Shkup,09 janar-Shqiptarët e Maqedonisë me të madhe po i ndërrojnë emrat e tyre. Edhe ato pak emra shqiptar që i kanë edhe ato ndërrohen merr vesh jozyrtarisht Agjencia e lajmeve “Zhurnal”.
Gati çdo muaj në sportelet e Drejtorisë për udhëheqje të librave amë dhe policisë bëhen kërkesa nga shqiptarët në Shkup, Tetovë dhe Gostivar që t’a ndërrojn emrin e tyre.
Behet fjalë për djem dhe burra shqiptarë nga mosha 18 deri 50 vjeçe. Ka shumë prej tyre që i kanë ndërruar emrat që i kanë pasur nga lindja si Visar, Elvir, Ilir dhe emra tjerë. Jozyrtarisht ata preferojnë më shumë të kenë emra mysliman e jo kombëtar.
Si shembull Muhamed, Abdurrahman, Omer dhe emra tjerë që njihen në historinë islame.
Flitet se për të ndërruar emrin më shumë ndikim kanë imamët-hoxhallarët në Shkup dhe Tetovë të cilët predikojnë se emrat shqip nuk kanë kurrfarë vlere.
© ZHURNAL.mk
http://www.zhurnal.mk/content/?id=151911381153
Krijoni Kontakt