Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,293
    Faleminderit
    9
    25 falenderime nė 21 postime

    Ku thuhet ne bibel...?

    Mendoj te sjelle nje teme, me te cilen cdo i krishtere ballafaqohet cdo dite. Fakti qe kemi perpara na tregon se, brenda krishterimit ka "virgjeresha" te mencura dhe te pamenncura. Por disa pyetje qe me vijne shkurtazi, jane:

    - Ku qendron difernca midis tyre?
    - Cfar perfaqeson njeri grup dhe cfar perfaqeson grupimi tjeter?
    - Cfar eshte bibla per te krishterin, dhe cila eshte pesha e ketij libri ne jeten e te krishterit?
    - A duhet i krishteri fondamentalisht te qendroje ne mesimin e bibles, apo bibla eshte e paplote, ne mesimmin dhe mesazhin e Perendise?
    - A mundet qe dikush, (qofte person apo bashkesi), i cili mbeshtetet plotesisht ne mesimin dhe mesazhin e bibeles, te ece kunder vullnetit te Krishti, apo te jete nje i krishter i rem?
    - Tradita, shkrimi profetik i bibles, apo te dyja bashke duhet te jene thelbi i mesimit per besimtarin dhe kishen e vertete te Krishtit?
    - Nese ju mendoni se duhet te dyja te jen bashke, si tradita po keshtu dhe shkrimi profetik i bibles, atehere, kur njera kundershton tjetren, kush ka te drejte, bibla apo tradita?

    Mbase ka dhe plot pyetje te tjera, por une ne kete teme do te perpiqme te sjell nje veshtrim ta hapur, i cili ne thelb do te kete keto pyetje. Me lejoni ta filloj me nje pyetje: Perse brenda krishterimit ka kontradita, dhe heraheres kundershtimet shkojne deri ne ekstrem, ku nje pale e quan palen tjeter heretike, blasfemuese dhe e reme. Psh. po te shikoni ketu ne kete faqe, ka nje dis'harmoni midis, orthodhoksve dhe joorthodhoksvete krishtere, midis katolikeve dhe jokatolikeve te krishtere. Ku orthodhoksit, rendin drejt lavdise, dhe nga mengjezi deri ne darke, e vetshpallin veten si kisha e vertete, po keshtu dhe katoliket.. Por kush e ka pushtetin dhe autoritetin, qe te percaktoje te Verteten?
    Kam vene re se, sa here qe diskuton me katolike, orthodhokse apo dhe njerez te ndryshem rreth fese se krishtere, biseda shkon e qete dhe pa ndonje revolte. Dhe ne momentin qe ti fillon dhe sjell fjalet e shkrimit profetik, ketu fillojn pozicionimet dhe zenkat. Ne fakt pyes: cfar ndodhi... ne ishim mire... ne po bisedonim qete.. perse sapo une solla mesimin e fjales profetike te bibles, menjehere u ndame dhe zume pozicione "luftimi"? Ajo qe mund te them me plot bindje eshte se, ndarja midis nesh ndodhi per shkak te Fjales profetike te bibles qe une kumtova. Pali tek letra drejtuar Hebr:4:12. thote:

    " Fjala e Perendise eshte e GJALLE dhe e punes, dhe me e mprehte se cdo thike me dy presje, e cila deperton deri ne NDARJE TE SHPRITIT DHE TE FRYMES, TE NYJEVE E TE PALCAVE, dhe SHQUAN ( dallon, shikon, zbulon, qarteson) kujtimet dhe mendimet e zemres."

    Ky varg, eshte nje nga perkufizimet me kuptimplote, qe behet rreth Fjales se Perendise, ne jeten e besimtarit kristian. Nuk mund te imagjinohet kurre nje besimtar apo bashkesi kristiane, ne te cilin nuk eshte prezent dhe veprues Fjala e Perendise. Pali na thote se, Fjala e Perendise eshte i Gjalle dhe Veprues ne jeten e besimtarit kristian. Po keshtu Gjoni ne ungjillin rrefyer pas tij, na deshmon se Fjala Perendi, eshte Jezus Krishti. Kur ne pranojme Jezusin si te vetmin Shpetimtar te jetes tone nga mekati dhe vdekja, ne kemi pranuar dhe lejuar plotesisht Fjalen Perendi, i cili do ta ndryshoje jeten dhe krejt qenien tone, nga nje krijese vdekatare, ne ate te perjetshme. Atehere vijme tek pyetja: perse gjate bisesdes tone me dike, sapo ne sjellim prezent Fjalen profetike te bibles, fillon NDARJA dhe polemikat? Kjo, sepse Fjala, thote Pali, eshte me e mprehte se cdo thike me dy presa, dhe DEPERTON deri ne thellesite qenies tone, duke NDARE Shpritin ( mishoren), nga Fryma ( te perendishmen), dhe duke na shquar apo zbuluar qartazi, mendimet dhe kujtimet e zemres sone. Dhe per zemren e njeriut Jezusi tha se, nga zerma e njeriut dalin mendimet e keqia dhe te mbrapshta, te cilat e ndyjne njeriun.Mark:7:21-23.
    Kur ne pranojme Jezusin, kemi pranuar Fjalen e Gjalle te Perendise, vete Perendine. Ai hyn ne zemren tone, ne kete tempull, dhe e pastron ate me "kamzhikun" e tij, pasi ky tempull eshte krijuar per te adhuruar Perendine, Krijuesin e Gjithpushtetshem, te cilin, tha Jezusi, ju e kini kthyer ne nje vend "kusaresh". Pra shikoni se, pa Fjalen e Gjalle te Perendise ne zemren tone, kursesi nuk mund te kete te Vertete dhe besim te gjalle. Jezusi ju tha farisenjve se, ju nuk besoni tek une, sepse Fjala ime nuk gjen vend tek ju. Pra kjo do te thote se, nese tek ty nuk eshte aktualisht prezent Fjala e Gjalle e Perendise, nuk eshte as Zoti Krisht. Arsyeja, se perse kur ne bisedojme me te krishtere te tjere rreth fese, dhe sapo sjellim ne prezence Fjalen profetike te bibles, fillon debati, kontradtat dhe sheret, kjo ndodh, sepse Fjala e Gjalle e Perendise, NDAN njerzoren nga e perendishmja, mishoren nga frymorja, pabesine nga besimi. Dhe natyrisht ate qe ndan Perendia, askush nuk mund ta bashkoje.

    Vazhdon.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 11-01-2015 mė 18:38

  2. #2
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Mosha
    42
    Postime
    1,259
    Faleminderit
    2
    8 falenderime nė 8 postime

    Pėr: Ku thuhet ne bibel...?

    Pėrshėndetje dėshmues.

    Sinqerisht nuk e kuptoj pse ēdo temė do tė duhet tė ketė tė bėjė me ortodoksėt apo katolikėt. Kjo ėshtė njė ēėshtje personale e jotja por personalisht besoj nuk ka asnjė lloj kuptimi tė rrimė e tė merremi me ta. Kanė nė duart e tyre Fjalėn e Perėndisė ashtu si tė gjithė ata qė i thonė vetes tė krishterė. Ēėshtja e bindjes ėshtė personale dhe vetė Krishti e thekson nė rastin e tė pasurit me tė varfėrin:

    Lluka 16:

    29 Abrahami u pėrgjigj: "Kanė Moisiun dhe profetėt, le t’i dėgjojnė ata".
    30 Ai tha: "Jo, o atė Abraham, por nėse dikush nga tė vdekurit do tė shkojė tek ata, do tė pendohen".
    31 Atėherė ai i tha: "Nėse ata nuk e dėgjojnė Moisiun dhe profetėt, nuk do tė binden edhe nė se dikush ringjallet prej tė vdekurish".

    Nėse nuk i bindemi Fjalės sė Perėndisė, humbja ėshtė e sigurt. Kjo vlen pėr tė gjithė, pa pėrjashtim. Tradita nuk mund tė jetė dhe as qė ka pėr tė qenė kurrė mbi Fjalėn e Perėndisė. Kur tė kuptojnė (ortodoksėt+katolikėt) diferencėn midis traditės dhe Fjalės sė Perėndisė ose e thėnė mė saktė se ēfarė ėshtė tradita, shpėtimi i tyre do jetė afėr. Deri atėhere, le tė ngelemi nė lutje. Debatet, kontraditat nuk janė frytdhėnėse. Perėndia dhe Fryma bind dhe jo ne.


    Bekime.
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,293
    Faleminderit
    9
    25 falenderime nė 21 postime

    Pėr: Ku thuhet ne bibel...?

    Peneil. Qellmi im nuk eshte kundervenia ndaj orthodhoksise, apo katolicizmit. Une e shoh si nje rrezik aktual i koheve te sotme moderne, ku shume lehte nje i krishtere, mund te bjere preh ne mesimet e tradites. kjo, sepse keto lloj mesimesh, jane shume komode per tu pranuar dhe praktikuar nga njerzit. Nuk eshte se une e kam nje problem personal me ta. Kjo ka mare kete lloj veshtrimi dhe perceptimi, sepse ata e shohin si sulm ndaj tyre, kur une i ballafaqoj me biblen. Por nese ju si moderator mendoni se nuk duhen sjelle shkrime te tilla, atehere une bindem dhe i terheq ato qe kam sjelle ketu. Mos haro, sot kemi nje Pape qe flet si president per punet e botes dhe asnje fjale per Krishti, Po keshtu kreret religjionoze qe zhvillojne vecse politika, por qe kane dhe shume ndjekes, te cilet para si ti ndjekin duhet te ballafaqohen me te verteten Fjalen e Perendise. Pra une do ta vazhdoj misionin tim te ballafaqimit te Bibles me te gjitha keto doktrina, "fetare" ne dukje, por ne thelb vecse kallp. Une te falenderoj per gjith kontributin dhe manaxhimin tuaj, qe kini bere ne te gjitha temat e mia. E vleresoj nderhyrjen tuaj si te frtushme. Bekime.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •