Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Lightbulb Ndihmoni familjen nga Vlora, 5 fëmijë të mitur në varfëri ekstreme këto prag festash

    Ndryshe nga shumë familje të cilat përgatiten për të festuar festat e fundvitit, disa të tjera nuk kanë mundësi as të sigurojnë cfarë të hanë në mbrëmje apo ushqejnë fëmijët. Një prej këtyre familjeve është dhe familja e cila mundohet të mbijetojë.

    Janë 5 fëmijët e mitur dhe dy prindërit e tyre të cilët nuk kanë as kushtet më minimale të jetesës, ndërkohë që jetojnë në një godinë e cila nuk ka as dyer dhe as dritare e cila e cila ka qenë më parë pjesë e ish fabrikës së Sodës Kaustike dhe më pas e privatizuar nga dikush që ka lejuar qëndrimin e familjarëve. E vetmja mundësi ngrohjeje në këtë dhomë është një rezistencë ku fëmijët mblidhen rreth saj. Kryefamiljari shprehet se vite më parë si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij ka hequr shpretkën si dhe një veshkë e ka jashtë funksionit dhe për këtë arsye e ka të pamundur të punojë punë të rënda ndërkohë që një goditje të rëndë familja e ka pësuar disa muaj më parë ku si pasojë e një aksidenti ra duke dëmtuar nofullën ku për pasojë kanë qëndruar me muaj të tërë në spital. Pjesa më e vështirë është kur bie shi pasi ambienti ku ata jetojnë mbushet me ujë dhe cfarë bie jashtë bie dhe brenda ku e bën të vështirë qëndrimin brenda saj.

    Familja nuk merr as asistencë dhe asnjë lloj ndihme ekonomike dhe mbijetojnë vetëm në saj të mbledhjes së metaleve që grumbullojnë ku të munden. Të gjithë fëmijët kanë paraqitur probleme të ndryshme shëndetësore gjatë intervistës kryesisht shenja ftohjeje. Pavarësisht vështirësive ekonomike. Dy prindërit mundohen që cdo muaj të sigurojnë shumën prej 5 mijë lekësh të reja për transportin e fëmijëve në shkollë por duket se vitin që vjen fëmijët mund ta ndërpresin edhe shkruajnë në të pasi sipas prindërve nuk po ia dalin do të për të ngrënë dhe jo më për të paguar furgonin e transportit për në shkollë. Ata nuk kërkojnë shumë, apeli i tyre është që kushdo që ka mundësi të japë një ndihmë sado të vogël apo një vend pune për ndonjë prej prindërve me qëllim të sigurojnë jetesën….ose më sakt, mbijetesën.


    Per cdo ndihme kontaktoni gazetarin ne numrin 069 4477177, pasi familja e varfer nuk ka asnje numer telefoni ne dispozicion. Cdo ndihme eshte e mirepritur dhe do te shkoje ne adresen e tyre, Ju faleminderit!


    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. 3 antarët më poshtë falenderuan Wordless për mendimin e shprehur në këtë postim:

    *~Rexhina~* (16-12-2014),Meriamun (16-12-2014),mesia4ever (15-12-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Ndihmoni familjen nga Vlora, 5 fëmijë të mitur në varfëri ekstreme këto prag fes

    E di qe bej keq qe flas. E di qe jam gabim.E kush jam une qe te gjykoj ? Por prape se prape nuk me rrihet. Kishte te drejte migjeni kur thoshte se mjerimi eshte pjelle e epshit. Po ciu deshen more 5 femije kur nuk i mbajne dot ?
    Kur nuk ishte i afte te punonte pse i solli ne jete ? Kur nuk kishte cati mbi koke pse krijoi familje ?
    Pse more i ben femijet te ndjejne keto qe ndjejne.
    Ksaj i bie, e shfryu, lindi fatkeqer dhe tani kerkon lemoshe.
    Pse more pse ? Kete nuk e kuptoj.
    Njeriu duhet ta kuptoje qe kur nuk mban dot familje, nuk mundet te lindi 5 femije.
    Gjynaf.

  4. #3
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Për: Ndihmoni familjen nga Vlora, 5 fëmijë të mitur në varfëri ekstreme këto prag fes

    gjynaf nga zoti kur shqiptari perfundon keshtu gjynaf per ata femij cdo femi duhet te jetoj I lumtur duhet ta ket nga shteti shqiptar ate gje
    shtet l....
    p/s ne te tilla lajme ka numer llogarie ku mund te kuntribosh dhe jo te komunikojm persona qe ti fusin ne xhep
    Partizoni

  5. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Ndihmoni familjen nga Vlora, 5 fëmijë të mitur në varfëri ekstreme këto prag fes

    Citim Postuar më parë nga mario_kingu Lexo Postimin
    gjynaf nga zoti kur shqiptari perfundon keshtu gjynaf per ata femij cdo femi duhet te jetoj I lumtur duhet ta ket nga shteti shqiptar ate gje
    shtet l....
    p/s ne te tilla lajme ka numer llogarie ku mund te kuntribosh dhe jo te komunikojm persona qe ti fusin ne xhep
    Po ç'numër llogarie kërkon o byrazer ?!! Nuk e lexon që kjo familje nuk ka as celular për të komunikuar me ta, e jo më numër llogarie !!


    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Per cdo ndihme kontaktoni gazetarin ne numrin 069 4477177, pasi familja e varfer nuk ka asnje numer telefoni ne dispozicion. Cdo ndihme eshte e mirepritur dhe do te shkoje ne adresen e tyre, Ju faleminderit!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Ndihmoni familjen nga Vlora, 5 fëmijë të mitur në varfëri ekstreme këto prag fes

    Shqipetareve u mungojne Donatoret dhe Shoqatat e bamiresise qe u ndihmojne njerzve te varfer.
    Shqipetaret ne pergjithesi nuk jane bamires. Ja dhe Indeksi boteror i bamiresise per vitin 2013:

    World_Giving_Index_2013

    Kongo ishte nje vend me mire se Shqiperia, por Shqiperia ishte dy vende para Greqise,
    Greqia ishte e fundit, ne Indeksin boteror te bamiresise.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262

    Për: Ndihmoni familjen nga Vlora, 5 fëmijë të mitur në varfëri ekstreme këto prag fes

    …..do ishte mire nese kan nje account online qe te jet me kollaj per te dhen donations
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  8. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-11-2013
    Postime
    212

    Për: Ndihmoni familjen nga Vlora, 5 fëmijë të mitur në varfëri ekstreme këto prag fes

    duhet te ndihmohet qdo familje e varfer

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •