Ndryshe nga shumë familje të cilat përgatiten për të festuar festat e fundvitit, disa të tjera nuk kanë mundësi as të sigurojnë cfarë të hanë në mbrëmje apo ushqejnë fëmijët. Një prej këtyre familjeve është dhe familja e cila mundohet të mbijetojë.
Janë 5 fëmijët e mitur dhe dy prindërit e tyre të cilët nuk kanë as kushtet më minimale të jetesës, ndërkohë që jetojnë në një godinë e cila nuk ka as dyer dhe as dritare e cila e cila ka qenë më parë pjesë e ish fabrikës së Sodës Kaustike dhe më pas e privatizuar nga dikush që ka lejuar qëndrimin e familjarëve. E vetmja mundësi ngrohjeje në këtë dhomë është një rezistencë ku fëmijët mblidhen rreth saj. Kryefamiljari shprehet se vite më parë si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij ka hequr shpretkën si dhe një veshkë e ka jashtë funksionit dhe për këtë arsye e ka të pamundur të punojë punë të rënda ndërkohë që një goditje të rëndë familja e ka pësuar disa muaj më parë ku si pasojë e një aksidenti ra duke dëmtuar nofullën ku për pasojë kanë qëndruar me muaj të tërë në spital. Pjesa më e vështirë është kur bie shi pasi ambienti ku ata jetojnë mbushet me ujë dhe cfarë bie jashtë bie dhe brenda ku e bën të vështirë qëndrimin brenda saj.
Familja nuk merr as asistencë dhe asnjë lloj ndihme ekonomike dhe mbijetojnë vetëm në saj të mbledhjes së metaleve që grumbullojnë ku të munden. Të gjithë fëmijët kanë paraqitur probleme të ndryshme shëndetësore gjatë intervistës kryesisht shenja ftohjeje. Pavarësisht vështirësive ekonomike. Dy prindërit mundohen që cdo muaj të sigurojnë shumën prej 5 mijë lekësh të reja për transportin e fëmijëve në shkollë por duket se vitin që vjen fëmijët mund ta ndërpresin edhe shkruajnë në të pasi sipas prindërve nuk po ia dalin do të për të ngrënë dhe jo më për të paguar furgonin e transportit për në shkollë. Ata nuk kërkojnë shumë, apeli i tyre është që kushdo që ka mundësi të japë një ndihmë sado të vogël apo një vend pune për ndonjë prej prindërve me qëllim të sigurojnë jetesën….ose më sakt, mbijetesën.
Per cdo ndihme kontaktoni gazetarin ne numrin 069 4477177, pasi familja e varfer nuk ka asnje numer telefoni ne dispozicion. Cdo ndihme eshte e mirepritur dhe do te shkoje ne adresen e tyre, Ju faleminderit!
Krijoni Kontakt