Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    I thashe dikur asaj…

    …I thashe dikur asaj
    me shpresen se do shkonte:
    - S’ka gjethe qe nuk flet
    me gjuhen fshehur – fshehur
    S’ka ndjenje qe s’buēet
    me dallgen dehur – dehur
    Kuēedrat s’kane shtate koke
    vec qafe me kollare
    Do shuhet dhe kjo bote
    sikur s’ka qene fare
    Nga llave e perveluar
    do kthehet ne asgje
    Dhe ne te dy, moj shpirte,
    do zhdukemi me te.
    Mengjese s’do te kete
    se koha do jete shthurur
    Litarė do behen rruget
    shtrenguar pas direkut
    Mes territ edhe llaves
    nje arke e bekuar
    Nje arke e magjepsur
    do dale anes bregut…

    Vazhdoj t’I them asaj
    plot gjepura te tilla
    Plot fantazi te marri
    prej filozofi plak
    E trembur, e nemitur
    me sheh e deshperuar
    Beson cdo fjale qe them
    per fundin qe s’eshte larg
    Pastaj mendohet pak
    dhe gjate me sheh ne sy
    Perdridhet si kotele
    pas kembeve te mia
    Dhe duke qeshur thote:
    - Patjeter ne te dy
    do gjejme dy bileta
    te zeme nje vend ne arke
    qe prape te jemi bashke
    kur te shpertheje stuhia…

    P.s. (O Zot, them une me vete
    Pse jam kaq i pafat?…)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dikeafajtore : 19-05-2002 mė 13:08

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    dikea..

    saper stuhine, ka njemije vjet, ndoshta dhe 2000 qe e mbarsur ren' e shperthimit, dhe malin e vullkanit....
    ndersa per arken, secili e ka nje arke te fshehur per shpetimin.

    Ti me dukesh e shpetuar.
    Me pelqeu shumeeeeeeeeeeeeeee.
    E thelle deri tek renia ne mendime!

  3. #3
    E lexova e rilexova dhe nxora te njejtin perfundim :
    e mrekulluesheme

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189

    Ne vend te komplimentit

    E sigurt qe e ke shkruar ti?
    Sidoqofte, e mrekullueshme

    Krispi

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    Te gjithe thone e mrekullueshme?
    Une them: E MAGJISHME!
    Lexojeni me mijra here, dhe perseri e perseri do te jete me e bukur...
    Kush tha ketu mbaroi magjia? Do te kete perseri gjera me te bukura nga ti Dikea?
    Shtepia e vjeter

  6. #6
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Pragu...

    Ne medyshje rri para nje pragu
    Hapi s’bindet, duart dridhen lehte
    Jetestampuar nder albume t’zverdhur
    Parfumon si garderobe e vjeter

    Tundesh lehte si reja endacake
    Permes piklash shfaqet nje vegim
    Prapsu hije e zeze zemerake
    U hodh hapi, prapa s’ka me kthim

    Ditelenduar, netet kacafyten
    Turfullojne mishrat, skuqin gjakun,
    Kurmi buhavitur, buze e nxire
    Njemije syte e Cerberit te pagjume…

    Pragu rritet...mpaket... rritet prape
    Kenge e engjejve ndihet prej se largu
    Padurimi pritjen zgjat e zgjat
    Ah, mallkuar qofte, kush shpiku pragun….

  7. #7
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Rrembimi rritet e rritet, e prisja nje nemje ne fund, m'u duk si shkumbezim qe iu perplas pragut dhe e perfshiu nga poshte lart, duke marre me vete gjithēka qe e pasonte dhe e bente te nevojshem, e bente prag. Sa te jemi akoma shpirtra qe nuk ngopen, pragjet do jene akoma konture te prekshme...
    Me pelqeu.

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    ...

    ehe...
    edhe mua!

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    edhe mua

  10. #10
    Pragu rritet...mpaket... rritet prape
    Kenge e engjejve ndihet prej se largu
    Padurimi pritjen zgjat e zgjat
    Ah, mallkuar qofte, kush shpiku pragun….
    SHUME E BUKUR

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata shqyrton ēėshtjen Fazliē, i rikthehen pronat, ai nuk eshte me nen hetim
    Nga Duaje Siveten nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 13-07-2012, 09:53
  2. Stavri Pone
    Nga Oriola Rama nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 14:01
  3. Njė nga bashkėpunimet mė me vlera tė forumit
    Nga denku nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-02-2006, 15:55
  4. Rrėfenja nga Amerika
    Nga angeldust nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-12-2003, 18:04
  5. Koço Kosta
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2003, 17:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •