PUKE – Prag festat janė dhe ditėt mė tė vėshtira pėr shumė familje tė cilat e kanė tė pamundur tė festojnė pėr shkak tė skamjes dhe varfėrisė, me tė cilėn bashkėjetojnė ēdo ditė.

Gazetari Armir Mehaj u ndal nė qytetin e Pukės, ku familjet nė kufijtė e tė pamundurės janė tė shumta. A mund tė besosh se nė mesin e tė ftohtit qė sjell dimri nė Pukė, dikush tė jetojė nė njė ēadėr ushtarake. Po, ky ėshtė fati i familjes sė Ardian Lacit, i cili pasi bėri njė kthesė nė jetė, duke ikur larg rrugės qė kishte nisur, sot pėrballet me skamjen dhe mjerimin larg atmosferės sė festave. Ardiani thotė se Krishtlindja dhe Viti i Ri mbeten pėr tė thjesht emra ditėsh tė shėnuara dhe asgjė mė shumė.

“Nuk kemi para pėr dhurata pėr fėmijėt, nuk po na del me hėngėr bukė. jetojmė katėr persona me njė pėrkrahje sociale 40 mijė lekė tė vjetra. Asnjė tė ardhme tjetėr nuk kam.”- shprehet Adriani.

Pak mė tutje, njė tjetėr ēift bashkėshortėsh, tė cilėt kurrė nuk ju gėzuar tė pasurit njė fėmijė, presin festat nė kasollen e tyre. Zef dhe Liza Manushi shprehen se nuk kanė me ēfarė tė festojnė festat.

Me tė njėjtin hall jeton dhe Flor Prendi, mielli i tė cilit nė kėtė prag festash ėshtė nė tė sosur, ndėrkohė qė tė ardhurat e vetme qė ai siguron janė ato ēfarė gjen nė kontenierėt e mbeturinave.

Kėto janė vetėm njė pjesė e atyre qindra familjeve qė festat i presin me shpresėn qė dikush do tė mendojė pėr ta, duke zbutur zemrėn e duke u ardhur nė ndihmė sa e si tė munden.

Pėr tė ndihmuar kėto familje, mund tė kontaktoni nė numrin: 0682031657.