Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Hoxhallarët i bindin njerëzit t’i ndërrojnë emrat shqip?!

    Emri:  ?img=imamm.jpg

Shikime: 1873

Madhësia:  35.9 KB




    Shkup,09 janar-Shqiptarët e Maqedonisë me të madhe po i ndërrojnë emrat e tyre. Edhe ato pak emra shqiptar që i kanë edhe ato ndërrohen merr vesh jozyrtarisht Agjencia e lajmeve “Zhurnal”.

    Gati çdo muaj në sportelet e Drejtorisë për udhëheqje të librave amë dhe policisë bëhen kërkesa nga shqiptarët në Shkup, Tetovë dhe Gostivar që t’a ndërrojn emrin e tyre.

    Behet fjalë për djem dhe burra shqiptarë nga mosha 18 deri 50 vjeçe. Ka shumë prej tyre që i kanë ndërruar emrat që i kanë pasur nga lindja si Visar, Elvir, Ilir dhe emra tjerë. Jozyrtarisht ata preferojnë më shumë të kenë emra mysliman e jo kombëtar.

    Si shembull Muhamed, Abdurrahman, Omer dhe emra tjerë që njihen në historinë islame.

    Flitet se për të ndërruar emrin më shumë ndikim kanë imamët-hoxhallarët në Shkup dhe Tetovë të cilët predikojnë se emrat shqip nuk kanë kurrfarë vlere.

    © ZHURNAL.mk


    http://www.zhurnal.mk/content/?id=151911381153
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2

    Për: Hoxhallarët i bindin njerëzit t’i ndërrojnë emrat shqip?!

    Flitet se për të ndërruar emrin më shumë ndikim kanë imamët-hoxhallarët në Shkup dhe Tetovë të cilët predikojnë se emrat shqip nuk kanë kurrfarë vlere.
    Po pse habitesh?
    Ndoshta per ta nuk ka kurre vlere nje emer "shqiptar"!
    Pastaj ça po na duhen zvarrnike gjysem turk e gjysem harap me emer "shqiptar"!?
    Nuk te ben emri o njeri por ç'ke ne zemer, mundesh te jesh edhe muhamed dhe isuf por me zemer shqiptar!
    Sikunder ka edhe taulante dhe ervina qe lehin gjithe diten arabisht!
    Ndaj nuk ka dyshim qe; emri "shqiptar" per ta nuk ka kurrefare vlere! Sigurisht...
    Por qe kjo e thote gjate per ate qe pellasin disa ketu, e kam fjalen per "asimilimin e shqipeve ne maqedonsa"...
    Eshte fakt i provuar qe, ndersa ne Kosove dhe Shqiperi shqiptaret u konvertuan me dru ( dhune ), ndersa ne Maqedoni me qejf ( deshire ) e me bakllava!!!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  3. #3

    Për: Hoxhallarët i bindin njerëzit t’i ndërrojnë emrat shqip?!

    Koken hengshin. Le te rrijne aty me bashke me maqedonasit se ne Shqiperi skane per te patur kurre vend keta derra.

  4. #4

    Për: Hoxhallarët i bindin njerëzit t’i ndërrojnë emrat shqip?!

    Gjysma e te keqes qe ka dhe si ky me poshte


    Rikthim në identitet: Xhemal Ahmeti bëhet Jon Leka







    Gostivar, 10 janar-Publicisti Xhemal Ahmeti i lindur në fshatin Dobërdoll të Gostivarit sot në facebook njoftoi se do të ndërrojë emrin dhe mbiemrin në Jon Leka. “Mbiemri im si Ahmeti shfaqet veç pas Luftës së Dytë botërore. Në shumicën e dokumenteve të siguruara deri tani njerëzit e fisit tim (shek 18-19) përmenden si Gjoni i Lekeve, Rusta i Lekeve, Mihajli i Stepeve, Gjergji, Fili, Krista i Gjonkeve veç në dokumentet e pasluftës hasim në Qamili i Lekeve, Ramizi i Lekeve ose siç ishte ne dokumentet e babait tim të ndjerë edhe Zekir Kamilov Leka e më vonë Ahmeti. Nuk ka asnjë dilemë se administrata turke ka ndryshuar emrat në myslimanë, ajo bullgare i ka bullgarizuar e kjo maqedone pastaj i ka përforcuar me ov – in dhe ovski – at. Kemi të bëjmë me një asimilim të detyruar e permanent të emrave dhe popullatës ndër shekuj.” deklaroj Leka për Zëri, njofton Agjencia Informative Shqipëria e Bashkuar. “Personalisht nuk kam asnjë motiv religjioz. Të gjithë që jetojnë atje nga vij unë e dinë se babai im gjithmonë është thirrur Zeqir Leka e jo siç ka qenë zyrtarisht.” Jon Leka mes të tjerash tregon se “Asnjëherë nuk jam ndier mirë me këtë emër e mbiemër. Emrin ma ka vënë një hoxhë, madje si Xhemaludin. Për fat të mirë babai im e harron pjesën e dytë dhe mbetet vetëm pjesa e parë. Sa herë që pyetem si quhem – mendoj përballë tjerëve – menjëherë ia nisin: je turk? Jo. Egjiptas? Jo. Arab? Jo u them dhe lodhem dikur e u them shqiptar jam! Nuk kam motive religjioze. S’mund t’i kem. Familjen atje e kam myslimane. Thjeshtë: emrin ma ka ngjit dikush, mbiemrin ma ka vënë dikush dhunshëm dhe që të dy nuk kanë të bëjnë as me bindjet e mia, as me origjinën e as me identitetin tim kështu si jam. Pse t’i barti si një depresion të përjetshëm edhe pse më bëjnë nervoz.” Xhemal Ahmeti lindi në vitin 1969 në fshatin Dobërdoll tash nën Maqedoni. Ka mbaruar Historinë e Arteve, Gazetarinë dhe Teologjinë. Në Universitetin e Freiburgut (Zvicër) ka studiuar Historinë e re dhe Filozofinë. Ka qenë gazetar, redaktor dhe kryeredaktor i disa gazetave të përditshme shqiptare si dhe si redaktor i revistave të ndryshme zvicerane. Xhemal Ahmeti ka botuar vepra me ese, prozë dhe kritikë letrare. Në gjuhën gjermane ka botuar studime rreth Nacionalizmave në Ballkan dhe më gjërë si dhe studime tjera nga fusha e Historisë së Re (1945 – 2000). Që nga viti 1991 jeton në Bernë të Zvicrës. Filozofia e tij eshte iluministe



    http://www.shqiperiaebashkuar.info/2...ehet-jon-leka/ | SHQIPËRIA E BASHKUAR

  5. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Hoxhallarët i bindin njerëzit t’i ndërrojnë emrat shqip?!

    Jo te gjithe e dine " notin".
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Hoxhallarët i bindin njerëzit t’i ndërrojnë emrat shqip?!

    Shume lajm i merzitshem

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Hoxhallarët i bindin njerëzit t’i ndërrojnë emrat shqip?!

    Nqs nuk ndihen aq Shqiptare qe ndryshojne emrat, le ta ndryshojne e kombesine shqiptare qe kane. Mire do i benin e Shqiptareve te vertete e vetes se tyre.

  8. #8

    Për: Hoxhallarët i bindin njerëzit t’i ndërrojnë emrat shqip?!

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Le te rrijne aty me bashke me maqedonasit se ne Shqiperi skane per te patur kurre vend keta derra.
    Je i sigurt i nderuar Dario?
    Pse po çeçenat ç'fare jane??? ndonje kafshe e rralle?!
    Une jashte shtetit fillimisht kontaktet e para i kam patur me maqedonas shqiptar...
    Jo me malazes shqiptar ose kosovar shqiptar, ndonse te gjithe jemi shqiptare......., por
    ndersa kosovaret dhe malazest i thojn vedit shqiptar, GJITHMONE, maqedonasit heraheres vetquhen "maqedonas".
    Kuptohet qe eksperienca ime nuk eshte dhe s'vlen per te gjithe, por une kete realitet kam hasur.
    Ndaj nuk mjafton emri per te qene shqiptar, dhe pasi kete e dine te gjithe, nuk perben lajm fakti qe dikush e nderron emrin
    nga Agron dhe Taulant, ne Imbrahim dhe Mustafa, pikerisht sikur nuk eshte fare e rendesishme nderrimi nga Mehmet ne Nikolla!
    Tema eshte qe nuk jane lirisht popullata shqiptaro/maqedonase te nderrojne emrat, por te nxitur nga hoxhallaret, ky po qe eshte Lajm!
    Pasi qe feja vazhdon ne kontributin antikombetar, pikerisht ne ato vise ku elementi shqiptar po zbehet dita dites.

    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Hoxhallarët i bindin njerëzit t’i ndërrojnë emrat shqip?!

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Le te rrijne aty me bashke me maqedonasit se ne Shqiperi skane per te patur kurre vend keta derra.
    Qeveria Rama ka bere Ligj qe shqiptaret e Lugines se Presheves te punesohen,te studjojne lirisht ne Shqiperi njejte si qytetaret vendas.Ky ligj ne disa aspekte i favorizon edhe shqiptaret e Maqedonise....Shko ankohuni te Edvin Kristaq Rama.
    Madje kryeministri juaj thote publikisht qe : mbrojtja e shqiptareve jashta Shqiperise eshte kategori kushtetuese,ndersa Presidenti juaj (jo me larg se dy-tri dite) deklaron qe bashkimi i shqiptareve do te ndodh patjeter.Pra,ne te arrdhmen ju pret vershim i madh i shqiptareve te Maqedonise,Lugines,Kosoves.
    Me mire te bie te rrish ne Kanada
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Hoxhallarët i bindin njerëzit t’i ndërrojnë emrat shqip?!

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    ndersa kosovaret dhe malazest i thojn vedit shqiptar, GJITHMONE, maqedonasit heraheres vetquhen "maqedonas".
    Gabim e ke.Asnje shqiptar i Maqedonise nuk thote qe jam maqedonas,madje e kunderta ofendohemi kur na thone ashtu.
    Jam nga Maqedonija eshte dicka tjeter.
    Tema eshte qe nuk jane lirisht popullata shqiptaro/maqedonase te nderrojne emrat, por te nxitur nga hoxhallaret, ky po qe eshte Lajm!
    Eshte e vertet qe ndonje hoxhe fundamentalist thote qe te nderrohen emrat,por fenomeni eshte i pa perfillshem.Ke me milion Ilira,Teuta,Agrona ... ndersa realiteti eshte qe nese e shfleton nje ditar te nxenesve te fillores dhe shikon emrat e tyre sheh qe afer 50% kane emra shqip.Para 30 viteve te shfletoje nje ditar te tille me siguri do ishte 100% me emra harabo-turko-iranian.Ne total fenomeni eshte pozitiv.
    Ndryshuar për herë të fundit nga semiku : 14-01-2015 më 10:04
    Rri qetë dhe fol Shqip !

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •