Nje pergjigje per Ndricim (Erresim) Kullen dhe per te gjithe `Kullat` prej rere.
Ne gazeten MAPO ne vend qe te botoje ndonje falenderim per Festen e Krishtlindjeve, z. Erresim Kulla ka botuar nje shkrim te turshem me titull `Tradita Jone e krishtere dhe sfida e Autoqefalise`, ku zoteria ne vend te gezohet, vjell vrer, ne vend te uroje kerkon percarje, ne vend qe te flase per paqe flet per perplasje fetare.
z. Erresim Kulla, nuk mund te flasesh per Autoqefaline dhe KOASH-in kur nuk je i komunitetit orthodoks. Nuk ja vlen te monologosh kur gazeta MAPO nuk boton dhe nuk do qe te botoje as replika dhe as argumenta.
Sidoqofte, pseudo -patriotizmi tend qe i qan hallin orthodokseve, nuk eshte ndonje gje e re. dhe gjithashtu jane argumenta qe jane te konsumuara.
Ne e respektojme Kryepeshkopin Anastas sepse ai ka kontribuar ne menyre te shelqyer per Shqiperine, per ringjalljen e orthodoksise qe kishte vdekur e mbaruar ne kohen e komunizmit si dhe konsolidimin e komunitetit dhe ne investimin e shkelqyer mbi kete komunitet, pa harruar ndihmen e jashtzakonshme qe ka dhene per komunitetet e tjera sidomos gjate krizes se Kosoves.
sA PER DIJENI ESHTE KY INDIVID ERUDIT I CILI NDEROHET DHE RESPEKTOHET NGA BOTA POR NUK NDEROHET DHE RESPEKTOHET ne Shqiperi, madje nuk i kane dhene as passaporten shqiptare megjithese ka 22 vite ne Shqiperi. Kjo eshte mikpritja shqiptare, keto jane ateistet ish-komuniste shqiptare qe kane shkaterruar cdo gje t mire ne Shqiperi dhe shohin se ka ndenjur pa u shkaterruar Koash. Nuk e shkaterroni dot zoteri asti, as hajduti Marku, as pseudo historiane, e butaforike te tjere si puna juaj. A e di pse, sepse KOASH nuk perzjehet me politiken dhe per pasoje nuk eshte e korruptuar si ju.
Patetizmi juaj duke i qare hallin KOASH-it bie ere klientelizem dhe eshte per te lene Nam.
Ne vend qe te gezohesh dhe te urosh besimtaret per Festen e sotme - vjell vrer dhe percarje duke i rene kembanave te nacionalizmit. Je per te ardhur keq.
Harron qe edhe komuniteti Katolik ka nje te huaj ne krye.
TE DY KETO KOMUNITETE SHKOJNE MIRE SE TE HUAJT DINE TE MANAXHOJNE MIRE.
Per shqiptaret do te ishte mire qe edhe qeverite shqiptare te ardhme te drejtohen nga te huajt sepse ne nuk e drejtojme Shqiperine me njerez si puna juaj qe vjellin vrer ne cdo rast kur shikohet se nuk fiton ndonje gje.
Nga KOASH-i nuk ke per te fituar ndonje lek prandaj rriji larg.
Pėr: Nje pergjigje per Ndricim (Erresim) Kullen dhe per te gjithe `Kullat` prej rere.
Petro Luarasi
Njė urim jo vetėm pėr ortodoksit shqiptarė
Nė median e adhuruar tė intelektualit atdhetar Fatmir Terziu, me emrin kuptimplotė Fjala e Lirė, me interes tė veēantė lexova kushtrimin Ka ardhur koha tė ringrihet Madhėshtia e Ortodoksisė Fanoliane, tė njė zemre tė dėlirė dhe shpirti tė pėrmalluar atdhedashėsi nė mėrgim.Mendja e begatė e njė intelektuali tė qetė dhe tė ekuilibruar si Prof.Dr. Eshref Ymeri, shpėrthen vullkanin qė pėrvėlon e shkrumbon, por dhe pasuron truallin e tė ardhmes kombėtare sė begatė. Pėr qėllimin madhor ai pėrballet me shpifje e akuza, me teori konspirative dhe veprimtari tė kobshme gjallesash kėnetore dhe kultesh hyjnore . Mesazhet e shkrimit, ku pėrmendem edhe unė tok me paraardhėsit, mė justifikojnė dhe detyrojnė tė shpreh kėndvėshtrimin si bashkatdhetar dhe pasues i grigjės ortodokse.
Urimi i Presidentit, mendimi i Keshilltarit dhe anonimi ''Pirro''
U informova nga mediat, por dhe u binda pėr lajmin e gėzueshėm (nė adresėnhttp://president.al/?p=23525) se nė urimin pėr Krishtlindjet kreu i shtetit shqiptar kishte shprehur dėshirėn qė nė krye tė institucionit fetar katolik tė vendosej njė shqiptar. Akoma mė shumė mė entuziazmoi artikulli kuptimplotė i kėshilltarit tė Presidentit, zotit Ndriēim Kulla, i cili pėrmes pėrshkrimit historik dhe domosdoshmėrisė objektive tė realitetit kombėtar shqiptar orientonte dhe pėrkrahte ortodoksėt shqiptarė nė tė drejtėn e tyre pėr tė patur edhe ata njė shqiptar nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare.(http://webcache.googleusercontent.co...&ct=clnk&gl=al)
Pėrkundėr shkrimit tė kėshilltarit tė Presidentit, mė ēuditi komenti i njė personi me emėrtim Pirro (i cili shfaqet edhe si Pirro10, me shkrimin Nje pergjigje per Ndricim (Erresim) Kullen dhe per te gjithe `Kullat` prej rere (http://www.forumishqiptar.com/thread...llat-prej-rere)
Pėr tė qenė korrekt me Pirron (apo Pirro10) po ia citoj disa pjesė teksti:
Ne gazeten MAPO ne vend qe te botojė ndonje falenderim per Festen e Krishtlindjeve, z. Erresim Kulla ka botuar nje shkrim te turshem me titull `Tradita Jone e krishtere dhe sfida e Autoqefalise`, ku zoteria ne vend te gezohet, vjell vrer, ne vend te uroje kerkon percarje, ne vend qe te flase per paqe flet per perplasje fetare.z. Erresim Kulla, nuk mund te flasesh per Autoqefaline dhe KOASH-in kur nuk je i komunitetit orthodoks... Ne e respektojme Kryepeshkopin Anastas sepse ai ka kontribuar ne menyre te shkelqyer per Shqiperine...Kjo eshte mikpritja shqiptare, keto jane ateistet ish-komuniste shqiptare qe kane shkaterruar cdo gje tė mire ne Shqiperi dhe shohin se ka ndenjur pa u shkaterruar Koash... Patetizmi juaj duke i qare hallin KOASH-it bie ere klientelizem dhe eshte per te lene Nam...Harron qe edhe komuniteti Katolik ka nje te huaj ne krye. Per shqiptaret do te ishte mire qe edhe qeverite shqiptare te ardhme te drejtohen nga te huajt sepse ne nuk e drejtojme Shqiperine me njerez si puna juaj qe vjellin vrer ne cdo rast kur shikohet se nuk fiton ndonje gje. Nga KOASH-i nuk ke per te fituar ndonje lek prandaj rriji larg.
Nuk mund tė pėrfshihem nė lojėn Pirro (Pirro10) pėrderisa nuk paraqitet me identitet real, tė plotė, se mund tė na dalė rrobot dhe bėhem unė gaz i botės. Nė rast se ėshtė njeri, pėr mė tepėr besimtar ortodoks, i drejtohem me dorė nė zemėr dhe shpirt tė qetė se
nė artikullin e kėshilltarit tė Presidentit, nuk pėrmendet fare emri dhe veprimtaria e Fortlumturisė Anastas Janullatos, i cili vėrtet ėshtė kreu aktual i KOASH-it, por aspak vetė institucioni tok me tėrė grigjėn ortodokse shqiptare dikur, sot e nė tė ardhmen.
Cilido shqiptar ka tė drejtė dhe detyrim moral, aq mė tepėr si studjues dhe kėshilltar i Presidentit, tė shqetėsohet dhe tė japė mendime mbi baza shkencore edhe pėr komunitetet fetare shqiptare.
Nė lidhje me mendimin pėr qeverisjen nga tė huajt dhe akuzat pėr afera financiare, ato pėrmbajnė pėrgjegjėsi penale
Koment mbi artikullin tek gazeta Mapo
Po shkruaj me identitet tė plotė, jam shqiptar i besimit ortodoks, i nipi i Petro Nini Luarasit, martirit tė gjuhės shqipe dhe flamurtar pėr themelimin e kishės ortodokse shqiptare tė pavarur nga diktati i klerit shovinist grek. Ai ka qenė krah pėr krah Fan Nolit nė krijimin e konsolidimin e kishės ortodokse shqiptare nė SHBA. Nė kongresin e Dytė tė Manastirit ka qenė pėrfaqėsuesi i Lidhjes Ortodokse dhe i fshatrave Negovan e Ballkamen, u zgjodh sekretar dhe mbajti njė fjalim tė rėndėsishėm pėr hallin e madh tė ortodoksisė shqiptare nė luftė tė papajtueshme me qarqet klerikale shoviniste greke. Kur u helmua prej tyre, veprimtarinė e vazhdoi i biri i tij mė i madh Dhimitri Petro Nini-Luarasi i cili sė bashku me Sofron S.Borovėn, qe delegat i Kolonjės, nė kongresin e parė tė Kishės Orhodhokse Kombėtare tė Shqipėrisė, qė i zhvilloi punimet nė Berat nė shtator 1922, u zgjodh sekretar dhe nėnshkroi statutin themeltar tė KOASH.
Po paraqesim emrat e delegateve, Kongresi i Pare i KOASH, Berat 10/19 Shtator 1922 ( Korēė Shtyp. & Libraria Dhori Koti Korēė 1923)
Delegatėt
Korēa / Ikonom P. Josif, At Vasil Marko
Pogradeci / Dh. Haviari, Thanas P. Kerxhalli
Bilishti / At. Jorgj, Anastas Ēekrezi Kolonja / Oshenar Sofron S.Borova, Dhimitri Petro Nini Luarasi
Leskoviku / At Vangjel Ēamēe, Thoma K. Prifti
Pėrmeti / Dr. Stathi Koni V. Zoto
Berati / P. Kona Dh. Tutulani Vlora / Jan S. Shkrami, Tol S. Arapi
Fieri / Lon Xoxe, Dh. Killica
Lushnja / Llazar Boza, Tun. Gjergji
Durrėsi / Arhi V. Xhuvani, G. Manushi
Kavaja / Pal Xhumari A. Ikonom
Tirana / Papa Simoni, Mark Hobdari
Elbasani / Vasil Llapushi, Simon Shuteriqi
Shpati / Taqi Buda, Dhi. Paparistja
Dibra / Arhit K. Pajtali Pėr L.Nishku, K.Paftali
Gjirokastra / Dr. Stathi Kondi
Libohova / Spiro Kati
Delvina / K. Thoma, S. Kondi
Shkodra / Risto Gjyrbabi, Gjoko Nikoliq (Gjok Nikolla, babai i Migjenit)
Kryetar / Ikonom P. Josifi
Nėn-Kryetar / Pal Xhumari
Sekretarė / Dhimitri Petro NiniLuarasi, V. Elapushi
Komisar / H. Theodhosi
Pėrfaqėsonjės i Prefekturės / Llazar Puli
( Korēė Shtyp. & Libraria Dhori Koti Korēė 1923)
Unė, familja Luarasi, farefisi dhe qindra ortodoksė shqiptarė tė tjerė qė njoh nuk e duam njė tė huaj ne krye, pėr kėtė le tė pyeten edhe pasardhėsit e nėnshkruesve tė mėsipėrm). Nė njė format mė tė gjerė, nė tė gjithė Shqipėrinė, numėrohen me dhjetra mijra ortodoksė shqiptarė qė nuk kanė pranuar tė shėnohen si ortodoksė nė censusin e kryer, edhe qė tė distancohen nga realiteti konjuktural qė shkel idealet dhe gjakun e martirėve tė ortodoksisė shqiptare dhe veprėn madhore tė Fan Nolit, Visarion Xhuvanit, Kristofor Kusit me shokė, pėr tė patur njė drejtues shqiptar nė krye tė grigjės ortodokse shqiptare.
Veprimtaria dhe Amaneti i paraardhėsit martir
Besojme se ka ardhur koha pėr tė vendosur pėr ortodoksėt shqiptarė tė nėpėrkėmbur nė tė drejtėn e tyre tė shenjtė dhe pėr kėtė kėrkojmė pėrkrahjen e shtetarėve tanė, tė veprojnė dhe ti perkrahin nė realizimin e idealit rilindas tė paraardhėsve tė tyre atdhetarė.
Bazohem edhe tek veprimtaria, mesazhet dhe amanetin e martirit tė gjuhes shqipe dhe tė kishės ortodokse shqiptare, Petro Nini Luarasit, qė shkroi me gjak edhe 99 herė tė rrėzohemi, pėrsėri duhet tė ngrihemi, thirrje aktuale edhe pėr ortodoksėt shqiptarė tė sotėm.
Kontribut i Petro N. Luarasit pėr ndėrtimin e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare
Historiografia shqiptare e ka minimizuar trajtimin e veprimtarisė atdhetare tė ortodoksėve shqiptarė pėr pėrkthimin e literaturės ortodokese nė shqip, pėrpjekjet pėr futjen e gjuhės shqipe nė kishėn ortodokse, ndėrtimin e fundamentit tė kishės ortodokse shqiptare me arritjen madhore tė krijimit tė Kishės Ortodokse Autoqefale me Fan Nolin nė krye. Eshtė anashkaluar nė tekstet shkollore e akademike heroizmi dhe nderimi ndaj martirėve tė kishės ortodokse shqiptare. Nė kėtė aspekt e harruan edhe rolin e rėndėsishėm tė Petro Nini Luarasit nė pėrdorimin e gjuhės shqipe nė kishė ( nė kishėn e Luarasit dhe nė ShBA), nė ideimin dhe ndėrtimin e themeleve tė kishės ortodokse shqiptare tė pavarur nė ShBA. Petro Nini Luarasi ėshtė njė nga martirėt, por dhe ēelėsi pėr tė trajtuar tė vėrtetėn tragjike tė vrasjes sė tyre, tė heshtjes kriminale ndaj tyre, tė shtrembėrimit tė veprės dhe idealit tė tyre, qė u bėhet nė ditėt e sotme nga qarqe shoviniste grekofone edhe nė mjedisin shqiptar. Po u drejtohemi fakteve.
Bashkėkohėsi i tij, veterani Guri Sevo, tregon:
Njė ditė kam parė njė plakė, tė Simo Itės, qė ish mė fanatikja nė punė feje: siē rrinim nė hajat tė kishės erdhi me njė shkop nė dorė, dalė nga dalė i shtrėngoi dorėn Petros dhe i tha: Lum ajo nėnė qė tė ka se ti sot nė kishė me fjalėn qė na fole na bėre tė derdhim lot tė gjithė. Kurrė ndonjė herė nė jetėn time skam qarė kaq me mallėngjim sa sot. Nė kishė Petroja vinte gjithnjė ēdo tė djelė e tė kremte. E kish vendin e tij mė tė djathtė ku psallnin dhe sanddejmi jepte fjalė dhe lėēiste shqip sa mundte. Kur vinte qė kremtonin fshati, dita e Shėn Marisė, mė 15 gusht, dhe kish njerėz tė huaj nga Vakėfet dhe nga Lubonja, Qafėzezi, Vodica, Blushi, Gostivishti, Orgocka, dhe nga gjithė fshatrat ku luarasllinjtė kishin miq e tė njohur, Petroja jepte fjalė nė kishė e iu shpjegonte ungjillin dhe i falenderonte mysafirėt si nga ana e fshatit, si dhe nga ana e kishės. Se qe dhe epitrop. Dhe kėshtu me anėn e kishės bėnte propagandė nėpėr fshatrat nė mes tė burravet dhe gravet, duke u folur nė kėtė mėnyrė, dhe nė mes tė fėmijėve, tė cilėve u jepte mėsim edhe nė shkollė e duke u pėrkthyer e duke u mėsuar Apostollin, Pistevon, Paterimonin, e tė tjera, qė ti thoshin edhe ata shqip nė kishė...Dhe kur u ktheva mė 1886 nė Luaras ...Stefan Kostė Rrapo, mė thotė: Dhaskali sivjet na ka mėsuar vjershėn e Shėn Llazarit ta dimė pa kartė, e kemi kėnduar ditėn e shenjtit dhe e kemi mbledhur vezė mė shumė nga motet e tjerė se na i jepnin nga dy e tri vezė nė ēdo shtėpi.. (Petro Luarasi, Jeta dhe Vepra, f.30-31)
Veprimtarinė si ortodoks shqiptar e vazhdoi edhe nė ShBA, ku qe emigrant politik.
"Zgjedhjet e shoqėrisė Besa-Besė ( ku u diskutua edhe pėr tė patur njė prift shqiptar) Folėn Kristo Dako dhe FanNoli ...Pas priftit Jakob qė bėri tė njohur se arkipeshkopi rus Platoni do tė ndihmojė, z.Petro Luarasi me njė fjalė tė shkurtėr rrėfeu mirėnjohjen qė do tė kenė shqiptarėt nė kishėn ruse porsa tė ndihmojė tė fillojė kisha shqip. Kėshtu mbetėn tė gjithė tė kėnaqur e plot gėzim nga kjo. (Gazeta Kombi, 10 janar 1908)
Nga njė rekord zyrtar i marrė tek arshiva e zyrės civile Hudson, tė botuar mė vonė nė Kalendarin e botės, 1939, shkruhet
U mbajt njė mbledhje tjetėr e cila zgjodhi njė komision qė tė kėrkojė kandidaturėn e njė shqiptari pėr prift. Dhe kandidatė ishin dy: Fan Noli nga Bostoni dhe Petro Luarasi nga Klintoni Mass tė cilėt u votuan prej delegatėve tė Natic-ut,Balboro-it, dhe Hudson-itdhe fitoi Fan Noli qė tė dorėzohej prift
Veterani Guri Sevo, shkruan:
Edhe nė ēėshtjen e kishės shqipe qė lojti njė rol tė madh nė lėvizjen kombėtare tonės, Petro Nini Luarasi ka qenė flamurtar i parė, jo vetėm nė Shqipėri po e po, por edhe nė Amerikė. Mė 1905 me rastin e refuzimit tė priftit grek tė Wochester-it,Mass, qė tė mbulonte njė shqiptar tė vdekur, shqiptarėt iu lutėn Petros tė bėhej prift...Pėr hir tė ēėshtjes shqiptare edhe prift do tė kish pranuar tė bėhej Petroja por ai ia lėshoi vendin njė shqiptari mė aksios pėr kėtė zyrė tė shenjtė Fan Nolit...
(Guri Sevo, Mėsuesi im i shqipes, 1936, f.84-85)
Pasi u dorėzua Fan Noli prift mė 25 mars 1908 nxorri meshėn e parė shqip nė Boston i vetmi qė mund tė zinte vendin e psalltit qe Petro Luarasi...natyrisht nuk gjendej psallt tjetėr nė gjuhėn shqipe i pėrgatitur. Z.Luarasi psallti mirė. Pas ungjillit mbajti njė fjalė pėr kėtė ēėshtje dhe provoi dobitė qė do tė kish patur atdheu tonėporsa tė kish pėrdorur gjuhėn e vet nė kishė. Si u mbarua mesha foli Petro Luarasi ėrmbi kėtė ēėshtje shumė bukur. Shumė shqiptarė porsa dėgjuan se ai (Fan Noli) u urdhėrua (prift) prej episkopit rus u bindėn se me tė vėrtetė ėshtė ortodoks. Pas kėsaj ata qė ishin mė fanatikė ndjekės tė Patrikanės, u bėnė mė tė zjarrtit e kishės shqipe. Kuptuan se nuk ėshtė mėkat tė pėrdoret gjuha shqipe nė kishė si u kish thėnė dhespoti dhe qė tė gjitha mallkimet kishin qėllim politik (Kombi 22 mars 1908)
Guri Sevo shkruan: "Si mbaroi mesha Petro sa sqante nga gėzimi! dikush i tha qė prifti shqiptar qenkesh me tė vėrtetė shumė i zoti. Pėrndryshe nuk do tė vinte mitron pa vėnė kamillafin, iu pėrgjegj Petro pėr tė caktuar kryelartėsinė me tė cilėn e nxorri meshėn e parė prifti i parė shqiptar Guri Sevo, Mėsuesi im i shqipes, 1936, f.86)
Mesha nė Hudson Mass
Siē dihet nė Hudson u fillua shoqėria kishtare Nderi Shqiptar prandaj pas Bostonit natyrisht vjen Hudsoni. Kjo shoqėri vuri nė praktikė idenė e fillimit tė njė kishe shqip duke mbledhur ndihma dhe duke dėrguar priftin Fan Noli nė Nju Jork. Pas meshės mbajti njė fjalė greqisht Fan Noli (qė krijoi keqkuptime ndėr dėgjuesit). Pas fjalės sė priftit z.Petro Luarasi foli shqip mjaft orė dhe shumė bukur . ( Kombi, 27 mars 1908)
Nė Kongresin e Dytė tė Manastirit qė u ēel mė 20 mars 1910, ku Petro Nini Luarasi mori pjesė si pėrfaqėsues i shoqėrisė Lidhja orthodhokse, i Negovanit e Ballkamenit, ai u shpreh:
Ēėshtjet e shkronjave dhe tė programit tė pėrparimit e biseduat; dhe zotnija juaj dhe tė gjithė shqiptarėt e vėrtetė pėr kėtė gjė po pėrpiqen dhe punojnė. Po unė nė kėtė mbledhje, jo vetėm si pėrfaqėsonjės i Negovanit dhe i Ballkamenit, po edhe si i krishter orthodhoks shqiptar, pėrfaqėsoj edhe Lidhjen Orthodhokse tė Shqiptarėve andaj do tė pėrmbėshtillem vetėm duke folur pėrmbi ēėshtjen pėr tė cilėn jam i dėrguar: Me tu shfaqur librat shqip nė kohė tė tiranisė, sa shqiptarė orthodhoksė qė kishin ndjerė mungimin editurisė, si tė uritur fort i pushtuan shkronjat tona dhe me ēdo mėnyrė, pa vėnė re ēdo therrori qė do tė na rėndonte nisėn tė nginjeshin me mėsimin e gjuhės sonėduke u gėzuar pėr diturinė shqipe mė shumė nga vėllezėrit tanė shqiptarė katolikė; se kėta , nėn urdhėr feje tė Shenjtėrisė sė tij Atit Papė, kishin dhe kanė liri tė mjaftė pėr tė lėēitur diturinė nė gjuhėn shqipe. Tek ne kleri grek, jo vetėm na mundon dhe na ndalon me mallkime, por edhe pėrdor ēdo farė mėnyre pėr tė na sprapsur nga shkrimi dhe mėsimi shqip.
Si tė uritur, pra, qė kanė qenė Orthodhoksėt shqiptarė pėr shkrimin shqip, shtatuan shoqėrira nė Bukuresht e Sofje dhe kudo ku gjenin mbrojtje e liri. Tani nėn liri konstitucionale shtatuan shoqėrinė Lidhja Orthodhokse e Shqiptarėve me qendrėn nė qytet tė Korēės pėr tu mbaruar nga orthodhoksia elinishte e grekėrve dhe ne pandehmė se Qeveria do tė na ēmonjė punėn tonė, do tė na japė liri, tė drejta dhe siguri nderi e jete....
Ju lutem zotėrinj, vėllezėrve tanė, bashkėkombėsve myslymanė dhe katolikė, a dotė mos vuajnė keq kur tėshohin qė njė pjesė e trupit shqiptar po vuan dhe humbet pėr qejf tė klerit grek?!
Andaj si anėtar i Lidhjes Orthodhokse tė Shqiptarėve u lutem sė nderēmes qeveri si dhe tė shumėvlyerit Kongres tė sotmė qė tė veprojnė ku duhet pėr tė drejtat e Lidhjes Orthodokse tė Shqiptarėve e cila veē qeverisė konstitucionale dhe mėmėdhethit tė dashur tjetėr mbėshtetje ska.
Rroftė Shqipėria! Rrofshin Shqiptarėt!
P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)
(P.Raullasi, Shqiptarėt orthodhoksė dhe rregjimi i sotėm Lirija, Selanik 1910, v.2, nr.81, f.1-2) P.Raullasi (Pseudonim i Petro Nini Luarasit)
KUNDĖR MALLKIMIT TĖ GJUHĖS SHQIPE - Petro Nini LUARASI (1865 - 1911)
Si shqiptarė qė jemi
Shqip ne duhet tė mėsojmė
Dhe Zotin, tė drejtė kemi,
Ne gjuhėn shqipe ta lėvdojmė.
Epo ju gjuhėn tonė
Doni ta humbisni fare
Dhe me mallkim e me nėmė
Shprehni ta shpini nė varre.
Smė vjen rėndė nga priftėrinjtė
Qė s dinė ē bėjnė e ēpunojnė,
I urdhėrojnė tė zinjtė
Qė gjuhėn shqipe ta mallkojnė.
Po krye-priftėrinjtė e tyre
Nėkėmbės t orthodoksisė
Shumė punė prej mynxyre
Bėjnė kundėr Shqipėrisė!
Tė mallkojnė njerėzinė
Tė nėmosin gjuhėn tonė,
Tė pėrēajnė Shqipėrinė,
Zoti mos e pastė thėnė!
Thonė s ditka Krishti shqip
Dhe shqip-fjalė s pret prej nesh,
Vetėm nė gjuhėn greqisht
Tė dėgjon e tė mban vesh!
Kėto e shumė tė tjera,
Qė dėgjon nė kishė brenda
Dhe na mallkojnė pėr hera
Gjuhėn tonė qė s ua kėnda.
S kanė frikė as turpėrohen
Qė pėrēmojnė Perendinė,
Po mburren edhe lėvdohen
Sepse shėrbejnė Grejqinė!
Gjuhėn e kemi tonė
Tė vjetėr dhe tė vyer,
Nga Perendia ish thėnė
Qė ta ruajmė tė ēkėlqyer.
Aktualitet
Sikurse unė, ka me qindra e mijra pasardhės veprimtarėsh ortodoksė shqiptarė qė kanė menduar, punuar e sakrifikuar pasurinė e jetėn pėr kishėn ortodokse autoqefale me drejtues shqiptar nė krye. Ne sė bashku urojmė qė viti 2015 tė na sjellė njė drejtues shqiptar nė krye tė grigjės sonė ortodokse shqiptare. Tė gjithė njėzėri i lutemi Zotit dhe kėrkojmė nga vėllezėrit tanė tė tė gjitha komuniteteve fetare, tok me pėrfaqėsuesit tanė nė institucionet shtetėrore e kudo, tė ndihmojnė me sa munden nė kėtė mision tė shenjtė qė i kontribuon aq shumė unitetit kombėtar dhe mirėqenies sonė tė pėrbashkėt.
Gėzuar Vitin e ri 2015, o vėllezėr shqiptarė, pa dallim feje, krahine, ideje, gjinie, pėrkatėsie politike e ekonomike.
Krijoni Kontakt