Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Eda dhe Visar Zhiti, letër publikut pas humbjes së djalit të tyre

    Letra e prindërve të Atjonit

    Emri:  10312437_978608072167306_8692606184111682491_n.jpg

Shikime: 2835

Madhësia:  34.9 KB

    Duam t’u shprehim mirënjohjen tonë të gjithë atyre që na u gjendën në dhëmbjen e madhe që na ra befas, kur shtëpia jonë u mbush me dritën e qirinjve të vdekjes.

    Djali ynë Atjon Zhiti ndërroi jetë para ca ditësh në një aksident rrugor pas një feste me shokë dhe shoqe. Shpejtësia e madhe si e dëshirave të tij, pengesat e rrugës si një mallkim i kobshëm e çuan në tragjedi, duke i ndërprerë pa mëshirë gjithçka që sapo kishte nisur…

    Përmes pikëllimit të thellë e hutimit mortor i falenderojmë mediat elektronike dhe ato të shkruara që jo vetëm e dhanë lajmin e zi duke shpërndanë imazhe të studentit 19 vjeçar të filozofisë Atjon Zhiti, por në shumicë botuan shkrimin e fundit të tij, të cilin e priste, por nuk e pa dot. Po kështu botuan dhe artikuj të veçantë që i kushtoheshin atij, njëri e shihte si trishtim në të gjithë Shqipërinë, tjetri ulërimë oqeanike, se ndodhej buzë oqeanit kur mori kumtin, ndërsa një prift zbulonte një mision të shenjtë te Atjoni ynë, etj, etj.

    Së pari ne u dëshirojmë çdo të mirë të gjithë atyre që na thanë fjalë ngushëlluese apo u përlotën bashkë me ne apo heshtën, që nga fqinjët tanë të mirë e deri tek të njohurit e largët e të pa njohurit, nga kudo, nga miqtë nga Shqipëria e Kosova, nga Italia, ku djali ynë studionte në Milano, në Universitetin “Sacro Cuore”, nga Anglia e Greqia, Zvicra, Franca, Austria, SHBA­ja, Belgjika, Austria, Izraeli, etj, mirënjohje të gjithë atyre që kaluan pragun e derës tonë për të trembur mortjen, shokët dhe shoqet e shumtë të Atjonit, që sillnin forcë jete, pedagogë, shkrimtarë, bashkëvuajtës, deputetë, klerikë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ambasadorë, ish ministra, ish Presidentë të Shqipërisë dhe të Kosovës, ku djali ynë shkonte me dëshirë, etj, etj, deri edhe alpinistët që iu ngjitën Himalajeve, pamë qiellin afër Zotin, na thanë, nuk dihen misteret e tij, kurse ne tani na mjafton një copëz tokë sa një varr dhe humnera e saj…

    Do të donim t’i kujtonim një për një, me emra, do të donim t’i falënderonim për gjithçka, edhe për duartrokitjet me të cilat u përcuall Biri ynë, kuartetin e harqeve, i premtuar për datëlindjen e tij të 20­të, për karafilat e kuq që hodhën mbi arkmort studentë e bashkëmoshatarë, për tufat me lule e kurorat që na erdhën nga kudo, nga ministra e deri dhe nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës. Dhe ata që s’mundën të vijnë dot i kuptojmë…

    Humbja që pësuam ne është e madhe dhe e gjithmontë, e pa qetësueshme kurrë, mbase vetëm kur të jemi pranë birit tonë, por do deshëm të thoshim tani se, kur besimi ynë në qiell u trondit së tepërmi, na u shtua besimi në njerëz…

    Shoqet dhe shokët e Atjonit i falenderojmë veçanërisht për gëzimet që kanë kaluar ata së bashku, për aventurat e pafajshme rinore, që e duan aq shumë, gjithmonë në kohë të tashme, për ato që thonë dhe shkruajnë për Atjonin e tyre, për takimet ku ai vazhdiumisht është…

    Shokët dhe shoqet e Atjonit, një pjesë të cilëve kanë ardhur për pushimet e fundvitit nga universitete të ndryshme të botës, na thonë se Atjoni kishte një ëndërr dhe një përkushtim në arritjen e saj, ne e dimë cila është, shtojnë ata dhe buzëqeshin, është dhe jona, e dëshmojnë dhe ato pakëz shkrime që na la e arriti të botojë, e shpalosin dhe veprimtaritë e tij të porsanisura në Parlamentin Rinor Europian, si p.sh., në Riga, Barcelonë, etj, si dhe takimi i fundit për të të cilin po punonte, do ta kryenin në Shqipëri, në Korçë, i binduar se do të tregonte diçka të vyer nga vendi.

    Ah, ne vetëm deshëm të përuleshim me nderim para dhëmbjes e mirësisë së të gjithëve atyre që na u gjendën, secili siç mundëte, në hatanë tonë dhe deshëm të thoshim diçka që e dinë të gjithë, por jo gjithmonë ndjehet, për fat të keq dhe harrohet, që nuk ka pasuri më të shtrenjtë e më të shenjtë se jeta dhe jeta e gjithsecilit është po aq dhe e të tjerëve që ka përreth dhe e duan, është lidhur dhëmbshëm, tmerrshëm, ulëritshëm dhe atë, jetën tënde, duhet ta ruash po aq shumë dhe për të tjerët, të rinjtë sidomos të ruhen nga gropat që ne kemi lënë rrugës, të mos i shndërrojnë në varre, se ky është fatkobi, apokalipsi…

    Ndërkohë po e mbyllim, me sytë plot lotë, duke i dëshiruar kujtdo të mirën që do të donte vetë e që vlen për të gjithë, vite të rinj të begatë atdheut, me besimin se ëndrra e Atjonit dhe e të rinjve për një jetë më të bukur është gjithandej, ata po kulturohen për t’i bërë të vërteta vizionet dhe idetë, të cilat janë më të mira se sa tonat dhe do të dijnë t’i përmbushin më mirë se sa ne.

    Amen!

    Eda e Visar Zhiti

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bili99 (31-12-2014),pranvera bica (01-01-2015)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Eda dhe Visar Zhiti, letër publikut pas humbjes së djalit të tyre

    Nje nga dhimbjet me te medha qe njeriu perjeton ne kete jete, eshte edhe dhimbja e prindit qe duhet te varrosi e mbuloje me dhe femijen e tij. Nuk besoj se ka dhimbje me te madhe dhe fjalet nuk e pershkruajne dot. Ngushellime familjes se poetit Zhiti per humbjen e djalit te tyre, dhe i lutem Zotit qe t'iu japi force nga Hiri i Tij per te perballuar dhimbjen, dhe ne te njejten kohe, te mbajne gjalle shpresetarine e besimin. Punerat e Perendise jane te mistershme dhe jeta nuk mbaron me vdekjen. Ashtu si qellimi i njeriut ne kete jete nuk duhet te jete nje jete sa me e gjate e me e pasur mbi toke, por pergatitje per ate jeten tjeter qe Zoti ka pergatitur per ne, asaj jetes se ameshuar. Nje shekull mbi toke apo nje jete e ameshuar prane Perendise?! Te gjithe do vdesim nje dite e askush nuk e di kur vdekja do te na trokasi ne dere. Disa ikin nga kjo bote me shpejt se te tjeret, por vdekjes nuk i shpeton dot njeri.

    Mesazhi i familjes Zhiti eshte me vend: asgje nuk eshte me e shenjte se jeta! Cdo dite, ore e minute qe kalojme mbi kete bote, duhet t'i jemi mirenjohes Zotit, e ne te njejten kohe te kuptojme se mund te jete edhe dita, ora e minuta e fundit e jone mbi kete toke. Ka shume njerez qe kete mesazh e kuptojne si nje menyre per te bere nje jete te shfrenuar, per te mos i mohuar vetvetes asnje kenaqesi apo epsh te shfrenuar. Kjo pasi ne mendjet e tyre, vdekja eshte "fundi i filmit". Jeta per ta mbaron me vdekjen. Ka njerez te tjere, qe e vleresojne jeten si gjene me te shenjte te jetes se tyre, dhurata me e cmuar e Zotit per krijesen e tij. Vdekja per ta nuk eshte fundi i filmit, eshte vetem vdekja e trupit, "balta i kthehet baltes", por shpirti qe Perendia na dha nga Fryma e Tij e qe na jep jete, eshte i pavdekshem. Vdekja nuk e mposht dot. Cdo dite keta njerez me besim durojne dhimbjen, durojne sharrjen, durojne padrejtesine, durojne punen e mundimshme. E bejne kete gje pasi "ky eshte Vullneti i Zotit". Keta njerez me besim, vullnetin e tyre ia kane nenshtruar Vullnetit te Zotit. Punerat e Perendise jane te mistershme dhe ne njerezit nuk i kuptojme dot edhe sikur te duam. Vuajtja e dhimbja e larteson shpirtin e njeriut dhe e afron ate me Zotin. Njerezit qe vuajne humbje te tilla, ngushellimin me te madh nuk e marrin nga njerezit, e marrin nga Vete Zoti.

    Sugjerimi i vetem qe do i beja familjes Zhiti eshte qe te mos mposhten nga dhimbja e humbjes se djalit te tyre, por dhimbjen ta kthejne ne force. Duke qene se jane intelektuale te nderuar te asaj shoqerie, zeri e shembulli i tyre vlen shume per gjithe shoqerine. I ftoj te dy prinderit, te perdorin fatkeqesine e djalit te tyre, ne nje fushate sensibilizimi per gjithe rinine dhe shoqerine shqiptare. T'iu flasin bashkemoshatareve e brezit te djalit te tyre, mbi rrezikun qe paraqesin levizja me motor, sidomos ne nje vend si Shqiperia. Te sensibilizojne e lobojne te gjitha instancat e shtetit shqiptar si ne Tirane edhe ne lokalitete, qe te adresojne problemet rrugore, qofshin gropat ne mes te rruges, qofshin levizja e pakontrolluar e automjeteve. Te sensibilizojne edhe gjithe shoqerine shqiptare mbi nevojen e respektimit te rregullave te qarkullimit rrugor. Pasojat e mosrespektimit te rregullave sjell humbjen e jetes. Dhe kjo nuk eshte as hera e pare e nuk do te jete as hera e fundit qe nje shqiptar humb jeten duke levizur ne rruget e atij vendi. Nuk do te cuditesha qe ne statistikat e atij shteti, me shume shqiptare vdesin apo demtohen ne nje vit nga aksidentet rrugore, se sa nga armet e zjarrit.

    Asnje familje shqiptare nuk duhet te perjetoje ate qe ju sapo perjetuat.

    I perjetshem kujtimi,
    Albo

  4. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Eda dhe Visar Zhiti, letër publikut pas humbjes së djalit të tyre

    Moshat e reja kurre,kurre nuk duhet te prekin timonin e makines.
    Moshat nen 24 vjec ne Itali ,Shqiperi ne cdo shtet ne bote duhet tu ndalohet dhenia e patentes.
    I japin makines me by*the,pa pergjegjsi ne pedal gazi dhe u pelqen te ecin sikur jane ne formula uno.
    Nuk dijne te kontrollojne veten as makinen per ulje shpejtesie gradualisht kur afrohen te kthesat.
    I japin makines me impulse gjithe vrull dhe padurim...
    Aksidenti eshte rezultat i shpejtesise per shkak te budallekut te ketyre te rinjve
    ka mundesi edhe i alkolit.
    Eshte faji i prinderve qe u blejne dhe japin makine femijeve nen 24 vjec..
    Eshte ftese per fatkeqsi.Te rinjte mund te vriten vete ne aksident si dhe mund te
    perplasen me prona, njerez kalimtare, makina te tjera dhe shkaktojne fatkeqsi te pa imagjinushme.
    Prindit nuk i falet dhe asnjehere nuk duhet te tregohet sentimental me
    femijet per pune makinash.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 09-01-2015 më 22:45
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •