Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq thotë se “kurrë s’ka dëgjuar” se njohja e Kosovës është kushti për Serbinë për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe as që pret një gjë të tillë.

“Kurrë s’e kemi pasur atë kusht. Ata e dinë se, po të ishte ky kushti, kjo do të thoshte porosi për Serbinë se ‘nuk duam së shpejti t’ju shohim në BE’.