Dren Abazi, se shpejti ne Hollywood
Kėnga titullohej “Natėn”, por pėr Dren Abazain ka qenė njė dritė mė shumė nė karrierėn si muzikant. Kantautori i njohur nga Kosova po pėrgatitet tė zhvendoset nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, i ftuar nga producentė filmash nė Hollywood, pėr tė bashkėpunuar nė realizimin e projekteve tė tjera tė mėvonshme. “Do tė takohem atje me producentė tė njohur, me tė cilėt kam rėnė nė kontakt nė momentin qė shita kėngėn time ‘Natėn’ pėr filmin ‘Let’s Be Cops’, i cili momentalisht ėshtė duke u shfaqur nė kinematė amerikane. Do tė pėrpiqem tė hyj nė treg atje”, tha Dreni pėr gazetėn “Panorama”. Emri i kantautorit tė njohur, Dren Abazi, renditet tashmė nė titrat e filmit tė ri hollivudian “Let’s Be Cops”, ku rolin kryesor e luan aktori amerikan, Andy Garcia. Produksioni i famshėm botėror i filmit “20th Century Fox” bleu disa muaj mė parė tė drejtat e shfrytėzimit tė kėngės “Natėn”, si kolonė zanore pėr filmin “Let’s Be Cops”.
Pėr 29-vjeēarin nga Prishtina, ishte me tė vėrtetė diēka e pabesueshme marrja e lajmit se kėnga “Natėn” ishte pėrzgjedhur pėr kėtė film, mes 100 kėngėve konkurrente nga vendet e Ballkanit. Dreni ka treguar se pėr ta ēuar pėr konkurrim kėngėn e tij deri nė Hollywood, e kishte ndihmuar Inida Gjata (Zhaku), nėpėrmjet lidhjeve qė ka bashkėshorti i saj, producent muzike nė Gjermani. “Natėn”, edhe pse nuk ka qenė ndėr mė tė dashurat e Drenit, duket se u ėshtė pėrshtatur producentėve tė filmit mė shumė me idenė. “20th Century Fox”, pas pėrzgjedhjes qė bėri kompania “Visions from the Roof”, vendosi tė blinte tė drejtėn e shfrytėzimit tė kėsaj kėnge, qė interpretohet nga vetė Dreni. Kjo ėshtė hera e parė qė njė kėngė moderne shqiptare bėhet pjesė e njė prej filmave hollivudianė. Le tė shohim pas kėsaj se si do tė vazhdojė karriera e Dren Abazit nė Amerikė.
http://lajmetshqip.com/dren-abazi-se...-ne-hollywood/
Krijoni Kontakt