Një kishë do të ndërtohet në Yesilkoy, një nga lagjet e Stambollit. Lajmi u bë i ditur gjatë takimit midis kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu dhe përfaqësuesive të komuniteteve fetare në Turqi, raporton agjencia "Anadolou".

Bëhet fjalë për kishën e parë që do të ndërtohet në historinë moderne të Turqisë. Në takim u theksua se qeveria do të ndajë tokën për ndërtimin e kishës.

Përfaqësuesit e komuniteteve fetare theksuan se Turqia gjatë dekadës së fundit ka ndryshuar në mënyrë të dukshme qëndrimin e saj ndaj besimeve pakicë. Ata kujtuan se pjesëtarëve të komuniteteve fetare pakicë në Turqi u janë mundësuar shumë të drejta dhe liri.

Kryeministri turk ka bërë të qartë se pjesëtarët e të gjitha komuniteteve fetare në Turqi janë të barabartë, duke theksuar se të gjithë i përkasin Turqisë. Në takim morën pjesë patriarku ortodoks grek Phanar Bartholomew I, rabini kryesorë në Turqi Isak Haleva, kreu i zyrës turke për çështje fetare Mehmet Gormez dhe famullitari i kishës ortodokse armene Aram Atesyan.