Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Merrni shëmbëll nga pendimi i Ali Akça-së

    Replike me apollogjetin e keshilltarit te Prresidentit, z. Petro Luarasi
    Në shkrimin tuaj të djeshëm tek revista Drini `Një urim jo vetëm për ortodoksit shqiptarë`, në mbrojtje të z. Ndricm Kulla të cilin për shkak të keqpërdorimit dhe aludimeve ndaj KOASH dhe Kryepeshkopit Anastas, une e quajta në kritikën si z. `Errësim`, mendoj se keni mbrojtur shkeljen e ligjit, dhe për shkak të funksionit që keni sikurse thoni në shkrim përgjegjësia juaj është e dyfishtë.
    Nuk do shumë mënd që të vesh në dukje aludimet keqdashëse të z. Ndriçim Kulla në shkrimin e tij tek gazeta Panorama.
    Me gjithë respektin qe kam per emrin, sepse me duket sikur te jete Petro Nini Larasi, mund t`ju them se shkrimin e Z. `Errësim` Kulla ose nuk e keni kuptuar si duhet ose nuk doni ta kuptoni sepse ndoshta e keni mik apo rrekeni te vazhdoni sharjet dhe kundërshtitë për Kryepeshkopin Anastas.
    Ju po e mbroni se është një këshilltar I Presidentit dhe se atij I lejohen të aludojë sit ë dojë dhe se nuk do të ketë replica për këtë?
    Pikë së pari ju spjegoj se edhe per aresye etike z. Ndricim nuk duhej të kishte shkruar një shkrim te tille pikërisht ditën që fillonin Krishtlindjet, sepse kjo cilesohet pa frike si nje element fyerje dhe ofendimi te pakten ndaj te krishtereve orthodokse sepse z.Ndricim per kete komunitet aludonte. Apo jo?
    Së dyti.z. Ndricim pavarësisht se është këshilltar I Presidentit, permend nje rast te ngajshem te humbjes se autoqefalise maqedonase ortodokse e cila ka qënë autoqefale e njohur si Peshkopata Bullgare e Ohrit në juridiksionin e Patrikanës Eukumenike të Konstandinopojës qe nga viti 1019-1767, dhe gjuha e lexuar ne kisha ishte greqisht. Këtë fakt e vërvit për të aluduar ne ditet e sotme qe Komuniteti rthodoks shqiptar gjithashtu e ka humbur auroqefaline sepse qenka nje Kryepeshkop me origjine greke. Një krahasim jo korrekt dhe aspak normal.
    Gjithashtu, humbja e dokumentacionit për piktorët dhe shqiptarë të tjerë vetëm e vetëm se atë Peshkopatë dhe veçanërisht Manastirin e Shën Naumit ka qënë drejtuar nga grekët, dhe serbët , e këta të fundit deri në ditët e sotme, z. Errësim aludon se edhe KOASH-it do ti humbë dokumentacioni dhe meritat e shqiptarëve për Autoqefalinë e Kishës Orthodokse të Shqipërisë, pikërisht sepse qënka në krye, një Kryepeshkop i huaj….
    Atehere mund t`ju spjegoj i nderuar Petro se ne te dy rastet, z. Ndricim te cilit jo pa qellim i vura emrin `Erresim`, po errëson faktet qe jane te qarta ne ditet e sotme se KOASH eshte Autoqefale, Kisha Orthodokse Maqedonase nuk e ka marrë ende Autoqefalinë pikerisht sepse nga ana zyrtare nuk eshte e njohur nga Patrikana Eukumenike e Konstandinopojës e cila simbolikisht eshte qendra e Orthodoksise me kryetar Bartholomeun, pra sepse nuk ka marre `Tomos-in` e saj.
    Nga ky shkak por dhe për shkaqe të tjera, dhe i ashtuquajturi `at` Nikolla është jo vetem i jashtëligjeshem por dhe shkeles i ligjeve shqiptare sepse ka zaptuar një kishë, dhe shteti ne te cilin z. Ndriçim është keshilltar i Presidentit shqiptar nuk ka bere asnje perpjekje për të vënë në vend ligjin, por indirekt, duke mbrojtur nje shkrim aspak respektues per KOASH-in, te cilin e ka bere për mendimin tim, me keq dashje, ju po mbroni dhe shkeljet e ligjit qe i jane bere KOASH -it persa i perket pronave, pa vene ne dukje ofendimet dhe aludimet ndaj orthodoksisë shqiptare, si ne kete shkrim.
    Është për të ardhur keq qe nje njeri si ju nuk duhet te binit ne kurthin e ateisto-komunisteve dhe te ekstremisteve te cilet kane vite që perpiqen ta bejne Kryepeshkopin tonë si armik, si agjent, si keqdashës i Shqiperise dhe me pak fjale si… shkaktari që Shqipëria po ecen keq. Shumë gjë e ulët i nderuar nese nuk e keni vene re kete keq dashje ndaj Kryepeshkopit dhe ndaj KOASH.
    Sa per dijeni, ky person ne Krye të KOASH-it është nje individ nga më eruditët dhe më të njohurit në boten religjioze nd ë rkombetare dhe ka marre shume tituj e nderime, dhe sigurisht i njohur dhe i miratuar nga BE dhe SHBA.
    Del pyetja perse atehere ne Shqiperi sulmojne prej vitesh KOASH dhe kryepeshkopin? Perse hedhin aludime se prania e Kryepeshkopit do ta beje Shqiperine te kapet nga Greqia? Perse sulmet ndaj Kryepeshkopit dhe ndaj `humbjes` se Autoqefalise sipas tyre jane shkak per te sulmuar ne pergjithesi orthodoksine sikur ajo te jete fajtore per ndarjen e Shqiperise, per fqinjet e këqinj që na paskan mbetur në derë?
    Apo mos keto sulme kanë një apo disa aresye dhe argumenta te tjere,si p.sh., per te mbuluar probleme te tjera qe ka Shqiperia përsa i përket prioriteteve?
    A mund t`ju them nje?
    Përse askush nuk sulmon rrepte islamizmin per nxitjen e njerezve te shkojne ne lufte per qëllime fetare,
    Përse askush nuk godet çoroditjen dhe degjenerimin qe shprehet ne miratimin e ligjeve per martesat gay?
    Përse askush nga ju nuk flet per varferine dhe per nxjerrjen e kufirit minimal te jeteses? etj, etj, Por shume nga ju , dhe me vjen keq ta them, që z. Ndriçim si këshilltar i Presidentit e gjen oportune te mbrojë një ofendues te KOASH-it, e gjeni oportune të mbroni shkeljen e ligjit nga Nikolla Marku, e gjeni oportune te beni armik nje Kryepeshkop te nderuar qe ka 23 vjet ne Shqiperi dhe nuk i keni dhënë te pakten nënshtetesine shqiptare sipas ligjit, e gjeni oportune te beheni pseudo-patriote duke na quajtur ne qe mbrojme KOASH-in dhe ligjet, si grekafone, armiq, etj, etj?
    Jo i nderuar z. Petro Luarasi, duhet ta shikosh problemin që ngrita, ashtu si duhet ta kishin parë prindërit e tu me që emri juaj tingellon si i krishtere orthodoks.
    Nuk duhet te perkrahesh z. `Erresim` Kulla me aludimet e tij keq dashese, por të pakten te kishe heshtur apo ta kish lexuar edhe njehere ate qe shkruan z. Errësim, në shkrimin e tij, dhe atë që shkruaj unë në kritikën time; pastaj na trego se kush ka qene kongresi i Beratit, korcaret e SHBA, kontributet për të cilat jam edhe unë që kam shkruar nëse nuk e di.
    Unë në timeline-n tim ne facebook, kam paraqitur dy figurat me te shquara te orthodoksisë shqiptare në foto dhe në koment qoftë ne Facebok me emrin `Lidhja e intelektualeve Orthodokse te Shqiperise`: Fan nolin dhe kryepeshkopin Anastas.
    Fan S. Noli e beri Krishtin te flase shqip dhe, Kryepeshkopi Anastas i cili ringjalli Kishen Orthodokse Autoqefale te Shqiperise që kishte vdekur nga komunizmi.
    Vepra që po bën Kryepeshkopi Anastas per KOASH, na bën të mendojmë se ashtu sikurse dhe Kardinali i huaj katolik ne Shqiperi Masafra qe po e drejton per bukuri komunitetin katolik, -të kishte mundësi dhe Shqiperia të drejtohej per nje fare kohe nga nje trojke e huaj në mënyre që të viheshim në binarët e integrimit, sepse kështu si e kemi nisur e vazhduar duke sharë ata që punojnë dhe duke lavdëruar hajdutët, te korruptuarit dhe hipokritët, ky vend do te ngele i fundit ne Europe dhe do te vazhdoje te emigroje pikerisht per shkak se politika dhe politikanet shqiptarë, në të cilën perfshiheni dhe ju, e kane katndisur keto 23 vite Shqiperinë ne anarki, degjenerim, dhe emigrim.
    `Ju lumte` i nderuar, që mbroni të shtremberen. Vazhdoni keshtu se rruga drejt rrenimit eshte si autostradë.

    P.S. Të pakten merrni shëmbëll nga Ali Akca që vendosi nje tufë me lule viktimës së tij Papës Gjon Pali II, sepse ishte penduar thellesisht per krimin që bëri.

  2. #2
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Për: Merrni shëmbëll nga pendimi i Ali Akça-së

    Petro Luarasi
    Bashkëbisedim me studjuesin ortodoks Pirro


    Në shkrimin ‘’Një urim jo vetëm për ortodoksit shqiptarë’’, në lidhje me anonimatin ‘’Pirro’’ ( apo ‘’Pirro 10’’) kam shkruar se nuk mund të përfshihem në ‘’lojë’’ përderisa nuk paraqitet me identitet real, se mund të na dalë rrobot dhe bëhem unë gaz i botës. Përndryshe si besimtar ortodoks, përse e fsheh autorësinë e opinionit të tij? Megjithatë po nxis hamendjen se shkruesi ka kontribute intelektuale, historike e fetare dhe quhet Pirro P.
    Ndaj ka interes publik diskutimi i pikëpamjeve me një qytetar shqiptar, të përkatësisë ortodokse, të cilit po i drejtohem me të njëjtën konsideratë si të jetë vetë i mirënjohuri studjues Pirro P. i cili po ashtu ka shkruar për ‘’kongresin e Beratit, korçaret e SHBA dhe figura të tjera të shquara të ortodoksisë shqiptare’’. Për më tepër, mesa di, po të jetë ai Pirro dhëndër i një intelektuali të shquar, mik i familjes sime, i cili ka patur një vajzë leshverdhë, yll i pashuar ne zemrën time fëminore, në shkëllën 7 Marsi, Ana Maria quhej… Për ta qetësuar në hamendësimet e tij, si qytetar i Republikës së Shqipërisë, deklaroj publikisht, me përgjegjësi morale e ligjore se ende nuk jam funksionar apo politikan, por punonjës i thjeshtë që e nxjerr bukën e gojës me djersën e ballit. Nuk kam as miqësi, as ndonjë ‘’konflikt interesi’’ personal apo institucional me z. Ndriçim Kulla.
    Vetëm për shkëmbim mendimesh, aspak për sherr, kërkova që edhe ‘’Pirro’’ ( apo ‘’Pirro 10’’) të shfaqej me identitet të plotë. Në shkrimin tim e kam theksuar që nuk kam marrë rolin e avokatit (apo apologjetit) por të një shqiptari atdhetar ortodoks që dëshiron të mbrojë idealet e kontributet e paraardhësve dhe mendimet e tij, që beson se i mbështes në prova dhe jo trillime e shpifje.

    Për të qenë konkret në shkrimin ‘’Një urim jo vetëm për ortodoksit shqiptarë’’ në lidhje me personin Pirro P. (anonimin ‘’Pirro’’ apo ‘’Pirro 10’’) kam shkruar:

    ‘’Urimi i Presidentit, mendimi i Keshilltarit dhe anonimi ''Pirro''
    U informova nga mediat, por dhe u binda për lajmin e gëzueshëm (në adresënhttp://president.al/?p=23525) se në urimin për Krishtlindjet kreu i shtetit shqiptar kishte shprehur dëshirën që në krye të institucionit fetar katolik të vendosej një shqiptar. Akoma më shumë më entuziazmoi artikulli kuptimplotë i këshilltarit të Presidentit, zotit Ndriçim Kulla, i cili përmes përshkrimit historik dhe domosdoshmërisë objektive të realitetit kombëtar shqiptar orientonte dhe përkrahte ortodoksët shqiptarë në të drejtën e tyre për të patur edhe ata një shqiptar në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.(http://webcache.googleusercontent.co...&ct=clnk&gl=al)
    Përkundër shkrimit të këshilltarit të Presidentit, më çuditi komenti i një personi me emërtim Pirro (i cili shfaqet edhe si Pirro10, me shkrimin ‘’Nje pergjigje per Ndriçim (Erresim) Kullen dhe per te gjithe `Kullat` prej rere’’ (http://www.forumishqiptar.com/thread...llat-prej-rere)
    Për të qenë korrekt me Pirron (apo Pirro10) po ia citoj disa pjesë teksti:
    ‘’Ne gazeten MAPO ne vend qe te botojë ndonje falenderim per Festen e Krishtlindjeve, z. Erresim Kulla ka botuar nje shkrim te turshem me titull `Tradita Jone e krishtere dhe sfida e Autoqefalise`, ku zoteria ne vend te gezohet, vjell vrer, ne vend te uroje kerkon percarje, ne vend qe te flase per paqe flet per perplasje fetare.z. Erresim Kulla, nuk mund te flasesh per Autoqefaline dhe KOASH-in kur nuk je i komunitetit orthodoks... Ne e respektojme Kryepeshkopin Anastas sepse ai ka kontribuar ne menyre te shkelqyer per Shqiperine...Kjo eshte mikpritja shqiptare, keto jane ateistet ish-komuniste shqiptare qe kane shkaterruar cdo gje të mire ne Shqiperi dhe shohin se ka ndenjur pa u shkaterruar Koash... Patetizmi juaj duke i qare hallin KOASH-it bie ere klientelizem dhe eshte per te lene Nam...Harron qe edhe komuniteti Katolik ka nje te huaj ne krye. Per shqiptaret do te ishte mire qe edhe qeverite shqiptare te ardhme te drejtohen nga te huajt sepse ne nuk e drejtojme Shqiperine me njerez si puna juaj qe vjellin vrer ne cdo rast kur shikohet se nuk fiton ndonje gje. Nga KOASH-i nuk ke per te fituar ndonje lek prandaj rriji larg.’’
    Nuk mund të përfshihem në ‘’lojën’’ Pirro (Pirro10) përderisa nuk paraqitet me identitet real, të plotë, se mund të na dalë rrobot dhe bëhem unë gaz i botës. Në rast se është njeri, për më tepër besimtar ortodoks, i drejtohem me dorë në zemër dhe shpirt të qetë se në artikullin e këshilltarit të Presidentit, nuk përmendet fare emri dhe veprimtaria e Fortlumturisë Anastas Janullatos, i cili vërtet është kreu aktual i KOASH-it, por aspak vetë institucioni tok me tërë grigjën ortodokse shqiptare dikur, sot e në të ardhmen.
    Cilido shqiptar ka të drejtë dhe detyrim moral, aq më tepër si studjues dhe këshilltar i Presidentit, të shqetësohet dhe të japë mendime mbi baza shkencore edhe për komunitetet fetare shqiptare.
    Në lidhje me mendimin për qeverisjen nga të huajt dhe akuzat për afera financiare, ato përmbajnë përgjegjësi penale…’’

    Për replikën ‘’Merrni shëmbëll nga pendimi i Ali Akça-së’’,
    Replike me apollogjetin e keshilltarit te Prresidentit, z. Petro Luarasi


    http://www.forumishqiptar.com/thread...17#post3775017

    Mbi të gjitha z.Pirro P., nuk kam dashur e nuk dua të bëj mëkëmbësin apo dëshmitarin e z.Shkëlqim Kulla dhe pikëpamjeve të tij, por me bindjen time e theksoj përsëri se shikoj një diferencë të madhe konceptuale midis komunitetit fetar, institucionit dhe kreut të përkohshëm të tij. Në të kundërt do të bija në verbërinë e hyjnizimit të kultit të individit, apo sikurse shpreheni ju ‘’ në kurthin e ateisto-komunistëve dhe të ekstremistëve’’
    Për të mos personalizuar e ngjallur keqkuptime, duke njohur vlerat dhe kontributet reale të kreut të tanishëm të KOASH, nuk mund të minimizoj vlerat dhe veprimtarinë e themeluesive dhe krerëve paraardhës, që vendosën që gjithnjë në krye të institucionit ortodoks të ishte një shqiptar.
    Atëhere si shpjegohet që ju z. Pirro P. tok me të tjerë ortodoksë, hyjnizoni kreun aktual të KOSH-it mbi të tjerët shqiptarë, edhe për ngjarje të llahtarshme varrim-zhvarrimesh pëtç mbushur me eshtra shqiptarësh varre ushtarësh grekë. Apo të kujtoj ndalimin e vendosjes së statujës së peshkopit të parë të Durrësit e të Githë Shqipërisë, Imzot Fan Stilian Nolit, në Katedralen Ortodokse në Durrrës. Mirë që u gjend ‘’i jashtëligjshmi’’At Nikolla Marku që e shpëtoi grigjën e ortodoksiszmit shqiptar nga një turp i përjetshëm, duke bërë një meshë në nder të tij dhe me nder e adhurim nga qindra të pranishëm e vendosi themeluesin
    në altarin e kishës ‘’së zaptuar’’ ‘’Shën Maria’’ në kalanë e Elbasanit. Mos qe edhe ky akt sublime për ne, një mëkat edhe më i madh për ju!?
    Në historinë e kombit shqiptar hasen shumë personalitete të shquara të huaj që kanë synuar e vepruar kundër interesave të tij. Ndër ta mund të përmend edhe ndonjë dhespotër shovinistë grek, nga më eruditët dhe më të njohurit në boten religjioze ndërkombetare, me shume tituj e nderime’’, ë që kanë mallkuar e shkishëruar familjarisht atdhetarë shqiptarë si p.sh. i respektuari juaj dhe gjyshi im Petro Nini Luarasi, vetëm se u mësonin fëmijëve gjuhën shqipe dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë se si të luteshin, të kuptonin e të merrnin e Zotin’’ . Mbasi nuk iu bind ‘’djajve me veladon’’, e helmuan dhe donin t’ia digjin edhe eshtrat me gëlqere ‘’se paskish patur kolerë‘’.
    Historia e Papa Kristo Negovanit është akoma dhe më e kobshme, edhe sot e kësaj dite nuk i vihet identiteti mbi varr.
    Përkundër opinionit të disave, që as nuk mund ta përfytyrojnë një institucion dhe grigjën besimtare pa drejtuesin që u dorovit privilegje, emri dhe vepra e Fortlumturisë do të vlerësohej përjetësisht pikërisht po të largojej me nder, me përmbushjen e misionit të përkohshëm të rimëkëmbjes së ortodoksisë shqiptare, sikurse kreu i huaj i katolikëve shqiptarë. Askujt nuk do ti mbetej ‘’hatri’’. Edhe kundërshtarët do të binden se ‘’gabimet ishin subjektive, sporadike, pa të keq’’.
    Hatri dhe dyshimet nuk më mbeten as mua, që mezi po pres të përmbushet amaneti i paraardhësve të mi, për një Shqipëri të qytetëruar, të begatë, pa hajna, të korruptuar e hipokritë, ku shqiptarët të ndjehen të bashkuar rreth atdheut dhe jo të përçarë në fe, krahina, dialekte e ide.
    P.S. O Pirro P., shko shpejt e ndiz qirinj e lutju Zotit, se mos i vete në vesh ‘’Fortlumturisë‘’ dhe prokurorisë që e ke menduar ti atë aludimin ‘’shaka e kripur me spec djegs’’ me Ali Akca-në. Mos ndodhtë gjë, larg qoftë, se të gjeti ty belaja të parin, si ideolog i komplotit. Nuk të ndihmon anonimati, teknologjia investigative t’i zbërthen menjëherë rrokotelat jashtë e brenda.
    Unë, nuk kam mendje të pakët dhe kohë të tepërt që të mbush qypat e shpuar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Merrni shëmbëll nga pendimi i Ali Akça-së

    Flet duke ngatuaaruar ngjarjet historike.
    E clidhje kane vrajet eluftes se pare boterore me Kryepeshkopin Anastas, dhe stigmatizimin e KOASH si nje armike e Shqiperise?

    Juve mbaheni ikur keni mbaruar dhe shkolle te larte.
    Si ju lejohet te aludoni se ngajrjet e se kaluares kane lidhje me emerimin e nje te huaji si Kruepshkop?
    Jeni ne metro i nderuar/
    Kete Kryepeshkop kishte aresye nderkombetare dhe kombetare qe e vendosen.
    BE dhe SHBA e ka konfirmuar sepse eshte nje person i jashtzakonshem i cili permireaoi imazhin e KOASH TE SHKATERRUAR DHE TE VDEKUR NE sHQIPERI.
    jENI PER TE ARDHUR KEQ QE per tu treguar sado pak patriot e gjeni oportune te gjeni nje armik pa tjeter dhe kete e gjetet tek komuniteti Orthodoks.
    ATEHERE NUK I PASKENI LEXUAR FARE ARGUMENTET QE SHKRUAJTA ME SIPER.
    E SI MUND TE BESH DSKUTIM ME NJE NJERI I CILI PARAGJYKON CDO GJE?
    mJERE sHQIPERIA PER KESHILLTARET DHE PER APOLLOGJETET E KESHILTAREVE TE CILAT JANE ME TE KEQINJ KUR KANE NDERRUAR FENE OSE JANE TE PA FE FARE.
    pERMED pAPA kRISTO nEGOVANIN, PERMEND tHEMISTOKLI gERMENJIN. pO A I KE LEXUAR ATO QE KAM SHKRUAR UNE PER TO MOR I NDERUAR?
    E SI MUND TE MBROJ UNE NJE KAUZE TE PADREJTE NESE NUK DO TE SHIKOJA QE AJO QE MBRONI JU ESHTE TOTALISHT NJE FARSE HIPOKRIZIE E CILA JU SHERBEN PER TE MBULAR PJESET E ZBULUARA TE KARAKTERIT TUAJ SERVIL?

  4. #4
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Për: Merrni shëmbëll nga pendimi i Ali Akça-së

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Flet duke ngatuaaruar ngjarjet historike.
    E clidhje kane vrajet eluftes se pare boterore me Kryepeshkopin Anastas, dhe stigmatizimin e KOASH si nje armike e Shqiperise?

    Juve mbaheni ikur keni mbaruar dhe shkolle te larte.
    Si ju lejohet te aludoni se ngajrjet e se kaluares kane lidhje me emerimin e nje te huaji si Kruepshkop?
    Jeni ne metro i nderuar/
    Kete Kryepeshkop kishte aresye nderkombetare dhe kombetare qe e vendosen.
    BE dhe SHBA e ka konfirmuar sepse eshte nje person i jashtzakonshem i cili permireaoi imazhin e KOASH TE SHKATERRUAR DHE TE VDEKUR NE sHQIPERI.
    jENI PER TE ARDHUR KEQ QE per tu treguar sado pak patriot e gjeni oportune te gjeni nje armik pa tjeter dhe kete e gjetet tek komuniteti Orthodoks.
    ATEHERE NUK I PASKENI LEXUAR FARE ARGUMENTET QE SHKRUAJTA ME SIPER.
    E SI MUND TE BESH DSKUTIM ME NJE NJERI I CILI PARAGJYKON CDO GJE?
    mJERE sHQIPERIA PER KESHILLTARET DHE PER APOLLOGJETET E KESHILTAREVE TE CILAT JANE ME TE KEQINJ KUR KANE NDERRUAR FENE OSE JANE TE PA FE FARE.
    pERMED pAPA kRISTO nEGOVANIN, PERMEND tHEMISTOKLI gERMENJIN. pO A I KE LEXUAR ATO QE KAM SHKRUAR UNE PER TO MOR I NDERUAR?
    E SI MUND TE MBROJ UNE NJE KAUZE TE PADREJTE NESE NUK DO TE SHIKOJA QE AJO QE MBRONI JU ESHTE TOTALISHT NJE FARSE HIPOKRIZIE E CILA JU SHERBEN PER TE MBULAR PJESET E ZBULUARA TE KARAKTERIT TUAJ SERVIL?

    O rob Zoti, paç mëshirën time për rolin që ke !!!!!!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Merrni shëmbëll nga pendimi i Ali Akça-së

    Z. Pirro 10(apo Pirro Prifti qofsh), si nuk te vjen turp te akuzosh per 'servilizem' nje person cilindro, kur vete djersit servilizem nga cdo fjali qe harxhon per "skenderbene' grek te KOASH-it?!!
    Si nuk te vjen ndot nga vetja te vjellesh kunder nje prifti shqiptar , nxenes i denje i "Gjergjit" te vertete te ortodoksise shqiptare Fan Noli, e ta quash "pushtues" te nje kishe shqiptare, sikur Kisha Ortodosse Shqiptare te na qenka prone e nje personi (qofte ky edhe Fortlumturia greke qe zotrote adhuron!!) e jo e bashkesise se Shqiptareve ortodosse?!!
    Po, sic thote urtesia popullore, "i qeshmi, t'qesh".....zgerdhihu Pirro mbi atdhetaret.....sahalepiresat ate zanat keni!!!!
    Jarigas

  6. #6

    Për: Merrni shëmbëll nga pendimi i Ali Akça-së

    Pse ky Pirro apo ndonje tjeter ketu flasin ne emer te KOASH sikur ta kane prone dhe jane zedhensat zyrtare te tij? KOASH nuk perbehet as nga 1 e as nga 10 antare qe shkruajne neper forume. Mjaft folet ne emer te gjithe komunitetit ortodoks. Mos se vini ere shume nga larg. Folni e shprehuni si individe dhe jepni mendimin tuaj si individe.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Merrni shëmbëll nga pendimi i Ali Akça-së

    Duhet te kuptoni edhe nje aspekt tek shoqeria shqiptare sipas Konices:

    Shqipëtarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen me dy anë : Ana e kombëtarëve, në të cilën ka Shqipëtarë nga të gjithë besimet, edhe ana e zuzarëve.

  8. #8
    petrol
    Anëtarësuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    O me zhabat ne moçale, o me zhgabat lart ne male!

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Duhet te kuptoni edhe nje aspekt tek shoqeria shqiptare sipas Konices:

    Shqipëtarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen me dy anë : Ana e kombëtarëve, në të cilën ka Shqipëtarë nga të gjithë besimet, edhe ana e zuzarëve.
    Petro Luarasi
    Zhaba dhe zhgaba


    ‘’Demagoge’’, i thanë shoqet
    Mos shih ëndrra, lëri lloqet
    Ti nuk je shqiponjë mali
    Por veçse zhabë moçali

    Por bretkosa mendjelehtë,
    Kur pa zhgabën lart tek retë
    Iu ngjit majës e kërceu,
    Prej marazit qafën theu.

    MEQE NUK ESHTE ZHGABE MALI (ATDHETAR), DO TE JETE ZHABE MOÇALI (TRADHETAR)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  9. #9
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Merrni shëmbëll nga pendimi i Ali Akça-së

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Përse askush nuk sulmon rrepte islamizmin per nxitjen e njerezve te shkojne ne lufte per qëllime fetare,
    Ku jeton ti ne hene? Ne shqiperi e kosove u burgosen dhjetra hoxhallare e imame pikerisht me kete preteks absurd qe ngre paturpesisht ti.

    Pse-te qe shkruan me siper mundohu ti japesh pergjigjet burrerrisht dhe jo te besh lojra kalamajsh duke permendur pa lidhje islamin dhe luftrat fetare.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Merrni shëmbëll nga pendimi i Ali Akça-së

    Pasardhesi i Petro Luarasit do te ishte mire qe te pohonte nese eshte ose jo besimtar ortodoks para se te kerkoje te imponoje mendimet e tij ne lidhje me kishen.Ju morret pjese ne turperimin qe i beri figures se Nolit ceremonia qesharake ne kishen e pushtuar nga Nikolla Marku.Ne tempull hyne me statuja qe jane te ndaluara ne kishen ortodokse dhe e perdhosen ate duke kenduar kenge qe nuk kane lidhje me kishen.Dukej sikur ishin ne pallatin e Brigadave dhe jo ne kishe.
    Ne mos gaboj,ju keni marre pjese ne nje pershpirtje te vertete te mbajur nga klerike legjitime ortodokse dhe jo palaco si ky me siper(http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3367107).Ishte i pranishem edhe nje peshkop aty,anetar i Sinodit te Shenjte.Pak jave me pare u be pershpirtje per Visarion Xhuvanin,po ju per keto nuk lexoni ne media se ato jane vetem per te botuar shpifjet dhe mashtrimet anti-kishe.Per fat te keq ka edhe ortodokse qe i pelqejne ato dhe nuk e kuptojne se kur sulmohet kisha po sulmohen edhe ata.

    Vepra qe ka bere kryepeshkopi per ringritjen e kishes eshte e jashtezakonshme,ate nuk e zbehin fjalet e palacove si Nikolla Marku qe e shumta vetem sa kane botuar artikuj bajate te shkruar nga te tjere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 30-12-2014 më 15:52

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •