Patriarku latin i Jerusalemin bėn thirrje pėr rindėrtimin e Gazėz

Ati Fouad Tval, Patriarku Latin i Jeruzalemit, bėri thirrje pėr pėrshpejtimin e pėrpjekjet pėr rindėrtimin e Rripit tė Gazės dhe pėr tė pėrmirėsuar kushtet humanitare dhe tė jetesės sė popullsisė sė saj.
Gjatė meshės nė mesnatė tė Krishtlindes, qė u mbajt nė Kishėn e Lindjes nė Betlehem, Ati Fouad Tval i bėri thirrje botės pėr tė ndihmuar popullin e Gazės dhe tė mos harrojnė vuajtjet e tyre.
"Jeta njerėzore nė Rripin e Gazės ėshtė tragjike, ndėrsa vėmendja e botės ėshtė tėrhequr nga shqetėsime tė tjera", deklaroi Ati Fouad.
"Katėr muaj mė parė, ne pamė njė luftė nė Gaza qė mori jetėn e mijėra viktimave dhe shtėpi tė shkatėrruara, dhe unė pyes veten nėse kėto shtėpi janė rindėrtuar, kush do tė rindėrtojė psikologjinė e fėmijėve tė traumatizuar qė pėrjetuan tri luftėra?".
Patriarku Latin, gjithashtu, foli shkurtimisht rreth konfliktit palestinez-izraelit dhe ai e pėrshkroi atė si njė konflikt nė dukje dhunė e pafund mes palestinezėve dhe izraelitėve.
"Tė gjitha sakrificat shkuan kot ... Asgjė nuk ka ndryshuar nė favor tė kauzės. Izraeli ende jeton nė frikė dhe pasiguri, dhe populli palestinez ende kėrkon tokėn e tyre," Ai theksoi, duke shtuar se "muri kurrė nuk do t’i japė sigurinė e Izraelit dhe paqen . "
"Unė shpresoj vitin e ardhshėm nuk do tė ketė mė mur tė ndarjes, dhe unė shpresoj se ne do tė kemi urat e paqes nė vend tė murit."


Burimi: The Palestinian Information Center
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovė