ne bankat e shkolles, ne shoqeri. Edhe te zgjedhesh te mos ofendosh profetin Muhamed apo Zotin Krisht, eshte nje forme e shprehjes se lirise. Nuk duhet kuptuar qe vetem ata qe shajne Muhamedin e Krishtin jane te lire e ne qe nuk e bejme kete gje nuk jemi te lire.
Albo
Krijoni Kontakt